Diskriminimi në bazë të fesë apo besimeve (në vendin e punës)
DISCRIMINATION ON GROUNDS OF RELIGION OR BELIEF
Që nga 2 dhjetori i vitit 2003 është kunderligjore të diskriminosh dikend në vend të punës në bazë të fesë apo besimeve tjera. Feja ose besimet definohen nga ligji si çdo fe, besim fetar ose besime të njejta filozofike. Ky definim i gjërë do të thotë se përveç që i përfshin të gjitha religjionet kryesore, poashtu përfshin edhe fetë më pak të njohura që besohen nga një grup i vogël dhe besimet siq janë humanizmi, po mund të përfshijë edhe pacifizmin dhe vegjetarianizmin. Nuk i përfshin opinionet politike përveç nëse besimet politike rrjedhin nga besimet fetare. P.sh. një anëtar i partisë konservative zakonisht nuk mbulohet nën këtë definim mirëpo një anëtar i partisë së gjelbërt mund të hyjë nën këtë definim.
Diskriminimi direkt
Diskriminimi direkt ndodh kur një punëtor apo aplikues për një vend pune preferohet më pak sepse ata besojnë apo janë të perceptuar se besojnë, ose nuk besojnë në një fe ose besim të posaqëm. Kështu që, nëse personi nuk punësohet, apo përjashtohet nga vendi punës, apo atyre nuk ju ofrohet trajnim ose ngritje në pozitë, apo ju jipen kushte dhe kondita të punësimit më pak të favorshme, apo ju mohohen përfitime të tjera pikërisht përshkak që besojnë apo nuk besojnë në ndonjë fe ose besim fetar. Këto të gjitha përfshihen nën diskriminim direkt.
Në disa rrethana të kufizuara kur në një vend të punës duhet të punësohet një person të një feje ose besimi fetar të përcaktuar kjo quhet Kërkesë për Punësim të Përcaktuar (Genuine Occupational Requirement). Megjithatë, kërkesat e posaqme të organizatave mund të kundershtohen nga individët, kështu që organizata e ka për detyrë për të jap dëshmi për vleshmërinë e këkesave të tyre të posaqme. Punëdhënësit duhen të jenë shumë të kujdeshëm kur sygjerojnë që në vend të punës kërkohet Kërkesë për Punësim të Përcaktuar.
Diskriminim indirekt
Diskriminimi indirekt ndodh kur një kompani apo organizatë paraqet një kusht, kriterie ose praktikim e cila i përfshin të gjithë personat nga një fe tjetër ose besim fetar, një pozitë jo të dobishme në krahasim me personat e tjerë të një feje ose besimi fetar, dhe e cila nuk mund të paraqitet si e arsytim me qëllim ligjor. Poashtu, punëdhënësi nuk mund të arsyetojë kriteriet e tyre dhe praktikat në vend të punës janë të përshtatshme për të arritur cak ligjor. Për shembull disa fetar të një feje të posaqme besojnë se flokët duhet të mbulohen ose mos të mbulohen. Një organizatë mund të ketë rregulla të posaqme për këtë, megjithëatë, mund të jetë e pranueshme për shembull nëse kjo organizatë merret me pregaditje të ushqimeve.
Ngacmimi
Ngacmimi përfshin çdo lloj sjellje që e ulë dinjitetin e individit dhe është fyese, trishtuese apo shqetësuese. Kjo mund të përfshin ngacmim me qëllim dhe është e qartë por që mund të jetë më delikate si për shembull thirrja me pseudonime, ngacmime apo thirrja me emra të papëlqyeshëm. Kësilloj sjellje mund të shkaktojë shqetësim të madh në individ, kështu që punëdhënësi e ka për obligim të hulumtoj dhe trajtoj pohimet e ngacmimeve në mënyrë serioze.
Përndjekja
Përndjekja ndodh kur një individ ka dështuar përshkak se personi ka bërë ankesë, dëshiron të bëjë ankesë apo personi që i ndihmon individit që ka bërë ankesë në sindikat.
Përgjegjësia
Punëdhënësi duhet të jetë përgjegjës per veprimet e punëtorve, apo personat që janë neutral nëse janë në pozitë ta kontrollojnë situatën apo të ndermjetsojnë. Nëse ata nuk ndërmarrin masa të duhura ju keni të drejtë të bëni ankesë kundër tyre.
Zbatimi i ligjit
Mënyra e ligjit kundër diskriminimit në baza të besimit fetar zbatohet nga ankesat e bëra në sindikatin e punësimit. Megjithatë para se të bëhet ankesa në sindikat këshillohet që së pari t’i përcjellni procedurat e brendshme të ankesave. Ankesa në sindikat duhet të bëhet brenda 3 muajve nga ankesa e parë apo brenda 3 muajve nga ankesa e fundit nëse ka ndodh më shumë se një herë.
Është e vlefshme që të kërkoni këshilla ligjore që nga fillimi kur vendosni të ankoheni për të kuptuar a keni rast ligjor dhe sa serioz është rasti juaj.
This documents was provided by Coventry law Centre, February 2004, www.covlaw.org.uk