Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Ditët e para pas lëndimit të palcës kurrizit
Spinal Cord Injury – Early days

Në javët e para pasë lëndimit të palcës së kurrizit askush nuk mund të ju tregojë se sa rëndë jeni të lënduar. Vështërsia është se diçka që quhet tronditja e kurrizit zhvillohet menjëherë pasë lëndimit të kurrizit. Kjo përfshin të gjitha lidhjet e sistemit nervor ndërmjet palcës kurrizit dhe pjesëve të tjera të trupit, përkohësisht këto ndërprehen përfundi nivelit të lëndimit.

Disa pacientëve mund të ju kthehen ndjesia dhe lëvizjet kur faza e tronditjes përfundon, por për të tjerët ndoshta jo. Gjatë periudhës së tronditjes nuk ka analiza që mund të bëhen të cilat mund ta parashikojnë shkallën e shërimit. Kështu që nëse jeni të zhgënjyer nga pamundësia e mjekëve apo të infermjereve që të ju japin përgjegje direkte në disa nga pyetjet e juaja mundohuni të i kuptoni që ata nuk janë në gjendje të ju japin informata sakta në këtë periudhë të hershme. Ata nuk dëshirojnë të bëjnë shumë optimist për të ardhmen por në të njejtën kohë nuk dëshirojnë që ju t’i humbni shpresat.

Pasë perudhës së tronditjes së kurrizit masat reale të lëndimit mund të shqyrtohen dhe mundësitë për të ardhmen mund të fillojnë të parashikohen më realisht. Shqyrtimi i kujdesshëm i lëvizjeve dhe ndjesave nëpër trupi tuaj është i nevojshëm për të vendosur rezultatet mundshme e lëndimit të palcës së kurrizit për çdo person në veqanti.

Për nivelin më të lartë të lëndimit të palcës së kurrizit, do të thotë lëndimin e qafës apo pjesën e sipërme të kurrizit, dëmtimi me siguri do të jetë më serioz se lëndimet në nivel të ulët pavarësisht sa i madh është dëmi. Për shembull është shumë e mundshme që të keni efekte në duar dhe këmbë. Megjithatë disa njerëz mund të ju kthehen disa ndjesa apo lëvizje në këmbë dhe duar, nëse palca e kurrizit është dëmtuar vetëm pjesërisht. Disa nga lëndimet e nivelit të lartë ërkojnë ndihmë me frymëmarrje.

Me nivelin e ulët të lëndimeve p.sh. lëndimi i gjoksit dhe pjesën e poshtme të kurrizit, këmbët por jo duart, do të kenë dëmtim. Prapë disa njerëzve mund të ju kthehen ndjesat apo lëvizjet në këmbë, varet se sa i madh është dëmi. Përdorimi i plotë i duarve dhe i krihëve e bën më të mundshme nevojat e përditshme të jetës ditore. Kështu që shumica e personave të lënduar mund të qojnë një jetë të pavarur pasi që i kanë kompletuar periudhën e rehabilitimit dhe shërimit.

Përveq dëmeve më të dukshme të lëndimit të palcës së kurrizit si zvogëlimi i mundësive për të lëvizje dhe ndjejnjat përfundi nivelit të lëndimit - ka edhe komplikime të tjera që personi me lëndimin e palcës së kurrizit që mund ballafaqohet. Aftësia e redukuar për kontrollin e fshikëzës dhe jashtëqitjes është ndoshta njëra nga më të vështirat për të pranuar. Gjatë periudhës fillestare të tronditjes, ky kontroll mund të humbet krejtësisht. Gjatë disa javëve apo muajve të ardhshëm disa nga këto dëmtime mund të kthehen varësisht nga niveli dhe dëmi i lëndimit. Me stërvitje dhe motivim të mirë mënyra të reja mund të mësohen dhe praktikohen për këto funksione të nevojshme. Njerëzit me nivelin e ulët të lëndimit mund të ju mbajnë ndejsat dhe lëvizshmërinë, kështu që ata mund të i përballojnë të gjitha ndryshimet vetëvetiu. përderisa atyre të cilëve funksioni i duarve dhe krahëve është mbetur i kufizuar apo nuk jo-ekzistent, atëherë ndoshta një mbikëqyrës duhet të ju ndihmojë me ndryshime.

