Si të merrni këshilla të duhura për azil
How to get good asylum advice
Tregimi Xhozefit:
‘Me duhej të këshillohem me dike shumë shpejt. E pashë reklamen në dritare të dyqanit. Ai kishte një zyre të mirë dhe u sill mirë me mua. Ia dhashë dokumentat e udhëtimit dhe të hollat që kisha me veti. Ishte shumë inkurajues dhe dukej shumë i sigurt se do të më ndihmonte me të gjitha problemet e mija. Tani kam kuptuar se unë i kam besuar shumë, mirëpo në atë kohë nuk e kam ditur se ku mund të shkoj për këshilla. Pas një kohë u bë më vështirë e më vështirë te bisedoj me te, gjithmonë ishte I nxënë dhe kurrë nuk më thirri në telefon. Nuk kisha asnjë ide se çka po ndodhte. Dikur e kuptova se perpos qe ai ka dërguar kërkesën time për azil, asgjë tjetër nuk ka bërë. Një ditë shkova në zyrën e tij, e gjeta të zbrazët. Më kur nuk e pashë ate apo të hollat e mija dhe më në fund më paraburgosën. Për fat të mirë e gjeta në person tjetër që më këshilloj mirë dhe arriti të rregulloj çdo gjë për mua.’
Çka është Advicenow?
Advicenow është një webfaqe që ka në dispozicion informata korrekte për të drejtat dhe probleme ligjore. Kjo organizatë është e pavarur dhe joqeveritare. Informatat në këtë fletushkë nuk kanë ndikim nga ato organizata që na kanë dhënë fondet apo nga autoritetet e Britanisë së Madhe. Qëllimi ynë është që ta krijojmë fletushkë e cila ju ndihmon ju.
Pse duhet të kërkoni këshilla për kërkesën tuaj të azilit?
Për shkak se ju nuk do të rrezikoni:
- T’i shkelni rregullat padashur
- T’i mos përdorni rregullat në mënyrë më të mirë për ta ndihmuar rastin tuaj
Ndonjëherë Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office) bënë gabime dhe nëse nuk kërkoni këshilla ju nuk mund ta dini.
Miqtë mund të ju japin këshilla, mirëpo sistemi për azil ndryshon shpesh kështu që ju duhet të kërkoni këshilla nga specialistët.
Pse ju duhet të kërkoni këshilla të duhura?
Sepse avokatët apo këshilltarët e këqijë apo jo të sinqertë mund:
- mos të ju këshillojnë mirë
- të ju marrin të hollat dhe dokumentat
- mos të mbledhin evidencë që përkrahin rastin tuaj apo të harrojnë të ia tregojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office)
- mos t’i marrin në intervistë dëshmitarët e rëndsishëm të cilët e vërtetojnë rastin tuaj
- të mos i plotësojnë formularët mirë apo mos ti plotësojnë fare
- të ju reprezentojnë në gjyq keq apo duke mos ardhur në gjyq fare
Të gjitha këto gjëra mund të shkaktojnë që kërkesa juaj për azil të refuzohet edhe pse ju keni rast të fortë.
Mitet dhe gjysmë të vërtetat për këshilla e imigrimit
- Keni kujdes nga njerëzit të cilet ju tregojnë ‘nëse këshillat janë falas do të thotë se nuk janë të vlefshme’ apo ‘vetëm për atë që paguan janë të vlefshme’. Shumë avokat dhe këshilltar me përvojë paguhen nga komisioni për shërbime ligjore (Legal Service Commision) të japin këshilla falas, kështu që ata paguhen mirëpo ju nuk paguani. Por avokatët apo këshilltarët që nuk janë te mirë kërkojnë shumë të holla për të ju ofruar këshilla të këqija.
- Oficialët e shtetit, duke i përfshirë punëtorët e imigracionit mund të ju thënë se ju nuk keni nevojë për këshilla ligjore. Ne mendojmë se çdonjeri që mendon për të kërkuar azil në Britani të Madhe duhet të kërkojë këshilla ligjore. Arsyeja për këtë është që avokati/këshilltari ka dituri për ligje dhe mund t’i aplikon këto në rastin tuaj për tu siguruar se ju do të keni shansë të mirë për kërkesë të sukseshme.
Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office)
Ministria e Punëve të Brendshme është departament i shtetit me përgjegjësi për ta drejtuar imigracionin, poashtu edhe policinë, gjyqet dhe burgjet.
- Ju mund të ndjeheni shumë të dyshimtë për avokatët/këshilltarët në Britani të Madhe dhe keni vështërsi të besoni se avokatët/këshilltarët e mirë ekzistojnë për shkak të përvojave tuaja të mëparshme. Në Britani të Madhe avokatët/këshilltarët të cilët japin këshilla për azil nuk janë të punësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office), NASS apo departamentet tjera të shtetit. Avokatët/këshilltarët janë të pavarur. Avokatët/këshilltarët e mirë ekzistojnë, kjo fletushkë mund të ju ndihmojë ta gjeni një.
NASS – Shërbimet Kombëtare për Përkrahje të Azilantëve
Shërbimet Kombëtare për Përkrahje të Azilantëve (NASS) jap përkrahje, strehim dhe ndihmë financiare për azil kërkuesit derisa kërkesa e tyre konsiderohet nga Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office).
- Është lehtë të mendoni se nëse avokati/këshilltari është nga i njejti shtet si ju apo të njejtës kulturë apo fe, do të ju ndihmojë më shumë. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtet. Avokatët/këshilltarët jo të sinqertë mund ta përdorin atë që janë nga shteti juaj dhe të ju bindin se ju të bëheni klient i tyre. Disa mendojnë se avokatët/këshilltarët nga shtetet tjera apo fesë tjetër nga ju, mund të mos ju ndihmojnë dhe shkaktojnë dëm për ta humbur kërkesën tuaj. Keni kujdes këto taktika janë vetëm për të bërë të holla nga ju.
- Vetëm pse avokati/këshilltari ju thotë se ju nuk do të keni kërkesë të sukseshme, kjo nuk do të thotë që janë avokatë/këshilltar të këqij. Ndonjëherë avokatët/këshilltarët nuk kanë zgjidhje por të ju tregojnë që shancat për sukses janë të vogla, nëse ky është mendimi i tyre i sinqertë.
Çka të bëni dhe çka mos të bëni kur kërkoni këshilla:
Çka të bëni:
Kërkoni këshilla ligjore sa më shpejtë.
Keni kujdes nga avokatët mashtrues
Ju mund të takoheni me njerëz të cilët thojnë që janë avokat, ata mund të presin në aeroport në pjesët për informata apo jashtë porteve ku njerëzit arrijnë më së pari. Ata mund të ju tregojnë se dëshirojnë të ju ndihmojnë por në të vërtet ata dëshirojnë të ju mashtrojnë.
Tregimi i Akbarit:
Akbari ishte duke shkuar në projektin për refugjatët e posardhur (Refugee Arrivals Project) që është organizatë e pavarur dhe ju ndihmon azil kërkueseve dhe refugjatëve të posa-ardhur. Dikush i tha se është avokat e ndali dhe e pyet për dokumentat e tij dhe 200 funta, këto ishin të gjitha të hollat që i kishte. Me veturë avokati e silli përreth aeroportit për 45 minuta para se ta lëshojë në rrugë. Akbar më në fund arriti vonë dhe pa të holla.
Ndalu dhe mendo para se t’i jipni dikujt dokumetat tuaja
Ndonjherë avokatëveëshilltarëve ju duhen dokumetat tuaja origjinale të imigracionit, për shembull për t’ia dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office). Ju duhet t’i fotokopjoni të gjitha dokumentet dhe të merrni konfirmim me shkrim për të gjitha dokumetet që ju merr avokati. Jeni shumë të kujdeshëm nëse avokatët dëshirojnë t’i marrin dokumetat tuaj origjinal pa ndonjë arsye të duhur, ata mund t’i marrin dokumentat përshkak se dëshirojnë t’i përdorin për të ju mbajtur si klient.
Kujdesuni për dokumetat tuaja
Dokumetat tuaja janë të vlefshme dhe nëse binë në duar të kriminalëve ata mund t’i shesin për shumë të holla.
Çka mos të bëni kur kërkoni këshilla
Mos i ndiqoni gjithmonë këshillat e miqëve
Keni kujdes nëse ndonjë mik ju sygjeron që të mos ta tregoni të vërteten në disa raste; kjo zakonisht ju shkakton probleme, kjo poashtu mund të thotë se ju dhe miku juaj kryeni vepër penale.
