Kërkesa për azil: të drejtat tuaja përderisa pritni vendim
Claiming asylum: your right while you are waiting
Me çka të jetoj përderisa jam duke pritur?
Nëse nuk keni të holla ju mund të kërkoni ndihmë financiare përderisa rasti juaj konsiderohet. Ndihmë mund të kërkoni nga shërbimet kombëtare për përkrahje të azilantëve (National Asylum Support Service (NASS). Fëmijët të cilët janë pa prindër apo mbikëqyrës marrin ndihma nga këshilli lokal.
Ministria e punëve të brendshme (Home Office) mund të ju refuzojë ndihma nëse ata mendojnë që ju nuk keni kërkuar azil me kohë. Nëse ju refuzojnë për këtë arsye, ju mund të apeloni këtë vendim, por duhet të kërkoni këshilla sa më shpejtë.
Kërkesa për ndihma
Nëse ju lejohet të kërkoni ndiham, ju duhet ta plotësoni një formular mjaft të gjatë në gjuhën angleze. Ju mund të kërkoni ndihmë për ta plotësuar formularin pa marrë parasysh ku jetoni në Britani të Madhe. Ndihmë mund të kërkoni nga organizatat që shërbejnë me të gjitha lloj ndihma, këto quhen ‘One-stop shop’. Informatat për këto organizata mund të kërkoni nga Ministria e punëve të brendshme kur e merrni formularin apo agjensionet lokale për përkrahje të refugjatëve.
Ju mund të aplikoni për strehim apo ndihma financiare, por mund të aplikoni për të dyjat. Ndihma do të ju jipet vetëm nëse nuk keni të holla. Nëse keni të holla ose NASS mendon që ju mund të keni, ju duhet të jetoni me ato të holla para se të ju japin ndihma.
Nëse ju refuzohet ndihma, apo nëse ndihmat ju ndërprehen para se është marrë vendimi për rastin tuaj, ju mund të apeloni te gjykatësit e pamëvarur për përkrahje të azilantëve. Nëse refuzoheni për ndihma juve do tu jipet formulari për apel. Ju keni të drejtë për ndihmë me këshilla ligjore për tu pregaditur për apel, por ata nuk mund të ju reprezentojnë në gjyq. Ju ndoshta mund të gjeni reprezntues ligjor të tjerë që mund të ju ndihmojnë në gjyq, falas.
Çfarë ndihma mund të merrni
Ndihmat që ju takojnë do të ju japin në bona, të cilat mund ti ndrroni për të holla në post. Por nëse ju apo dikush nga familja juaj ka ndonjë problem mjekësor apo nevoja speciale të cilat kushtojnë shumë shtrenjtë dhe ju nuk keni të holla të paguani, ju mund të bëni kërkesë për këto shpenzime.
Ku do të strehoheni?
Nëse juve ju takojnë ndihmat dhe keni nevojë për strehim, më së pari do të ju strehojnë përkohësisht, zakonisht në ndonjë hotel në Londër apo Kent (Kent gjindet në jug të Londrës). Psë strehimit të përkohshëm juve do të ju dërgojnë në një pjesë tjetër të shtetit, përveq nëse keni arsye të forta për të jetuar në Londër – për shembull nëse keni nevoja speciale sepse keni qenë të torturuar. Poashtu nëse keni të afërm në Londër, por kjo shpesh nuk është arsye e mjaftueshme.
Nëse ju dërgoheni jashtë Londrës, ju nuk mund të keni zgjidhje se ku mund të dërgoheni. Çdo vend që ju dërgojnë do të ketë shërbime të ndryshme për juve dhe që mund të ju japin këshilla dhe ndihmë, dhe duhen të ju informojnë për këto vende.
Nëse ju nuk dëshironi të largoheni nga Londra, juve me siguri do të ju japin ndihma financiare mirëpo jo strehim. Ju duhet të gjeni strehim vetë, për shembull mund të qëndroni me miq.
