Çka duhet të bëni nëse dëshironi të punoni në Britani të Madhe?
What if I want to work in the UK?
Nëse ju dëshironi të qëndroni në Britani të Madhe të punësoheni, zakonisht ju nevojitet leja e punës. Nëse një kompani dëshiron të ju punësoj atehere kompania duhet ta bëjë kërkesen për leje të punës, jo ju.
Nën programin për punësim të imigrantëve me kualifikime të larta (Highly Skilled Migrant Programme), ministria e punëve të brendshme (Home Ofiice) i lejon ata persona me shkathtësi apo kualifikime të vijnë në Britani të Madhe edhepse nuk kanë punë të caktuar para se të vijnë në Britani të Madhe.
Të shumtën e rasteve të afërmit, si bashkëshoti, bashkëshortja apo partnerët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeqare të varur nga ju mund të vijnë me ju në Britani të madhe. Mirëpo kjo aplikohet vetëm nëse ju mund të i përkrahni ata në mënyrë financiare pa kërkuar ndihmë financiare nga shteti. Poashtu mund të ketë kufizime nëse dëshironi ta sjellni familjen me ju nëse vini në Britani të Madhe të punoni përkohësisht, kjo përfshin këto punësime:
- Si punëtorë gjatë pushimeve
- Punë sezonale bujqësore (për shembull mbledhje të pemëve); apo
- Skema të bazuara nga sektorët të cilat i lejojnë njerëzit të punojnë në industri të posaqme.
Rregullat e imigrimit poashtu informojnë se a keni të drejtë të i ndryshoni kategoritë e punësimit prej njërës në tjetrën gjatë qëndrimit në Britani të Madhe. Disa shembuj për këto situata:
- Nëse keni ardh në Britani të madhe si vizitor ju nuk të keni të drejtë të qëndroni si student, por ju mund ta lëshoni shtetin dhe të aplikoni nga shteti juaj.
- Nëse dëshironi të punësoheni këtu apo të ia filloni ndonjë biznesi apo të i bashkangjiteni ndonjë biznesi zakonisht ju duhet të aplikoni nga shteti juaj përveq nëse jeni student duke kryer fakultet, apo jeni duke studjuar për doktor, dentist apo infermiere, apo jeni duke punuar gjate pushimeve. Rregulla speciale aplikohen nëse keni kryer fakultet në Britani të Madhe me drejtim shkencor apo maqineri, nëse ju kryeni magjistraturë apo doktoraturë në Angli apo diplom fakulteti në Skotland.
- Nëse keni ardh në Britani të Madhe si vizitor dhe pastaj martoheni me dikend që jeton në Britani të Madhe me leje të përhershme, zakonisht ju duhet të aplikoni nga shteti juaj për leje punësimi apo të qëndroni këtu pëherë.
- Nëse dëshironi të martoheni apo të bëni partnerësi civile (partnersia civile ndodh me dy persona të gjinisë së njejtë) ju duhet sëpari ta kërkoni lejen nga ministria e punëve të brendshme. Pa këtë leje ju nuk mund të martoheni.
Nëse ju nuk i plotësoni këto kushte ju prapëseprap mund ta bëni kërkesën që ministria e punëve të brendshme ta shqyrtojë rastin tuaj mirëpo nëse nuk ju lejohet qëndrimi atëhere nuk keni drejtë për apelim të vendimit.
Community Legal Service Direct
0845 345 4345
This document was provided by Community Legal Service Direct, June 2006, www.clsdirect.org.uk