Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Shërbime plotësuese për shërbimet e Mjekëve të Përgjithshëm
Services to complement GP services

Shërbimet shëndetësore kombëtare dhe në internet (NHS Direct and NHS Online)

NHS direct në - 0845 46 47 - është linjë kombëtare ku mund të telefononi në mirëbesim 24 orë për këshilla dhe informata shëndetsore nga infermieret dhe këshilltarët profesional.

  • ju mund ta telefononi NHS Direct për këshilla se çka të bëni nëse ndonjë antar i familjes sëmuret. Pastaj linja transferohet te infermjerja, i/e cila do të ju përgjigjet pyetjeve tuaja. Duke i përdorur shkathësitë, përvojën dhe sistemin kompjuterik të tërsishëm ata do të ju këshillojnë se çka është më së mirë të bëni. Ju mund ta trajtoni vetëveten duke shkuar vetëm në barnatore. Nëse problemi është më serioz ju ndoshta duhet të kontrolloheni nga mjeku i përgjithshëm (GP) apo duhet të shkoni në spital. Nëse problemi është shumë serioz NHS Direct mund të ju lidhë menjëherëshërbimet e ambulancës.
  • NHS Direct mund të ju jap hollësirat e mjekëve të përgjithshëm lokal, dentisëtve, shërbimet urgjente të dentistëve, qendrat ku mund të shkoni pa takim, optikave dhe barnatoreve duke i përfshirë ato që punojnë deri në orë të vona.

NHS Direct jap informata në gjendje të posaqme shëndetsore; grupet për vetëndihmë dhe përkrahje.

Nëse gjuha angleze nuk është gjuha që ju e flisni ata ofrojnë shërbime për përkthyes në mirëbesim. Telefononi 0845 46 47 dhe e thuani në gjuhën angleze për gjuhën që ju e preferoni ta përdorni. Mandej ju do të lidheni me një përkthyes i/e cila do t’i ndihmojë apo jap informata punëtorve në NHS Direct që ju nevojiten. Përndryshe ndonjë shok/shoqe mund të thërras për juve. Shoku/shoqja mund të ju jap telefonin juve kur përkthyesi është në lidhje.

Shërbimet për telefon me tekst 24 orë ofrohet në 0845 606 46 47. Të njejtat shërbime - këshilla nëse nuk ndjeheni mirë apo informata për gjendjen tuaj shëndetësore apo grup për përkrahje është në dizpozicion me telefon -tekst.

Janë edhe shërbimet në internet në këtë vebfaqe www.nhsdirect.hns.uk Ky shërbim ju lejon që të kërkoni informata më të gjëra për gjendje shëndetsore, tretmane dhe operacione. Poashtu jap informata për jetëse të shëndoshë dhe lidhje në vebfaqe të tjera që mund të ju ndihmojnë. Pjesa specialiste shikon gjerësisht në disa tema duke përfshirë diabetin, goditje dhe kancerin e gjinjëve. Poashtu ka edhe udhëzime se si të trajtoni sëmundjet e zakonshme në shtëpi.

Qendrat e NHS ku mund të shkoni pa caktuar takim (NHS Walk -in centres)

Ekzistojnë 40 qendra që janë të hapura 7 ditë në javë herët në mëngjez deri vonë në mbrëmbje. Ato janë të dizajnuara të ju japin ndihmë nëse nuk ndjeheni mirë. Këto zakonisht qëndrojnë në qendër të qytetit apo në përdhesë të spitaleve. Infermieret praktikante dhe infermieret japin lloje të shërbimeve që trajtojnë sëmundje të lehta dhe plagë të lehta - prerje, gërvishje apo lëndime. Ata poashtu ofrojnë këshilla dhe informata shëndetësore. Telefononi NHS Direct të gjeni se a ka qendrë afër ku jetoni.

Qendrat NHS për tretmane të lëndimeve të lehta

Këto poashtu janë të hapura 7 ditë në javë që të trajtojnë lëndime të lehta. Telefononi NHS Direct të gjeni se a ka qendër afër ku jetoni.

Barnatoret komunale

Farmacisët janë të kualifikuar të japin këshilla për ankesë më të rëndomta si dhëmbjen fytit, ftohjet, grip dhe dhimbjet tjera. Ata bazohen në simptomet tuaja ata mund të ju këshillojnë a keni nevojë ta vizitoni mjekun. Farmacisti mundet poashtu të ju përgjigjet pyetjeve tuaja që i keni për reqetat apo medikamentet tjera që ju jeni duke i marrur që s’kanë nevojë të përshkruhen nga mjeku. Ata mund poashtu të ju këshillojnë për medikamente të përshtatshme për lëndime të lehta që s’kanë nevojë të përshkruhen nga mjeku.

This document was provided by Age Concern www.ageconcern.org.uk