Rehabilitimi

Rehabilitimi është proces i vazhdueshëm që ia fillon menjëherë posa është e mundur pas lëndimit. Qëllimi është që të përfitoni sa më shumë pavarsi afatgjatë. Në procesin e rehabilitimit përfshihen aktivitete të shumta. Këtu mund të përfshihen mjekët dhe infermieret që të mbrojnë nga komplikimet afatgjata dhe fizioterapistët dhe terapistët profesional të cilët do të zhvillojnë një program individual për ushtrime, stërvitje funksionale dhe të furnizojnë dhe instalojnë pajisjet për nevoja personale që mund të jenë të vlefshme.

Programet për lëvizje pasive dhe aktive ia fillojnë menjëherë pas lëndimit për të shmangur zhvillimin e ngurësimit në gjymtyrë dhe nyje që mund të kufizojë aftësitë në ardhmëri për kryerjen e detyrave themelore por të rëndësishme si p.sh.ngrënjen e ushqimit, pastrimin, veshmbathjen dhe transferimin prej shtratit në karrocë. Në vazhdim të rehabilitimit çdo personi me lëndimin e palcës së kurrizit do të ju tregohen mënyra të ndryshme dhe aktivitete, të veqanta për mundësitë e personit që të ju ndihmojë atyre që nevojat ditore të i kalojnë më lehtë.

Me çfardo niveli të lëndimit, cfarëdo muskuj që janë duke punuar ende, pamarrë parasysh sa dobët, ngritja e fuqisë nga programi i ushtrimeve fizike do të ndihmojë shumë në arritje të jetës së pavarur. Në fillim dhimbja nga lëndimi ndoshta do t’i kufizojë aktivitetet, por duke vazhduar faza shërimit fillestar, aftësitë e individit për ushtrime do të përmirsohen.

Rivendosja e pavarsisë te personi me lëndimin e palcës së kurrizit në këtë mënyrë inkurajon zhvillimin e jetës shoqërore dhe ndihmon që të nxisë qëndrim pozitiv në jetë. Përveq personit të lënduar kjo poashtu do të ju ndihmojë anëtarve të tjerë të familjes, kolegëve, shoqërisë dhe anëtarëve profesonal shëndetsor të cilët janë të përfshirë dhe vazhdojnë të jenë në jetën e tyre.

Roli i juaj

Pa marrë parasysh lëndimin, çdo person me lëndimin e palcës së kurrizit do të përparoj pas lëndimit. Sa shumë përparojnë varet nga vetë personi dhe ata përreth tyre, aq sa varet nga lëndimi. Edhe nëse dikush e humb mundësinë të ecë, ata janë ende në gjendje të mendojnë, të planifikojnë, të kenë kujdes për të tjerët, të dashurojnë, të argëtohen, të punojnë dhe të kërkojnë më të mirat nga jeta. Përmirësimet në teknologji do të thonë që më shumë e më shumë mundësi hapen për njerëz me lëndim të palcës së kurrizit dhe shumica e tyre do të vazhdojnë të jetojnë një jetë aktive dhe shpërblyese.

Familja dhe shoqëria përkrahëse mund të bëjnë ndryshim të vërtet posaqërisht nëse ata marrin pjesë aktive në programin për terapi. Ata poashtu duhet të vazhdojnë të mbeten përkrahës gjatë muajve apo vitave të vështira pas lëndimit derisa personi i lënduar kalon nëpër faza të ndryshme për tu pajtuar me këtë situatë.

Kalimi nëpër periudha të depresionit dhe zemërimit mund t’ia zvogëloj personit të lënduar motivimin që personit të lënduar I nevojitet që të permisohen. Këto ndjenja janë pjesë e reaksionit normal për lëndim kaq të rëndë dhe shpesh përpjekja e përbashkët nga familja, shoqëria, infermieret dhe punëtorët shëndetsor u ndihmojnë që të kalojnë nëpër këtë periudhë të vështirë dhe në një gjendje më pozitive dhe të pavarur mentale.

Përveç përshtatjes që personit i lënduar duhet të bëjë, ju poashtu duhet të i përshtateni shumë ndryshimeve, si për shembull ndoshta ju duhet të bëheni mbikëqyrës të tyre apo të ndihmoni më shumë materialisht. Procesi i përshtatjes është proces i juaji aq sa është për të afërmin tuaj. Ju mund të ndihmoni shumë duke I zëvendësuar idetë dhe besimet jo-realistike me informata të bazuara në fakte.