Tregimi i Ahmedit:
Ahmedi ishte nga Çeçnja dhe musliman. Atij i ka thënë dikush që mos të përmend se është musliman sepse ‘njerëzit në perëndim nuk i dojnë muslimanët’. Për fat të keq ai ju besoj atyre dhe kur ka kërkuar azil ai iu tha autoriteteve Britanike që ai është nga Rusia. Me këtë ai i humb shancat për azil, duke mos e treguar të vërteten.
Mos mendoni se çdo person që ju kërkon të holla për shërbime, ata janë jo të sinqertë
Kjo nuk është gjithmonë e vërtet. Avokatët/këshilltarët e mirë privat ekzistojnë. Është normal për ata të ju kërkojnë të holla për shërbimet e tyre.
Ndihmat ligjore (Legal Aid)
Këto ndihma janë të holla për të paguar këshillat dhe ndihmat për ata persona që kanë shumë pak të holla të kursyera apo me paga shumë të vogla. Nëse ju merrni ndihma nga NASS ju automatikisht keni drejtë për ndihma ligjore për këshilla të imigracionit. Komisioni për shërbime ligjore (The Legal Services Commission) i paguan avokatët/këshilltarët të cilët janë të aprovuar pët të jap këshilla ligjore.
Mos pranoni të holla apo dhurata
Çdokush që ju ofron të holla apo mobil klientave të tyre me siguri janë mashtrues. Edhe pse me siguri ofertat janë joshëse, dhurata e tyre nuk do të vlen shumë nëse e humbni kërkesen për azil.
Gabimet që njerëzit i bëjnë kur mundohen ti tregojnë përvojat e tyre në të kaluarën
Kur arrini më së pari në Britani të Madhe ju me siguri jeni shumë të lodhur, friguar dhe vetmuar. Me siguri e vetmja breng e juaja është që të lejoheni brenda në shtet. Ju mund të ndjeheni të friguar ti tregoni shumë gjëra për jetën tuaj Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office). Apo ju mund të ndjeheni që ju duhet të thoni çkado për të ju lejuar të jetoni në një vend të sigurt. Ju lutem mos bëni gabime si të tjerët që kanë gabuar. Nëse bëni gabime ju mund të rrezikoni ta humbni kërkesen për azil dhe të ju kthejnë në shtetin nga keni ardhur.
Tregoni të vërtetën
Nëse Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office) e zbulon që keni gënjyer – edhe vetëm një gënjeshtër, ata mund ta humbin besimin në ju edhe kur ju tregoni të vërteten. Ata do të mendojnë që ju jeni të dyshimtë dhe jeni në gjendje të tregoni gënjeshtra tjera.
Përshkruani të gjitha hollësirat
Është shumë me rëndsi të japni sa më shumë informata Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office) kur takoheni me ta më së pari. Nëse i ndryshoni gjërat në deklartë apo shtoni gjëra më vonë ata mund të mendojnë se ju gënjeni për të pasur më shumë shansa për ta fituar rastin.
Tregimi Felipit:
Kur Ministria e Punëve të Brendshme e ka pyetur Felipen ‘sa herë ka qenë i burgosur’ ai i ka rrudhur krahët dhe ka thënë ‘një herë’. Felipe ka menduar se ata e kanë pyetur për herën e fundit që e kanë burgosur, ai ka qenë i burgosur për dy muaj herën e fundit dhe atëherë ai ka vendos ta lëshoj shtetin. Më vonë kur këshilltari e ka marrë deklaratën e tij të plotë e ka kuptuar se Felipe ka qenë nën arrestim në polici shumë here gjatë jetës së tij, shpesh ndoshta për një apo dy orë. Felipe është mësuar të burgoset nga policia shpesh kështu që ai e ka pranuar se burgosja e tij është pjesë e jetës së tij.
Më vonë kur ai i ka shtuar këto informata në deklaratën e tij Ministria e Punëve të Brendshme ka menduar që Felipe e ka zmadhuar situatën vetëm për ta përmisuar rastin e tij. Po në të vërtet me këtë ai e ka bërë rastin e tij të duket të pabesueshëm.
