multikulti

Pagesa për mbikëqyrsit (Carer’s Allowance) dhe pagesa përbërse (Carer Premium)

Carer’s Allowance & the Carer Premium

Informatat në këtë fletushkë janë vetëm për udhëzim dhe nuk janë deklarata autoritative nga ligji.

Informatat janë korrekte qysh nga muji prill 2003.

Pagesa për mbikëqyrës është ndihma kryesore për mbikëqyrësit që paguhet nga shteti. Para muajit prill të vitit 2003 kjo është quajtur Pagesa për kujdes ndaj invalidëve (Invalid Care Allowance).

Pagesa përbërse (Carer Premium) nuk është ndihmë, është shtojcë e të hollave për mbikëqyrsit që llogaritet me disa nga ndihmat e tjera.

Kjo fletushkë i përfshin rregullat kryesore që ju duhet të i përmbushni për të dy ndihmat.

Vërejtje: Ndonjërehë kur bëni kërkesë për pagesën e mbikëqyrësve, kjo mund zbrit shumën e ndihmave të personit që ju kujdeseni. Nëse nuk jeni të sigurtë, shikojeni pjesën më poshtë për pagesat e mbikëqyrësve dhe ndihmave të tjera.

Pagesa për mbikëqyrësit (Carer’s Allowance)

Sa është pagesa për mbikëqyrësit?

Pagesa për mbikëqyrësit paguhet me shumë themelore të 45.15 funta në javë.

Ju mund të merrni përqindje për partnerin tuaj për 25.80 funta në javë. Ju nuk mund ta merrni këtë përqindje nëse partneri juaj merr njërën nga lista e ndihmave të tjera (shikojeni pjesën më poshtë me listë të ndihmave të tjera) apo merr më shumë se 25.80 funta nga të ardhurat (pasë zbritjeve të duhura) dhe pensionit nga puna ose personale.

Nëse keni bërë kërkesë për pagesë të mbikëqyrësve para muajit prill 2003, ju mund të merrni shtojcë për fëmijë që ju jeni përgjegjës. Kjo shumë është 9.55 funta për fëmijën e madhë dhe 11.35 funta për fëmijët e tjerë. Ju nuk mund ti merrni këto shtesa nëse partneri/burri juaj ka të ardhura më të larta se kufiri i përcaktuar. Që të merrni shtesë për fëminë e parë partneri juaj duhet të fitoj 160 funta ose më pak (pasë zbritjeve të duhura). Për çdo 20 funta të fituara më shumë në javë nga partneri, shtesa për fëmijën më të vogël humbet.

Nëse ju bëni kërkesë për pagesën e mbikëqyrësve me ose pas datës 6 prill 2003 ju nuk mund të merrni shtesa për fëmijët tuaj.

Për çdo javë që ju merrni pagesë për mbikëqyrësit ju do të merrni kredit nga sigurimi kombëtar, pension të dytë nga shteti, ndihmë për personat që janë të paaftë të punojnë dhe pagesë për punëkërkuesit. Kjo poashtu i mbulon edhe pagesat për të vejët (Bereavement Benefit) për të afërmit tuaj (bashkshorti/ja).

Nga pagesa e mbikëqyeëseve duhet të paguhen taksa.

Kush mund të merr pagesë për mbikëqyrësit?

Ju mund të merrni pagesë për mbikëqyrës nëse ju:

  • kujdeseni për ndonjë person që merr ndihma të specifikuara për invalid;
  • kujdeseni për atë person për 35 orë në javë;
  • jeni mbi moshën 16 vjeqare;
  • nuk jeni në arsim me orar të plotë;
  • të ardhurat tuaja janë 77 funta ose më pak në javë;
  • nuk merrni më shumë se një ndihmat e tjera nga lista;
  • keni të drejtë banimi në Britani të Madhe ose jeni banorë i Britanisë së Madhe.

Të gjithat nga këto rregulla spjegohen në më shumë hollësira më poshtë.

Nëse personi i cili/a ju kujdeseni vdes, ju mund të vazhdoni të merrni pagesë për mbikëqyrës deri në 8 javë. Por ju duhet të vazhdoni ti përmbushni rregullat e shënuara më lartë, përveq atyre ndihmave në lidhje me ose ndihmat e specifikuara nga personi që ju kujdeseni.

