Ndihmë me probleme të imigrimit
Help with immigration problems
Këto informata aplikohen vetëm në Angli, Uells, Skotland dhe Irlandën Veriore.
- Kontrolli i imigrimit
- Probleme me të cilat nevojiten këshilla imigrimi dhe nacionatiteti
- Regjistrimi i këshilëtarve për imigrim
- Organizatat kombëtare që mund të ndihmojnë
- Advokatët privat
- Ndihmë lokale
Kontrolli i imigrimit
Kontroll i imigrimit është se qysh dhe pse njerëzit prej shteteve jashtë Britanisë së Madhe lejohen të hyjnë në Britani të Madhe dhe sa zgjat qëndrimi tyre. Poashtu është edhe për gjërat që ata lejohen ti bëjnë kur janë në Britani të Madhe, për shembull a kanë të drejtë të punojnë, a mund të afërmit të vijnë në Britani të Madhe për të ju bashkangjitur, a mund ti përdorin shërbimet shëndetsore apo të bëjnë kërkesë për ndihma financiare nga shteti. Rregullat përreth kontrollit të imigrimit, të cilat janë ligjore janë të komplikuara sepse mbivendosen me ligjet e nacionalitetit, ky ligj është se kush është apo nuk është nënshtetas i Britanisë, dhe të drejtat e llojeve të ndryshme nënshtetësive Britaneze.
Sistemi i kontrollit të imigrimit në Britani të Madhe i ndan njerëzit në dy kategori të gjëra: në ata që kanë ‘të drejtë qëndrimi’ në Britani të Madhe dhe lejohen të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë dhe hyjnë brenda në shtet sa herë të dëshirojnë. Kategoria e dytë është ata persona që ju nevojitet leje për të hyrë dhe qëndrojnë në shtet.
Disa grupe të njerëzve të cilët nuk hyjnë në këto dy kategori dhe të cilët nuk kanë nevojë të bëjnë kërkesë për leje të ‘të hyjnë dhe qëndrojnë’ edhe pse nuk kanë leje për ‘të drejtë qëndrimi’. Në këtë grup janë të përfshirë njerëzit të cilët kanë të drejtë nga të drejtat Evropiane për lëvizje të lira.
Kur njerëzve ju nevojitet e ‘drejta për hyrje’ në Britani të Madhe, në rregullat e imigrimit janë disa mënyra në të cilat mund të lejohet e ‘drejta për hyrje’. Disa shembuj të kategorive të ndryshme të imigrimit janë ‘vizitorët’, ‘bashkshorti/bashkëshortja’, ‘au pair’ (au pair –është një person i ri i cili/a bënë punë shtëpiake, kujdeset për fëmijët të një familje në shkëmbim për banim dhe ushqim dhe rast për ta mësuar gjuhën të cilën familja e flet) dhe studentët. Në çdo kategori, rregullat e kërkesave janë të ndryshme që duhen të plotësohen para se të lejohet leja për të ardhë dhe qëndruar. Për shembull, studentët duhet të vërtetojnë që do ti vijojnë studimet me orar të plotë. Rregullat poashtu kërkojnë që shumica e njerëzve nga këto kategori që vijnë në Britani të Madhe të jenë në gjendje ta përkrahin vetëveten në mënyrë financiare pa u bazuar në fondet publike.
Rregullat e imigrimit poashtu specifikojnë se për sa kohë leja për të qëndruar në Britani të Madhe lejohet. Leja për qëndrim mund të jetë ‘e kufizuar’ apo ‘e pakufizuar’. Leja e kufizuar ju lejohet njerëzve të cilët vijnë në Britani të Madhe përkohësisht, p.sh. studentët. Njerëzit e tjerë që bëjnë kërkesë për leje qëndrimi mund të jenë të përshtatshëm për ‘leje të pakufizuar’, me mundësi që të bëjnë kërkesë për nënshtetësi Britanike.
Njerëzit nën kategoritë e ‘përkohshme’, siq janë vizitorët duhen të tregojnë që ata do ta lëshojnë shtetin kur arsyetë e vizitës së tyre përfundon.
Njerëzit të cilëve ju nevojitet leja për hyrje në Britani të Madhe, duhet të marrin ‘leje për hyrje’ si vërtetim që ata kanë drejtë për të hyrë në Britani të Madhe nën rregullat e imigrimit. Në çdo kategori të aplikuesve që vijnë në Britani të Madhe egzistojnë disa rregulla të hollësishme se si të kualifikohen për ‘leje për hyrje’. Disa grupe siq janë refugjatët dhe azil kërkuesit nuk kanë nevojë për ‘leje për hyrje’, por shumicës ju duhet.
