Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

A jeni femër që kërkoni azil në Britani të Madhe?
Are you a woman seeking asylum in the UK

Kjo fletushkë është për të ju ndihmuar femrave që kërkojnë azil.

Ju tregon çka pritet nga ju kur bëni kërkesë për azil.

Ju tregon çka mund të ndodhe ne intervistën në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Home Office).

Ju tregon se çka Ministria e Punëve të Brendshme do të konsiderojë kur merr vendim për kërkesën tuaj për azil.

Ministria e Punëve të Brendshme ka udhëzime të posaqme për të ju ndihmuar punëtorve të vetë se si të merren me kërkesat për azil nga femrat. Kjo quhet Udhëzime gjinore. Kjo fletushkë ju spjegon se çka punëtorët e ministrisë duhen të konsiderojnë kur e bëjnë vlerësimin e kërkesës tuaj për azil. Kjo synohet në standardet e përmbledhjes në udhëzimet gjinore.

Kërkesa e azilit

Ju mund të kërkoni azil në emër tuajin, jo vetëm si e varur në burrin apo babën tuaj (apo meshkuj të tjerë në familje). Nëse dëshironi të kërkoni azil në emër tuaj ju duhet të bisedoni me avokatin tuaj).

Janë tri faza kur bëni kërkesë për azil.

Faza parë

Intervista e parë me ministrinë e punëve të brendshme quhet intervistë ekzaminuese. Kjo mbahet në qendrën për ekzaminim të azilit (Asylum Screening Unit) zakonisht në Liverpul apo Krojdon. Në intervistë ju duhet të i tregoni hollësirat tuaja personale si emrin, adresën dhe nacionalitetin, poashtu edhe hollësirat e anëtarve tjerë të familjes.

  • Është mirë nëse arritni para orës 11 në mëngjez; për fat të keq ju duhet të pregaditeni të pritni një kohë të gjatë.
  • Nëse përshkak të fesë e keni kokën e mbuluar me shami, ju duhet ta hiqni për tu fotografuar.

Pasi që ta përfundoni këtë intervistë ju mund të bëni kërkesën për strehim dhe ndihmë financiare nga shërbimet për përkrahje të azilantëve (National Asylum Support Service, NASS). Nëse ju duhet ndihmë me këtë kontaktoni advokatin tuaj, apo organizatat siq janë Refugee Council, Refugee Action, Refugee Arrivals Project apo Migrant Helpline.

Në këtë intervistë është e mundshme që të ju japin një formular që quhet ‘Self Completion For’ në të cilën ju duhet të spjegoni pse kërkoni mbrojtje internacionale nën regullën e kuvendit për refugjatë. Është më së miri nëse kërkoni ndihmë nga advokati që ta kompletoni këtë formular. Ju duhet ta ktheni formularin e kompletuar brenda 10 ditëve.

Faza e dytë

Pas kësaj do të ju ftojnë për intervistë të plotë të azilit (shikoni faqen tjetër për më shumë informata).

Faza tretë

Disa javë pasë intervistës së plotë për azil, ju do ta merrni vendimin e kërkesës për azil nga Ministria për Punë të Brendshme. Nëse ju refuzohet azili, ju mund të apeloni vendimin nga tribunali (gjyqi) për azil dhe imigrim (Asylum and Immigration Tribunal). Ju duhet ta kontaktoni advokatin menjëherë për të ju ndihmuar me apelin tuaj.

Intervista e plotë e azilit

Në këtë intervistë do të ju pyesin më shumë informata rreth kërkesës tuaj për azil.

Disa femra të cilat kanë vuajtur dhunë seksuale, e kanë më lehtë të flasin me një femër për ngjarjet e plota.

  1. Nëse dëshironi ju mund të kërkoni që intervista të mbahet me një femër.
  2. Nëse dëshironi poashtu ju mund të kërkoni përkthyese femër.
  3. Ju mund të kërkoni që intervista të inçizohet në kasetë dhe kërkoni një kopje për vete. (Këto duhet të i kërkoni para ditës së intervistës).
  4. Nëse keni vuajtur nga dhuna seksuale apo përvoja të tjera traumatike, punëtorët që ju marrin në intervistë duhet të njohin që ju mund të keni vështërsi me koncentrim dhe kujtesë. Ata poashtu duhen të njohin që është vështirë për të ju treguar njerëzve të tjerë se çka ju ka ndodhur juve. Gjatë intervistës ju mund të kërkoni për pushim, nëse dëshironi. Nëse emocionalisht nuk jeni të gatshme për intervistë ju mund të kërkoni që të intervista të mbahet një ditë tjetër.
  5. Nëse është e mundshme mundohuni që të ia leni dikujt tjetër të kujdeset për fëmijët tuaj derisa jeni në intervistë.
  6. Ju duhet të jeni në intervistë vetëm pa fëmijë dhe anëtarë të tjerë të familjes.
  7. Avokati juaj mund të jetë me ju gjatë intervistës, posaqërisht nëse jeni në gjendje të ligshtë, lëndueshme.

