Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Vizitat nga të afërmit
Family Visitors

Kjo fletushkë është për njerëzit të cilët dëshirojnë të kërkojnë vizë për ti vizituar anëtarët e familjes në Britani të Madhe. Fletushka i spjegon gjërat që duhet të mendoni para se të aplikoni për vizë, çka ndodh kur aplikoni dhe si të apeloni nëse kërkesa ju refuzohet. Poashtu kjo fletushkë është e dobishme për personat/garantuesit që jetojnë në Britani të Madhe të cilët dëshirojnë anëtarët e familjes ti vizitojnë ata.

Pjesa e parë e kësaj fletushke e përshkruan procesin e aplikimit dhe është e përshtatshme për të gjithë aplikuesit për vizë të vizitorëve. Pjesa e dytë përshkruan me apelet nëse ju refuzohet viza. Vetëm disa anëtarë të familjes kanë të drejtë për apelim. Kjo fletushkë ju spjegon se cilët anëtarë kanë të drejtë të apelojnë.

Pregaditja para se të aplikoni

Lejoni kohë të majftueshme

Në shumë raste vizat jipen në ditën që aplikoni. Por ndonjëherë mund të zgjat më shumë. Nëse ju refuzojnë vizën dhe ju apeloni mund të zgjat disa javë para se të ju lejojnë vizën, nëse apelimi juaj pranohet. Ne ju rekomandojmë që të aplikoni tre muaj para se mendoni që do të udhëtoni.

Ndodh që ndonjëherë ju duhet të udhëtoni në rast urgjent, p. sh. Të vizitoni ndonjë të afërm që është shumë sëmur. Nëse ju nevojitet të vizitoni dikend në rast urgjent, ne do të mundohemi të ju ndihmojmë sa më shumë që mundemi, mirëpo ju duhet të aplikoni sa më shpejt.

Planifikoni përpara

Vendosni arsyen për se dëshironi ta vizitoni Britaninë e Madhe. Shumë persona planifikojnë vizitë të shkurtër deri në 6 muaj ju duhet vizë për vizitor. Nëse dëshironi të qëndroni më gjatë për shembull për arsye të tjera si të punoni apo të martoheni ju duhet lloj tjetër vizë . Nëse ju aplikoni për vizë të vizitorëve por ju dëshironi të qëndroni të punoni apo të vendoseni në Britani të Madhe, aplikimi juaj mund të ju refuzohet.

Ju poashtu duhet të njoftoheni me sistemin e imigrimit në Britani të Madhe. Sa më shumë që keni dijeni para se të aplikoni për vizë, ma lehtë është për të kuptuar se çka po ndodh me kërkesën tuaj. Posaqërisht kjo do të ju ndihmojë të mësoni më shumë për rregullat e imigrimit dhe procedurat e aplikimit.

Gjithashtu është e vlefshme të mendoni se a dëshironi apo jo të kërkoni këshilla ligjore. Nëse e keni lexuar këtë fletushkë dhe ende nuk jeni të sigurt se çka duhet të bëni, ndoshta ju duhet të kërkoni ndihmë nga specialistët për imigrim. Këshillat e mira mund të ju sigurojnë, mirëpo nëse rasti juaj është i thjeshtë ndoshta këshillat nga specialistët nuk ju nevojiten. Nëse vendosni të kërkoni këshilla është me rëndsi të gjeni këshilltar të mirë.

Mësoni rregullat

Gjuha që përdoret për ti spjeguar rregullat është teknikale, mirëpo është me rëndsi të mësoni se çka do të thotë për rastin tuaj. Përveq banorëve nga Pjesa Ekonomike Evropiane, çdokush që vjen në Britani të Madhe duhet ta plotëson rregullën 41 të rregullave të imigrimit.

41. Kerkesat te plotesohen nga person qe kerkon te vizë për vizitorë në Britani të Madhe janë:

(i) personi me të vërtet kërkon leje për hyrje si vizitor për një periudhë të caktuar, të përcaktuar nga personi, dhe nuk e tejkalon periudhën 6 mujorshe; dhe

(ii) personi e ka për qëllim të largohet nga Britania e Madhe në fund të periudhës 6 mujorshe

(iii) personi nuk e ka për qëllim të punësohet në Britani të Madhe; dhe

(iv) personi nuk do të prodhoj gjëra apo furnizoj me shërbime brenda Britanisë të Madhe, duke përfshirë shitje të gjërave apo shërbimeve direkt publikut; dhe

