Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Shoqata e Lëndimeve të Kurrizit
The Spinal Injuries Association (SIA)

Çka është Shoqata e Lëndimeve të Kurrizit?

Shoqata e Lëndimeve të Kurrizit beson që përafërsisht 40.000 njerëz në Britani të Madhe janë me lëndime të boshtit kurrizor. Shoqata e Lëndimeve të Kurrizit është organizatë kombëtare për personat e lënduar në bosht kurrizior dhe familjet e tyre.

Qëllimi dhe filozofia jonë

Motoja jonë ’jeta nuk ka nevojë të ndalet nëse paralizoheni’ tregon që ta theksin e fuqishëm që ne e vendosim në vazhdimin e jetës së plotë dhe të pavarur pas lëndimit. Shkëmbimi i informatave dhe përvoja janë në zemër të përkushtimit tonë të i ndihmojmë çdo individi që të arrijnë potencialin e tyre pas lëndimit.

Ne:

  • ju ofronjmë përkrahje individëve të paralizuar dhe familjeve të tyre, qysh nga momenti kur ndodh lëndimi i boshtit kurrizor dhe gjatë tërë jetës së tyre.
  • ofrojmë shërbime të cilat mundësojnë dhe inkurajonë njerëzit e paralizuar të jetojnë jetë të pavarur.
  • Bëjmë fushata për përmirsimin e kujdesit shëndetsor dhe bëjmë hulumtime në lëndimet e boshtit të kurrizit.
  • punojmë që të krijojmë vetëdije dhe mirëkuptim për shkaqet dhe pasojat e lëndimit.

Projekti ’The Equally Able’ është krijuar për minoritet etnike me lëndime të boshtit të kurrizit, familjeve dhe shoqërisë së tyre. Kjo ofron:

  • Zhvillim dhe hulumtime të vazhdueshme
  • Lidhje telefonike në gjuhë të ndryshme dhe komunikim dhe përkrahje në gjuhë të ndyshme nga Helpline (lidhje telefonike për ndihmë)
  • Këshilla për çështje seksuale
  • Informata nga Uebsajti Multikulti www.multikulti.org.uk

Anëtarësia

Anëtarësia në këtë shoqatë është e hapur për çdo kend që është i interesuar në lëndimet e boshtit të kurrizit. Pa marrë parasysh se a jeni lënduar rishtazi, jeni shok/qe apo anëtar i familjes, apo ndoshta punoni me njerëz të lënduar në bosht të kurrizit ju mund të përfitoni shumë nga anëtarsimi në këtë shoqatë.

Si anëtar ju do të keni hyrje në disa lloj shërbimesh dhe përkrahje. Mbi të gjitha këto ju do të jeni pjesë e një organizate që punon vetëm me njerëz të lënduar në bosht të kurrizit dhe familjet e tyre.

Shërbimet tona përfshijnë:

Lidhje telefonike falas 0800 880 0501

Çdo vjet lidhja telefonike për ndihmë nga shoqata për lëndime të boshtit kurrizor merret me mijëra thirrje dhe pyetje. Pyetjet të cilat thirrësit i bëjnë janë të ndryshme, p.sh. Cilat janë pasojat e lëndimit të boshtit të kurrizit? Cilat janë prespektivat e shëndetit në të ardhmen? Çfarë ndihme është në dispozicion? Kush do ta paguajë kredinë për shtëpi? Si mund ta organizojë mbikëqyrjen nga spitali? A kam të drejtë për dëmshpërblim?

Punëtorët ekspert nga shoqata për lëndimet e boshtit të kurrizit mund të ju përgjegjen këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera. Për shembull nëse largoheni nga ndonjë qendër të lëndimeve të boshtit të kurrizit mund të jetë perspektivë e frikshme. Pas disa muajve duke jetuar në spital në ambient të rrethuar me punëtorët shëndetsor, tani është koha ta filloni jeten në komunitet.Të largoheni nga spitalet jo-specialiste mund të jetë edhe më shumë vështirë, sepse sistemi i përkrahjes për lëshimin nga spitali është më pak i zhvilluar dhe më pak i përqendruar se qendrat për lëndimet e boshtit të kurrizit. Kjo është koha kur punëtorët në Helpline mund të ju ndihmojnë; ata janë ekspert dhe të ju përkrahin dhe këshillojnë dhe poashtu të ju ofrojnë informata të sakta dhe gjithëpërfshirëse që të ju lejojnë të merrni vendime të informuara.

