Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Të drejtat e barabarta: Diskriminimi përshkak të besimit apo fesë tuaj
Equal Opportunities (3): Discrimination because of your religion or beliefs

Diskriminimi përshkak të besimit apo fesë tuaj

Nën rregulloren e vitit 2003 të drejtave të punësimit (feja dhe besimi), është kundërligjore për të diskriminuar kundër njerëzve në vend të punës përshkak të besimeve apo fesë tyre. kjo mbulon poashtu kohën gjatë trajnimeve që kanë lidhje me punën tuaj.

Rregullorja e mbulon çdo fe, besim fetar apo besime të tjera të ngjajshme siq janë paganizmi, ateizmi, humanizmi dhe pacifizmi, dhe nuk i përfshin besimet politike.

Megjithatë, rregullatorja nuk ju mbron kundër diskriminimit nëse punëdhënsi refuzon të ju punësoj sepse ai/ajo përmbahet për një fe të përcaktuar dhe ju nuk jeni. Rasti juaj do të shqyrtohet vetëm nëse ata nuk ju ofrojnë punën përshkak të fesë tuaj.

Diskriminimi në bazë të fesë mund të jetë e lidhur me diskriminimin racor. Për shembull, nëse dikush diskriminohet përshkak që është hebrej, kjo mund të jetë përshkak të racës apo fesë tyre. Në këtë rast personi mund të mbështetet në rregullatoren për të drejtat e punësimit dhe ligjin për lidhjet racore.

Në çfarë raste diskriminimi është kundërligjor?

Rregullorja thotë që është kundërligjore të diskriminoheni kundër duke:

  • mos ju ofruar punësim
  • përjashtuar nga puna
  • punësim me kushte dhe terme më të këqija
  • mos ju ofruar trajnime në punësim si dhe ngritje në posit
  • mos ju ofruar të njejta përfitime si punëtorve të tjerë që besojnë në fe dhe besime të tjera nga ju.

Shembull i diskriminimit direkt është nëse një personi nga feja hinduse i refuzohet oferta për punësim edhe pse ai person i ka të gjitha shkathësitë e nevojshme për at vend pune.

Shembull i diskriminimit indikerkt është nëse në një organizatë nuk lejon që meshkujt të i mbajnë flokët e gjata apo me vënë kapela apo zbukurime të tjera në kokë. Kjo rregull i lenë në pozitë të papëlqyer punëtorët nga feja indiane sikh, të cilët mbadhin turban në kokë për arsye të fesë. Meshkujt nga feja hindu të cilët i lidhin flokët me një nyje të vogël përmbrapa kokës si simbol i besimeve të tyre.

Poashtu punëdhënsi nuk mund të diskriminoj kundër juve apo të ju përndjek pasi që e keni lëshuar punën.

Detyrat në vend të punës që bijnë në konflikt me besimet fetare

Punëdhënsit nuk e kanë për detyrë të ju punësojnë nëse ju nuk mund të i kryeni detyrat kryesore në vend të punës përshkak të besimeve tuaja. Por nuk është e arsyeshme për të ju refuzuar oferten për punësim, nëse është e mundur që ju të punoni në mënyrë që besimet tuaj nuk bijnë në konflikt me detyrat tuaja. Për shembull, nëse ju jeni musliman apo hebrej dhe puna ka të bëjë kontakt me ushqim, ju ndoshta nuk dëshironi të punoni me produkte të derrit. Por mund të jenë mënyra që ju mund të i kryeni detyrat pa pasë kontakt me produkte të derrit.

Veshja në vend të punës

Nëse jeni të ndonjë feje që ju duheni të visheni me rroba të posaqme, për shembull, femrat hebreje dëshirojnë të veshin këmishë apo bluzën përsipri fundit të tyre për ta mbuluar vijën e trupit, apo nëse një mashkull me fe hinduse dëshiron të mbajë rruaza në qafë për ta treguar besimin e tij.

Nëse në vendin e punës e kanë të caktuar kodin për veshje në të cilën nuk ju lejon të visheni kjo mund të jetë diskriminim, përveq nëse punëdhënsi mund të vërtetoj që ka arsye të duhura për këtë, për shembull në baza të sigurimit dhe shëndetit apo për arsye të njejta në organizatë.

Zakonet fetare

Feja apo besimet tuaja mund të thëjnë që ju duhet të faleni në orë të caktuar disa herë në ditë. Punëdhënsi juaj nuk e ka për detyrë të ju vejë në dispozicion dhomë për falje/lutje apo të ju lejojë kohë të lirë për këto zakone gjatë ditës kur jeni në punë.

Megjithëatë nëse në organizatën ku punoni egziston një dhomë apo vend i qetë dhe nëse ju e përdorni nuk shkakton problem për kolegët tuaj dhe organizatën, mund të jetë diskriminim nëse punëdhënsi nuk ju lejon ta përdorni këtë vend.

Ju mund të bëni kërkesë që kohën e pushimeve gjatë orarit të punës ta përdorni për obligimet tuaj për falje/lutje në kohë të caktuara gjatë ditës. Nëse punëdhënsi nuk ju lejon ta bëni këtë pa arsye tëm mira, kjo mund të jetë diskriminim.