(v) personi nuk e ka për qëllim të studjojë; dhe

(vi) ta mirëmbaj dhe strehoj vetëvetën dhe personat që janë të varur nga ju nga financat e tyre pa përdor fondet publike apo kërkuar punësim; apo do të mirëmbahen dhe strehohen nga të afërmit apo miqtë; dhe

(vii) mund të financoj pagesën e udhëtimit

Pregaditeni dëshmin tuaj

Para se të aplikoni ju duhet të pregaditni dëshmitë tuaja që të vërtetoni se ju mund ti plotësoni kushtet e domosdoshme. Sygjerimet e dhëna këtu janë vetëm si udhëzim. Janë edhe disa dokumente që mund të pranohen. Mos u brengosni nëse nuk mund të i japni të gjitha dokumentet që kërkohen, por edhe nëse i japni të gjitha dokumentet e duhura kjo nuk do të thotë që ju japin vizën.

Rregullat (i) deri në (v) të përmendura më lartë janë arsyet pse e vizitoni shtetin. Ju duhet të vërtetoni që qëllimi juaj është të vizitoni dhe nuk do të qëndroni më shumë se 6 muaj. Kështu që në shumicën e rasteve juve ju nevojitet dëshmi për të arsyet e tëra që ju duhet të ktheheni nga Britania e Madhe në fund të vizitës tuaj. Në mes të tjera dokumetave, dokumentat që do të ju ndihmojnë janë:

  • Letër nga punëdhënsi juaj që ju lejon pushim nga puna për një periudhë të veqantë. Në letër poashtu duhet të tregohet se sa gjatë keni punuar në atë vend pune dhe çfarë është profesioni juaj.
  • Nëse ju punoni për vetëveten, ju duhet të tregoni dëshmi të bisnesit tuaj dhe financave
  • Nëse jeni pronar të ndonjë prone në shtetin tuaj ju duhet të tregoni dëshmi
  • Nëse jeni student/e letër nga shkolla apo kolegji juaj, se çka studjoni, kur ia keni filluar studimeve dhe kur do të mbarojnë, datat e pushimit të cilat ju dëshironi ta vizitoni Britaninë e Madhe.
  • Poashtu mund të ju ndihmojë që të tregoni që ju keni familje apo shoqëri dhe keni përgjegjësi të ktheheni
  • Dëshmi për planet dhe datat e udhëtimit

Rregullat (vi) dhe (vii) janë për pagesat që duhet ti bëni gjatë vizitës dhe udhëtimit. Ju duhet të tregoni që ju keni ku të qëndroni dhe keni mjaft të holla të paguani për të gjitha shpenzimet derisa ju qëndroni në Britani të Madhe, apo garantuesi juaj është në gjendje të ju ndihmojë me shpenzime. Mos harroni që shpenzimet e jetesës në Britani të madhe dallojnë nga shpenzimet në shtetin tuaj. Dokumentat që mund të ju ndihmojnë për këtë janë:

  • Paraqitje me shkrim të shpenzimeve dhe të ardhurave nga banka juaj për disa muaj
  • Dëshmi për të hollat e kursyera
  • Letër që tregon që garantuesi juaj dëshmon që do të ju përkrah përderisa ju qëndroni në Britani të Madhe dhe që do të ju strehojnë. Juve poashtu ju nevojitet të dëshmoni që garantuesi është në gjendje të ju përkrah, me dëshmi nga banka e tyre dhe fletëpagesat e pagave.

Kjo list nuk i përfshin të gjitha dëshmitë që duhet ti japni mirëpo ju jap një ide se çfarë dokumenta kërkohen për ta përkrah kërkesën tuaj për vizë. Nëse ju keni dokumenta të tjera që dëshironi ti tregoni, qendra ku shkoni ta kërkoni vizën do të ju tregoj a do ti pranojnë dokumentat tjerë.

Aplikimi

Ku të aplikoni

Ju duhet të aplikoni për viza në departamentin për viza në ambasadën e Britanisë së Madhe në shtetin ku ju jetoni apo në shtetin e nacionalitetit tuaj. Vizat poashtu mund të behen edhe në konsulatë të Britanisë së Madhe. Disa ambasada apo konsulata të vogla nuk merren me kërkesa të vizave mirëpo ata mund të ju tregojnë ku duhet të shkoni. Ju duhet të kërkoni nga ata formularin VAF1, e cila është formular për aplikim të vizave për vizitor. Formulari jipet falas. Ju poashtu mund ta merrni formularin nga uebfaqja nga ky uebsajt www.ukvisas.gov.uk Ju lutem që ta lexoni formularin me kujdes dhe udhëzimet që jipen aty.

