Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Shërbime të posaqme nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS) për të moshuarit
Special NHS Services for older people

Promovimet e shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve janë aspekte të rëndsishme të kujdesit shëndetsor. Një numër i iniciativave janë marr për të ju ndihmuar dhe përkrah njerëzit e moshuar të vazhdojnë të jetojnë me shëndet të mirë dhe jenë të pavarur.

Personaët mbi moshën 60 vjeçare – ilaçet falas

Çdo person në moshën 60 vjeçare dhe persipër nuk ka nevojë të paguajë për receta nga Shërbimet shëndetsore kombëtare (NHS). Ju ndoshta duhet ta nënshkruani recetën për të vërtetuar të drejtën tuaj.

Personat mbi moshën 60 vjeçare – testimi falas i syve nga NHS (Shërbimet Shëndetsore Kombëtare)

Çdo person i moshës 60 apo përmbi moshën 60 vjeçare ka të drejtë për testim falas të syve. Eshte e rekomenduar se çdo person i rritur të testojë sytë çdo dy vjet dhe personat e moshës 70 vjeqare apo më shumë çdo vit. Mjekët e syve (Okulistët) mund ta vendosin në raste individuale se sa shpesh duhet të bëjnë test të syve.

Disa nga mjekët e syve ofrojnë vetëm test ‘privat’ të syve. Kur të caktoni takim siguroni të bëni testin nën ‘NHS’. Poashtu duhet të siguroni se ata ofrojnë llojin e testit të plotë.

Testet për personat që vuajnë nga glaukoma dhe sëmundjet e tjera të syve të zakonshme me të moshuar janë posaqërisht të rëndsishme. Personat që kanë origjinën nga shtetet Afro-Karabian apo me diabet, që kanë ndonjë të afër me glaukomë janë në rrezik më të madh për të zhvilluar probleme me pamje.

Nëse ju nevojiten syza ju nuk jeni të detyruar t’i bleni ato nga mjeku i syve ku testoheni. Ju mund të kërkoni nga mjeku i syve përshkrimin e testit dhe të shkoni t’i bleni syzat nga një optikë tjetër që ofron më shumë lloje të syzave dhe janë më të volitshme në çmim.

Për më shumë informata për teste të syve nga shërbimet shëndetsore kombëtare apo për ndonjë çështje tjetër në lidhje me sy ju mund të kontaktoni The Royal Institute of the Blind (RNIB). Në fund të kësaj fletushke mund ti gjeni si ta kontaktoni këtë qendër.

Kontrollim shëndetsor për personat mbi moshën 75 vjeçare

Nëse ju jeni mbi moshën 75 vjeçare dhe nuk keni pasë nevojë për shërbim mjekësor për më shumë se një vit, nëse dëshironi ju mund të bëni kërkesë për të biseduar për shëndetin tuaj në përgjithësi apo për çfardo brenge shëndetsore që ju keni.

Nëse për arsye shëndetsore, ju keni vështirë të shkoni në klinikë, ju mund të kërkoni që mjeku të ju vizitojë në shtëpi.

Rishqyrtim për ilaçet që i përdorin personat mbi moshën 75 vjeçare

Kuadri i Shërbimeve Kombëtare për njerëzit e moshuar rekomandon kontrollim shëndetsor çdo vit për personat mbi moshën 75 vjeçare, që marrin katër apo më shumë lloje të ilaqeve për të rishqyrtuar këtë çdo 6 muaj. Disa nga organizatat për kujdes primar (Primary Care Team) janë pajtuar për udhëzimet për rishqyrtimin e ilaqeve. Bisedoni për këtë me mjekun tuaj të përgjithshëm apo farmacistin për udhëzime.

Nëse ju thërrasin për rishqyrtim, kërkoni nga ata fletushkën që quhet ‘Vëmendja në ilaçet tuaja’. Kjo fletushkë është prodhuar të ju ndihmojë të pregaditeni për kontrollimin shëndetsor dhe sygjeron disa pyetje që ju mund t’i keni për ilaçet të cilat i merrni.

Personat mbi moshën 65 vjeçare – vakcina falas kundër gripit

Komplikimet siq janë pneumonia apo bronkitisi i rëndë mund të kalojë në grip. Kështu që është rregull shtetërore të ofrojë vaksina kundër gripit çdo vit për të gjithë personat të moshës 65 vjeçare apo përmbi. Kjo poashtu vlen për personat të rinjë që kanë ndonjë sëmundje afatgjatë apo kanë imunitet të ulët përshkak të ndonjë sëmundje për shembull për tretmane të kancerit apo që marrin steroide. Zakonisht ju do të merrni letërthirrje për vaksinë nga klinika juaj lokale në fund të verës apo në fillim të vjeshtës.

