A është e mundshme të kualifikohem si refugjatë në bazë të persekutimit që mund të hasë përshkak të orientimit seksual?
Is it possible to qualify as a refugee on the grounds of my sexual orientation?
Çka është ‘refugjati’? Çka është ‘azil’?
Nëse ju jeni duke jetuar në Britani të Madhe dhe frigoheni të ktheheni në shtetin tuaj përshkak se nëse ktheheni atje ju mund të persekutoheni, atëhere ju mund të kualifikoheni si refugjatë . Nëse juve ju pranojnë statusin e refugjatit në Britani të Madhe, ju do të keni leje qëndrimi në Britani të Madhe për pesë vite. Nëse pas pesë viteve ju nevojitet mbrojtje atëhere do të ju jipet qëndrim i përhershëm në Britani të Madhe.
Në mënyrë që të kualifikoheni si refugjatë, ju duhet ta bindni autoritetet ,ju duhet ta përmbushni definicionin e refugjatit që është i nënshkruar nga konventa e kombeve të bashkuara në relacion me statusin e refugjatit. Nën ketë definim ju duhet të demostroni që ju jeni një person i cili/a jeni në rrezik të persekutimit përshkak të racës, religjionit, nacionalitetit, që jeni anëtar të ndonjë partie politike apo grupi social të posaqëm në shtetin nga vini apo nga shteti ku keni banuar më parë.
Siguria që ju jipet refugjatëve thirret azil. Azili do të thotë që Britania e Madhe pajtohet që të mos ju dërgoj në shtetin tuaj ku mund të persekutoheni për gjërat që i përmendem më lartë.
A është e mundshme të kualifikohem si refugjatë në bazë të persekutimit që mund të hasë përshkak të orientimit seksual?
Për një kohë të gjatë ministria e punëve të brendshme ka rezistuar idenë që homoseksualët (femra dhe mashkujt) i ballafaqohen persekutimit në shtetin e tyre përshkak të orientimit të tyre seksual dhe duhet të pranohen si refugjatë. Në mars të vitit 1999 është marrë vendimi që homoseksualët të cilët i ballafaqohen persekutimit në shtetin e tyre dhe të cilët kërkojnë azil duhet të ju pranohet. Tani ministria e punëve të brendshme pranon që nëse një person i ballafaqohet persekutimit përshkak se janë homoseksual dhe kjo vërtetohet atëhere ata mund të kualifikohen si refugjatë.
Ky vendim poashtu mund të interpretohet që edhe personat që janë HIV pozitiv dhe i ballafaqohen persekutimit përshkak të shëndetit të tyre ata mund të pranohen si refugjatë.
Çka më nevojitet të tregoj që të kualifikohem si refugjatë në bazë të orientimit tim seksual?
Ju duhet të tregoni që ka rrezik mjaft të arsytueshëm që nëse ju ktheheni në shtetin tuaj mund të ballafaqoheni me dëm serioz sepse ju jeni homoseksual, femër apo mashkull. Ky dëm serioz duhet të vjen nga autoritetet shtetërore apo nga pjesët e tjera të popullatës nga e cila shteti nuk mund të ju mbrojë apo nuk kanë dëshirë të ju mbrojnë.
Dëmtimi serioz mund të përfshijë mundësinë e ekzekutimit gjyqësor, dhunës fizike, torturave apo mohimit të lirisë. Kjo poashtu mund të përfshin diskriminim shumë serioz. Nëse ju persekutoheni përshkak që keni marrëdhënie seksuale me pëlqim tuajin me person të gjinisë së njejtë.
Ju duhet të sqaroni se perj çfarë dëmi frikoheni dhe ju duhet të vërtetoni se frika juaj është e justifikuar. Kjo do të thotë që ju duhet ta dëshmoni rastin tuaj sa më shumë që është e mundshme. Gjyqet e imigrimit i kanë jap disa udhëzime për raste të posaqme se a janë në rrezik të persekutimit homoseksualët në disa shtete të posaqme. Nëse ju jeni në rrezik kjo do të ndryshojë sepse rrethanat ndryshojnë në shtetin tuaj.
