Konfliktet në vend të punës
Disputes at work
Mundohuni të i zgjedhni konfliktet me marrëveshje
Problemet në punë mund të ndodhin herë pasë here edhe në vendet e punës ku puna organizohet më së miri. Arsyet e problemeve ndryshojnë p.sh ndoshta ju mendoni që të drejtat tuaja ligjore nuk ju plotësohen, apo sepse ju ndjeheni se është bërë diskriminim kundër juve. Pa marrë parasysh arsyet më së mirë është që ta diskutoni këtë kur të ndodhë.
Ju ndoshta mund ta zgjedhni një problem të vogël duke e mbajtur një takim jo-formal. Për konfliktet më serioze ndoshta ka nevojë për takim formal dhe negociata, si për shembull përdorimi i procedurave diciplinore dhe të ankimit.
Shumica e punëdhënësve kanë procedura diciplinore dhe të ankimit, të pa-anëshme dhe gjithëpërfshirëse. Është me rënëdsi që ju të njoftoheni me ato. Këto mund të ju ndihmojnë që të bisedoni për çështjet tuaja në mënyrë strukturore që e shqaron problemin, e identifikon zgjidhjen dhe e mënjanon humbjen e kohës, shpenzimet financiale dhe emocionale nga veprimi ligjor.
Kjo mënyrë mund ta ndalojë që problemi të bëhet më i madh dhe të i shkatërroj marrëdhëniet e punës.
Kërkoni këshilla që do të ju ndihmojë me negociata
Së pari njoftohuni nëse punëdhënësi i juaj ka procedura diciplinore dhe për ankim. Nëse ekzistojnë, atëherë sigurohuni që ju i kuptoni ato.
Ju gjithmonë mund të kërkoni ndihmë të mëtutjeshme nga:
- organizata për këshilla të shërbimeve gjyqësore dhe pajtimore (The Advisory, Conciliation and Arbitration Service)
- nga sindikati juaj profesional (Trade Union)
- qendrat për këshilla të qytetarve, qendra ligjore apo në ndonjë organizatë që ofron këshilla specialiste specialiste falas
Nëse punëdhënësi juaj ju ofron ’marrëveshje me kompromis’ dhe kompensim nëse nuk vazhdoni me ankesë, kërkoni këshilla ligjore para se të pranoni, përshkak se:
- kjo mund të ju ndalojë ta vazhdoni kërkesën tuaj për përjashtim të padrejtë në tribunalin për punësim;
- marrëveshja mund të jetë e vlefshme vetëm nëse ju keni marrë këshilla ligjore të pavarura dhe efektet që këto mund të kenë, para se ta nënshkruani. Këshilltari duhet të jetë plotësisht I pavarur nga punëdhënësi juaj. Shumica e punëdhënësve do të paguajnë që ju t’i merrni këto këshilla.
Procedurat disciplinore dhe për ankesa aty ku punoni
Prej tetorit të vitit 2004, nga punëdhënësit dhe punëtorët kërkohet që t’i ndjekin minimum tri faza të procesit në mënyrë që të sigurohen që konfliktet të diskutohen në vend të punës. E njejta strukturë në tri pjesë aplikohet për të dy masat diciplinore dhe ankesa.
Procedurat e ankesave
Nëse jeni të pakënaqur me mënyrën se si jeni trajtuar në vend të punës, shikojeni kontratën tuaj apo librin për të drejtat e punëtorve se si të ia filloni ankesës në vendin tuaj të punës.
Juve duhet të ju jipet rasti që ta diskutoni ankesën tuaj me kryepunëtorin kryesor apo kryepunëtorin tuaj, apo punëdhënësin tuaj nëse punoni për ndonjë organizatë të vogël. Pastaj, nëse është e mundshme, duhet të jetë dikush në pozitë më të lartë për të apeluar nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin.
Nëse nuk ju jipet ky rast që ta zgjidhni problemin, kjo mund të jetë shkelje e kontratës tuaj.
Mos japni dorëheqje para se të kërkoni këshilla specialiste në rast që keni arsye ta vazhdoni kërkesën tuaj para tribunalit për punësim.
