Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Çfarë rezultati mund të pres nga kërkesa e azilit?
What will be the outcome of claiming asylum?

Çfarë do të jetë rezultati nga kërkesa ime për azil?

Përpos refuzimit të kërkesës tuaj ju mund të ju ipet njëren prej tri llojeve të statusit:

Azil (banorë i përhershëm)

Nëse kërkesa juaj pranohet, azili do te ju pranohet dhe leje qëndrimi për pesë vjet. Nëse ju pranoheni në këtë mënyrë, burri, gruja apo partneri juaj dhe fëmijët tuaj nën moshën 18 vjeçare poashtu automatikisht pranohen. Ju gjithashtu keni të drejtë të bëni kërkesën për dokument udhëtimi sipas Konventes (pasaportin e kaltërt), me të cilin ju mund të udhëtoni lirisht në të gjitha shtetet përveq në shtetin tuaj. Ju mund të punoni, studjoni, dhe keni të drejtë të kërkoni ndihma financiare si çdo banorë. Nëse ju kërkoni ndihma financiare, ju ndoshta mund të kërkoni kredi nga Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office) kur ju pranohet azili. Kjo kredi duhet të paguhet më vonë.

Pasë pesë viteve ju mund ta bëni kërkesën për qëndrim të përhershëm.

Mbrojtja humanitare

Nëse ju nuk mund të vërtetoni se i plotësoni të gjitha kushtet për tu pranuar si refugjatë, mund të ju jipet e drejta për mbrojtje humanitare. Ky status jipet nëse jeta juaj është në rrezik po qe se ktheheni në shtetin tuaj, apo ekziston mundësia se ju mund të torturoheni apo trajtoheni në mënyrë jo njerëzore apo degraduese. Mbrojtja humanitare zgjat pesë vjet, dhe në fund të pesë viteve mund të bëni kërkesë për qëndrim të përhershëm nëse rreziku në shtetin tuaj ende ekziston. Njerëzve që ju lejohet mbrojtja humanitare burri, gruja apo partnerët dhe fëmijët e tyre mund të bashkohen, por do të kenë më pak të drejta se refugjatët të cilëve I është pranuar azili për udhëtime në shtetet e jashtme dhe studime.

Qëndrimi i Përkohshëm

Nëse Ministria e Punëve të Brendshme pranon se keni arsye të tjera për të qëndruar në shtet për shembull për shkak të sëmundjeve tuaja apo për arsye të familjes, mund të ju lejohet qëndrim i përkohshëm. Ky lloj statusi zgjat 6 – 12 muaj dhe nuk ju lejohet të jetoni përherë vetëm në raste kur leja për qëndrim të përkohshëm është përtrirë për 6 vite me rradhë.

Çka ndodh nëse kërkesa ime refuzohet?

Nëse kërkesa juaj për azil është refuzuar, zakonisht në çdo rast ju mund të apeloni këtë vendimi. Por nëse vendosni te ankoheni duhet të kërkoni këshilla shumë shpejt.

Ju duhet ta plotësoni dhe ktheni formularin për apel brenda 10 ditë pune nga dita e vendimit, më pak nëse jeni të mbyllur në qendër për imigrante. Ju poashtu duhet t’i tregoni arsyet për çdo lloj kërkese që e bëni ju apo një anëtar i familjes tuaj për të qëndruar në Britani të Madhe (për shembull nëse ju kthejnë kjo mund t’i shkel të drejtat njerëzore).

Ju duhet të aplikoni për ndihma për procesin ligjor gjatë apelit nëse ju:

  • nuk keni të holla për të paguar këshilltarë ligjor; dhe
  • dhe keni shansa të arsyetueshme për ta fituar rastin.

Qendra ligjore për refugjatë (Refugee Legal Centre) apo shërbimet këshilltare për imigracion (Immigration Advisory Sercice) mund të ju ndihmojnë falas me apelin tuaj, nëse i plotësoni kushtet e përmendura më lartë. Informatat për këto agjensione gjinden në formularët e apelit poashtu edhe në fund të kësaj fletushke. Procesi i apelit mund të zgjat më shumë se vendimi i parë dhe ekziston mundësia që ju duhet të shkoni në gjyq më shumë se një herë.

Apelet e përgjithshme

Nëse keni edhe ndonjë arsye tjetër që ju apo ndonjë anëtar tjetër nga familja duhet të ju lejohet qëndrimi në këtë shtet, duhet ta tregoni në të njejtën kohë kur kërkoni azil. Njëra nga arsyet më të zakonshme është që do të jetë kundër të drejtave njerëzore nëse ju kthejnë në shtetin tuaj. Nëse ju keni aryse të tjera si për shembull tretmane mjekësore apo për arsye tjera familjare, ju duhet ta spjegoni këtë. Kur ta bëni apelin dhe delni në gjyq për këtë, gjyqtari do ti shikojë të gjitha rrethanat tuaja, kështu që nëse nuk i keni përmendur arsyet tjera me kohë, është vështirë për ti konsideruar më vonë.

Çka ndodh nëse apeli im dështon?

Mos harroni se shumica e kërkesave për azil në Britani të Madhe refuzohen, por disa kanë sukses pas apelit. Nëse ju refozoheni dhe dështoni në apel, ju duhet ta lëshoni shtetin, përveq nëse ju lejoheni të qëndroni në shtet për arsye të tjera (për shembull nëse keni familje në Britani të Madhe). Autoritetet e imigracionit mund të mundohen të ju largojnë nga shteti me forcë nëse ju nuk largoheni vullnetarisht. Nëse ju nuk bashkëpunoni me autoritetet e imigracionit për ti marrë dokumentat e nevojshme për të udhëtuar në shtetin tuaj ju mund të paditeni. Edhe nëse nuk ju paditin ju mund të arrestoheni dhe mundësisht të qëndroni në burg.

Kthimi vullnetar

Nëse situata në shtetin tuaj është përmrëisuar, ju mund të merrni ndihma financiare që të ktheheni. Disa njerëzve mund të ju jipen të holla për të ju ndihmuar të rivendosen në shtetin e tyre. Ekzistojnë skema të ndryshme por varet se nga cili shtet vini dhe për çfarë arsye keni kërkuar azil.Ju duhet ta pyetni këshilltarin tuaj ligjor për më shumë informata rreth këtyre skemave.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërme

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

The Gender Trust

Për njerëzit me gjini të shëndruar

Telefoni: 0700 0790 347

www.gendertrust.org.uk

Stonewall

Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)

Telefoni: 020 7881 9440

www.stonewall.org.uk

Terrence Higgins Trust

Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida

phone: 0845 1221 200

www.tht.org.uk

Third Age Employment Network

Telefoni: 020 7843 1590

www.taen.org.uk

Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.

Telefononi: 08457 330 360

www.agepositive.gov.uk

Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).

This document was provided by Community Legal Service Direct, April 2006, www.clsdirect.org.uk