Ndihmat e specifikuara për invalid

Personi që ju kujdeseni duhet të merr:

  • Pagesë për mbikëqyrje; apo
  • Pagesë për invalid, paguhet në shkallë të lartë apo të mesme për kujdes personal; apo
  • 46.80 funta në javë pagesë për mbikëqyrje të vazhdushme që paguhet bashkarisht me pension luftarak ose me ndihma për invalid industrial.

Kujdesi për dikend 35 orë në javë

Ju duhet të kujdeseni për një person 35 orë në javë - nëse kujdeseni për dy ose më shumë persona ju nuk mund të i bashkangjitni orët.

Ju mund ta merrni vetëm një pagesë për mbikëqyrje, pa marrë parasysh se për sa persona kujdeseni. Njejtë një mbikëqyrës mund ta bëjë kërkesën vetëm për një person invalid - nëse ata kanë më shumë se një person që kujdeset për ata, mbikëqyrësit duhet të pajtohen se kush mund ta bëjë kërkesën për pagesë të mbikëqyrësve.

Ju duhet të kujdeseni për dikend 35 orë në javë që ta bëni kërkesën (por e shikoni pjesën me më shumë hollësira më poshtë). Nëse koha e kujdesit ndryshon ju nuk mund të bëni kërkesë për mesataren e orëve. Pagesa për mbikëqyrje ia fillon prej të dieles deri në fund të shtundes së ardhshme.

Kurr themi kujdesi kjo përfshin ndihmë dhe ta shikoni ditë pas dite personin që ju kujdeseni. Çdo ndihmë që e japni në prezencën e atij personi kjo njihet si mbikëqyrje. Kjo mund të përfshijë pregadije ushqimit, blerjen e gjërave të ndryshme dhe punët e shtëpisë. Nëse e bëni kërkesën për dikend që ju viziton rregullisht dhe kohën që e kaloni për pregaditje të vizitës apo për pastrimin pasi që ju kanë vizituar kjo njihet si mbikëqyrje.

Ndërprerja nga mbikëqyrja

Kurrë ju vetëm jeni duke marrë pagesë për mbikëqyrje për 14 javë, kjo vazhdon të ju paguhet për 12 javë nëse e ndërpreni mbikëqyrjen përshkak se ju do të shkoni në spital.

Nëse personi që ju kujdeseni shkon në spital ju mund të vazhdoni të merrni pagesë për mbikëqyrje deri në 12 javë apo përderisa ata vazhdojnë të marrin ndihma për invalid. Ndihmat për invalid do të ndërprehet pas:

  • 4 javëve kurr personi qëndron në spitalin për shërbim kombëtar (NHS) nëse ai person është në moshën 16 ose më shumë
  • 12 javë nëse personi është nën moshën 16 vjeqare

Përndryshe nëse jeni duke marr pagesë për mbikëqyrje për 22 javë ju mund rë merrni 4 javë pushim brenda periudhës 26 javore

Pagesa për mbikëqyrje nuk mund të ju paguhet për ndërperjet në përgjithësi (nëse jeni në spital apo për arsyna tjera) janë 12 javë në periudhë 26 javore.

Për ata të moshës 16 ose më shumë

Ju nuk mund të paguheni deri në ditëlindjen e 16të. Kërkesa mund të bëhet tre muaj përpara, kështu që ju mund ta dërgoni formën kur jeni të moshës 15 vjet e 9 muaj.

Rregullat për personat mbi 65 vjet

Deri me 28 tetor 2002 nuk ishte e mundshme të bëni kërkesë të re për pagesë të mbikëqyrjes (atëherë kjo ndihmë është quajtur pagesë për kujdes ndaj invalidëve) nëse ishit mbi moshën 65 vjeqare. Tani, njerëzit mbi moshën 65 vjeqare mund të bëjnë kërkesë për pagesë të mbikëqyrësve, por shumica nuk e marrin. Megjithatë me të bërë kërkesën është e mundshme që ju të merrni më shumë të holla nga ndihmat e tjera edhe pse nuk paguheni me pagesë të mbikëqyrësve. E shikoni pjesën më poshtë.