Kur mund të ju ndërprejnë ndihmat
Ndihmat mund të ju ndërprehen në këto mënyra:
- Juve ju pranohet statusi i refugjatit, jipet mbrojtje humanitariane apo ju japin -------- qëndrim. Brenda 28 ditëve ju duhet të largoheni nga strehimi i përkohshëm dhe duhet të gjeni ndihma dhe përkrahje diku tjetër. Shërbimet e përgjithëshme që quhen ‘one-stop service’ apo agjensionet tjera lokale për këshilla mund të ju ndihmojnë me këtë.
- kërkesa për azil ju refuzohet, por ju keni të drejtë për apelim. Ju vazhdoni të merrni ndihma përderisa merret vendimi i apelit, plus 21 ditë pasë vendimit.
- Ju lagoheni nga strehimi i përkohshëm apo bëni farë dëmtimi në strehimin ku jeni duke jetuar, apo nëse NASS beson që ju keni të holla dhe nuk keni nevojë për ndihmë.
‘Rastet e vështira’
Ndonjherë nuk është e mundshme për ju që të ktheheni në shtetin tuaj edhe pasi që apeli juaj është refuzuar. Kjo mund të ndodh nëse nuk ka flutirime me aeroplan në shtetin ku jetoni dhe ska mënyra tjera për të ju kthyer në shtet, apo nëse lufta ndodh në shtet dhe ministria e punëve të brendshme mendon që nuk mund të ju kthejnë tani për tani. Nëse kjo ndodh ju do të lejoheni të qëndroni, por përshkak që rasti juaj ka përfunduar ju nuk mund të kërkoni ndihma. Ju mund të bëni kërkesë për ‘---------, nga NASS. Ndoshta mund të kërkohet nga ju që të punoni diçka në komunitet në mënyrë që të merrni ndihma.
Nëse ju keni fëmijë ju mund të kërkoni ndihmë nga këshilli lokal. Mirëpo këto ndihma mund të ju ndërprehen nëse ministria e punëve të brendshme mendon që ju nuk po i japni ndihmë atyre për të ju kthyer në shtetin tuaj, për shembull nëse nuk e bëni kërkesen për pasaport nga ambasada juaj. Përndryshe ndihma mund të ju jipet vetëm nëse keni nevoja speciale mjekësore – nëse ju keni nevojë për ndihma speciale mjekësore, këshilli lokal mund të ju ndihmojë me këto shpenzime.
Çfarë të drejta kam përderisa jam duke pritur për vendim?
Shumica e azilatëve që aplikojnë menjëherë pasi që hyjnë në shtet, nuk paraburgosen por ju jipet hyrje e përkohshme. Nëse juve ju lejohet hyrja e përkohshme ju duhet të:
- lajmroheni te autoritet e imigrimit në datë dhe kohën që ju caktojnë
- duhet të jetoni në banesë të posaqme; dhe
- nuk duhet të punoni
Ju poashtu duhet të lajmroheni rregullisht në zyret e autoriteteve të imigrimit për tu nënshkruar apo duhet të pranoni të vëjnë një pajisje elektronike. Pajisja elektronike është një lloj aparati që lejon ministrinë e punësve të brendshme të ju ------ që ju jeni duke qëndruar në vendin e posaqëm.
Nëse ju i theni rregullat për leje qendrimi të përkohshëm, ata mund të ju paraburgosin. Dhe nëse nuk lajmroheni kur ata ju kanë caktuar ju do të trajtoheni si paligjor. Nëse ju largoheni nga banesa juaj të banoni diku tjetrë ju duhet ti lajmroni autoritetet e imigrimit menjëherë edhe nëse autoritetet tjera ju largojnë.
