Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Nenet e ligjit për të drejtat e njeriut
The Articles of the Human Rights Act

Nenet e ligjit në hollësi

Këtu e spjegojmë domethënien çdo neni. Ne poashtu do të japim shembuj se si janë përdor në të kaluarën apo si mund të përdoren nën ligjin e të drejtave të njeriut. Por mos harroni këto janë vetëm shembuj dhe ligji i konventes mund të përdoret edhe në mënyra të tjera.

Neni 2: E drejta për jetë

Kjo do të thotë që shteti dhe autoritetet publike duhet ta mbrojnë të drejtën për jetesë. Kjo mund të thotë që policia duhet ta mbrojë dikend nëse jeta e tyre është në rrezik. Poashtu mund të përdoret në raste kur një pacient ka nevojë për tretman që ia shpëton jetën. Ky nen thotë që janë tri situata kur shteti apo autoritetet publike mund ta justifikojnë nëse ja marrin jeten dikujt. Këto situata janë:

  • ata e mbrojnë dikend nga dhuna joligjore
  • ata janë duke u munduar ta arrestojnë dikend apo ndalojnë një person që mundohet të ik nga burgu; apo
  • ata janë duke u munduar ta ndalojnë një demonstratë të dhunshme

Nëse dikush vdes në këto raste, shteti apo autoritetet publike (zakonisht policia) duhet të vërtetojnë se ata nuk kanë përdor më shumë forcë se ka qenë e nevojshme. Ata duhet ta vërtetojnë këtë përndryshe ata e kanë shkel ligjin nën nenin 2 të ligjit të drejtave të njeriut.

Neni 2 thotë që duhet të bëhen hetime të duhura kur policia apo ushtria e mbysin dikend apo kur dikush vdes në gjatë arrestimit apo kur dikush vdes përshkak të pakujdesjes nga autoritetet publike. Kur ndodh kjo fillojnë hetimet por ndonjherë shteti, policia apo ushtria duhet të mbajnë hetim publik. Nën nenin 2, familja e personit të vdekur duhet të merr ndihmë financiare ligjore në mënyrë që të marin pjesë plotësisht në hetime.

Dy situata të posaqme ku neni 2 nuk i mbulon janë:

  • nuk mund të përdoret për ta ndaluar një femër ta abortoj foshnjën
  • nuk i lejon njerëzit të i ndihmojnë të vdes një personi që vuan nga një sëmundje vdekjepruese

Neni 3: Ndalim i torturave

Ky nen thotë që askush nuk duhet të torturohet, poashtu ndalon denimin apo ti trajtoj njerëzit në mënyrë jo njerëzore apo degraduese. Gjyqi evropian i të drejtave të njeriut thotë që trajtimi degredus apo jo njerëzot duhet të jetë shumë serioz për ta thyer nenin 3, apo duhet të jetë teper poshtërues. Ky nen i parandalon njerëzit që të dëbohen nga shteti kur është mundësia që ata do të torturohen apo që do të ballafaqohen me denim kriminal në shtetin ku ata mund të denohen me vdekje. Ky nen poashtu është përdor:

  • në raste kur shërbimet e socialit kanë dështuar ta mbërrojnë një fëmijë nga dhuna serioze; dhe
  • për të u përpjekur me bind shtetin që mos ti ndalojnë ndihmat financiare për azil kërkuesit sepse kjo i len ata në varfëri.

Të burgosurit apo pacientët në spital mund ta përdorin nenin 3 nëse ata trajtohen në mënyrë shumë të keqe apo nëse kushtet në burg apo spital janë shumë të këqija.

Neni 4: Ndalesa e robëve dhe punësim i dhunshëm

Ky nen e ndalon robërinë; kjo do të thotë kur një person e mban në pronësi një person tjetër apo nëse dikush detyrohet të punoj një punë pa dëshirën e tyre.

Megjithatë neni skjaron që kjo nuk e përfshin punësimin përderisa janë në burg apo ndonjë punësim tjetër vullnetar.