Nëse ju ishit mbi moshën 65 vjeqare dhe duke marrur pagesë për mbikëqyrje para 28 tetorit 2002 ju mund të vazhdoni të merrni këtë pagesë edhe nëse keni të ardhura mbi kufizimin e caktuar ose vendosni që të mos kujdeseni për personin që është invalid. Përndryshe ju duhet të i përmbushni të gjitha rregullat që të vazhdoni të merrni pagesë mbikëqyrje.

Ekzistojnë rregulla të posaqme për femrat të cilat i kanë mbushur 65 vjet para 28 tetorit 1994. Para kësaj date, femrat në moshën 60 vjeqare ose më shumë të cilat nuk kanë mundur të bëjnë kërkesë për pagesë të mbikëqyrsve (kjo rregull është hequr për shkak diskriminimit të femrave) Nëse i keni përmbushur rregullat për pagesë të mbikëqyrësve para datës 28 tetor 1994, por ishit në mes moshës 60 dhe 65, ju ndoshta mund të bëni kërkesë me vonesë tani. Nëse jeni të pa sigurt për këtë merrni këshilla të mëtutjeshme.

Nëse nuk jeni në arsim me orar të plotë

Ju nuk mund të merrni pagesë për mbikëqyrje nëse jeni në arsim me arar të plotë. Kjo do të thotë nëse jeni duke studjuar për më shumë se 21 orë ose më shumë në javë.

Vetëm koha e studimeve nën mbikëqyrje numërohet. Studimet nën mbikëqyrje mund të përfshijnë punimet për kurs ose detyrat e shtëpisë që i bëni jashtë shkollës. Koha e pushimit gjatë studimeve nuk numrohen në si studim.

Orët në kurs numrohen vetëm gjatë termeve. Ju nuk mund të merrni pagesë për mikëqyrje gjatë pushimeve nga studimet nëse kursi zgjatë për 21 orë në javë ose më shumë gjatë termeve. Pagesa për mbikëqyrje nuk paguhet gjatë mungesës së përkohshme nga kursi nëse e keni ndërmend të ktheheni.

Nëse të ardhurat tuaja janë 77 funta ose më pak në javë

Nëse jeni në punë me pagesë dhe të ardhurat tuaja janë 77 funta në javë, ju nuk mund të merrni pagesë për mbikëqyrje. Përcaktimi i kësaj shume rritet në muajin prill të çdo viti.

Kurr i llogaritni të ardhurat tuaja javore këto shuma në vijim hiqen nga të ardhurat tuaja të plota:

  • tatimi i të ardhurave
  • sigurimi kombëtar
  • gjysma e kontributeve për pension personal ose i punësimit

Nëse keni ndonjë shpenzim për personin që ju kujdeseni apo për fëmijë nën moshën 16 vjeqare, këto shpenzime mund të zbriten nga rroga juaj deri në gjysmën e vlerës nga rroga pasi që paguhen tatimi, sigurimi kombëtar dhe kontributet për pension. Shpenzimet që i bëni për ndonjë të afërm tuajin ose personit që ju kujdeseni. Të afërmit si partneri juaj, prindërit, djali, vajza, motra ose vëllau.

Nëse të ardhurat tuaja ndryshojnë prej javës në javë, atëherë mesatarja llogaritet. Nëse të ardhurat tuja ndryshojnë përshkak se punoni për ndonjë shkollë ose me ndrime të rregullta merret mesatarja vjetore. Përndryshe mesatarja nga 5 javë pune merret apo të ndonjë periudhe tjetër që jap një mesatare më të saktë.

Të ardhurat nga punëtorët që punojnë për vete vlerësohen nga viti i kaluar tatimor. Nëse ia keni filluar të punoni për vetevete rishtazi, apo nëse të ardhurat tuaja kanë ndryshuar periudhë më e shkurtë do të llogaritet.