Nëse nuk jeni të sigurt se a të aplikoni për azil ju duhet të konsideroni faktin se shumica e kërkesave për azil refuzohen. Kërkesat për azil zakonisht refuzohen ose përshkak se nuk e besojnë rastin tuaj apo nëse ministria e punëve të brendshme mendon që mundësia e persekutimit nuk është mjaft serioze apo nuk është e vërtetuar. Nëse bëni kërkesë nën këtë bazë vetëm për të qëndruar në Britani të Madhe kjo nuk është lehtë dhe ju nuk duhet ta bëni përveq nëse ju jeni përnjmend në rrezik të persekutimit.
Si duhet ta bëjë kërkesën për azil?
Nëse ju jeni duke jetuar në Britani të Madhe ju mund ta bëni kërkesën në ministri të punëve të brendshme (Home Office) në njësin për ekzaminim të azilit (Asylum Screening Unit). Këto qendra zakonisht gjinden në disa pjesë të Britanisë së Madhe. Qendra kryesore gjindet në Krojdon. Është shumë me rëndsi para se ta bëni kërkesën ta gjeni një advokat që specializon në ligj për azil për të ju ndihmuar sepse procesi i kërkesës për azil mund të shkojë shumë shpejt. Juve me siguri ju marrin në intervistë shumë të thellë reth persekutimit shumë shpejt pasi që e bëni kërkesën apo juve do të ju japin një formular me pyetje të ndryshme dhe ju duhet ta plotësoni shumë shpejt. Juve mund të ju mbajnë dhe të ju dërgojnë në qendrat e imigrimit ku do të vendosin për kërkesën tuaj shumë shpejt. Këshillat rreth kësaj janë të domosdoshme.
Nëse ju nuk jeni duke qëndruar në Britani të Madhe ju mund të aplikoni për azil kur të vini në Britani të Madhe në cilindo port.
Çfarë informata më duhet të ju tregoj për të aplikuar me sukses për azil?
Nga ju pritet që të japni deklaratë në hollësi pse frikoheni nga persekutimi. Ju duhet të japni hollësira përreth persekutimit që ju keni vuajtur në të kalurën. Nëse ju nuk keni vuajtur nga persekutimi në të kaluarën ju duhet të spjegoni që ju mund të persekutoheni në të ardhmen. Ju duhet të jeni në gjendje të paraqitni informatat në mënyrë objektive nga organizatat e të drejtave të njeriut nga media apo nga burimet e tjera që tregojnë llojet e persekutimit që ju i sqaroni dhe ato ndodhin në shtetin tuaj. Nëse ju keni advokat ai/ajo mund të ju ndihmojnë me këto informata.
Ministria e punëve të brendshme është në gjendje ti gjej këto informata se çka ndodh në të gjitha shtetet e botës. Ata vendosin në qoftëse ky rrezik ndodh në shtetin tuaj. Megjithatë nëse ju keni dëshmi për rrezikun e persekutimit është real që homoseksualët femra apo mashkuj në pozitën tuaj janë persekutuar.
A më duhet të konsultohem me avokat nëse bëjë kërkesë për azil?
Po, me qëllim që rasti juaj të prezentohet për së mbari është me rëndsi që të konsultoheni me advokat që specializon në ligj të azilit posaqërish nëse kanë reprezentuar raste të tjera për personat homoseksual. Nëse është e mundshme ju duhet të konsultoheni me advokatin para se ta bëni kërkesën për azil politik. Ligji i azilit është shumë i kompleksuar dhe legjislacionet e tanishme do të thotë që këshillat janë të domosdoshme nga fillimi i kërksës tuaj.
Cili është statusi im në Britani të Madhe përderisa merret vendimi për rastin tim?
Kjo varet nga statusi juaj kur keni aplikuar më së pari dhe advokati është në pozitë më të mirë të ju këshillojë për këtë. Ju nuk do të largoheni nga Britania e Madhe përderisa vendoset për rastin tuaj dhe çdo e drejtë për apelim është shfrytëzuar.
A do të kem të drejtë për strehim apo për ndihma financiare?
Nëse aplikuesit janë të varfër ata mund të kenë të drejtë për ushqim dhe strehim nga shërbimet kombëtare për përkrahje të azilantëve (Nass) Aplikuesit zakonisht nuk kanë të drejtë për ndihmat finaciare standarde apo për punësim.