Neni 5: E drejta për liri dhe sigurim

Ky nen i kufizon rrethanat në të cilat dikush është arrestuar. Kjo mbulon:

  • periudhat e gjata – për shembull nëse ju jeni në burg apo ju jeni të detyruar të qëndroni si pacient në spital psikiatrik
  • periudha të shkurta – për shembull nëse jeni burgosur

Në këtë nen skjarohet si dhe kur munden njerëzit të arrestohen. Poashtu thotë që njerëzit mund të arrestohen vetëm nëse:

  • nëse ata janë akuzuar për ndonjë veprim të paligjëshëm dhe janë denuar me burg.
  • Nëse nuk e kanë respektuar urdhërin gjyqësor për të bërë diçka që ligji ka kërkuar nga ata si për shembull nuk kanë paguar ndonjë denim apo pagesat e fëmijëve
  • Kanë arsye të nevojshme të besojnë që ju keni bërë ndonjë krim apo për ti ndaluar ata të bëjnë ndonjë krim apo për ti ndaluar ata të ikin pasi që kanë bërë ndonjë krim
  • Nëse ata kanë sëmundje mentale, janë alkoholiqar apo marrin drogë apo nuk kanë vend strehimi apo nëse është e nevojshme të i burgosin nëse ata kanë sëmundje infektive dhe mos të lejojnë përhapje të sëmundjes; apo
  • Të i ndalojnë ata të hyjnë në shtet në mënyrë joligjore; apo
  • Për ti larguar nga shteti apo nëse ata kanë bërë vepër të paligjëshme në një shtet tjetër dhe janë duke qëndruar në këtë shtet kështu që duhen të kthehen në shtetin ku kanë bërë veprm të paligjshëm

Njerëzit nën moshën 18 vjeqare poashtu mund të arrestohen për të vazhduar shkollimin apo për ti dërguar në gjyq.

Megjithatë ligji anglez dhe i uellshit nuk lejon disa njerëz të arrestohen si për shembull personat që janë të mvarur nga droga.

Neni 5 poashtu ju jap të drejtë njerëzve që janë arrestuar:

  • Të ju tregojnë që ata janë arrestuar në gjuhën që ata e kuptojnë
  • Që të dërgohen në gjyq sa më shpejt
  • Të lirohen përkohësisht përderisa procedurat e gjyqit vazhdojnë, ky lirim ndodh vetëm nëse ju pajtoheni të i pranoni kushtet si për shembull të vazhdoni të jetoni në një vend të caktuar. Ky lirim ndodh përveq nëse ka arsye të duhshme për të ju lejuar
  • Të delni para gjyqit brenda një kohe të arsyetushme
  • Të i sfidoni procedurat e gjyqit për arrestim nëse mendoni që arrestimi është joligjor; dhe
  • Të kërkoni kompensim nëse mendoni që ju jeni arrestuar në mënyrë joligjore

Neni 5 poashtu ju ju jap njerëzve që janë arrestuar të drejtën ta përsërisin gjyqin apo tribunalin për arsyet e arrestimit të tyre herë pasë here. Kjo përfshin pacientët e detyrueshëm në spital psikiatrik dhe të burgosurit që janë të burgosur përjetë atëhere kur ata e kanë kompletuar një pjesë të burgimit, periudhën minimale që ata duhet ta bëjnë në burg para se të komisioni për lirim me kusht mund të vendos për lirimin e tyre me kushte të posaqme.

Neni 6: E drejta për gjyq të paanëshëm

Ky nen thotë që çdokush ka të drejtë për gjyq të paanëshëm dhe vendos standardet për mënyrat se si gjykimet duhet të bëhen. Ju mund të mendoni që nëse e humbni rastin tuaj por nëse gjyqi nuk i përcjell standardet e duhura kjo do të thotë padrejtësi në nenin 6.

Neni 6 aplikohet në procedurat civile (rastet që përfshin mosëmarrveshjet në mes individëve dhe organizatave) dhe procedurat kriminale (kur dikush gjykohet për veprim të paligjshëm). Standarde të posaqme aplikohen në të dyjat rastet kriminale dhe civile. Këto janë të drejtat për:

  • Gjykatë brenda një kohe të arsyetueshme
  • Me gjyqëtar të pamëvarur
  • Gjykatë publike, mirëpo në disa raste publiku nuk lejohet në gjyq gjatë procedurës
  • Vendimi i gjyqëtarit të deklarohet publikisht
  • Të jenë të dijshëm për arsyet e vendimit të gjyqëtarit.

Në rastet civile, neni 6 poashtu i mbron të drejën për procedurë gjyqësore për ta zgjedh mosmarrëveshjen, mirëpo kjo mëvaret nga lloji i rastit, kjo e drejtë mund të jetë e kufizuar. Në raste të ralla neni 6 mund poashtu ju jap të drejtën për ndihmë financiare për rastin tuaj nëse ju nuk mund ta reprezentoni veteveten apo nuk keni të holla për advokat.