Nuk marrë më shumë se një prej listës të ndihmave tjera

Ju nuk keni të drejtë për pagesë për mbikëqyrje nëse jeni duke marrë njërën prej këtyre ndihmave:

  • pension nga shteti
  • pagesë për shtatëzani
  • ndihmë për personat që nuk mund të punojnë
  • ndihma për vejushë/vejanë
  • pagesë të bazuar në kontribute për punë-kërkuesit
  • pagesë për invalidë të rëndë

Kjo njihet si rregulla për ndihma të mbivendosura.

Nëse ju merrni më pak prej njërës nga ndihmave më lartë, kjo do të thotë që ndihmat tuaja çdo javë do të ju paguhen plus pak nga pagesa për mbikëqyrësit.

Nëse partneri juaj merr shtojcë për ju me njërën nga këtë ndihma, do të ketë efekt në pagesën për mbikëqyrës. Shtojca mungohet nag pagesa për mbikëqyrës. Nëse pagesa për mbikëqyrës me shkallë më të lartë se e njëjtë sa shtojca ju paguhet atëherë ju nuk mund të meerni shtojcë.

Nëse të gjitha këto e pengojnë pagesën e mbikëqyrësve për rregullën të ndihmave të mbivendosura atëherë ju duhet të njiheni si mbikëqyrës në bazë të pasurisë personale. Pagesa përbërse për mbikëqyrës do të përfshihet në llogaritjen e këtyre ndihmave - shikojeni pjesën për pagesë përbërse në këtë fletushkë.

Nëse ju mund të merrni të njejtën shumë nga pagesa për mbikëqyrje dhe pagesë për invalid të rënd, zakonisht pagesa për mbikëqyrës do të ju paguhet. Megjithëatë ju mund të kërkoni që të paguheni me pagesë për invalid të rëndë si zavensim.Ndoshta ju duhet ta bëni këtë për shkak që ta ndaloni që personi që ju kujdeseni mos të humb në pagesa - shikojeni pjesën për pagesë të mbikëqyrësve dhe invalid të rëndë në këtë fletushkë.

Jetesa dhe banimi në Britani të Madhe

Ju nuk mund të merrni pagesë për mbikëqyrje në Britani të madhe përveq nëse keni jetuar këtu për 26 javë të 52 javëve të fundit. Njerëzit që janë anëtar të forcave ushtarake ose nga shtetasit e zonës ekonomike evropiane edhe pse kanë qëndruar jashtë shtetit trajtohen sikurse kanë qenë në Britani të Madhe.

Zakonisht nëse keni pengesa në statusin e imigrimit në qëndrimin tuaj në Britani të Madhe - për shembull nëse nuk keni të drejtë të punoni apo nuk keni të drejtë për ndihma nga fondi publik. Por disa njerëz edhe pse kanë ndalesë në qëndrimin e tyre mund të marrin pagesë për mbikëqyrës. Nëse nuk jeni të sigurtë për këtë, merrni këshilla të mëtutjeshme.

Ju mund të merrni pagesa për mbikëqyrës edhe pse gjindeni jashtë Britanisë së Madhe:

  • për 26 javë nëse udhëtoni me personin që kujdeseni dhe ata vazhdojnë të marrin ndihma për invalid dhe e vetmja arsye që ju udhtoni me atë person është që ju të kujdeseni për ata.
  • për 4 javë në rrethana të tjera

Si ta bëni kërkesën për pagesë të mbikëqyrësve?

Kërkesën duhet ta bëni në formën DS700. Formën mund ta merrni në zyret lokale të sigurimit social apo mund të telefononi lidhjen ndihmëse për mbikëqyrës dhe invalid në departamentin për punë dhe pension në 0800 882200 (0800 220674 në Irlandën Veriore). Ju poashtu mund ta nxjerrni formën nga interneti në këtë adresë www.dwp.gov.uk - kjo formë nga interneti nuk mund të përdoret në Irlandën Veriore.

Kërkesat mund të bëhen për tre muajt e mëparshëm nëse i përmbushni të gjitha të drejtat gjatë asaj kohe. Ndonjëherë vendimi për kërkesën e pagesës për mbikëqyrës bëhet para se vendimi për ndihmat e invalidëve dhe pagesa për mbikëqyrës mund të refuzohet. Nëse kjo ndodhë provoni ta bëni kërkesën prapë pasë 3 muajve pasi që ju lejojnë ndihmat për invalid. Nëse kjo ju prahohet edhe ata tre muaj të tjerë do të ju paguhen ose prej asaj date që ia filloni të merrni ndihma për invalid.