Ministria e punëve të brendshme do të ju caktojë një takim për intervistë, dhe do të ju lajmrojë për këtë me letër të dërguar në adresën tuaj. Nëse ju nuk shkoni në atë intervistë ata do të ju refuzojnë kërkesën për -----------------. Ju mund ta humbni të drejtën për apel nëse ju nuk e keni marrë letrën nga ministria e punëve të brendshme dhe ju e humbni kohën e kufizuar për shkak të kësaj.
Nëse nuk ju lejohet qëndrimi i përkohshëm
Nëse juve nuk ju lejohet qëndrimi i përkohshëm, ju do të paraburgoseni, por ju mund të bëni kërkesë për lirim pasë 7 ditëve. Kjo do të thotë që ju mund të liroheni nga qendra e paraburgimit përderisa ju paguani një shumë të hollash të caktuar gjyqit, nëse i thyeni kushtet e lirimit. Zakonisht ndihmon nëse keni të njofshëm në Britani të Madhe që mund të garantojnë për ty se ju do ti mbani rregullat e lirimit.
Të njofshmit që garantojnë për ty quhen në Britani të Madhe si ‘sureties’ --------- ata duhen të premtojnë që do ti paguajnë të hollat nëse ju nuk lajmroheni kur ju kanë caktuar. Nëse doni të dini më shumë për këtë ju duhet ta kërkoni fletushkën me këshilla për njerëzit që paraburgosen që quhet ‘Challenging Legal Detention’. Ju mund ta merrni këtë fletushkë nga:
- grupi i vullnetarve që i vizitojnë njerëzit që janë në paraburgim, ata mund të ju ndihmojnë të ju vejnë në kontakt me shërbime të ndryshme jashtë qendrës së paraburgimit. apo
- nga Lirimi i të paraburgosurve të imigrimit (organizatë joqeveritare)
Mund të ketë kushte të tjera për lirim nga paraburgimi, të njejta me ato për hyrje të përkohshme. Ju ndoshta duhet të lajmroheni rregullisht në stacionin e policisë për tu nënshkruar. Nëse ju nuk i përmbaheni këtyre rregullave do të thoni që ju jeni duke e thyer ligjin dhe grantuesit tuaj mund të i humbin të hollat që i kanë jap për lirimin tuaj.
Shpenzimet për kërkesë të lirimit, nëse ju kualifikoheni do të paguhet nga shteti. Ju duhet ta pyetni advokatin tuaj për të aplikuar për shpenzimet ligjore.
Ju nuk keni të drejtë të punoni përderisa ju jeni azil kërkues. Megjithatë nëse ministria e punëve të brendshme e vanon vendimin për rastin tuaj për më shumë se 12 muaj, atëherë ju mund të bëni kërkesë për leje të punës.
Të drejtat tjera
Si azil kërkues ju keni të drejtë për mjekime falas, ju mund të regjistroheni me mjek lokal për kujdes shëndetsor dhe nuk keni nevojë të paguani. Në shumë vende ju mund të shkoni në kurs për ta mësuar gjuhën angleze, falas. Ju mund të shkoni në disa kurse tjera.
Përveq ndihmave tuaja për azil, të holla të tjera ka shumë pak, por disa shpenzime për udhëtime mund të ju paguhen. Udhëtimet që ju paguhen janë si për shembull udhëtimet për intervistë në Ministrinë e punëve të brendshme apo në gjyq për apel. Ju duhet të kërkoni ndihmë me shpenzime për udhëtimet që duhet ti bëni në stacion të policisë apo në zyret e imigrimit. Në mënyrë që ti merrni të hollat për këto shpenzime ju duhet ta lajmroni NASS, 5-6 ditë para datës së takimit. Shenzimet për udhëtim poashtu do të ju paguhen nëse juve ju dërgojnë në ndonjë pjesë tjetër të Britanisë së Madhe. Shërbimet që quhet ‘one-stop shop’ mund të ju ndihmojnë me këto.
Nëse ju keni të drejtë për shpenzimet e advokatit, ju mund ti kërkoni të hollat për udhëtimet për takim me advokatin.