Tregoni të gjitha gjërat që kanë ndodhur, edhe nëse ndjeni turp, gjërat personale dhe të dhimbëshme
Është shumë vështirë ti tregoni diçka shumë personale si për shembull keni qenë të dhunuar seksualisht apo të torturuar dikujt që nuk e njihni dhe nuk jeni të sigurt a mund t’ju besoni. Por është shumë me rëndsi të ju tregoni sepse përndyshe mund ta humbni rastin. Nëse jeni femër dhe preferoni të bisedoni me një femër, apo nëse jeni mashkull dhe ju preferoni të bisedoni me një mashkull ia spjegoni këtë avokatit apo këshilltarit.
Keni kujdes disa fjalë mund të kenë tjetër kuptim në Britani të Madhe
Për shembull, njerëzit që vinë nga shtetet jashtë Britanisë së Madhe ndonjëherë kur flasin për miqë thojnë ‘vllëzërit’, ‘motrat’ apo ‘fëmijët’ pa e kuptuar se këto fjalë kanë kuptim më specifike në Britani të Madhe. Nëse i thuani ministrisë së punëve të brendshme (Home Office) e quani një person të posaqëm ‘vëlla’, dhe ai nuk është vëllau juaj, ata mund të mendojnë që ju po gënjeni dhe jeni në gjendje të gënjeni për gjëra të tjera.
Përmisoni gabimet
Nëse ministria e punëve të brendshme (Home Office) gabimisht i merret informatat tuaja apo i shkruan emrat tuaj gabimisht është më së mirti ti përmirësoni aty për aty apo sa më shpejt që është e mundshme. Nëse nuk tregoni për këto gabime mund të ju shkaktojë probleme, për shembull nëse dëshmia që e japni nuk përputhet. Nëse nuk ndjeheni mirë ta bëni këtë, pyetni avokatin apo këshilltarin ti përmirësojë gabimet.
Mos leni gjëra të patreguara me qëllim
Nëse nuk i tregoni disa gjëra me qëllim, nëse ata kuptojnë këtë kjo poashtu njihet si gënjeshtër kështu që do të keni më pak shansa për ta pranuar kërkesën për azil.
Tregoni të gjitha edhe nëse mendoni se disa gjëra nuk kanë të bëjnë me rastin tuaj
Çdo hollësirë pa marrë parasysh sa e vogël apo pa rëndësi ju duket mund të bëjë ndryshim. Ministria e Punëve të Brendshme apo avokati vendos sa me rëndësi janë. Nëse nuk tregoni diçka është më vështirë për avokatin të ju ndihmojë me sukses. Por edhe mos ndjeni presion për të thënë gjëra nëse nuk i mbani në mend për shembull emra, datat apo vendet.
Mos i tregoni vetëm gjërat që Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office) dëshiron ti dëgjojë
Nëse ju mundoheni të supozoni se çka zyrëtarët e imigracionit dëshirojnë të dëgjojnë në vend se ta tregoni të vërtetën me këtë ju do të krijoni probleme serioze për vetën. Ata do të mendojnë se ju po mundoheni të fshihni diçka.
Shoqata e ligjeve është shoqatë që i mbanë në regjister praktikantët e imigracionit dhe azilit. Në regjistër mund të gjinden informata se si ti kontaktoni këta. Ju mund to gjeni këto informata në internet në adresën: www.lawsociety.org.uk/professional/accreditationpanels/lawpanel.law≠top
Fondet publike
Disa avokat apo këshilltar paguhen për shërbimet e tyre nga komisioni për shërbime ligjore (Legal Service Commission). Kjo quhet ‘legal aid’ që do të thotë ndihma ligjore dhe i lejon avokatët/këshillatrët t’i këshillojnë falas klientët me kursime të pakta apo ata me paga shumë të ulta, falas.
Avokatët/këshilltarët që punojnë nën termin ‘legal aid’ mund të punojnë me rastin tuaj vetëm për një kohë të kufizuar, pesë orë në fillim, dhe mandej ju duhet të bëni kërkesë për më shumë orë. Nëse kjo ndodh me rastin tuaj, kjo nuk do të thotë që avokati/këshilltari nuk është i mirë. Është vetëm lloj sistemi që ata mund të punojnë.