Poashtu mund të jetë diskriminim nëse:

  • ju duhet të punoni në festat e fesë tuaj
  • nuk ju lejohet të merrni pushim për të festuar festivale apo ceremonitë fetare
  • të ju detyrojë të merrni pushim vjetor në kohë të caktuara

Nëse apo jo është diskriminim mëvaret nga rrethanat dhe nëse punëdhënsi juaj mund të arsyetoj këtë marrëveshje. Për shembull, punëdhënsi juaj mund të arsyetohet nëse ka nevoj ta mbyll organizatën çdo vjet për riparime. Nëse shumica e punëtorve kërkojnë pushim vjetor në të njejtën kohë, është vështir me i mbulu nevojat e organizatës me atë të punëtorve. Në organizata të vogla, mund të jetë vështirë për punëdhënsin që ti lejojë disa punëtorë të marrin pushim vjetor në të njejtën kohë; mirëpo në organizata të mëdhaja, punëdhënsi ka më pak arsye për ti mos lejuar disa punëtor që të marrin pushim vjetor në të njejtën kohë.

Në çfarë raste punëdhënsi lejohet të diskriminoj

Në raste të ralla, punëdhësit lejohen të diskriminojnë nëse është rast special që quhet Kërkesa të domosdoshme për punësim (Genuine Occupational Requirement), nëse punëtori ka besim apo fe të posaqme. Për shembull, një spital kanë nevojë të punësojnë një prift që të kujdeset për nevojat e pacientëve të cilat janë të fesë krishtene.

Është me rëndsi që çdo vend pune të trajtohet veqmasi. Punëdhënsit mund të bëjnë kërkesë për punësim të përcaktuar vetëm nëse puna duhet të bëhet nga një person me fe apo besim të posaqëm, jo vetëm nëse punëdhësi preferon të punësoj dikend nga një fe apo besim të posaqëm.

Punëdhënsit nuk mund të bëjnë kërkesë për punësim të përcaktuar nëse kanë mjaft punëtor që mund të i kryejnë disa pjesë të punës që nevojiten nga një fe apo besim të posqëm. Për shembull nëse vetëm nëse një pjesë e punës ka nevojë për punësim të përcaktuar, në këtë rast punëdhënsi mund të i adaptojë detyrat e këtij punësimi kështu që nuk ka nevojë të bëjë kërkesë për punësim të përcaktuar, kështu që diskriminimi nuk lejohet.

Ky vend pune duhet të rishikohet çdo herë që është vend i lirë pune për kusht të domosdoshëm të vërtet.

Nëse një organizatë ka një filozofi apo etikë të bazuar në ndonjë fe apo fe të posaqme, është e mundshme për të bërë kërkesa të domosdoshme për punësim për punët që në rrethana të tjera kushtet e domosdoshme nuk aplikohen.

Shembull për organizatat me etikë të bazuara në përfshijnë institucionet fetare, shkollat fetare apo shtëpitë për mbikëqyrje të njerëzve te bazuara ne fe. Për të aplikuar për kërkesa të domosdoshme, organizata duhet të vërtetoj që:

  • kërkesa për vend pune për ta mbajtur etikën e organizatës; dhe
  • të aplikoj për kërkesa të domosdoshme vetëm për punëtorët e duhur. Për shembull, shkolla fetare për kishën Angleze mund të bëjë kërkesa të domosdoshme nëse punëson mësues fetar për arsim nga e njejta fe, mirëpo do të jetë kundërligjire nëse insiston që punëtorët administrativ të jenë anëtar të të njejtës fe.

Ngacmimet përshkak të fesë

Ngacmimet janë sjellje të paduhura që:

  • e shkel dinjitetin tuaj; apo
  • apo krijon atmosferë frikësuese, armiqësore, degraduese, poshtëruese dhe
  • sulmuese në vendin tuaj të punës.

Ngacmimi mund të synohet juve përshkak të besimeve tuaja fetare, apo mund të jetë kulturë e përgjithshme në organizatë që toleron ngacmime dhe shaka për fe, apomund të jetë për fetë dhe besimet e familjes apo miqëve tuaj të afërm. Për shembull nëse ju vazhdimisht ngacmoheni në vend të punës përshkak të fesë së burrit/gruas apo partnerit tuaj, kjo njeht si ngacmim edhepse ngacmimet nuk janë për fenë apo besimet tuaja.

Ngacmimi mund të ndodh edhe për personat që nuk besojnë në ndonjë fe. Për shembull, nëse një koleg me besime fetare i referon personat që nuk besojnë në fe si ‘jofetar’, edhe kjo mund të njehet si ngacmim. Ngacmimi nuk ka nevojtë të jetë me paqëllim për të qenë joligjor. Pa marrë parasysh që ngacmimi është pa qëllim është joligjor kjo mevaret nga se çka ka ndodh që me arsye mund të konsiderohet që ka shkaktuar ofendim.

Ndihmë të mëtutjeshe

Community Legal Service Direct

Ofron informata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.

Telefononi 0845 345 4 345

Bisedoni me një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.

www.clsdirect.org.uk

Në këtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.

Komisioni për të drejtat e barabarta

Telefoni: 08456 015 901

www.eoc.org.uk

Advisory Centre for Education (ACE)

Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla

Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00

Telefoni: 0808 800 5793

www.ace-ed.org.uk

The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)

Për të gjetur qendrën më të afërme

Telefononi: 08457 474747

www.acas.org.uk

Age Concern

Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe

Telefoni: 0800 00 99 66

www.ace.org.uk

Employment Tribunal Service

Shërbimet për tribunalin e punësimit

08457 95 9775

www.employmenttribunals.gov.uk

The Gender Trust

Për njerëzit me gjini të shëndruar

Telefoni: 0700 0790 347

www.gendertrust.org.uk

Stonewall

Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)

Telefoni: 020 7881 9440

www.stonewall.org.uk

Terrence Higgins Trust

Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida

phone: 0845 1221 200

www.tht.org.uk

Third Age Employment Network

Telefoni: 020 7843 1590

www.taen.org.uk

Për rregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.

Telefononi: 08457 330 360

www.agepositive.gov.uk

Kjo fletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).