Në vijim të kësaj fletushke, ju mund ti gjeni informatat për disa probleme në lidhje me imigrim për të cilat ju duhen të merrni këshilla, poashtu edhe listën e organizatave të cilat mund të ju ndihmojnë. Mos harroni që ligjet e imigrimit në Britani të Madhe janë shumë rigoroz dhe pasojat e keqkuptimeve e të drejtave tuaja për të qëndruar këtu mund të janë shumë serioze. Kjo mund të përfshin edhe rrezikun e deportimint nga shteti. Megjithëatë është me rëndsi që të konsultoheni me këshilltar specialist nëse nuk jeni të sigurt për situatën tuaj, apo situatën e familjes dhe miqëve tuaj.
Qendra lokale për këshilla (Citizens Advice Bureau) mund të ju jap më shumë informata se si mund të gjeni ndihmë për problemet e imigrimit.
Problemet me të cilat ju nevojiten këshilla për imigrim apo nënshtetsi
Shembuj të problemeve që ju nevojiten këshillat janë:
- Ta vazhdoni lejen e qëndrimit në Britani të Madhe
- Të merrni leje për gjërat që nuk ju lejohen p.sh. leje për punësim
- Ti sjellni të afërmit në shtet, p.sh. bashkshortin/bashkshorten, të fejuarin/fejuaren, fëmijët
- Jeni të kërcnuar me deportim nga Britania e Madhe
- Jeni duke qëndruar në qendrat për paraburgim nga autoritetet e imigrimit
- Ju nevojitet pasaporti dhe nuk e dini se a keni drejtë për pasaport Britanez apo pasaport tjetër
- Dëshironi ta bëni kërkesën për nënshtetësi Britanike
- Ju jeni duke jetuar në Britani të madhe mirëpo dëshironi të udhëtoni (p.sh. për pushim) dhe a ju lejohet hyrja pasi që ktheheni në Britani të Madhe
- A keni të drejtë për shërbime publike për shembull arsim, shërbimet shëndetsore apo të bëni kërkesë për ndihmë financiare, p.sh. ndihma me tatime të këshillit, ndihmë me qirra etj.
- Të drejtë për votim
- Një i afërm apo një miku/mikeshe ju refuzohet hyrja në Britani të Madhe kur arrijnë në aeroport apo port.
Regjistrimi i këshilltarëve të imigrimit
Të gjithë këshilltarët e imigrimit duhet të jenë të regjistruar me Zyrën e komisionit për shërbime të imigrimit (Office of the immigration Services Commissioner, OISC), apo të jenë këshilltar me një organizatë siq është Citizens Advice Bureau (qendër për këshilla) e cila organizatë nuk ka nevojë të regjistrohet. Është veprim i paligjshëm nëse dikush që jap këshilla për imigrim dhe nuk është i regjistruar apo të liruar nga regjistrimi. Çdo organizatë e regjistruar apo e liruar nga regjistrimi duhet ta shfaq çertifikatën e regjistrimit të lëshuar nga Zyra e komisionit për shërbime të imigrimit, të tregojë që i mbulon standardet e OISC. Kjo zyrë mund të kontaktohet në:
5th Floor
Counting House
53 Tooley Street
London
SE1 2QN
Helpline: 0845 000 0046 (for general enquiries)
Website: www.oisc.org.uk
Listae këshilltarëve të regjistruar dhe atyre të liruar nga regjistrimi dhe organizatave për këshilla mund ta gjeni në uebfaqen e OISC, e cila poashtu përfshin hollësirat e ankesave për këshilltarët e imigrimit. OISC nuk merret me problemet e imigrimit.
Organizatat kombëtare që mund të ju ndihmojnë
Immigration Advisory Service (IAS)
(Head Office)
County House
190 Great Dover Street
London SE1 4YB
Tel: 020 7967 1200
Tel: 020 7378 9191 (Emergency line - a message may be left outside working hours)
Website: www.iasuk.org
IAS also operate a number of regional offices. You can find details of these on the IAS website.
Refugee Legal Centre
153-157 Commercial Road
London E1 2EB
Tel: 020 7780 3220 (advice line 10am - 4pm)
Tel: 0800 592 398 (detention advice line)
Tel: 07831 598 057 (out of hours emergency number)
Fax: 020 7780 3201
Email: [email protected]
Website: www.refugee-legal-centre.org.uk
Qendra ligjore për refugjatë (Refugee Legal Centre) mund të ju jap këshilla dhe ndihmë azil kërkuesve dhe refugjatëve. Kjo përfshin ndihmë me plotësimin e formularve, këshilla për leje të përkohshme, refuzim të azilit, bashkim familjar dhe përfaqsim në gjyq. Kjo agjenci i referon njerëzit në agjensione të tjera për arsim, shërbime finaciare dhe strehim. Kjo qender ofron takime për këshilla. Këshillat mbahen përçdo mëngjez prej ores 9.30 përveq të enjteve dhe në vikend. Takimet mund të bëhen me telefon prej ores 9.30 deri 1.00. Qendra mund të takohet me një numër të caktuar të njerëzve pa caktuar takim. Rasti tyre do të vlerësohet në arritje të personit. Njerëzit me nevoja më urgjente do të shihen më së pari.