Ku mund të gjejë ndihmë për kërkesën time për azil
Nëse ju nuk keni mjaft të holla për ti paguar advokatët, ju mund të gjeni agjensione që japin këshilla specialiste falas. Kjo është e mundshme nga advokatët dhe organizatat joqeveritare të cilat kanë kontratë me Komisionin për shërbime ligjore (Legal Service Commision). Dy organizata të tjera të mëdhaja që japin këshilla janë Refugee Legal Service dhe Immigration Advisory Service.
Poashtu shërbime falas mund të jipen nga organizata tjera dhe disa agjensione lokale posaqërisht nga qendrat ligjore. Shërbimet e përgjithshme ‘one-stop shop’ apo Citizen Advice Bureau mund të ju ndihmon ti gjeni këto organizata, por ju ndoshta nuk mund të gjeni këshilltar ligjor menjëherë.
Nëse ju paraburgoseni ju nuk mund të shkoni në këto organizata, por ju mund ti telefononi apo ndonjë anëtar nga grupi i vizitorëve mund të ju ndihmojë ti kontaktoni këto organizata. Grupi i vizitorëve, është një grup vullnetarësh që i vizitojnë njerëzit që janë të paraburgosur. Këta mund të ju vejnë në kontakt me shërbime apo organizata jashtë qendrës së mparaburgimit.
Këshilltari juaj duhet të ju tregojë me shkrim:
- çfarë shërbime mund të merrni
- ku mund të ankoheni nëse keni ndonjë brengë përreth shërbimeve për këshilla apo këshilltar.
- a duhet të bëni ndonjë pagesë, dhe si kanë ardh në përfundim për këtë pagesë; dhe
- si ti kontaktoni shërbimet për këshilla kur keni nevojë.
Është kundërligjore për organizatat ligjore të ofrojnë këshilla apo ndihmë me rastet e azilantëve përveq nëse janë advokat apo të regjistruar me zyren e komisionit për shërbime të imigrimit (Office of the Immigration Service Commissioner). Çdokush që ofron këshilla dhe ju kërkon të holla, ata duhen të ju tregojnë që ju mund të kërkoni këshilla falas diku tjetër.
Përkthyesit
Autoritetet e imigrimit duhet të kenë në dispozicion një përkthyes për intervistë. Poashtu advokati juaj duhet të ketë përkthyes kur takoheni me ata. Nëse ju nuk e kuptoni përkthyesin ju duhet të tregoni menjherë. Është vështirë për ti përmisuar gabimet ma vonë. Mos harroni përkthyesit janë aty për të ju ndihmuar të komunikoni dhe ata duhet të përkthejnë ata çka e keni thënë, ata nuk duhet të ju japin këshilla apo të përgjigjen në vend tuaj. Juve poashtu ju këshillohet që mos ti përdorni si përkthyes anëtarët tuaj të familjes apo miqtë.
Ndihmë të mëtutjeshe
Community Legal Service Direct
Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.
Telefononi 0845 345 4 345
Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.
Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.
Komisioni për të drejtat e barabarta
Telefoni: 08456 015 901
Advisory Centre for Education (ACE)
Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla
Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00
Telefoni: 0808 800 5793
The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)
Për të gjetur qendrën më të afërme
Telefononi: 08457 474747
Age Concern
Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe
Telefoni: 0800 00 99 66
Employment Tribunal Service
Shërbimet për tribunalin e punësimit
08457 95 9775
www.employmenttribunals.gov.uk
The Gender Trust
Për njerëzit me gjini të shëndruar
Telefoni: 0700 0790 347
Stonewall
Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)
Telefoni: 020 7881 9440
Terrence Higgins Trust
Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida
phone: 0845 1221 200
Third Age Employment Network
Telefoni: 020 7843 1590
Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.
Telefononi: 08457 330 360
www.agepositive.gov.uk
Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).
This document was provided by Community Legal Service Direct, April 2006, www.clsdirect.org.uk