Ligji i të drejtave të njeriut
The Human Rights Act
Ligji i të drejtave të njeriut i vitit 1998, është ligj me rëndsi dhe i zgjeruar që ndikon në shumë pjesë të jetës sonë. Kjo fletushkë ju spjegon ligjin ma zgjanimisht dhe si aplikohet.
Ku ka filluar ligji i të drejtave të njeriut?
Rrënja e ligjit të drejtave të njeriut gjindet që nga lufta e dytë botërore. Pas luftës është shkruar konventa evropiane për të drejtat e njeriut (kjo shpesh quhet ‘konventa’) kjo i përshkruan të drejtat elementare të njeriut. Në vitin 2000 ligji për të drejtat e njeriut, kjo konveta është bërë pjesë e ligjit Britanik.
Të drejtat në këtë konvent janë të përshkruara në artikuj të veqantë. Qysh se është shkruar konventa protokole të reja janë shtuar. Shumica e këtyre protokoleve merren me proceduren e konventes, por disa nga këto janë të drejta të reja që janë shtuar në konvent.
Gjyqi evropian i të drejtave të njeriut në Strasburg është vendosur për ti konsideruar rastet nga njerëzit të cilëve të drejtat e tyre nën konvetë janë thyer. Në shumë raste ky gjyq ka vendosur që autoritet Britanike e ka thyer konventen. Këto raste kanë prier ndryshime me rëndsi të ligjit në këtë shtet.
Për ta quar rastin në gjyqin e Strasburgit zgjat shumë kohë. Gati në të gjitha rastet ju duhet të kërkoni të drejtat në këtë shtet nën ligjin e drejtave të njeriut para se ta dërgoni në Strasburg. Ju mund të dërgoni rastin në Strasburg vetëm nëse rasti juaj nuk ka sukses në këtë shtet nën ligjin për të drejtat e njeriut.
Si vepron ligji për të drejtat e njeriut?
Të gjitha të drejtat dhe protokolet e tyre në konventen e të drejtave të njeriut nuk janë pjesë e ligjit Britanik. Posaqërisht neni 1 dhe 13 dhe disa nga protokolet nuk janë të përfshiera në ligjin për të drejtat e njeriut. Të drejtat të cilat janë bërë pjesë e ligjit Britanik quhen të drejtat e konventes. Disa nga të drejtat nuk janë përfshirë në ligj ndoshta do të përfshihen më vonë. Të drejtat e konventes janë shumë të zgjeruara dhe kanë efekt në shumë pjesë të ligjit. Ligji për të drejta të njeriut thotë që gjyqet sa më shumë që është e mundshme duhen ta interpretojnë dhe aplikojnë ligjin në atë mënyrë që e respekton apo përshtatet me të drejtat e konventes për njerëz.
Ligji për të drejtat e njeriut poashtu thotë që autoritetet publike duhet ti respektojnë të drejtat e njerëzve në konvent. Autoritetet publike janë departamentet shtetërore, policia, komunat lokale dhe agjensioni për ndihma financiare. Disa organizata janë autoritet publik por disa jo. Për shembull një kompani e sigurimit kur punon me shërbime të burgut është autoritet publik por jo kur punon në mënyrë private.
Ndonjëherë të drejtat e njerëzve të ndyshëm hyjnë në mosëpajtim dhe gjyqet duhet ta gjejnë mënyrën në mes të këtyre të drejtave. Për shembull një protestues i të drejtave të kafëshve mund ta përdor nenin 10 për të drejta të lirisë për shprehje dhe nenin 11 për liri të mbledhjeve dhe mund të argumentoj që policia duhet ti lejoj ata të protestojnë jashtë shtëpisë të ndonjë shkencëtari i cili bënë eksperimente me kafshë. Shkenctari mund ta përdor të drejtën për respekt për jeten e tyre private dhe shtëpinë e tyre dhe ta bindur policinë që ti ndalojnë protestat nën nenin 8.
Çka mund të bëjë nëse mendoj që të drejtat e mija janë thyer?
Nëse mendoni që autoritetet publike i ka thyer të drejtat e juaja nën konventen apo mendoni që do ti thejnë të drejtat tuaja ju mund të kërkoni të drejtat nga gjyqi kundër tyre. Ju duhet të tregoni se si ka pasë ndikim në ju përshkak se çka kanë bërë autoritet publike apo çka do të bëjnë.
