Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Diskriminimi në bazë të gjinisë (në vend të punës)
SEX DISCRIMINATION (In the work place)

Çka do të thotë diskriminim gjinor?

Diskriminimi ndodh kur një person, ose grup i njerëzve trajtohen më keq përshkak të gjinisë së tyre. Ligji bënë dallim në mes të diskriminimit direkt dhe indirekt. Kjo fletushkë spjegon diskriminimin në vend të punës. Diskriminimi jo ligjor mund të ndodh kundër aplikuesve për punësim dhe punëtorëve të punësuar në organizatë.

Diskriminimi direkt ndodh kur një person e trajton një tjetër më keq përshkak të gjinisë së tyre.

Diskriminimi indirekt është kur punëdhënsi i aplikon të njejtat tretmane, rregulla apo kriterie për të gjithë përveq për personat e gjinisë së veçantë.

Kënd e mbron ligji?

Është ilegale që dikush të diskriminohet në bazë të gjinisë së tyre. Por ka disa kufizime në raste kur kërkohet me gjini të veçantë, për shembull nëse kërkohet një punëtor në një organizatë ku punojnë persona të njërës gjini atëhere kjo organizatë mund të kërkojë dhe punësoj person të të njejtës gjini.

Fatkeqësisht edhe pse femrat punojnë në mënyrë dhe kapacitet të njejtë si meshkujt ato paguhen më pak, kjo ende ndodh. Prapë, kjo është jo ligjore dhe është e mundshme për të bërë pyetje se sa paguhen meshkujt në krahasim për punën e njejtë.

Çdo tretman më pak i favorshëm për gratë shtatëzane apo në pushim të lindjes automatikisht është diskriminim gjinor. Poashtu nëse një punëtore përjashtohet nga puna sepse është shtatëzanë gjasa është që është përjashtim i padrejtë. Qendra ligjore në Coventry (Coventry Law Centre) i ka prodhuar dy fletushka për punë dhe familje në lidhje me përjashtime nga puna dhe përjashtim nga puna si punëtorë i tepërt. Këto fletushka përmbajnë më shumë informata në këto tema.

Disa punëtor mund të ndjejnë se janë trajtuar më keq në baza të gjinisë së tyre apo si rezultat i rivlerësimeve të nënshtruara gjinore. Këto fushata nuk mbrohen posaqërisht nga ligji si diskriminim gjinor por nëse ju besoni se këto çështje kanë lidhje me ju duhet të kërkoni këshilla të më tutjeshme, sepse ju mund të keni kërkesë të veçantë.

Ngacmimi dhe përndjekja

Ngacmimi ndodh kur ju përjetoni përçamje të padashura në lidhje me gjininë tuaj. Ngacmimi mund ta thyen dinjitetin e një punëtori dhe të krijoj ambient armiqësor, frikësues, degradues ose poshtërues në vend të punës. Përndjekja ndodh nëse punëdhënësi juaj ju trajton më keq se personat tjerë përshkak se ju jeni ankuar kundër tyre nën ligj; kjo mund të përfshin veprimet e ndërmarrura me sindikat kundër tyre, apo keni dhënë dëshmi për një koleg.

Përgjegjësia

Punëdhënësi duhet të jetë përgjegjës të veprimeve të punëtorve, apo apo personat që janë neutral nëse janë në pozitë ta kontrollojnë situatën apo të ndermjetsojnë. Nëse ata nuk ndërmarrin masa të duhura ju keni të drejtë të bëni ankesë kundër tyre.

Zbatimi i ligjit

Kshillohet gjithmonë që ta zgjedhni problemin brenda në organizatë para se të merni masa të mëtutjeshme ligjore. Në shumë kompani ekzistojnë procedura të ankesave dhe nëse jeni të pasigurt se si ta përcjellni këtë procedurë bisedoni me kryepunëtorin tuaj apo me dikend që është në pozitë më të lartë. Ankesa në sindikat duhet të bëhet brenda 3 muajve nga ankesa e parë apo brenda 3 muajve nga ankesa e fundit nëse ka ndodh më shumë se një herë.

Është e vlefshme që të kërkoni këshilla ligjore që nga fillimi kur vendosni të ankoheni për të kuptuar a keni rast ligjor dhe sa serioz është rasti juaj.

This document has provided by Coventry Law Centre, February 2004, www.covlaw.org.uk