Procedurat disciplinore
Procedurat disciplinore në vendin e punës tuaj duhen të jenë të korrekte, të tejdukshme dhe efikase. Kontrata juaj apo libri për të drejtat e punëtorve mund të ketë informata për çfarëdo rregulla diciplinore. Nëse këto nuk ekzistojnë juve duhen të ju:
- tregojnë për çka po ju diciplinojnë
- të ju japin rastin që ju të sqaroni apo t’a tregoni anën tuaj; dhe
- të ju lejonë të apeloni nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin
E drejta juaj që ta keni dikend me veti gjatë procedurave
Nëse dëshironi, punëdhënësi juaj duhet të ju lejoj që ta keni një koleg me ju kur dëgjohet rasti juaj. Kolegu juaj mund të fletë dhe bisedojë për gjërat në takim mirëpo nuk mund të jap përgjigje në vend tuajin. Nëse kjo nuk ju lejohet, atëherë ju mund të ankoheni për këtë te tribunali për punësim brenda tre muajve.
Nëse përjashtimi juaj nga puna është i padrejtë
Çka do të thotë përjashtim?
Do të thotë kur kontrata e punësimit përfundon për shkak se:
- punëdhënësi juaj e përfundon, me apo pa vërejtje;
- ju keni kontratë me afat të caktuar e cila mund të përfundojë pa e ripëtrirë me kushte të njejta;
- ju japni dorëheqje në rrethana ku përshkak të sjelljeve të punëdhënësit ju lejoheni ta trajtoni punën sikur të kishte marrë fund; apo
- është përjashtim me shumicë
Vërejtja dhe arsyet për përjashtim nga vendi punës
Edhepse punëdhënësi juaj mund të ju përjashtoj nga puna për çfardo arsye edhe nëse ju tregon në kohë të duhur, përjashtimi mund të jetë jo ligjor.
Pas një viti të punësimit të vazhdueshëm, ju mund të pyetni për arsyet e përjashtimit, që ato të ju jipen me shkrim brenda 14 ditëve. Arsyet e shkruara nga punëdhënësi juaj mund të përdoren si dëshmi në kërkesën për përjashtim të padrejtë.
Kush mund të bëjë kërkesë për të përjashtim të pa drejtë në tribunal për punësim?
Ju duhet të jeni i punësuar dhe të keni punuar vazhdimisht për punëdhënësin tuaj për një vit që të mund të bëni kërkesë për përjashtim të pa drejtë. Në kërkesat për përjashtim automatikisht të padrejtë, kjo periudhë nuk është e nevojshme.
Ju nuk mund ta bëni kërkesën nëse, përshembull punoni për shërbimet policore, apo nëse kontrata juaj është ilegale. Poashtu mund të ketë pengesa me moshë.
Përjashtim i drejtë apo i padrejtë: si vendos tribunali
Punësuesi juaj duhet t’i tregojë arsyet e përjashtimit tuaj, apo arsyen kryesore, me njërën prej këtyre arsyeve:
- mosaftësinë tuaj që ta bëni punën apo mungesën e kualifikimeve
- sjelljet tuaja
- ka tepricë të vërtetë të punëtorve dhe ju jeni zgjedhur me të drejtë, ju jeni konsultuar dhe ata ju kanë ofruar zgjidhje të tjera që ju t’i konsideroni
- Keni kufizime ligjore, si për shembull, ju jeni diskualifikuar nga vozitja e makinave dhe kjo është e nevojshme për punën tuaj.
- Ka arsye të tjera thelbësore
Procesi për përjashtim duhet të drejtohet në mënyrë të drejtë. Nëse në vend punës tuaj nuk kanë procedura diciplinore të drejta, kjo mund të jetë njëra prej arsyeve për përjashtim jo të drejtë.
Përjashtim apo shpallje si punëtorë i tepërt automatikisht të padrejtë
Përjashtimi juaj mund të jetë automatikisht i padrejtë nëse mund ta vërtetoni që përjashtimi ka qenë si rezultat i:
- shtatëzënisë, apo pushimit të lindjes;
- kërkesa juaj për pushim prindror apo për pushim që të kujdeseni për të mëvarurit tuaj;
- masa të marrura që ta mbroni vetëveten apo dikend tjetër në punë, nëse keni besuar shëndeti dhe siguria juaj kanë qenë në rrezik serioz;
- antarsimin në sindikatë të punëtorëve, apo refuzimit që të i bashkangjiteni sindikatit, apo duke u marrë me aktivitetet e sindikatit në kohë të përshtatshme (p.sh. pas orarit të punës apo gjatë orarit të punës me lejen e punëdhënësit)
- jeni zgjedhur si punëtor i tepërt për arsyet e shkruara më lartë;
- duke i përdor të drejtat tuaja të punësimit, nëse mund ta vërtetoni që arsyeja kryesore e përjashtimit është kjo;
- organizata e punësimit tuaj është shitur apo transferuar te një punëdhënës tjetër.
