Të drejtat e barabarta: Si të veproni me llojet tjera të diskriminimit
Equal Opportunities (5): Dealing with other types of discrimination
Si të veproni me llojet tjera të diskriminimit
Ju duhet ta dërgoni kërkesën në gjyqin lokal nëse jeni diskriminuar përshkak gjinisë tuaj në rastet kur:
- bleni apo merrni me qirra shtëpi apo banesë
- kur regjistroheni në shkollë apo fakultet; apo
- bleni apo përdorni pajisje apo shërbime.
Komisioni për të drejta e barabarta (The Equal Opportunities Commission) mund të ju ofrojë këshilla dhe ndihmë. Poahtu mund të ju këshillojë se si të veproni me ankesë, duke përfshirë edhe nëse ju duhet të shkoni në tribunal apo gjyq.
Shikoni nën pjesën ‘Ndihmë e mëtutjeshme’ si ta kontaktoni Komisionin për të drejta të barabarta.
Nëse shkoni në gjyq
Nëse dëshironi që gjyqi të merret me ankesën tuaj, ju duhet ta filloni rastin tuaj brenda gjashtë muajve pa një ditë që nga dita kur ka ndodh diskriminimi. Gjyqi mund do të ju jap më shumë informata për procedurën e ankesës dhe një kopje të aplikacionit për ankesë.
Si ta paguani rastin tuaj
Nëse ju bëni kërkesë për më shumë se 5000 funta, duhet të mendoni me kujdes sesi keni për të paguar për rastin tuaj, sepse shpenzimet mund të jenë shumë të mëdhaja. Nëse ju nuk jeni në gjendje të paguani për sherbime te gjykatës, ka disa mënyra të ndryshme që mund të paguani për rastin tuaj:
- nëse bëni ankesë për diskriminim gjinor apo për pagesë të barabartë, komisioni për të drejta të barabarta mund ta ndërmerr rastin tuaj, për shembull si ‘rast provues’
- Ju mund të merrni fond nga shërbimet ligjore për komunitet (Community Legal Services) që më parë është quajtur Legal Aid, nëse ju i përmbushni disa kushte. Shikoni nën pjesën ‘Ndihmë e mëtutjeshme’ të gjeni më shumë informata lidhur me këtë.
- Ju mund të gjeni një advokat që mund ta merr rastin tuaj me kontratë të caktuar ‘no-win, no-fee’ që do të thotë nëse advokati nuk e fiton rastin, ju nuk keni nevojë të paguani.
Ligji për të drejtat e njeriut
Ligji i të drejtave të njeriut i vitit 1998 i mbulon shumë lloje të diskriminimit – duke përfshirë edhe disa që nuk mbulohen nga ligjet të tjera të diskriminimit. Megjithatë, ky ligj mund të përdoret vetëm nëse një nga principet specifike të ligjit aplikohen, siq është e drejta ‘respekt për jetë private dhe familjare’.
Poashtu, të drejtat nën këtë ligj mund të përdoren vetëm kundër autoriteteve publike (për shembull kundër policisë, këshillit lokal apo qendrës për punësim) dhe jo kundër kompanive private. Megjithatë, vendimi i gjyqit për diskriminim në përgjithësi marrin parasysh ligjin e të drejtave të njeriut në shumicën e rasteve.
Diskriminimi përshkak të moshës
Tani për tani nuk ka ligj që i ndalon njerëzit apo organizatat kundër diskriminimit përshkak të moshës. Në vend të punës, për shembull, punëdhënsit lejohen për të marrë parasysh moshën e njerëzve kur rekrutojnë punëtor, apo kur zgjedhin punëtorë për pozita më të larta apo për vende të punës që bëhen të panevojshme. Personat nën moshën 65 vjeqare dhe kanë punuar për një organizatë për dy vite, ata kanë të drejta ligjore për pagesë, nëse vendi i tyre i punës deklarohet si i panevojshëm. Por organizatat mund të insistojnë që ai person të del në pension nëse e kanë arritur moshën e pensionimit që zakonisht është 60 apo 65 vjet.
Programi në praktikat e punësimit për mosha të ndryshme, është një rregullore nga udhëzimet e qeverisë se si organizatat nuk duhet të diskriminojnë përshkak të moshës. Nuk është ligj mirëpo tregon se si organizatat duhen të jenë të drejtë për njerëzit nga të gjitha moshat në:
- rekrutim
- ngritje në pozit
- trajnim
- raste kur vendet e punës deklarohen të panevojshme; dhe
- pensionim
Poashtu i mbulon gjërat si shpalljet e konkurseve dhe intervistat. Shikoni nën pjesën ‘Ndihmë e mëtutjeshme’ të gjeni më shumë informata lidhur me këtë.
Disa organizata i kanë rregullat e tyre personale për të drejtat e barabarta e cila e mbulon diskriminimin përshkak të moshës. Nëse organizata ku punoni i ka rregullat për këtë dhe nuk ju përmbahen, kjo mund të thotë që e thyejnë kontratën tuaj të punësimit, kështu që ju mund të bëni ankesë në tribunal apo gjyq.
Në fillim të vitit 2001, qeveria ka njoftuar që do ti paraqesin ligjet në lidhje me diskriminimin e moshës në vend të punës, për të ju përmbajtur bashksisë europiane, për të ndaluar diskriminimin në të gjitha shtetet në bashksinë europiane. Por këto ligje të reja nuk hyjnë në forcë deri në tetor të vitit 2006.
Megjithatë, nëse mendoni që ju jeni larguar nga puna apo vendi punës tuaj është deklaruar si i panevojshëm përshkak të moshës tuaj, ju mund të bëni ankesë për rastin tuaj në tribunal apo gjyq si largim i padrejtë. Nëse ju jeni punëtor në sektorin qeveritar (për shembull nëse punoni për qeveri apo këshill lokal) ju mund të bëni ankesë për rastin tuaj nën ligjin e të drejtave të njeriut.
Ndihmë të mëtutjeshe
Community Legal Service Direct
Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.
Telefononi 0845 345 4 345
Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.
Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.
Komisioni për të drejtat e barabarta
Telefoni: 08456 015 901
Advisory Centre for Education (ACE)
Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla
Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00
Telefoni: 0808 800 5793
The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)
Për të gjetur qendrën më të afërme
Telefononi: 08457 474747
Age Concern
Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe
Telefoni: 0800 00 99 66
Employment Tribunal Service
Shërbimet për tribunalin e punësimit
08457 95 9775
www.employmenttribunals.gov.uk
The Gender Trust
Për njerëzit me gjini të shëndruar
Telefoni: 0700 0790 347
Stonewall
Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)
Telefoni: 020 7881 9440
Terrence Higgins Trust
Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida
phone: 0845 1221 200
Third Age Employment Network
Telefoni: 020 7843 1590
Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.
Telefononi: 08457 330 360
www.agepositive.gov.uk
Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).
This document was provided by Community Legal Service Direct, December 2005, www.clsdirect.org.uk