Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Përkrahje për azil kërkuesit në Britani të Madhe
Support for asylum seekers in the UK

Tregimi I Samanit

‘Kam arritur shumë vonë në Hithrou (Londer) dhe ju kam thënë oficialit të imigracionit që dua të kërkoj azil. Ai ma pyeti emrin, prej nga kam ardh dhe me çka kam udhëtuar në Britani të Madhe. Pasta jai më dërgoi në një hotel afër aeroportit, kur kam arrit aty punëtorët e hotelit më dhanë diçka me ngrënë dhe më dërguan në një dhomë për të fjetur. Nesërmen në mëngjez ata më ndihmuan ta kompletoj një formular, e cila ata më thane është për strehim dhe të holla për ushqim. Në formular kishte shumë pyetje.

Kjo ka ndodh para një jave por une ende jam duke pritur të ndëgjoj diçka nga ata. Nuk kam ide ku do të më dërgojnë apo a do të më japin të holla. Nëse nuk ma pranojnë rastin nuk di çka do të bëjë…’

Nëse jeni azil kërkues në Britani të Madhe ju keni të drejtë të bëni kërkesë për ndihmë që quhet ‘përkrahje e azilantëve’ (asylum support’ kjo do të thotë të holla për ushqim dhe mbathje dhe strehimm përderisa kërkesa juaj për azil vendoset. Kjo është me rëndsi sepse ju nuk keni të drejtë të punoni përderisa jeni duke pritur për vendim të rastit tuaj. Departamenti I ministrisë së brendshme (Home Office) që e ka përgjejgësinë për përkrhaje të azilantëve quhet Borders and Immigration Agency (BIA).

Para Prillit të vitit 2007 departamenti I cili ka qenë përgjegjës për përkrahje të azilantëve ka qenë National Asylum Support Service (NASS).

Në këtë fletushkë ne ju spjegojmë se sit ë kërkoni përkrahje për azil dhe çka duhet të bëni nëse kjo përkrahje ju refuzohet apo nëse kjo ndihmë ju nderprehet.

A kam drejtë për përkrahje të azilit?

Për tu kualifikuar për këtë ndihmë ju duhet të I përmbushni këto kriterie:

A jeni nën moshën 18 vjeqare?

Fëmijët nën moshën 18 vjeqare të cilët vine në Britani të Madhe vetëm pa prindër (të miturit që vine në Britani të Madhe pa prindër apo pa ndonjë të rritur) nuk mund të bëjnë kërkesë për përkrahje të azilit sepse ata mbikëqyren nga autoritetet locale.

  • Ju keni kërkuar azil apo keni bërë kërkesë nën artikullin 3 të konventes euvropiane për të drejtat e njeriut.
  • Kërkesa juaj është bërë në një vend të dezignuar – kjo do të thotë në qendrat e ministrisë së punëve të brendshme në Kroydon, Liverpol apo Solihull.
  • Kërkesa juaj apo apeli nuk është vendosur ende.
  • Ju jeni 18 vjeqar apo mbi moshën 18 vjeqare
  • Ju nuk keni të holla për veteveten apo për fëmijët tuaj dhe nuk keni vendbanim.

Nëse ju keni fëmijë nën moshën 18 vjeqare dhe keni partner, bashkshorte apo bashkëshort ju do të merrni ndihma në emër të tyre.

Si do të më përkrah departamenti Borders and Immigration Agency?

Janë dy lloje të përkrahjes së azilit. E para është për njerëzit që kanë bërë kërkesë për azil. E dyta është në dispocion vetëm për disa nga njerëzit të cilëve kërkesa për azil ju ka dështuar.

‘Neni 95’

Kur e bëni kërkesën për azil dhe aplikoni për përkrahje financiare juve zakonisht do të ju jipet ndihma që quhet përkrahja e nenit 95. Kjo ndihmë zakonisht jipet derisa jeni duke pritur për vendim të kërkesës tuaj për azil. Juve do të ju gjindet vendbanim dhe do të ju japin 32 deri 42 funta në jave varësisht nga situate dhe mosha juaj. Për të aplikuar për këtë lloj ndihme ju duhet të kompletoni një formular të cilën mund ta gjeni në internet në uebfaqen e ministrisë së punëve të brendshme (Home Office)apo mund ta gjeni në qendrat që quhen ‘one stop service’ Këto qendra mund ta kompletojn formularin për juve dhe ta dërgojnë në emër tuajin në departamentin për Border and Immigration Agency.