Ju mund të bëni kërkesë për procedurë që quhet ‘judical review’ që do të thotë rishikim gjyqësor. Kjo ndodh nëse:
- Ju nuk jeni pajtuar me vendimin e marrë nga autoritetet publike; apo
- Ju doni urdhër nga gjyqi që autoritetet publike të bëjë diçka apo ti ndalojë të bëjnë diçka
Kur ju rishikohet rasti juaj, gjyqëtari do ta shqyrtojë rastin tuaj dhe do të vendos nëse autoritetet publike kanë vepruar në mënyrë joligjore. Ju duhet të ia filloni procedures shpejt brenda tre muajve që nga vendimi i autoriteteve publike apo aksionit që ju nuk pajtoheni. Është me rëndsi që të konsultoheni me advokat dhe diskutoni mundësit për rishikim të rastit dhe a mendoni që ka ndodh thyerje e të drejtave tuaja, sepse kjo mund të jetë mënyrë efektive për ta rishikuar vendimin apo veprimin dhe ju mund të keni më shumë shansë të merrni fond publik për pagesa ligjore për procedurë se për dëmet e kërkeses në veqanti.
Nëse ju vetëm dëshironi kompensim përshkak që të drejtat tuaja nën konventë janë thyer ju mund të bëni kërkesë për dëmet. Ju duhet ta bëni kërkesën për rastin tuaj brenda një viti që nga data kur ju kanë thyer të drejtat.
Gjyqi mund të ju jap kompensim nëse vërtetohet që të drejtat tuaja nën konvent janë thyer. Mirëpo gjyqi mund të vendos që kompensimi nuk ju takon vetëm nëse të drejtat tuaja janë thyer. Kompensimet që njerëzit kanë marrë në të kaluarën për thyerjen e të drejtave të tyre nën konvent kanë qenë mjaft të vogla.
Ju poashtu mund të mbështeteni në të drejtat tuaja të konventes nëse vendosni ta mbroni veteveten në gjyq. Kjo ndodh më shpesh në rastet kriminale por mund të ndodh edhe për shembull nëse ju jeni:
- Banor në strehim nga këshilli dhe këshilli është duke u munduar të ju largojë nga banesa; apo
- Imigrant apo azil kërkues dhe jeni duke pritur deportim nga shteti
Cilat raste nuk i mbulon ky ligj?
Ndonjëhere gjyqi nuk mund të bëjë asgjë për të drejtat tuaja të thyera. Ligji për të drejtat e njeriut nuk i lejon gjyqet që ta anuloj ligjin nga parlamenti. Nëse gjyqi nuk mund ta interpretoj apo aplikon një ligj të posaqëm nga parlamenti duke e respektuar konventen e të drejtave, krejt çka mund të bëjnë është që ta deklarojnë rastin si të papajtueshm. Shteti apo parlamenti atehere duhet të vendos nëse ligji duhet të ndryshojë. Por përderisa kjo nuk ndodh gjyqet duhet ta aplikojnë ligjin ashtu si përshtatet me conventen e të drejtave. Gjyqet nuk mund të ju japin ndonjë kompensim.
Nëse e gjeni vetëveten në kësilloj rasti ju mund të aplikoni për rastin tuaj në gjyqin evropian për të drejtat e njeriut sepse gjyqi në Strasburg mund të ju jap kompensim.
Ligji i të drejtave të njeriut i lejon njerëzit që ta sjellin rastin e tyre kundër organizatave siq janë ato nga autoritetet publike. Për shembull një person që është i punësuar në këshillin lokal mund ta dërgoj rastin e tyre kundër punësuesit mirëpo personi që është i punësuar për një kompani private nuk ka të drejtë.
Mirëpo ligji mund të ketë efekt në rastet në mes individëve dhe organizatave private. Kjo ndodh sepse mënyra se si gjyqi i interpreton dhe zhvillon ligjin egzistues. Gjyqet janë duke e përdor nenin 8 të konventes që është për të drejtë respekti për jetë private dhe familjare për të zhvilluar një ligj për drejtë jetë private që ka ndikim për individ dhe organizata private poashtu edhe autoritetet publike.
This document was provided by Community Legal Service Direct, September 2006, www.clsdirect.org.uk