Këshillipër refugjatë (Refugee Council)
Këshillipër refugjatë në Angli dhe Uells ofron këshilla dhe përkrahje për të gjithë refugjatët dhe azil kërkuesit, kështu që ata mbajnë sesione me shërbime të përgjithshme si këshilla dhe përkrahje ndihma financiare, strehim, imigrim dhe arsim për azil kërkuesit dhe refugjatët e posaardhur. Ska nevojë të caktoni takim, mirëpo njerëzit me rend të arritjes në qender.
Angli
3 Bondway
London SW8 1SJ
Tel: 020 7582 3000
Fax: 020 7582 9929
Information line: 020 7820 3085 (Mon-Fri, 10.00am - 1.00pm)
Email: [email protected]
Website: www.refugeecouncil.org.uk
In England, the Refugee Council also offers training and work experience. The one stop service is based at:-
240-250 Ferndale Road
London
SW9 8BB
Tel: 020 7346 6777 (advice line - Mon-Fri 10.00am - 4.00pm)
Uells
Phoenix House
389 Newport Road
Cardiff
CF24 1TP
Tel:029 2048 9800
Këshillipër refugjatë në Angli dhe Uells ofron këshilla dhe përkrahje për të gjithë refugjatët dhe azil kërkuesit, kështu që ata mbajnë sesione me shërbime të përgjithshme si këshilla dhe përkrahje ndihma financiare, strehim, imigrim dhe arsim për azil kërkuesit dhe refugjatët e posaardhur. Ska nevojë të caktoni takim, mirëpo njerëzit me rend të arritjes në qender. Këshilli për refugjatë poashtu ofron trajnime për punësim dhe përvojë punësimi. Shërbimet e përgjithëshme janë të bazuar në:
240-250 Ferndale Road
London SW9 8BB
Tel: 020 7346 6777 (advice line - Mon-Fri 10.00am - 4.00pm)
Këshilli i refugjatëve Skotlandez (Scottish Refugee Council)
5 Cadogan Square
(170 Blythswood Court)
Glasgow
G2 7PH
Tel: 0141 248 9799
Helpline: 0800 085 6087
Fax: 0141 2432499
Email: [email protected]
Website: www.scottishrefugeecouncil.org.uk
Këshillii refugjatëve Skotlandez punon me refugjatë dhe azil kërkuesit që jetojnë në Skotlandë dhe me organizatat e komunitetit të refugjatëve. Poashtu jap këshilla për ndihma financiare, strehim, arsim dhe shëndet.
Lesbian and Gay Immigration Group (UKLGIG)
PO Box 51524
London, SE1 7ZW
Information/Advice +44 (0)20 7620 6010 (see below for times and days)
Admin only +44 (0)20 7620 6030 (Tuesday, Wednesday & Thursday - office hours) or [email protected]
Email: [email protected]
Website: www.uklgig.org.uk
UK Lesbian and Gay Immigration Group (UKLGIG) është organizatë kombëtare me grup ndikues dhe që bënë fushata për barazi ligjore për homoseksualët (femra apo meshkuj). Kjo organizatë i përkrah homoseksualët me probleme të imigrimit, të cilat probleme heteroseksualët nuk ballafaqohen. Kz grup punon për ndryshimet e rregullave të imigrimit për ta eliminuar diskriminimin. Poashtu jap informata, përkrahje dhe këshilla për kërkesat e azilit në Ministrinë e punëve të Brendshme (Home Office).
UKCOSA - Council for International Education
9-17 St Alban’s Place
London N1 ONX
Tel: 020 7288 4330 (administration only)
Fax: 020 7288 4360
Email: [email protected]
Website: www.ukcosa.org.uk
UKOSA bënë fushata në emër të studentëve dhe boton fletushka shumë të dobishme përreth problemeve të studentve. Studentët internacional që kanë nevojë për këshilla duhen të konsultohen me zyren locale të studentve NUS. Në raste urgjente ju mund ta kontaktoni UKCOSA në këtë numër 02071099922.