Çka ju nevojitet

  • Formulari i kompletuar
  • Pasaporti i vlefshëm për datat që ju do të udhëtoni
  • Dy fotografija tuajat për pasaportë
  • Të hollat për ta paguar vizën, ju duhet të paguani me monedha lokale në shtetin ku është zyrja e ambasadës apo consulatës (nëse viza ju refuzohet pagesa për vizë nuk do të ju kthehen)
  • Ndonjë dokument tjetër që ju mendoni është i vlefshëm
  • Ju mund ti dërgoni këto dokumenta vetëvetiu. Disa zyre të ambasadave i pranojnë dokumentat me postë. Zyra juaj lokale mund të ju tregoj se a i pranojnë aplikimet me postë dhe si punon sistemi i tyre.

Kur duhet ta dërgoni formularin

Kur e dërgoni formularin, ata do ta shikojnë. Ata mandej do ta:

  • Pranojnë formularin; apo
  • Ata mund të ju pyesin për dokumenta të tjerë para se ta pranojnë kërkesën tuaj. Nëse kjo ndodh, kjo nuk do të thotë që do të ju refozojnë vizën, por mund të shkaktojë vonesë përderisa ti japni dokumentat e duhura. Ju mund ti shmangeni këtij problemi duke i pregaditur dokumentat që ju duhen përpara (shikojeni listen e dokumentave më lartë). Në disa raste, ju apo garantuesi juaj duhet ta kompletojnë formularin për garantim. Nëse kjo ndodh, zyrja ku e kërkoni vizën do të ju japin formularin për këtë dhe do të ju spjegojnë se çka duhet të bëni. Shpesh vendimi merret pa kërkesa tjera mirëpo ndonjëherë është e nevojshme që të ju marrin në intervistë formale.

Intervista

Nëse ju ftojnë për intervistë të plotë, ju duhet ndoshta të sjellni dokumeta të tjera, siq janë ato në listën më lartë. Këto dokumeta nuk do të ju garantojnë vizën mirëpo mund të ju ndihmojnë.

Pregadituni për intervistë sikurse jeni pregaditur me aplikim të vizës. Jeni të sigurt për arsyet e vizitës tuaj. Jeni të sigurt për shpenimet dhe kush do të paguaj dhe ku do të qëndroni. Jeni të sigurt pse duhet të ktheheni nga Britania e Madhe në fund të vizitës tuaj.

Gjatë intervistës nëse ju duhet përkthyes ata do të ju gjejnë një përkthyes nëse ju nevojitet. Ju përgjigjeni të gjitha pyetjeve me kujdes dhe sinqeritet. Mos harroni që ata mund të ju pyesin pytje direkte por edhe pyetje personale. Nëse nuk e kuptoni ndonjë pyetje, tregoni dhe pyetni ta përsëritin pyetjen. Nëse nuk e dini përgjegjen të ndonjë pyetje, trego mos u përgjegjni me hamendje. Përgjegjegjjuni pyetjeve me thjeshtësi dhe mos u mundoni të ia qëlloni gjërave që ata dëshirojnë të dëgjojnë. Nëse hutoheni, ndaluni mos u ngutni dhe kur qetësoheni vazhdoni prapë. Ata do të kuptojnë që ju mund të jeni të shqetësuar. Qëndroni të qetë dhe mos harroni që vizat ju jipen shumicës së njerëzve.

Nëse ata mendojnë se ju nuk I plot≠ësoni kërkesat e rregullave të imigrimit (shikoni rregullat 41 të shënuara më lartë) ata do të ju refuzojnë kërkesën për vizë. Oficiali për viza do të ju jap me shkrim arsyet e vendimit. Nëse ju jeni ‘vizitor i familjes’ kështu definohen personat që dëshirojnë të vizitojnë familjen në ligjin e Britanisë së Madhe, ata poashtu duhet të ju japin një formular për apelim dhe disa shënime se si mund ta plotësoni formularin.

Ju poashtu mund të merrni udhëzime, këshilla dhe informata për viza në qendrën Coventry Law Centre.

Qendra ligjore ofron këshilla dhe reprezentime falas.

Apelet

Qendra ligjore ju këshillon se si të pregaditeni dhe ta bëni apelin dhe mund të ju reprezentoj gjatë reprezentimit të rastit. Ju mund ta kontaktoni Coventry Law Centre në telefon në linjen telefonike pa pagesë çdo të Marte dhe të enjte ne mes orës 10 dhe 12. Numri i telefonit është 02476253168.

The Coventry Law Centre

The Bridge

Broadgate

Coventry

CV1 1NG

Telefoni 024 76223053

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Britani të Madhe.

This document was provided by Coventry law Centre, www.covlaw.org.uk