Qenra për punësim plus (Jobcentre Plus)

Është paraqitur sistem i ri për të bërë kërkesë për pagesë të mbikëqyrësve. Shumica e mbikëqyrësve duhen të marrin pjesë në intervistë me drejtim të punësimit në qendrën për punsim plus. Ky sistem është duke u paraqitur gradulisht - në disa pjesë të Britanisë së madhe, kjo intervistë është e domosdoshme, në pjesët tjera do të adaptohet në vitet e ardhshme.

Disa njrëz nuk kanë nevojë të marrin pjesë në intervistë. Kjo përfshin të gjithë ata që:

  • mbi moshën 60 vjeqare
  • kanë marrë pjesë në intervistë për ndihma të tjera
  • që punojnë më shumë se 16 orë dhe nuk janë duke marr ndihma me të holla (Income Support)

Intervista me drejtim nga punësimi mbahet me këshilltar personal nga qendra për punësim të cilët do të bisedojnë me ju për mundësitë e punësimit. Ata mund të ju ndihmojnë të gjeni punë apo të sygjerojnë trajnime që do të ju ndihmojnë të gjeni punë. Ju nuk e keni obligim që ti merrni këshillat e tyre apo ndonjë oferte për punë. Mirëpo ju duhet të bashkëpunoni me ata dhe të ju japni hollësirat e punësimeve të kaluara dhe arsimit. Nëse ju nuk merrni pjesë në intervistë apo nuk bashkëpunoni në intervistë, kërkesa juaj mund të ju refuzohet.

Pagesa përbërse

Çka është pagesa përbërse?

Pagesa përbërse nuk është ndihmë. Është pagesë shtuese që llogaritet me disa nga ndihmat të bazuara nga të ardhurat personale. Kjo llogaritet me:

  • ndihma me të holla (Income Support)
  • krediti për pension që në tetor 2003 shëndrohet në të ardhura minimale të garantuara (Minimum Income Guarantee)
  • ardhurat minimale të garantuara (ndihma me të holla për njerëzit mbi moshën 60 vjeqare)
  • pagesa për punë-kërkuesit e bazuar në të ardhura
  • ndihma për qirra dhe
  • ndihmat për tatim (zbritje e pagesës në Irlandën Veriore)

Për të gjitha këto ndihma, shuma që do ta merrni mëvaret nga të ardhurat dhe kursimet. Ndihmat llogariten duke bërë ndryshimin prej të ardhurave tuaja javore nga pagesat. Nëse të ardhurat tuaja janë më pak se këto pagesa ju do ta merrni ndryshimin si ndihma me të holla, pagesa për punë-kërkuesit të bazuara në të ardhura apo të ardhura minimale të garantuara. Për ndihmat me qirra dhe tatim nëse të ardhurat tuaja janë më pak se pagesat ju mund të merrni pagesa të plota; nëse të ardhurat janë më të larta, ndihmat do të ju ndalohen gradualisht.

Ju mund të merrni pagesë përbërse nëse ju ose partneri juaj (nëse keni partner):

  • merr pagesë për mbikëqyrje; apo
  • do të mund të merrte pagesë për mbikëqyrje mirëpo në vend të asaj merr ndihma të mbivendosura

Pagesa është 25.10 funta në javë. Mbikëqyrësi/ja i vetëm merr vetëm një pagesë, çiftet marrin për çdo anëtar që i përmbush rregullat.

Pagesa përbërse mund të vazhdojë të ju paguhet në pagesat tjera deri në 8 javë nëse për ndonjë arsyse nuk vazhdoni me mbikëqyrje.

Kursimet

Ju nuk mund të merrni ndihma me të holla dhe pagesë për punë-kërkues të bazuar në të ardhura nëse ju keni të kursyera 8000 funta; nëse keni të kursyera mbi 3000 funta do të ketë zbritje në pagesë.