Personat mbi moshën 65 vjeçare – vakcina falas kundër pneumonisë

Kjo vaksinë ju jap mbrojtje kundër sëmundjeve siq janë pneumonia, septikemia dhe meningjiti bakterial që shkaktohet nga streptokoku pnemonia. Kjo vaksinë quhet pneumo vaksinë dhe ju është ofruar personave të moshës 80 vjeçare dhe mbi nga viti 2003, personave mbi moshën 75 vjeçare nga viti 2004 dhe do të ju ofrohet personave të moshës 65 vjeçare dhe mbi në vitin 2005. Nuk është e nevojshme të merrni këtë vaksinë çdo vit. Nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë vaksinë kërkoni informata nga klinika juaj lokale apo telefononi NHS Direkt (shërbim telefonik për këshilla dhe informata shëndetsore) dhe kërkoni fletushkën e posaqme për këtë vaksinë.

Kontrollim për kancerin e gjinjëve dhe kancerët e tjerë

Femrat në mes të moshës 50-70 vjetthirren për kontroll nga programi për kontrollim të gjinjëve nga Shërbimet shëndetsore kombëtare (NHS). Nëse ju jeni mbi moshën 70 vjeqare nuk do të merrni thirrje automatike nga spitali mirëpo ju keni të drejtë për kontrollim çdo tre vjet në bazë të kërkesës. Kontaktoni NHS Direkt për hollësirat e repartit lokal dhe për më shumë informata për programin e kontrollimit të gjinjëve.

Femrat në mes të moshës 50-64 vjeçare thirren çdo 5 vjet për analizën e qafës së mitrës për zbulim të hershëm të kancerit.

Qeveria shpreson që ta zgjerojë programin për kontrollim për kancer të zorrës së trashë për femra dhe meshkuj të moshës 60 vjeqare nga Prilli i vitit 2006.

Aktivitetet për jetesë të shëndetshme

Shumë autoritete lokale bashkë me ekipin e tyre për kujdes primar (Primary Care Trust) janë duke ofruar lloj aktivitetesh në qendra sportive dhe në qendra tjera posaqërisht për personat e moshuar të cilët dëshirojnë ta përmirësojnë shëndetin dhe të janë në formë të mirë fizike. Ata shërbejnë për të gjithë njerëzit me mundësi të ndryshme dhe mund të ofrojnë aktivitete të bazuara në ulëse për ata që gjejnë vështërsi të rrinjë në këmbë.Këto aktivitete nuk jane falas. Poashtu organizatat vullnetare siq është Age Concern mund të ofrojë këso lloj aktivitete.

Informata të mëtutjeshme

Organizata të dobishme

British Red Cross, 9 Grosvenor Crescent, London SW1X 7EJ, tel: 020 7235 5454, website: www.redcross.org.uk. The British Red Cross ofron disa lloj shërbime në komunitet duke përfshirë edhe skema transportimi në komunitet dhe huazon për kohë të shkurtër karroca për personat me aftësi të kufizuara fizike. Telefononinumrin më lartë për zyrën e tyre lokale apo shikojeni uebfaqen e tyre. Në uebfaqe mund të gjeni listën e grupeve dhe shërbimeve që ofrohen nga grupet individuale.

Community Transport Association, Highbank, Hatton Street, Hyde Cheshire SK14 2NY, Office tel: 0870 774 3586 (national call rate), advice service tel: 0845 130 6195 (local call rate) website: www.communitytransport.com. The Community Transport Association mund të ju tregojë për skemat transporti në pjesën ku jetoni dhe të ju jap numrin e tyre të telefonit. Këta nuk i mbajnë të gjitha hollësirat e shërbimeve që ofrohen nga këto skema.

Royal National Institute of the Blind (RNIB), Customer Services PO Box 173 Peterborough PE2 6WS, Helpline: 0845 766 99 99 (local call rate). For Typetalk service dial 18001 0845 766 99 99, website: www.rnib.org.uk. RNIB ju shërben me disa lloj informata të dobishme për njerëzit me probleme me të pamurit. Linja e tyre telefonike për ndihmë mund të ju këshillon për shërbimet e tyre dhe fushata.