Joint Council for the Welfare of Immigrants (JCWI)
115 Old Street
London EC1V 9RT
Tel: 020 7251 8708
Email: [email protected]
Website: www.jcwi.org.uk
JCWI është organizatë e pamëvarur vullnetare që finacohet nga organizatat bamirëse dhe shoqata të tjera. Kjo organizatë bënë fushata për ndryshim të ligjit të imigrimit, vetëvetiu por edhe në bashkëpunim me organizata të tjera. Poashtu ofron trajnime dhe këshilla agjencioneve të tjera. Nuk ndërmerr raste individuale.
Advokatët privat
Disa advocate privat të cilët specializojnë në imigrim zakonisht janë të vendosur në qytete të mëdhaja.
KontaktoniShoqatën e advokatëve për ligje të imigrimit për të gjetur advokat privat në pjesën ku jetoni.
Immigration Law Practitioners’ Association (ILPA)
Ështëshoqatë e advokatëve që specializojnë në ligjet e imigrimit dhe nënshtetsisë. Mund të ju këshilloj se si të gjeni advokat që mund të punon me rastin tuaj.
ILPA can be contacted at:-
Lindsey House
40-42 Charterhouse Street
London EC1M 6JN
Tel: 020 7251 8383
Fax: 020 7251 8384
Email: [email protected]
Këshillipër Minoritetet Etnike në Irlandën Veriore (Northern Ireland for Ethnic Minorities, NICEM)
Ështëorganizatë që i përfaqëson komunitetet nga minoritetet etnike në Irlandën Veriore. I përfaqëson intereset e tyre në mënyrë direkte dhe është forum për të promovuar pjesëmarrjen e këtyre komuniteteve. NICEM kërkon drejtësi, barazi dhe dinjitet dhe punon për ndryshime shoqërore në relacione racore, posaqërisht eliminimin e diskriminimit racor. NICEM punon në shërbimet për ndihma që ju ndihmon azil kërkueseve të aplikojnë për Shërbimet Kombëtare për Përkrahje të Azilantëve (NASS) dhe i përkrah ata perderisa presin për vendim. Poashtu ofrojnë këshilla.
NICEM mund të kontaktohet në:-
3rd Floor
Ascot House
24-31 Shaftesbury Square
Belfast BT2 7DB
Tel: 028 9023 8645
Fax: 028 9031 9485
Email: [email protected]
Website: www.nicem.org.uk
Community Legal Service (CLS)
NëAngli dhe Uells, shërbimet ligjore për komunitet (CLS) ka një uebfaqe që përmban listë me adresat e advokatëve, agjencioneve për këshilla dhe burimeve për këshilla specialiste në qendra locale. Informatat janë në dispozicion në këto gjuhë: Anglisht, Uellsh, Urdu, Bangladeshi, Kinezisht, Pungjabi dhe Gugjerati.
Jupoashtu mund ta gjeni kopjen e kësaj liste në libraritë locale në gjuhen Angleze dhe Uelsh. Për kopje mund edhe të telefononi në këtë numër: 0845608 1122.
Adresa e uebfaqes është www.CLSdirect.org.uk
Ndihmë në qendra locale
Shumëorganizata locale japin këshilla për imigrim dhe nënshtetësi për shembull qendrat ligjore apo këshilli për barazi racore. Poashtu ka edhe advokat privat të cilët specializojnë në imigrim.
Kualitetii këshillave në organizatat locale mund të jetë i ndryshueshëm.
Qendrat ligjore
Këtoqendra gati gjithëmonë kanë një punëtorë që specializon në imigrim. Qendrat ligjore zakonisht punojnë vetëm me njerëzit që jetojnë në afërsi të qendrës, kështu që është me rëndsi të informoheni se qendra ligjore locale është në gjendje të ju ndërmerr rastin tuaj. Ndonjherë ata i përfshijnë njerëzit që jetojnë dhe punojnë në afërsi të qendrës. Nëse qendra ligjore mund të ju ofrojë këshilla dhe të ju përfaqësojë në raste të imigrimit, kjo do të jetë falas.
In England and Wales
Law Centres’ Federation
Duchess House
18-19 Warren Street
London W1P 5DB
Tel: 020 7387 8570
Fax: 020 7387 8368
Website: www.lawcentres.org.uk
In Scotland
Secretary
Scottish Association of Law Centres (SALC)
c/o Govan Law Centre
47 Burleigh Street
Govan
Glasgow G51 3LB
Tel: 0141 440 2503
Email: [email protected]
Website: www.salc.info
In Northern Ireland
Law Centre (NI) Central Office
124 Donegal Street
Belfast BT1 2GY
Tel: 028 9024 4401
Fax: 028 9023 6340
Website: www.lawcentreni.org
Law Centre (NI) Western Area Office
9 Clarendon Street
Derry BT48 7EP
Tel: 028 7126 2433
Fax: 028 7126 2343
This document was provided by Citizen Advice from their website, www.adviceguide.org.uk.