Në disa situata kur personi që nuk është i pamëvarur plotësisht, kjo nuk do të thotë që ata e shkelin nenin 6 për shembull nëse një oficial për strehim e rishkojnë vendimin për pasrehim. Kjo ndodh sepse ju mund të keni të drejtë që të apeloni kundër këtij vendimi në gjyq.

Të drejtat plotësuese për rastet kriminale janë:

  • Të konsideroheni të pafajshëm përderisa vërtetohet që jeni fajtor
  • Të informoheni në faza të hershme për çka po akuzoheni
  • Të mos thuani asgjë – ju nuk mund të detyroheni të ju përgjegjeni pyetjeve që ju bëjnë mirëpo gjyqi kjo mund të përdoret kundër juve kur gjyqi vendos a jeni fajtor apo jo
  • Keni kohë që të pregaditeni për mbrojtjen tuaj
  • Keni ndihmë financiare për advokat nëse ju nuk keni të holla sepse kjo është poashtu në interes të drejtësisë
  • Keni të drejtë të jeni prezent në gjykim
  • Që ta prezentoni rastin tuaj në gjykim
  • Të i bëni pyetje dëshmitarëve kryesor kundër juve dhe të drejtë për dëshmitarë tuaj; dhe
  • Nëse keni nevojë për përkthyes gjyqi duhet të ju sigurojë një përkthyes.

Neni 7: Nuk ka denim pa ligj

Ky nen thotë ju nuk mund të gjykoheni dhe të shpalleni fajtor nëse çka keni bërë nuk është veprim i paligjshëm kriminal kur e keni kryer këtë veprim. Poashtu ju nuk mund të denoheni në atë mënyrë kur ligji për atë veprim nuk ka ekzistuar kur ju e keni kryer veprimin. Parlamenti nuk mund ta prapakthej ligjin për:

  • Shtoj ta zgjas kohën e denimit në burg; apo
  • Prezentoj denim të ri për veprimin e paligjshëm

Neni 7 poashtu thotë që ligji duhet të jetë i qartë për njerëzit që ata të jenë të vetëdijshëm se çka është kunderligjore apo jo.

Neni 8: E drejta për respekt të jetës familjare dhe private

Kjo thotë që duhet të ketë respekt për jetë private dhe familjare në shtëpi dhe gjatë korespondencës.

Nuk egziston definim i plotë se çka përfshin në definimin ‘jetë private’ mirëpo është e njejtë si e drejta për të qenë jashtë syrit të publikut dhe kjo mbulon të drejtën për:

  • Ta jetoni jetën tuaj pa ndonjë ndërhyrje
  • Ta zhvilloni personalitetin tuaj dhe të formoni lidhje dhe shoqëri me njerëz të tjerë
  • Gëzoni seksualitetin tuaj dhe
  • Kontrolloni trupin tuaj.

Poashtu mbulon se si njerëzit apo organizatat i mbajnë informatat të lidhura me ju.

‘Jetë familjare’ do të thotë lidhja me familjen tuaj të afërm. Kjo përfshin një mashkull dhe femër të cilët nuk janë të martuar mirëpo jetojnë së bashku në një lidhje stabile. Në gjyqin e Strasburgut familjet e gjinisë së njejtë (homoseksuale) ende nuk nihen si familje.

‘Shtëpia juaj’ kjo do të thotë ku ju jetoni. E drejta për respekt për shtëpinë tuaj nuk do të thotë që ju keni të drejtë për shtëpi nëse nuk keni shtëpi apo të ju jipet shtëpi më e mirë.

‘Korespondenca juaj’ do të thotë thirrjet telefonike dhe letrat dhe emailat tuaja. Njerëzit e kanë përdor neni 8 për ta sfiduar policinë apo shërbimet sekrete nëse ata i kanë kontrolluar korespondencën tuaj me email, telefon apo letra.

Neni 8 është e drejtë e kualifikuar. Kjo do të thotë që shteti apo autoritetet publike mund të lejohen të kufizohen apo ndërhyhen me të drejtë në rrethana të posaqme. Shteti apio autoritet publike duhet të tregojnë që kanë egzistuar baza për të drejtë të kufizimit apo ndërhyrjes. Veprimet e tyre duhet të i ndjekin gjashtë qëllimet të shtëruara në nenin 8. Këto qëllime përfshijnë preventimin e krimit dhe të i mbrojnë të drejtat e të tjerëve. Poashtu duhet të vërtetoj që thyerja e të drejtës është e nevojshme dhe e përpjestueshme kjo do të thotë që është bërë për arsye të duhur dhe nuk ka ndodh më gjatë se ka qenë nevoja.