Ju nuk mund të merrni të ardhura minimale të garantuara nëse i keni të kursyera më shumë se 12.000 funta; nëse i keni të kursyera mbi 6000 funta do të keni zbritje në pagesë.

Ju nuk mund të merrni ndihma me qirra dhe tatim nëse i keni të kursyera mbi 16.000 funta. Nëse i keni të kursyera mbi 3000 funta apo mbi 6000 funta dhe jeni të moshës 60 vjeqare ose përmbi.

Krediti për pension nuk ka asnjë kufi të kursimeve. Zbritjet ndoshta mund të bëhen për kursimet mbi 6000 funta, por në shkallë më të ulët për të ardhura minimale të garantuara.

Si ta bëni kërkesën për ndihma të bazuara nët ardhurat personale

Kërkesën për ndihma me të holla dhe pagesa për punë-kërkuesit nga zyret lokale për sigurim social.

Për ndihma me qirra dhe tatim nga këshilli lokal.

Për të ardhura minimale të garantuara duke telefonuar lidhjen ndihmëse për shërbime të pensioneve në 0800 028 1111.

Pagesa për mbikëqyrës dhe shtojca për invalid të rëndë

Shtojca për invalid të rëndë është pagesë që mund të përfshihet në llogaritje të ndihmave të bazuara në pasuri personale të personit që kujdeseni. Personi që ju kujdeseni nuk mund të merr shtojcë për invalid të rëndë si pjesë të llogaritjes të ndihmave të tyre nëse ju paguheni pagesë për mbikëqyrje. Shtoja ka vlerë me 42.95 funta për një person, apo për çdo anëtar të çifteve që kualifikohen.

Shtojca për invalid të rëndë ju jipet njerëzve që marrin pagesë të mbikëqyrjes ose pagesë për jetesë të invalidëve për kujdes personal me shkallë të mesme ose të lartë. Ata duhen të jetojnë vetëm; apo me personat të cilët:

  • marrin pagesë për jetese për invalid të kujdesit personal; apo
  • pagesë për mbikëqyrje
  • nën moshën 18 vjeqare; apo
  • janë të punësuar nga organizatat vullnetare dhe bamirëse të gjeni mbikëqyrje për ata dhe pagesë bëhet për kujdes; apo
  • ata janë qirramarrësit e tyre jo të afërm; apo
  • janë qirragjinjë të tyre e jo të afërm;
  • janë pronar të përbashkët ose qirragjinjë të përbashkët e jo të afërm.

Familjet e pronarit, qirragjinjëve, pronarëve të përbashkët dhe qirragjinjëve të përbashkët nuk kanë ndalesa për pagesë të shtojcave.

Pronarët e përbashkët dhe qirragjinjët e përbashkët të cilët nuk janë të afërm nuk kanë ndalesa në pagesë të shtojcës nëse kontrata e përbashkët:

  • i’a ka filluar para 11të prillit 1988; apo
  • me ose para datës kurr personi invalid (ose partneri tyre) ka hyrë në banesë.

I afërm për këtë çështje është partneri, prindërit, vjehërrit, djali, dhëndri, vajza, nusja, njerku, njerka, djali i gruasë/burrit, vajza e gruasë/burrit, vëllau, motra apo partnerët e tyre.

Shtojca për invalid të rëndë ndalohet vetëm nëse ju paguhet pagesa për mbikëqyrje. Nëse e drejta për pagesë të mbikëqyrjes është ndihmë themelore kjo nuk e ndalon fitimin e shtojcës. Kështu që nëse mbikëqyrësi i cili/a nuk paguhet pagesë për mbikëqyrje përshkak të rregullës për mbivendosje mund të merr pagesë përbërse për mbikëqyrës në llogaritje të ndihmave në bazë të pasurisë personale pa pasë efekt në shtojcën për invalid të rëndë.

Për informata të mëtutjeshme telefononi Carersline në 0800 808 7777 dhe kërkoni fletushkën me informata për pagesën për mbikëqyrës dhe shtojcën për invalid të rëndë.

This document was provided by Carers UK

Document Links

Carers UK
Carers UK
http://www.carersonline.org.uk/
www.multikulti.org.uk