Kur të ju aprovohet kërkesa juaj ata do të ju gjejnë vendbanim dhe do të ju japin të holla për ushqim dhe gjëra elementare. Ju nuk keni zgjidhje se ku mund të jetoni sepse shumica e azil kërkuesve dërgohen në pjesë të ndryshme të shtetit pas një kohe të shkurt. Kjo quhet përhapje (Disperesal). Disa azil kërkues mund të qëndrojnë në Londër mirëpo vetëm në rrethana speciale.

Nëse ju keni ku të jetoni ju mund të aplikoni vetëm për të holla. Kjo quhet përkrahje jetësore. Ju mund të aplikoni vetëm për të holla në të njejtënm mënyrë siq e spjeguam më lartë.

Përsa kohë do të marrë këtë lloj përkrahje?

Familjet me fëmijë

Nëse ju keni fëmijë ju do të merrni përkrahje deri sa fëmijë juaj më I vogël I mbush18 vite apo përderisa jeni duke qëndruar në Britani të Madhe.

Ju do të vazhdoni të merrni këtë lloj ndihme derisa ju e merrni vendimin e fundit të kërkesës tuaj për azil. Kjo I përfshin edhe periudhen e apeilt nëse apeloni. Nëse juve ju japin leje qëndrimi, përkrahja financiare do të ndërprehet pasë 28 ditëve. Pasë 28 ditëve ju keni të drejtë të punoni apo të bëni kërkesë për ndihmat siq janë Income Support apo Job Seekers Allowance.

Nëse kërkesa juaj për azil ju refuzohet (duke I përfshirë edhe periudhën e apelit) ju nuk keni më të drejtë për përkrahje financiare dhe kjo do të ju nderprehet pasë 21 ditëve pasi që ta merrni vendimin. Në këtë rast ministria e punëve të brendshme (Home Office) prêt nga ju që të pregaditeni për kthimin tuaj në shtetin tuaj. Megjithatë nëse nuk jeni në gjendje ta lëshoni Britaninë e Madhe për disa arsye ju keni të drejtë për përkrahje të seksionit 4.

Përkrahja financiare se nenit 4 është për azil kërkuesit të cilëve ju ka refuzuar kërkesa për azil

Nëse kërkesa juaj për azil refuzohet ju ndoshta mund të bëni kërkesë për ndihmë financiare nën nenin 4, mirëpo rregullat për këtë janë shumë të rrepta. Më së pari ju duhet të jeni pa kurfarë të ardhura dhe së dyti ju duhet ta përmbushni njërën nga këto kriterie:

Pa të ardhura dhe vendbanim

  • Ju keni aplikuar për tu kthyer në vendin tuaj dhe jeni duke pritur që të finalizohen pregaditjet për kthim. Ju duhet të tregoni vërtetim për këtë.
  • Ju nuk mund ta lëshoni Britaninë e Madhe sepse keni problem shëndetsor serioz e cila ju ndalon të udhëtoni. Ju duhet të tregoni letër nga mjeku e cila përmban hollësira për sëmundjen tënde dhe arsyen pse nuk mund të udhëtoni.
  • Nëse ministri i punëve të brendshme thotë që udhëtimi për në shtetin tuaj është i rrezikshëm (në kohën kur është shkruar kjo fletushkë kjo nuk aplikohet për asnjë shtet)
  • Ju keni aplikuar për rishkim gjyqësor të rastit tuaj
  • Ju keni keni aplikuar përsëri për azil apo keni bërë kërkesë nën artikullin 3 të aktit për të drejtat e njeriut (Article 3 Human Rights Act), apo ministria e punëve të brendshme (Home Office) ende është duke e konsideruar kërkesat tjera që ju i keni bërë.

Nëse ju kualifikoheni përkrahje nga neni 4 ju do të strehoheni dhe do të ju japin 35 funta në kupona. Nën këtë seksion ju nuk keni drejtë për të holla.

Asylum Support Appeals Project, Tetor 2006

___________________________________________________________________

This document was provided by Advicenow (Asylum Support Appeals Project, October 2006). Updated June 2007, www.advicenow.org.uk