Ndihmë me shpenzime tuaja ligjore
Nëse ju nuk keni të holla ta paguani avokatin/këshilltarin, të hollat ndoshta nuk do të ju nevojiten. Nëse ju e keni përkrahjen e NASS, ju keni të drejtë për këshilla falas ligjore rreth kërkesës për azil nga avokatët/këshilltarët që ofrojnë këshilla me ndihma ligjore (legal aid).
Nëse dëshironi të dini se a keni të drejtë për ndihma ligjore (legal aid) ju mund ta shikoni këtë në internet në www.clsdirect.org.uk/legalhelp/calculator.jsp?lang=en
Avokatët/këshilltarët privat
Avokatët/këshillatrët privat duhen të paguhen për shërbimet e tyre. Nëse keni të drejtë për avokat/këshilltar falas dhe mos të paguani për avokat/këshilltar privat përveq nëse ju dëshironi.
Këshilla që procesi i kërkesës për azil të shkojë në rregull
- Tregoni avokatit/këshilltarit tregimin e plotë.
- Tregoni avokatit/këshilltarit sa më shumë hollësira për prëvojat tuaja në të kaluarën.
- Mbani kontakt me avokatin/këshilltarin tuaj në këtë mënyrë i shmangeni problemeve, për shembull datat me rëndsi, ditët që keni intervista.
- Tregoni Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office) dhe avokatit/këshilltarit nëse e ndroni adresën e vendbanimit apo numrin e telefonit.
- Ruani dokumentet origjinale të imigracionit në një vend të sigurt.
- Shkoni në takime, gjyq dhe intervista me kohë dhe në data të caktuara.
Këshilla me rëndsi se si të siguroheni që avokati/këshilltari është duke e kryer punën mirë
- A e ka marrë avokati/këshilltari deklaratën nga ju hollësisht?
- A i kanë vërtetuar datat, vendet e caktuara, emrat e vendeve, gjërat që kanë ndodh i kanë përshkruar në mënyrë logjike që ju kanë bërë të kërkoni azil?
- A ju kanë këshilluar se a do të ketë sukses rasti juaj?
- A ju kanë spjeguar procesin qartësisht dhe radhën se si do të punojnë në rastin tuaj?
- A ju kanë japur kopje të dokumenteve me rëndsi, letrat që ia kanë dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office) apo dikujt tjetër për rastin tuaj?
- A ju kanë skjaruar qartësisht se çka mund të pritni prej tyre dhe çka pritet nga ju?
- a ju kanë japur informatat nëse keni nevojë të bëni ndonjë ankesë për shërbimet e tyre?
Nëse përgjegjet për të gjitha këto pyetje janë ‘po’ ju mund të jeni relativisht të sigurt se avokati/këshilltari juaj është duke punuar mirë me rastin tuaj.
Përkthyesit
- Është kundërligjore nëse përkthyesit japin këshilla ligjore.
- Edhe pse është gjë e mirë të bisedoni me dikend që e flet gjuhën tuaj, mos harroni se përkthyesit nuk janë ekspert ligjor dhe ndonjherë keqpërdoren nga avokatët/këshilltarët për të marrë më shumë klient, për t’i bërë intervistat dhe jap këshilla.
- Nëse ju dyshoni se përkthyesit i spjegojnë gjërat gabimisht ju duhet ti tregoni avokatit/këshilltarit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office) menjëherë edhe nëse kjo do të thotë se intervista të mos vazhdojë. Edhe nëse nuk mund të flisni gjuhën angleze mundohuni që ta sqaroni që nuk jeni të kënaqur se çka thotë përkthyesi.
Nëse dëshironi ta ndërroni avokatin/këshilltarin
Ju keni të drejtë për këshilla të duhshme dhe keni të drejtë të ankoheni nëse nuk jeni të kënaqur me punën që avokati/këshilltari juaj e bënë për ty. Megjithatë vetëm nëse avokati/këshillatri nuk ju thotë çka ju dëshironi të dëgjoni kjo nuk do të thotë se ata janë duke punuar keq me rastin tuaj.
