Kujdesi shëndetsor nga Shërbimi Kombëtar Shëndetsor (NHS): Vendosja e mosmarrëveshjeve
NHS health care: Resolving disagreements
Nëse ju konsideroheni që nuk jeni të pranishëm për kriteriet e mbikëqyrjes vazhduese nga Shërbimi kombëtar shëndetsor apo nuk pajtoheni për mbikëqyrjen që ju kanë caktuar, së pari bisedoni me kryepunëtorin nga departamenti për mbikëqyrje shëndetsore primare (Primary Care Team). Kryepunëtori është përgjegjës për mbikëqyrje vazhduese dhe koordinatorin-en me përgjegjësi të vlerësimet e kontributeve mbikëqyrëse.
Nëse nuk pajtoheni me mendimet e tyre ju i keni tri opcione të tjera: të bëni kërkesë për rivlerësim të pavarur apo të bëni ankesë formale duke e përcjellë procedurën e ankesave të Shërbimit Shëndetsor Kombëtar apo të i bëni të dyjat.
Rivlerësimi i pavarur
Ju mund të bëni kërkesën për rivlerësim të vendimit me shkrim nga autoritet shëndetsore strategjike nëse:
- nuk pajtoheni me vendimin se nevojat tuaja nuk pranohen nga kriteriet për mbikëqyrje vazhduese
- pas rivlerësimit nga koordinatori/ja përkujdesi, ju ende nuk pajtoheni me kategorinë e mbikqyrjes që ju kanë caktuar.
Ju duhet të informoheni për të drejtën e kërkesës për vlerësim kur ju lajmërojnë për përfundimin e vlerësimit.
Rivlerësimi i pavarur mund të përdoret vetëm nëse ju jeni të pakënaqur me:
- procedurat e vijuara nga mbikëqyrja e shëndetit primar në caktimin e vendimit për të drejtat tuaja;
- aplikimit të kriterieve në lidhje me vendimin;
Ky hap nuk mund të përdoret nëse ju vetëvetiu nuk pajtoheni me kriteriet.
Paneli i vlerësimit caktohet nga Autoritet shëndetsore strategjike në të cilën departamenti për shëndet primar i takon mirëpo nuk do të thotë që është detyrë e tyre. Udhëzimet nga shteti ju jap të drejtën që paneli mos të caktohet nëse nevojat tuaja të vlerësuara bien jashtë kriterieve. Para se të marrin vendim, departamenti për shëndet primar duhet të këshillohet nga kryesia e panelit. Nëse kërkesa juaj refuzohet ju duhet ta merrni këtë me shkrim duke i spjeguar arsyet e tyre dhe duhet të ju tregojnë të drejtat tuaja për procedurat ankimit.
Nëse paneli mblidhet ju keni të drejtë për këshilltar p.sh. person i pavarur që mund të ju ndihmojë ta japni mendimin tuaj. Qëllimi është që procedura e vlerësimit të kompletohet brenda dy javëve që nga dita e kërkesës. Nëse jeni në spital dhe jeni duke pritur të lëshoheni nga spitali ju keni të drejtë të vazhdoni të qëndroni në spital përderisa procedura e vlerësimit përqohet.
Roli i panelit është vetëm këshillues. Por derisa vendimi i tyre nuk është formalisht i pranuar, por pritet që rekomendimet e tyre të pranohen në të gjitha rastet por në raste të ralla nuk pranohen.
Rezultati i vlerësimit duhet të tregohet me shkrim atij personi që e ka bërë kërkesën për rivlerësim (ky person mund të jetë pacienti, ndonjë i afërm apo mbikëqyrës i pacientit) dhe personave relevant si departmentit për shëndet primar, shoqatës së spitalit, specialistit në spital, mjekut të përgjithshëm (GP) dhe mjekëve të tjerë.
Procedura e ankesave në Shërbimet Shëndetsore Kombëtare
- Ju duhet ta përcjellni procedurën e ankesave nëse nuk pajtoheni me:
- përmbajtjen e kriterieve e të drejtave në vend të kërkesës së tyre
- vendimit për mos-lejimin e rivlerësimit të pavarur
- vendimit për mos paguar plotësisht mbikëqyrjen tuaj pasi që keni kaluar në procedurat e shënuara më lartë.