Neni 8 është përdor në shumë raste duke përfshirë:

  • Rastet nga mashkujt homoseksual të cilat kanë kaluar në braktisjen e ligjeve që i ka kufizuar mashkujt homoseksual të kanë marrëdhënie seksuale. Mosha për lejim të marrëdhënieve seksuale për mashkuj homoseksual është tani e njejtë si për të gjithë të tjerët
  • Për një mashkull i cili ka qeë nën kujdes të autoritetit gjatë fëmijërisë dhe ka përdor nenin 8 për dokumentet e tyre gjatë mbikqyrjes tyre nga autoriteti
  • Një polic i cili/a ka pasë rast të sjell rastin e tyre kundër shefit të tyre për ndigjimin e thirrjeve telefonike të tyre.

Neni 9: Liria për mendime ndërgjegje dhe fe

Kjo garanton që ju mund të mendoni çka të doni dhe mund të besoni në çfardo besimi religjioz. Ju nuk mund të detyroheni të vijoni ndonjë fe të posaqme dhe nuk mund të ndaloheni që ta ndrroni fenë tuaj. E drejta për principet e ndërgjejgjes poashtu aplikohet për veganët dhe pacifistët. Neni 9 poashtu i mrron të drejtat që të praktikoni apo shprehni besimin apo fenë tënde.

Neni 9 është e drejtë e kualifikuar kështu që mund të thehet në disa rethana. Kjo do të thotë që shteti apo autoritetet publike mund të lejohen të kufizojnë dhe ndërhyjnë në disa rrethana. Shteti apo autoritetet publike duhet të vërtetojnë që kanë pasur baza të qarta për ndërhyrje apo kufizim. Veprimet e tyre duhet të i përcjellin njërën nga katër synimet e parashtruara në nenin 9 – për shembull në ratse kur duhen të mbrrohen të drejtat e të tjerëve. Poashtu duhet të tregon që ndërhyrjet apo kufizimet janë të domosdoshme dhe të përpjestueshme, që janë për për arsye shumë të duhura dhe nuk kanë zgjat ma shumë se që ka qenë e nevojshme.

Neni 10: E drejta për shprehje

Kjo garanton të drejtën për ti përcjell informatat në njerëz të tjerë dhe për të marrë informata që njerëzit e tjerë dëshirojnë të ju japin. Poashtu garanton të drejtën për të mbajtë dhe shpresh mendimet dhe idejat. Është e njejtë si e drejta nën nenin 9 mirëpo llojet e mendimeve dhe besimeve janë të mbrojtura nën nenin 10 janë të përfshira më zgjanimisht.

Gazetarët dhe njerëzit që botojnë gazeta dhe revista mund ta përdorin neni 10 që të debatojnë që nuk ka nevojë për kufizime se çka ata dëshirojnë të shkruajnë. Artistët dhe shkrimtarët mund ta përdorin këtë nen për ta mbrojtë vetëveten kundër njerëzve të cilët dëshirojnë ti ndalojnë shkrimet e tyre.

Neni 10 është i kualifikuar, kjo do të thotë që shteti apo autoritetet publike mund të lejohen të ndërhyjnë apo kufizojnë me të drejtë në disa rrethana. Shteti apo autoritetet publike duhet të vërtetojnë që kanë egzistuar baza të qarta ligjore për ndërhyrje dhe kufizim. Veprimet e tyreduhet të përcjellin njërën nga tetë synimet e parashtruara në nenin 10, këto përfshijnë:

  • Preventimin e krimit
  • Mbrojtjen e moralit
  • Mbrojtejen e njerëzve të tjerë apo reputacionin; dhe
  • Mbrojtjen e informatave konfidenciale

Poashtu duhet të tregojë që ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe e matur, është bërë për arsye të duhur dhe nuk ka vazhduar më gjatë se që ka qenë e nevojshme.

Neni 11: Liria për bashkëshoqërim dhe mbledhje

Kjo i mbrrron të drejtën për të protestuar duke mbajtur mbledhje apo demostrata. Kjo poashtu thotë që policia mund të veproj nëse është e nevojshm,e për ti mbrojtur njerëzit që ata të mbajnë mbledhje apo demostrata nëse dikush mundohet ti ndalojë ato.