Ndrrimi i avokati/këshillatrit nuk është një gjë që ju duhet ta bëni me lehtësi por nëse ju jeni duke u këshilluar keq nga ata, ju ndoshta duhet ta ndërroni. Nëse avokati/këshilltari juaj paguhet me ndihma nga shteti (legal aid) ju mund ta ndërroni vetëm nëse keni arsye të duhshme. Nëse ju dëshironi ta ndërroni atëherë sa më herët ma mirë është. Ju nuk mund ti keni dy avokat/këshilltarë në të njejtën kohë.
Siguroni se avokati/këshillatri i ri do të ju pranojë rastin para se ta lëshoni avokatin/këshilltarin e vjetër. Është shumë vështirë të gjeni avokat/këshillar sepse shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të marrin raste nga avokatët/këshilltarët tjerë. Kështu që është me rëndsi të gjeni avokat/këshilltar të mirë nga fillimi.
Nëse nuk mund të gjeni avokat/këshilltar afër juve, ju ndoshta duhet të udhëtoni. Nëse keni të drejtë për ndihmë me shpenzime për avokat/këshilltar ndoshta edhe udhëtimi për te avokati do të ju paguhet. Bisedoni për këtë me avokatin tuaj para se shkoni ti vizitoni.
Si të ankoheni
Për kend mund të ankoheni
Nëse mendoni se avokati/këshilltari juaj ju ja trajtuar keq apo ju ka dhënë këshilla të dobëta ju mund të ankoheni duke e përdorur proceduren e ankesave apo mund të ankoheni në zyrën e komisionit për shërbime të imigracionit (Office of the Immigration Service Commissioner (OISC). Ju do të jeni të sigurt nëse bëni ankesë sepse ky komision nuk do ti lejojë informatat tuaja personale Ministrisë së Punëve të Brendshme (Home Office), edhe nëse jeni duke qëndruar në mënyrë ilegale në Britani të Madhe.
Ju mund të ankoheni për çdo avokat apo këshilltar edhe nëse avokati juaj nuk gjendet në regjistrin e OISC. OISC-ja punon për tu siguruar që të gjithë këshilltarët/avokatët japin këshilla të mira, dhe i marrin ankesat me shumë seriozitet.
Për çka mund të ankoheni
Ju mund të ankoheni për çdo problem që e keni pasur me këshilla të imigracionit nga avokatët/këshilltarët tuaj duke përfshirë:
- këshilla të dobta
- shërbime të dobta, për shembull nëse ata nuk ju spjegojnë se çka janë duke bërë me rastin tuaj
- nëse nuk i marrin të gjitha informatat për përvojat tuaja në të kaluarën
- duke ju japur shpresa të rrejshme
- kërkojnë shumë të holla për shpenzimet e tyre, apo kërkuar të holla për punën që nuk janë duke e bërë
- nëse ju lejojnë të bëni deklarata të rrejshme
- nuk i përmbahen datave me rëndsi
- nëse nuk vijnë në gjyq për ta mbrojtur rastin tuaj
Nëse ju nevojitet përkthyesi për të ju ndihmuar për të bërë ankesën, OISC-ja mund të ju gjejë një.
Çka do të bëjë OISC-ja me ankesën tuaj
Ky komision do ta shikojë ankesën tuaj dhe vendos se si të veprojë. Nëse avokati/këshilltari është duke vepruar kundër ligjit apo ju ka japur këshilla të dobta, ky komision mund t’i ndalojë ata të vazhdojnë punën.
Ky komision nuk mund ta shpejtojë rastin tuaj dhe nuk mund të merret me ankesat që i keni për Ministrinë e Punëve të Brendshme (Home Office).
Ju mund të ankoheni duke e përdorur formularin e cila është në dispozicion në 25 gjuhë në webfaqen e OISC-së www.oisc.org.uk/complaints/00-start-complaints.asp formularin mund ta merrni edhe duke telefonuar këtë numër 0845 000 0046.
Si të gjeni këshilla të mira
Organizatat e cekura më poshtë ju mund të ju besoni dhe këta mund të ju gjejnë avokat/këshilltar për rastin tuaj.
