Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Informata për bashkëshortët dhe partnerët
Information about spouses

Kjo fletushkë spjegon se cilat janë rregullat e imigrimit për burrin, gruan, të fejuarin apo të fejuarën për të ardhur në Britani të Madhe me ju apo të ju bashkangjiten nëse jeni të vendosur këtu.

A kanë të drejtë burri, gruaja, i fejuari apo e fejuara të vinë në Britani të Madhe?

Ata mund ta bëjnë kërkesën të vinë me ju apo të ju bashkangjiten juve në Britani të Madhe nëse:

  • ju momentalisht jeni duke jetuar apo jeni të vndosur në Britani të Madhe; apo
  • ju ktheheni me atë të jetoni në Britani të Madhe, të jetoni këtu përgjithmonë

Si do të kualifikohen burri apo gruaja juaj?

Ai apo ajo duhet të vertetojnë që:

  • ju jeni të martuar në mënyrë ligjore me njëri-tjetrin;
  • ju do të jetoni së bashku si burrë e grua përgjithmonë;
  • ju jeni njoftuar me njëri-tjetrin
  • ju keni mundësi ta përkrahni vetëveten dhe fëmijët (nëse keni) pa asnjë ndihmë nga fondet publike;
  • ju keni strehim të duhur ku ju dhe fëmijët mund të jetojnë pa ndihmë nga fondet publike; dhe
  • ai apo ajo nuk janë nën moshën 16 vjeqare

Nëse ju keni më shumë se një grua apo burrë, vetëm një prej tyre mund të lejohet të ju bashkangjitet si grua apo burrë.

Burri apo gruaja juaj duhet të kenë leje për hyrje para se të udhëtojnë në Britani të Madhe.

Kur burri apo gruaja juaj arrijnë në Britani të Madhe, atyre do të ju jipet leja për qëndrim dhe punësim për 24 muaj. Nga fundi i 24 muajve nëse jeni ende të martuar dhe planifikoni të jetoni së bashku, burri apo gruaja juaj mund të bëjnë kërkesën për leje qëndrimi të përhershëm.

Si kualifikohen i fejuari apo e fejuara të vijnë në Britani të Madhe?

I fejuari apo e fejuara duhet të vërtetojnë që:

  • ju planifikoni të martohemi brenda një kohe të arsyueshme (zakonisht brenda 6 muajve);
  • ju planifikoni të jetoni së bashku përgjithmonë pasi që të martoheni;
  • ju jeni njoftuar me njëri-tjetrin;
  • ju keni strehim të duhur ku ju dhe fëmijët mund të jetojnë pa ndihmë nga fondet publike; dhe
  • ata dhe fëmijët mund të jetojnë pa punuar apo pa ndihma nga fondet publike.

Ministria e punëve të brendshme (Home Office) do të ua japë të fejuarit apo fejuarës lejen e qëndrimit për 6 muaj por ata nuk mund të punojnë. Kur martoheni, burri apo gruaja mund të bëjnë kërkesë për të vazhduar të jetojnë këtu. Nëse Ministria e punëve të bashkuara e miraton kërkesën, ata do ti japin burrit, gruas leje qëndrimi dhe pune për 24 muaj. Nga fundi i 24 muajve ata mund të bëjnë kërkesë për leje qëndrimi të përhershëm.

I fejuari apo e fejuara juaj duhet të kenë leje për hyrje para se të udhëtojnë në Britani të Madhe.

Si duhet ta bëjnë kërkesën burri apo gruaja juaj të qëndrojnë në Britani të Madhe?

Ju duhet ta kompletoni formularin. Kërkesa nuk do te jetë e vlefshme përveç nëse bëhet në formularin e duhur.

Për të bërë kërkesë për leje qëndrimi të mëtutjeshëm ju lutem kompletoni formularin FLR (M)

Për të bërë kërkesë për leje qëndrimi të përhershëm ju lutem kompletoni formularin SET (M)

Formularët për kërkesë mund ti gjeni në ndonjë qendër ligjore (Law centre).

Ju duhet ta dërgoni formën e kompletuar, me postë të regjistruar dhe mbani kopjet e të gjitha dokumentave dhe formularit para mbarimit të lejes së qëndrimit. Në formularin për kërkesë janë të shënuara të gjitha hollësirat për të gjitha dokumentet që ju duhet t’i dërgoni me formular dhe ku ta dërgoni.

Nëse ju duhet të udhëtoni urgjent ju duhet ta bëni kërkesën vetëvetiu në njërën nga zyrat publike për informata të imigrimit dhe nacionalitetit.

Të gjitha dokumentet që i dërgoni duhet të jenë origjinale përveq nëse keni ndonjë arsye të mirë pse nuk mund ta dërgoni me formular. Ministria e punëve të brendshme (Home Office) zakonisht nuk pranon fotokopjet e dokumenteve.

Çka janë fondet publike?

Nëse ju vini të jetoni apo të qëndroni në Britani të Madhe ju duhet të jeni në gjendje ta përkrahni vetëveten dhe të keni strehim pa bërë kërkesë për disa ndihma nga shteti. Këto janë:

  • Ndihma me të holla (Income Support) dhe Pagesë për punë-kërkuesit (papunësuarit) (Jobseekers Allowance)
  • strehim
  • ndihmë për strehim dhe banim
  • Ndihma për strehim dhe për tatim të këshillit (Housing Benefit dhe Council tax)
  • Kredit për familjet që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Pagesë nga fondi social
  • Ndihma për fëmijë (Child benefit)
  • çdo ndihmë për personat me aftësi të kufizuara

Çka do të thotë leje për hyrje (Entry Clearance)?

Leja për hyrje është vizë apo çertifikatë për leje hyrje që ju jipet për të ju mundësuar të udhëtoni në Britani të Madhe. Ju duhet ta bëni kërkesën për leje hyrje në ambasadë të Britanisë së Madhe, consulatë apo në ndonjë shërbim Diplomatik të Britanisë së Madhe (që njihet si Ofiqare Diplomatike e Britanisë së Madhe) në shtetin ku burri, gruaja, i fejuari apo e fejuara jetojnë.

Nëse kërkesa e tyre refuzohet, ju keni të drejtë të ankoheni kundër atij vendimi. Ju duhet ta bëni ankesën brenda 28 ditëve qysh se ju kanë refuzuar leje për hyrje.

Ankesat

Qendra ligjore (Law centre) mund të ju këshillojë dhe të ju reprezentoj në gjyq. Qendrat ligjore ofrojnë këshilla dhe reprezentim ligjor falas.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Britani të Madhe.

Maj 2003