Çka ndodh nëse kërkesa refuzohet?
Ju keni të drejtë të apeloni te gjyqëtari i imigrimit, i cili/a është i pavarur nga ministria e punëve të brendshme. Shumica e rasteve zgjedhen në këtë rast. Zakonisht ju duhet të merrni pjesë në gjyq ku ju mund të japni dëshmi. Nëse gjyqëtari i imigrimit nuk e pranon apelimin tuaj ju mund të aplikoni në gjyq më të lartë për ta rishikoni vendimin për të shikuar a është bërë ndonjë gabim nga gjyqëtari, gjyqi më i lartë mund të jap urdhër që apeli juaj të konsiderohet nga një gjyqëtar tjetër.
Megjithatë ju mund të refuzoheni të drejtën për apel. Disa nga shtetet të cilat konsiderohen të sigurta nga ministria e punëve të brendshme dhe aplikantët nga këto shtete, rasti i tyre mund të vërtetohet si i pavlefshëm. Nëse kërkesa vërtetohet në këtë mënyrë ju nuk keni të drejtë të apeloni në Britani të Madhe kundër refuzimit për azil. Kjo bjen në përfundim që juve ju nevojiten këshilla nga ekspertët për azil në fazat e para të kërkesës.
Ndonjëherë edhepse ministria e punëve të brendshme vendos të ju refuzon kërkesën për refugjatë ata mund të ju lejojnë leje qëndrimi humanitariane apo e nevojshme në Britani të Madhe. Kjo ndodh rrallë mirëpo nëse jeni në lidhje me një person që ka nacionalitet britanik dhe qëndrojnë rrethana të jashtëzakonshme ku ju nuk mund të ktheheni në shtetin tuaj dhe të aplikoni për vizë për partnerët e pamartuar apo për partnerët civil për homoseksualët.
Çka ndodh nëse kërkesa ime është e sukseshme?
Juve do të ju lejohet leja që të qëndroni për pesë vite. Ju keni të drejtë të aplikoni për dokument udhëtimi nga shtetet e bashkuara dhe ju keni të drejtë të punësoheni, studjoni dhe bëni kërkesë për ndihma financiare në Britani të Madhe si çdo qytetar tjetër i Britanisë. Nëse juve ju lejohet leje e përhershme të qëndroni në Britani të Madhe pasë pesë viteve ju keni të drejtë të aplikoni për nacionalitet britanez. Kjo ju lejohet vetëm nëse ju jeni në rrezik të persekutimit të dëshmuar.
Botime të tjera
UKLGIG submission to Home Affairs Committee - December 2005
"How to get good asylum advice" – udhëzim shumë informative nga Advicenow. Është udhëzim me rëndsi dhe ju rekomandojmë ta lexoni.
Navigation Guide: Lesbian, Gay, Bisexual and Transgender (LGBT) Refugees and Asylum Seekers – e shkruar nga Anisa de Jong, ish-azil kordinatore e projektit Safra, project për femra muslimane LBT në Britani të Madhe, kjo poashtu bënë hulumtime në gjanat e lidhura me të drejtat e gjinisë dhe refugjatëve.
Details of entitlement to NHS treatment - January 2005
Asylum Policy Instructions - Home Office policy instructions detail. Including at vi. "Assessing the claim" para 8.7 "membership of a particular social group" (the outcome of Shah v. Islam in the House of Lords in 1999).
ICAR – qendër informative për azil kërkues dhe refugjatë në Britani të Madhe.
Mohim I përgjegjësisë
Grupi I UK Lesbian dhe Gay Immigration nuk e ka përkthyer këtë fletushkë dhe nuk ka për detyrë ti shtojë lajmet më të reja përrreth gjërave të shkruara më lartë. Kështu që ne nuk garantojmë saktësi të informative që përmbahen në këtë uebfaqe dhe heqim dorë nga çdo përgjegjësi për çdo kend në botë për çdo lëndim, dëmtim humbje direkte apo indirekte, humbje ekonomike apo çdo humbje që keni vuajtur si rezultat në lidhje me këto informata që përmbahen në këtë uebfaqe me efekt maksimum ligjor.
This document was provided by UK Lesbian & Gay Immigration Group, Aug 2007, www.uklgig.org.uk