Çka merr në konsideratë Ministria e Punëve të Brendshme kur marrin vendim për kërkesën tuaj të azilit

Sipas udhëzimeve gjinore, kur e bëni kërkesën për azil, punëtorët që punojnë me rastin tuaj duhen të marrin parasysh nëse ju

  1. Ju keni qenë e përndjekur për aktivitete politike edhe nëse këtë kanë qenë në nivel të ulët si për shembull nëse ju keni strehuar njerëz apo i keni ushqyer.
  2. Ju keni qenë e përndjekur përshkak aktiviteteve politike të burrit, babait, vëllaut (apo meshkujve të tjerë në familje) apo nëse dyshojnë që ju keni mendime të njejta politike si familja juaj.
  3. Zyrëtarët shtetëror (p.sh. ushtarët, policia) ju kanë përndjekur juve në mënyrë që i ndikon vetëm femrat si dhunë selsuale apo kërcnime për dhunë seksuale.
  4. Ju jeni denuar përshkak që nuk i keni përmbajtur rregullave të veshjes në shtetin tuaj si p.sh. mbulesës së kokës me shallë.
  5. Ligjet e shtetit tuaj lejojnë që ju të diskriminoheni përshkak që jeni femër (p.sh. ligjet e trashegimisë, ligjet për kujdesjen e fëmijëve).
  6. Anëtarët e familjes tuaj apo njerëzit nga komuniteti juaj ju kanë lënduar (p.sh. dhunë në shtëpi, në martesë të detyruar apo krimet e nderit) zyrëtarët shtetëror nuk kanë pasë mundësi apo nuk kanë dëshiruar të ju mbrojnë.

Është poashtu e rëndsishme nëse ju jeni frikuar prej këtyre përndjekejve edhe nëse këto nuk ju kanë ndodhur juve.

Është me rëndsi që ti tregoni të gjitha hollësiratse çka ju ka ndodhur juve dhe pse frikoheni nëse ktheheni në shtetin tuaj. Është poashtu me rëndsi ti tregoni arsyet për çfarë shkaqe ju kanë lënduar apo do të ju lëndojnë.

Kur Ministria e punëve të brendshme vendos në kërkesën tuaj të azilit, punëtorët që merren me rastin tuaj duhen të njoftohen për të drejtat e femrave në shtetin tuaj. Nëse ata mendojnë se ju nuk mund të ktheheni në siguri prej nga keni ardhur, ata mund të konsiderojnë nëse ju mund të ktheheni në një pjesë tjetër të shtetit tuaj. Por ata duhen të njoftohen nëse femrat në situatën tuaj mund të kthehen në siguri në pjesët tjera të shtetit tuaj. Nëse ju nuk pajtoheni me konkludimin e tyre, avokati juaj mund të ju ndihmojë për të kundërshtuar vendimin.

Këshilla ligjore

Ju rekomandohet që ju të kërkoni këshilla ligjore nga avokati gjatë procesit të azilit. Avokati juaj duhet të jetë nën sistemin rregullues nga zyret për komisionin shërbyes të imigrimit (Office of the Immigration Services Commissioner). Komisioni për shërbime ligjore (The Legal Services Commission) i paguan advokatët për ti këshilluar falas njerëzit që kanë të ardhura të vogla apo pa të ardhura. Kjo quhet ‘ndihmë ligjore’ (Legal Aid). Avokatët mund të ju japin këshilla falas për kërkesën fillestare të azilit, nëse kërkesa juaj për siguri është e arsyetueshme. Avokatët mund të ju japin këshilla falas në fazën e apelimit nëse rasti juaj parashikohet se mund të ketë sukses. Nëse advokati juaj mendon që rasti juaj nuk parashikohet i sukseshëm, ju mund të shkoni te një avokat tjetër për mendimin e tyre në rastin tuaj.

Avokati juaj duhet të bisedoj me ju për të gjitha aryet që ju kërkoni azil. Ata duhet të bisedojnë me juve për të gjitha çështjet e përmendura në këtë fletushkë si vuajtejet tuaja nga përndjekja, arsyet e përndjekjes, çfarë sigurie shteti ju ofron femrave në shtetin tuaj dhe mundësia për të jetuar në pjesët tjera në shtetin tuaj.

Avokati juaj gjithmonë duhet të sigurohet që punëtorët nga Ministria e punëve të brendshme që merren me rastin tuaj duhen i vijojnë udhëzimet për femra.

Nëse keni ndonjë pyetje për çkado në këtë fletushkë, ju lutem bisedoni me reprezentuesit tuaj ligjor (advokatin) apo kontaktoni për këshilla në njërin nga numrat telefonik më poshtë:

Asylum Aid

0207247

8741

Të hëneve prej orës 2.00 deri 4.30

dhe të Enjteve 10.00 deri 12.30

www.asylumaid.org.uk

Immigration Advisory Services

0207967

1200

Të hëneve 10.00 deri 1.00 të Mërkureve 2.00 deri 5.00

www.iasuk.org

Refugee Legal Centre

Këshilla falas për të burgosurit (në lidhje me imigarcion)

0207780

3220

0800 592398

Të Hëneve, Merkureve, Premteve

10.30 deri 1.00 dhe 2.00 deri 4.30

www.refugee-legal-centre.org.uk

Kjo fletushkë është botuar nga Refugee Women[s Resource Project në Asylum Aid si pjesë e fushatës për të ngritur vetëdije për udhëzimet e femrave nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për më shumë informata vizitoni uebfaqen www.asylumaid.org.uk

Udhëzimet e plota për femra quhen çështjet femërore në kërkesat për azil nga Ministria e Punëve të Brendshme që zbatohen nga Marsi 2004. Këtë mund ta gjeni në http:/www.ind.homeoffice.gov.uk/ind/en/home/laws/policy instructions/apis/gender issues in the.html

Informatat në këtë fletushkë kanë qenë të sakta në kohën kur janë botuar Qershor 2006

This document was provided by Asylum Aid, June 2006, www.asylumaid.org.uk