Të drejtat tuaja për gjërat e blera
Buying Goods: Your Rights
Të drejtat tuaja
Tëreja apo të dorës së dytë, produktet e blera nga dyqani, pazari, katallogu apo ndonjë tregëtar tjetër, duhet të jenë të kualitetit të mirë.
Çka është kualitet i mirë? Kjo bazohet në llogarinë e çmimit, si ju është përshkruar produkti dhe faktorët tjerë të rëndësishëm si vjetërsia e tyre.
Duke konsideruar këta faktor, produktet duhen të jenë:
- Në gjendje të mirë për t’i përdor për atë qëllim që i keni blerë
- Pamja e jashtme të jetë e mirë
- Pa prishje të vogla
- Të sigurta dhe të qëndrueshme
- Të jenë të ngjajshme me përshkrimin e shitësit apo nga paketimi
Nëse e vëreni ndonjë mangësi pas blerjes së produktit ju duhet ta kontaktoni shitësin sa më shpejt dhe informoni për situatën. Nëse e meta është diçka që është qenë lehtë ta shihni apo shitësi ju ka treguar para se ta paguani dhe ju keni vendosur ta bleni produktin sidoqoftë, atëhere ju nuk mund ta ndërroni mendjen dhe ta refuzoni produktin sepse jeni të pakënaqur.
Çka mund të bëni
Të drejtat tuaja ligjore janë kundër shitësve, pamarrë parasysh a bleni në pazar apo në dyqan. Mos u mashtroni me arsyet e zakonshme të shitësve si ‘është faji i fabrikës’.
Nëse produktet nuk punojnë pas përdorimit të parë ju mund ta ktheni në dyqan dhe kërkoni të hollat tuaja.
Ju nuk keni nevojë të pranoni letër kredi në vend të hollave.
Nëse ju pajtoheni që ata ta riparojnë produktin kjo nuk do të thotë se nuk keni të drejtë për të kërkuar të hollat nëse riparimi nuk është i kënaqshëm.
Ju nuk i humbni të drejtat të refuzoni produktet vetëm nëse keni nënshkruar fakturën e dërgesës së produktit.
Nëse e keni mbajtur produktin për një kohë të arsyeshme për ta provuar dhe e keni përdor për një kohë, pastaj është prishur apo produkti nuk i përmbahet së caktuar të testimit ju nuk mund ta refuzoni mirëpo mund të bëni kërkesë për kompenzim.
Ju mund të bëni kërkesë për humbjen e vlerës së produktit dhe çdo dëmtim të shkaktuar nga përdorimi i produktit apo nëse nuk mund ta përdorni produktin për shkak dëmtimit. Kjo do të thotë që keni të drejtë për riparim falas, zavendësim apo zbritje të çmimit.
Është ide e mirë nëse e mbani faturën e produktit si vërtetim të blerjes, megjithëatë kjo nuk është i vetmi vërtetim që mund ta përdorni për të bërë kërkesë për riparim falas, zavendësim apo zbritje në çmim. Ju poashtu mund ta përdorni letrat nga banka me përshkrimet e harxhimeve tuaja, nëse tregon hollësirat e blerjes.
Nëse keni paguar me kartele kreditore
Pasi që kartelet kreditore janë lehtë të përdoren dhe pranohen nga shumë dyqane në Britani të Madhe dhe në shtete të tjera, ky është lloji më i zakonshëm që përdoret. Nëse produktet janë të dëmtuara, të drejtat tuaja janë të njejta si ato të përmendura më lartë.
Nëse bleni produkte apo përdorni shërbime me kartele kreditore për shumë me vlerë 100 funta ose më shumë ju mund të bëni kërkesë kundër organizatës së karteles kreditore apo financiare për vlerë të plotë të produktiti apo shërbimit nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshironi. Kjo është e vërtetë edhe nëse për një produkt apo shërbim keni paguar 100 funta me kartele kreditore dhe shumën e mbetur me të holla të gatshme. Kjo nuk i përfshin karteleve shfrytzuese, debit dhe kyqe. (Charge cards, Debit Cards dhe Switch cards).
Organizatat që mund të ju ndihmojnë
Këto uebfaqe përmbajnë informata të nevojshme për përdorësit e shërbimeve për t’i kontaktuar për këshilla të konsumatorëve në Britani të Madhe.
http://www.ConsumerComplaints.org.uk
http://tradingstandards.org.uk
Për informata të përgjithshme dhe udhëzime dhe kënd ta kontaktoni për ankesa të konsumatorëve, ju lutem kontaktoni Zyrën për Tregti të Drejtë (Office of Fair Trading (OFT). Për pyetje kontaktoni 08457 22 44 99 apo e-mail [email protected]
This document was provided by Islington Law centre. www.islingtonlaw.org.uk