Punëtorët e tepërt dhe përjashtimi i padrejtë
Zgjedhja e punëtorëve të tepërt është e padrejtë kur:
- kur nuk ka gjendje teprice të vërtetë;
- ju nuk jeni konsultuar apo ofruar zgjidhje të tjera që mund ti konsideroni; apo
- ju jeni zgjedhur me pa të drejtë.
Përjashtim konstruktiv
Kjo dë të thotë kur ju ndjeheni që ju keni qenë të shtyer të japni dorëheqje sepse punëdhënësi juaj nuk i ka përmbajtur kushteve në kontratën tuaj. Ju duhet të kërkoni këshilla ligjore para se të veproni në këtë situatë.
Përjashtim i gabueshëm
Nëse punëdhënësi juaj i thyen apo i ndryshon kushtet në kontratën tuaj, ju keni të drejtë ta dërgoni në gjyq rastin dhe të i fitoni të drejtat për humbjet që ju kanë shkaktuar.
Nëse kontrata juaj përfundohet pa lajmërim të duhur, ju mund të bëni kërkesë për përjashtim të gabueshëm.
Kërkesa për tribunal të punësimit
Përgaditja e kërkesës në tribunal të punësimit
Që ta vazhdoni ankesën tuaj në tribunal për punësim duhet të jetë gjithëmonë masë e fundit që duhet ta merrni. Tribunalet marrin shumë kohë dhe nuk mund të ju garantojnë rezultat. Procesi i tribunalit për punësim mund të shkaktojë shumë dëme në mes jush dhe punëdhënësi sa që ju nuk mund të vazhdoni të punoni për ata.
Para se ta bëni kërkesën në tribunalin për punësim jeni të qartë se çka dëshironi të arrini dhe kërkoni këshilla nga specialistët mësëpari.
Ju mund të merrni ndihmë falas nga sindikati për puntorë, qendra ligjore dhe qendra për këshilla.
Mund të merrni ndihmë financiare për këshilla nga avokati por në përgjithësi jo që ta paguani avokatin i cili/a ju reprezenton në tribunal.
Ju mund ta reprezentoni vetëveten në tribunal apo të reprezentoheni nga sindikati për punëtorë, këshillëtarët apo avokatët. Momentalisht nuk keni nevojë të paguani që t’ia filloni rastit në tribunal.
Kërkesa për tribunalin e punësimit
Shumica e rasteve duhen të vijnë brenda tre muajve kalendarike, pa ditën kur ka ndodh rasti që ju ankoheni. Tribunalet janë shumë të rreptë për kufizimin e kohës, dhe ju duhet gjithëmonë ta sjellni rastin në kohën e duhur. Kërkoni këshilla për datat e rëndësishme të rastit tuaj.
Formularët për kërkesë të tribunalit për punësim ET1 dhe fletushkën që ju spjegon hollësirat mund t’i gjeni në qendrën për punësim dhe qendra të këshillave.
Rishqyrtim apo apel pas vendimit nga tribunali
Nëse tribunali nuk vendos në favor tuajin, ju mund të kërkoni rishqyrtim të vendimit brenda 14 ditëve apo nëse doni të apeloni brenda 42 ditëve. Ju nevojiten këshilla nga specialistët për këtë.
Nëse apeloni, ju mund të merrni ndihma financiare për reprezentim ligjor varsisht nga të ardhurat tuaja.
Mbani në mend gjithmonë, nëse keni problem me shfrytëzimin e të drejtave që ju takojnë, mënyra më e shpejtë dhe efektive për ta zgjidhur problemin është duke biseduar me punëdhënësin tuaj, dhe të kërkoni këshilla profesionale para se të konsideroni të merrni masa formale.