The Office of the Immigration Services Commissioner (OISC). Vizitoni webfaqen e tyre www.oisc.org.uk/adviser-finder/00-adviser-finder.asp
Telefoni: 0845 000 0046
Community Legal Service Direct mund të ju referojë te avokati/këshilltari që specializon në raste të azilit dhe është i/e aprovuar të jap këshilla falas nga financat shtetërore (legal aid). www.clsdirect.org.uk/directory/directorySearch?lang=en
Telefoni: 0845 345 4 345
The Law Society e mban regjistrin dhe informatat e praktikantëve të aprovuar për imigracion dhe azil. Ju mund ti gjeni këto informata në internet www.lawsociety.org.uk/professional/accreditationpanels/lawpanel.law.top
The Immigration Law Practitioners Association (ILPA) anëtarët e kësaj shoqate mund ti gjeni në webfaqen e tyre në këtë adresë www.ilpa.org.uk/ Telefoni: 0207251 8383
Nëse keni nevojë ta përdorni internetin për ti gjetur këto organizata vizitoni bibloteken lokale ku mund ta përdorni internetin falas. Apo mund ti vizitoni ‘kafenet që poashtu mund ta përdorni internetin, këto gjinden në rrugët kryesore. Për ta përdorur internetin në kafene nuk është falas.
Organizatat në vijim janë organizata joqeveritare dhe organizata të pamëvarura të cilat punojnë me azil kërkuesit. Shumica prej tyre mund të ju gjejnë avokat apo këshilltar.
Asylum Aid
Organizatë joqeveritare që jap këshilla ligjore falas dhe reprezenton azil kërkuesit www.asylumaid.org.uk
Linja telefonike për këshilla: 0207247 8741
Tefefoni: 0207377 5123
Migrant Helpline
Organizatë joqeveritare që jap këshilla dhe përkrahje azil kërkuesve që jetojnë në Britani të Madhe.
Telefoni: 0208774 0002
The Medical Foundation for the Care of Victims of Torture
Organizatë joqeveritare që ju jap kujdes dhe rehabilitim mbijetuesit e torturave dhe dhunave të tjera.
Telefoni: 0207697 7777
Refugee Council
Organizatë joqeveritare që i ndihmon dhe i përkrah azil kërkuesit dhe refugjatët.
Telefoni në Londër: 0207346 6777. Cardiff 029 2048 9800
Refugee Action
Organizatë joqeveritare që jap këshilla dhe informata azil kërkuesve.
Telefoni: 0207654 7700
Refugee Arrival Project
Organizatë joqeveritare që ofron këshilla azil kërkuesve për të drejtat e tyre për ti përkrahur në Britani të Madhe.
Telefoni: 0208759 5740
UK Lesbian and Gay Immigration Group
Organizatë joqeveritare që jap këshilla homoseksualëve femra dhe mashkuj që janë azil kërkues.
http://www.uklgig.org.uk/Solicitors.htm
Terme me rëndsi
Home Office
Ministria e Punëve të Brendshme është departamenti shtetror i Britanisë së Madhe që ka përgjejgësi për imigracion poashtu edhe polici, gjyqet dhe burgjet.
Law Society
Shoqata ligjore i reprezenton avokatët në Angli dhe Uells dhe rregullon standardet për tu siguaruar që ata japin shërbime të mira dhe korrekte.
Legal Service Commission
Kjo organizatë ka përgjejgësi për ndihmat shtetërore në Angli dhe Uells dhe për tu siguruar që njerëzit i marrin informatat dhe këshillat që ju nevojiten përreth problemet e tyre.
Legal Aid
Këto janë të holla nga fondet publike që përdoren për të paguar këshillat ligjore dhe ndihmë atyre personave që kanë të holla të kursyera të pakta dhe me paga të vogla. Komisioni për shërbime ligjore i paguan avokatët/këshilltarët që janë të aprovuar nga kjo organizatë.
NASS
Organizata për shërbime kombëtare për përkrahje të azilantëve jap përkrahje, strehim dhe ndihma financiare azil kërkuesve përderisa rasti i tyre është duke u konsideruar nga ministria e punëve të brendshme.
Office of the Immigration Services Commissioner
Është organizatë e pamëvarur publike për tu siguruar që këshilltarët e azilit dhe imigracionit janë kompetent dhe veprojnë për intereset e klientëve të tyre. Kjo organizatë nuk është pjesë e mi nistrisë së punëve të brendshme.
Statment
Kjo është deklarata formale e fakteve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur para ardhjes suaj në Britani të Madhe.
This document was provided by Advicenow, June 2006, www.advicenow.org.uk.