Shërbimet ndërlidhëse për këshilla të pacientëve (Pals) për departamentin lokal për shëndet primar mund të ju jap hollësirat për procedurën e ankesave. Nëse dëshironi të keni mbrojtës të pavarur të ju ndihmojë të bëni ankesë zyrtare. Shërbimet ndërlidhëse për këshilla të pacientëve poashtu mund të ju japin informata për shërbime të pavarura për mbrojtje dhe ankesa (ICAS). Agjensioni lokal që ju ndihmon të moshuarve Age Concern mund të ju ndihmojë në mbrojtjen e rastit. NHS Direct (Shërbimi Shëndetsor Kombëtar i Drejtëpërdrejtë) mund të ju tregojë si ta kontaktoni Shërbimet Ndërlidhëse për Këshilla të Pacientëve.
Ju mund ta shkruani ankesën dhe dërgoni te drejtori i departamentit për kujdes primar dhe kërkoni që të hetohet duke i përcjellur procedurat e ankesave. Ju duhet të merrni përgjegje pas 20 ditë pune. Në përgjigje poashtu duhet të ju tregojnë nëse nuk jeni të kënaqur me përgjegje keni të drejtë për rivlerësim të pavarur. Kjo nuk është e njejtë si rivlerësimi i pavarur për vendim nga paneli lokal për mbikëqyrje vazhduese.
Faza për rivlerësim të pavarur të procedurave të ankesave u bë përgjegjësi e komisionit për kujdes shëndetsor (Healthcare Commision) kur Shërbimet për rregullimin e shëndetit kombëtar 2004 doli në fuqi me 30 korrik 2004. Komisioni për kujdes shëndetsor është regullator i pavarur i shërbimeve kombëtare shëndetsore, kujdesit shëndetsor vullnetar apo të pavarur në Angli dhe nuk ka lidhje me Autoritetet shëndetsore strategjike apo me departamentin për kujdes primar që janë të lidhura me rastin. Këto ndryshime janë bërë për të sjell pavarësi të vërtet të fazës së rivlerësimit të pavarur të procedurës së ankesave.
Rivlerësimi i pavarur mund të hyjë në tri faza – rivlerësimi fillestar të ankesës tuaj dhe përgjegjës nga një anëtar i komisionit për kujdes shëndetsor nga ekipi i ankesave; hulumtimet duhet të marrin pjesë nëse është e nevojshme dhe më në fund e drejta për të kërkuar rivlerësim nga paneli. Për të mësuar më hollësisht për këto procedura ju mund të telefononi në këtë numër 0845 601 3012. Ankesat për të cilat nuk mund të ketë marrëveshje nga Komisioni për kujdes të shëndetit mund të vazhdojnë ankesën te shërbimet e mbledhësve të ankesave (Health Service Ombudsman).
Shërbimet e Mbledhësve të Ankesave (Health Service Ombudsman). (Health Service Ombudsman)
Nëse vazhdoni të jeni të pakënaqur nga rivlerësimi i pavarur ju mund të vazhdoni ankesën te shërbimet e mbledhësve të ankesave (Health Service Ombudsman).
Këta mund të hulumtojnë ankesën për:
- shërbime të pakënaqura
- dështimi për të ju përcaktuar shërbimet që ju keni të drejtë të i merrni
- dështimet administrative
- mbikëqyrje që jipen nga ndonjë profesional shëndetsor nga Shërbimet Kombëtare Shëndetsore
Kjo nuk do të thotë se ata do ta hulumtojnë çdo ankesë. Para se ta shqyrtojnë ankesën tuaj ata zakonisht presin që ju t’i keni kompletuar fazat nga departamenti për kujdes primar përveq nëse është e parsyeshme të pritet nga ju të bëhet kjo.
Nëse merret vendimi për ta hulumtuar ankesën tuaj, hulumtim i plotë do të bëhet dhe mund të zgjat me muaj. Pasi që hulumtimi kompletohet juve dhe shërbimeve shëndetsore kombëtare do të ju dërgohet raporti me hulumtimet e tyre. Nëse ankesa juaj pranohet, Ombudsman do të bëjë kërkesë shfajësim apo korrigjime të tjera.
This document was provided by Age Concern, May 2005. www.ageconcern.org.uk