Royal National Institute for Deaf People (RNID), 19 - 23 Featherstone Street, LondonEC1Y 8SL, Helpline number 0808 808 0123 (free call); textphone 0808 808 9000 (free call). Also a tinnitus helpline 0808 808 6666 (free call); textphone 0808 808 0007 (free call), website: www.rnid.org.uk prodhon një numër të madh të informatave për njerëzit që kanë vështërsi me dëgjim dhe mund të ju japin informata për skemat për pajisjet e dëgjimit nga shërbimet shëndetsore kombëtare dhe informat për ata që dëshirojnë të blejnë pajisje dëgjimi në mënyrë private.

Organizatat profesionale shëndetsore

Health Professional Council (HPC), Park House, 184 Kennington Park Road, London SE11 4BU, tel: 020 7582 0866, website: www.hpc-uk.org. Këshilli profesional për shëndet është organizatë e re e pamvarur në Britani të Madhe që i përfaqëson rregullat e profesionalve shëndetsor duke përfshirë edhe kiropodistët, specialistët e ushqimit, ----- fizioterapistët dhe terapistët për të folur dhe gjuhë. Nëse doni të konsultoheni me njërin nga këta terapistë në mënyrë private ata mund të ju vërtetojnë se a është ai/ajo terapiste e regjistruar. Këto informata mund ti gjeni në uebfaqe.

Chartered Society of Physiotherapy, 14 Bedford Row, London WC1R 4ED, tel: 020 7306 6666, website: www.csp.org.uk .Në këtë uebfaqe mund ti identifikoni terapistët privat të regjistruar në pjesën ku jetoni me laminë e tyre specialiste për shembull për si të përballoni dhimbjet, ortopedët. Poashtu përfshin informata për llojet e ndryshme të gjendjeve që fizioterapistët mund të ju ndihmojnë.

Society of Chiropodist and Podiatrists, 1 Fellmonger’s Path, Tower Bridge Road, London SE1 3LY, tel: 020 7234 8620, website: www.scpod.org.uk. Kjo shoqatë prodhon informata për kujdesin e këmbëve. Kjo uebfaqe: www.feetforlife.org. përmban informat se si të i mbani këmbët e juaja me shëndet të mirë dhe problemet e zakonshme me këmbë. poashtu ju lejon të kërkoni për kiropodist të regjistruar (specialist i këmbëve) lokal.

Uebfaqet

www.nhsdirect.nhs.uk

Kjoështë uebfaqja kryesore për këshilla shëndetsore dhe informata nga shërbimet kombëtare shëndetsore (NHS).

www.nhs.uk

Kjouebfaqe ju lejon të kërkoni shërbime lokale i spjegon funksionimet e spitaleve dhe ju mundëson të shikoni se si funksionon spitali juaj lokal. Poahtu mund të mësoni për historinë e Shërbimeve Shëndetsore Kombëtare dhe ndryshimet e reja në strukturen e tyre.

www.dh.gov.uk/PolicyAndGuidance/HealthAndSocialCareTopics/OlderPeoplesServices/fs/en

Ështëuebfaqja për kuadrin e shërbimeve kombëtare për personat e moshuar.

www.healthcarecommission.org.uk/Homepage/fs/en

Uebfaqjapër komision shëndetsor spjegon për llojet e ndryshme të përgjegjësive për ta përmisuar kualitetin e kujdesit shëndetsor në Angli. Poashtu përmban raportet e prodhuara si rezultat i rishqyrtimeve lokale për shërbimet nga shëndeti kombëtar, nga anketat e bëra nga pacientët dhe vlerësimet për organizatat nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare në Angli. Këta janë të vendosur në Finsbury Tower, 103 – 105 Bunhill Row, London EC1Y 8TG, tel: 020 7448 9200.

Shënim: Emri i tyre legal është Komisioni për Shëndet për Revizion dhe Inspektim.

www.nice.org.uk/

InstitutiKombëtar për Përsosmëri Klinike spjegon se si komisioni tyre punon në mënyrë që të prodhon udhëzime kombëtare për tretmanet dhe kujdesin për pacientët e Shërbimeve Shëndetsore Kombëtare. Poashtu përfshin raportet e prodhuara nga NICE qysh se ia ka filluar punën nga viti 1999.

www.ombudsman.org.uk

Kjo uebfaqe është për shërbimet e ankesave, dhe është e vendosur në këtë adresë Millbank Tower, Millbank London SW1P 4QP, tel: 020 7217 4051.

This document was provided by Age Concern, April 2005. www.ageconcern.org.uk