Neni 11 i mbrron të drejtën për të formuar apo bashkangjitur një parti politike apo grupe të tjera dhe të drejtën për ti përketni ndonjë sindikati. Por e drejta për të i bashkangjiteni një sindikati nuk i përfshin policët dhe disa grupe të tjera që punojnë për shtet. Neni 11 poashtu garanton të drejtën për të mos i bashkangjiteni sindikatit.

Neni 11 është e drejtë e kualifikuar. Kjo do të thotë që shteti apo autoritetet publike mund të lejohen të i kufizojnë apo ndërhyjnë me të drejtë në disa rrethana. Shteti apo autoritetet publike duhet të vërtetojnë që kanë pasur baza të qarta për ndërhyrje apo kufizim. Veprimet e tyre duhet të i përcjellin njërën nga katër synimet e parashtruara në njërën nga pesë synimet në nenin 11 – e cila përfshin preventimin e parregullësisë apo krimit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të tjerë. Poashtu duhet të tregon që ndërhyrjet apo kufizimet janë të domosdoshme dhe të përpjestueshme, që janë për për arsye shumë të duhura dhe nuk kanë zgjat ma shumë se që ka qenë e nevojshme.

Tani për tani policia mund të kufizoj demostratat apo të i ndalojë ato. Njerëzit mund ta përdorin nenin 11 për ti sfiduar disa nga këto kufizime nëse ata besojnë atë nuk janë të nevojshme.

Neni 12: E drejta për martesë dhe krijuar familje

Kjo ju jap të drejtë femrave dhe mashkujve të drejtë që të martohen perderisa janë në moshë të duhur për martesë. Tradicionalisht kjo nuk i ka përfshirë çiftet nga gjinia e njejtë apo njerëzit me gjini të shëndruar (njerëzit që e kanë ndrruar gjininë me operacion). Megjithatë ligji i Strazburgut, i Anglisë dhe i Uellsit rishtazi e kanë aprovuar ligjin që i lejon njerëzit me gjini të shëndrruar të drejtën që të martohen në gjinin e tyre momentale.

E drejta për të krijuar familje mund të aplikohet vetëm për njerëzit të cilët janë të martuar. Nëse kjo ndodh njerëzit që nuk janë të martuar duhen të mbështeten në të drejtën për respektin për jetë familjare nën nenin 8 dhe të debatojnë të drejtën e tyre për të krijuar familje.

Neni 14: Ndalimi për diskriminim

Kjo përfshin disa lloje të diskriminimit, duke përfshirë diskriminimin në bazë të

  • Seksualitetit
  • Racës
  • Besimit fetar; dhe
  • Mendimeve politike

Megjithatë, neni nuk thotë që i mbrron vetëm këto diskriminime, dhe gjyqi evropian i të drejtave të njeriut e ka pranuar që i mbulon diskriminimet kundër njerëzve që janë të:

  • Që kanë lindur nga prinërit e pamartuar
  • Të pamartuarit
  • Të burgosurit
  • Homoseksualët (femra apo mashkuj)

Është e mundshme që gjqyet pranojnë që nenei i mbulon diskriminimet kundër dikujt nëse ata janë me aftësi të kufizuara. Ju mund të debatoni që ju jeni diskriminuar në baza të tjera mirpo ju ndoshta duhet të vërtetoni që diskriminimi ka ndodh përshkak të ndonjë karakteristike personale.

Neni 14 nuk mbrron të drejtat e përgjithëashme kundër diskriminimit. Ju mund ta përdorni këtë nen bvetëm nëse lidhet me ndonjë nen tjetër të konventës. Për shembull një mashkull homoseksual mund ta merr pronësinë e një banese nëse partneri tyre ka vdekur, mirëpo në kushte më të vështira nëse ai person nuk do të ishte homoseksual. Ai mund ta përdor neni 8 sepse ai ka mund ta humb strehimin. Mandej e ka përdor nenin 14 sepse është diskriminuar përshkak të orientimint të tij seksual.

Neni 14 shpesh përdoret me nenin 1 nga njerëzit që diskriminohen kundër pagesave të ndihmave financiare nga shteti.

Edhe nëse ju mund të vërtertoni që ju kei qenë të diskriminuar dhe diskriminimi lidhet me nenet tjera, shteti apo autoritetet publike mund ende të debatojnë që diskriminimi ka qenë i përligjshëm. Mirëpo ata duhen të vërtetojnë që kanë arsye të mira për të ju trajtuar në këtë mënyrë dhe që[ veprimet e tyre janë të matura.

This document was provided by Community Legal Service Direct, September 2006, www.clsdirect.org.uk