Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Kërkesa për azil
Claiming Asylum

Të drejtat tuaja nëse jeni refugjate

Kërkesa për azil në Britani të Madhe mund të shqyrtohet në disa mënyra.

Kjo fletushkë ju spjegon gjërat më me rëndsi të cilat azil kërkuesit duhet t’i dinë. Çka ndodh me rastin tuaj varet nga rrethanat tuaja dhe cilat procedura autoritetet e Britanisë së Madhe i përdorin. Ju duhet të konsultoheni sa më shpejt me ekspertët në këtë lami për rastin tuaj.

  • Kush kualifikohet për azil?
  • Si bëhet kërkesa për azil?
  • Çka ndodh pasi që ta bëjë kërkesën?
  • Me çka mund të jetojë derisa jam duke pritur?
  • Cilat janë të drejtat e mia derisa jam duke pritur?
  • Ku mund të gjejë ndihmë për kërkesën time?
  • Çka do të jetë rezultati i kërkesës time?
  • Çka të bëjë nëse kërkesa ime refuzohet?
  • Çka ndodh nëse apelimi dështon?

Kjo fletushkë i përshkruan të drejtat tuaja ligjore. Kjo fletushkë nuk i përmban të gjitha udhëzimet e ligjit dhe nuk është udhëzues për raste specifike.

Kush kualifikohet për azil?

Kulifikimi për azil varet nëse ju jeni refugjat, sipas përshkrimit në Konventen e Refugjatëve të vitit 1951 nga Kombet e Bashkuara. Aty thotë se refugjatë është ai person që gjindet jashtë shtetit të tyre per shkat të frikës nga persekutimi për shkak të:

  • racës
  • religjionit
  • nacionalitetit
  • anëtarë të një grupi të posaqëm shoqëror; apo
  • idejave politike

Refugjati duhet të vëtetoj se është në rrezik të vërtet dhe kanë nevojë për mbrojtje internacionale për njëren nga shkaqet e lartë përmendura. Shpesh kjo është mjaft vështirë, dhe gati në të gjitha kërkesat për azil ndodh që mund të ketë probleme ligjore. Është e domosdoshme të kërkoni ndihmë nga specialistët për imigracion.

Konventa e Refugjatëve thotë se ju nuk mund të ktheheni në shtetin ku jeni të rrezikuar nga persekutimi. Kjo do të thotë se autoritetet e Britanisë së Madhe nuk mund të ju kthejnë në shtetin tuaj deri sa të vërtetojnë se siguria e juaj nuk është e rrezikuar. Ju mund të qëndroni në shtet derisa merret vendimi për rastin tuaj nga autoritetet e imigracionit (Ministria e punëve të brendshme (Home Office), që është pjesë e autoriteteve Britanike).

Megjithatë, kjo rregull aplikohet vetëm nëse është në pyetje kthimi në shtetin ku ju jeni të rrezikuar, kështu që ju mund të ju kthejnë në një shtet tjetër që është i sigurt pa e shqyrtuar kërkesën tuaj.

Të shumtën e rasteve ju mund të qëndroni në shtet derisa shqyrtohet ankesa kundër vendimit për refuzim të azilit por kjo varet nga arsyet e kërkesës tuaj dhe nga cili shtet vini.

Ministria e punëve të brendshme (Home Office) mund ta refuzojë kërkesën tuaj për disa arsye. Për shembull, nëse ju jeni në rrezik vetëm në disa pjesë të shtetit tuaj, kërkesa juaj mund të refuzohet sepse ju mund të ktheheni në shtet e të vazhdoni të jetoni në një pjesë tjetër të shtetit tuaj.

Azili është për të ju mbrojtur nga rreziqet e mundshme në të ardhmen, jo vetëm nga ato që kanë ndodhur në të kaluarën. Kështu që ministria e punëve të brendshme mund të ju refuzojë kërkesën tuaj nëse besohet se situata në shtetin tuaj ka ndryshuar dhe ju nuk gjendeni në rrezik.

Shpesh është shumë vështirë për të vërtetuar se ju jeni në rrezik. Ju duhet të vërtetoni se persekutimi mund të jetë shumë e mundshme.

Cilët njerëz nuk mbulohen nga konventa

Konventa thotë se disa njerëz nuk duhet të kualifikohen për azil. Kjo përfshin njerëzit që kanë marrë pjesë në ndonjë aktivitet kriminal seroioz, apo të cilët janë përgjegjës për dhunën e të drejtave të njeriut.