Skema për lidhje shumë kulturore

Baza e kësaj skeme është që njerëzit nga kulturat e njejta të ndajnë informata dhe përvojat.

Personat që dëshirojnë të bisedojnë për ndonjë problem të posaqëm me dikend, ata do të bashkohen me një anëtar të kësaj skeme. Një anëtar vullnetar i përshtatshëm për temën e zgjedhur do të kontaktohet nga format e regjistrimit.

Lidhja mund të rregullohet për çfardo teme që ju nevojitet të diskutoni por më të popullarizuarat përfshijnë: strehimin, jetesa e pavarur, udhëtimi, kontrollimi i fshikzës dhe jashtëqitjes, shëndeti, prindëria dhe punësimi. Për informatat se si të anëtarsoheni me këtë skemë ju lutemi kontaktoni Shoqatën e lëndimeve të kurrizit.

Skema shoqëruese përkrahëse

Shoqata për lëndimet e kurrizit ka një lidhje të mëtutjeshme personale me njerëzit e lënduar në bosht të kurrizit, në nëntë qendrat e lëndimeve të boshtit të kurrizit në Angli dhe Uells. Ekipet që përmbajnë punëtorin për përkrahje shoqërore dhe vullnetarët vizitojnë secilën qendër çdo javë që të nxisin vetëdije për Shoqatën e lëndimeve të kurrizit. Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Shoqatën e lëndimeve të kurrizit.

Fondi për udhëtimet e të afërmëve

Me vetëm 11 qendra specialiste të lëndimeve të kurrizit në shtet, Shoqata për lëndimet e kurrizit kupton vështërsitë e mëdha me të cilat të afërmit ballafaqohen kur duhet të udhëtojnë në largësi të mëdha për të vizituar një anëtarë të familjes që është lënduar rishtazi. Fondi special për udhëtime është formuar për të ndihmuar. Për më shumë informata ju lutem kontaktoni punëtorin e socialit në qendër të lëndimeve kurrizore.

Botimet

Revista që quhet FORWARD botohet çdo dy muaj. Çdo revistë është përplot shqyrtime efikase, artikuj, letra, debate dhe lajme. Temat në revistat e fundit kanë përfshirë adoptimin dhe birësimin, problemet e femrave dhe terapitë plotësuese (shtesë) si edhe të drejtat, ndihmat dhe hulumtimet. Kjo revistë ofron përkrahje të vazhdueshme anëtarëve dhe personave që janë lënduar rishtazi.

Uebsajt - www.spinal.co.uk

Uebsajt i Shoqatës për lëndime të kurrizit është njëra nga uebfaqet më të mëdha të komunitetit interaktiv në Britani të Madhe. Ajo i ka një mijë faqe, qindra lidhje dhe shume veti interaktive. Në ditët e para të lëndimit ju mundëson familjeve në kohën e tyre të nxjerrin fletushka në aspeke të ndryshme të lëndimit të kurrizit. Uebfaqja pranon më shumë se 700 vizitor në ditë, disa bisedojnë në ’chat room’, dërgojnë e-mail njerëzve në pjesën shoqëruese, bëjnë pyetje apo thjeshtë shikojnë disa nga një mijë faqet, duke klikuar në lidhje me uebfaqe të tjera.

Video kasetat

Shoqata për lëndimet e kurrizit i ka dy video kaseta për ata që dëshirojnë që të ushtrojnë më tutje që të forcohen. Këto video kaseta quhen ’Feelin Fit’ dhe ’Weelchair Workout’.

Dhe dy video për fizioterapistët dhe terapistët profesional që quhen ’Gaining Ground’ dhe ’Turning Corner’. E dyta është video kasetë profesionale një orëshe që tregon si të përdoret karroca manuale në mënyrë maksimale.