Në ligjet e imigracionit ekzistojnë ‘nenet ndaluese’ të cilat thojnë ju mund ta humbni statusin tuaj më vonë, nëse për shembull:

  • rrethanat në shtetin tuaj përmiresohen para se ministria vendos për rastin tuaj; apo
  • nëse ju ktheheni në shtetin tuaj pasi që pranoheni si refugjatë në këtë shtet.

Nëse kjo ndodh kjo mund të thotë se ju më nuk jeni refugjatë mirëpo ndoshta nuk është e nevojshme ta lëshoni shtetin.

Rastet speciale

Disa lloje të kërkesave janë më të komplikuara nga të tjerat. Procedurat ligjore mund të jenë më të vështira për kërkesë të azilit kur:

  • kërkesa juaj për azil bëhet nga frika e persekutimit nga dikush tjetër që nuk ka lidhje me forcat e shtetit (policia, ushtria).
  • ju keni ikur nga lufta civile
  • në shumë raste kërkesa për azil nga frika e persekutimit sepse jeni anëtar i një grupi të posaqëm social.

Nëse ju keni bërë kërkesë nga njëra prej këtyre kategorive më lartë, ju duhet të kërkoni këshilla nga ekspertët.

Kërkesat në bazë të drejtave të njeriut

Është poashtu e mundshme të kërkoni azil të bazuar direkt nga Neni 3 i konvententes evropiane për të drejtat e njeriut. Ky ligj i ndalon torturat, trajtimet jonjerëzore apo degraduese. Autoritetet Britanike e thejnë ligjin e të drejtave të njeriut nëse ju kthejnë në një shtet ku mund të përballoheni me kësi lloj rreziku.

Për dallim nga kërkesat nën konventën e refugjatëve, nëse bëni kërkesë nën nenin 3 ju nuk keni nevojë të vërtetoni arsyet të trajtimit jonjerëzor, apo të vërtetoni se kush ka faj për kësilloj trajtimi. Mirëpo nëse mund ta vërtetoni rrezikun e trajtimit tuaj që ndalohet nga Neni 3, autoritetet Britanike duhet të ju lejojnë të qendroni në shtet, dhe zakonisht të ju lejojnë statusin që quhet ‘mbrojtje humanitariane’.

Ju poashtu mund të bëni kërkesë që largimi juaj nga Britania Madhe i shkel të drejtat tjera njerëzore siq janë e drejta e respektit për familjen tuaj apo jetës tuaj private. Shpesh për ta fituar rastin në këto situata është vështirë. Nëse ju dëshironi ta bëni kësilloj kërkese, ju duhet të bisedoni me reprezentuesit tuaj ligjor sa më shpejtë.

Si të aplikoj për azil?

Ju mund ta bëni kërkesen në këto mënyra:

  • te oficerët e immigrimit në aeroport apo port detar kur arrini më së pari në shtet; apo
  • Në ministrinë e punëve të brendshme (Home Office) në departamentin për azil, që gjindet në Krojdon (Croydon) apo Liverpul (Liverpool) nëse jeni duke qëndruar në Britani të Madhe.

Zakonisht ju duhet të aplikoni:

  • kur më së pari arrini në ndonjë port të Britanisë së Madhe; apo
  • nëse jeni vetëm duke qëndruar në shtet në mënyrë ligjore për shembull si student dhe kur arsyet për persekutim në shtetin tuaj më së pari ndodhin.

Shumë njerëz aplikojnë me vonesë që të takohen me familje dhe miqtë, apo për të gjetur advokat. Megjithatë nëse ju nuk aplikoni sa më shpejtë, autoritetet mund të dyshojnë në arsyet tuaj për azil. Por kjo do të thotë që ju mund të keni përkrahje dhe ndihmë vetëm nëse aplikoni sa më shpejtë.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërme

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

The Gender Trust

Për njerëzit me gjini të shëndruar

Telefoni: 0700 0790 347

www.gendertrust.org.uk

Stonewall

Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)

Telefoni: 020 7881 9440

www.stonewall.org.uk

Terrence Higgins Trust

Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida

phone: 0845 1221 200

www.tht.org.uk

Third Age Employment Network

Telefoni: 020 7843 1590

www.taen.org.uk

Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.

Telefononi: 08457 330 360

www.agepositive.gov.uk

Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).

This document was provided by Community Legal Service Direct, April 2006, www.clsdirect.org.uk