Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Pagesë nga përkujdesja për komunitet
Community Care Grant

Këto të holla nuk duhen të kthehen. Kërkesën për këtë pagesë mund ta bëni nëse jeni duke marrë ndihmë me të holla (Income Support) apo keni mundësi ta merrni brenda 6 javësh. Kjo mund të jetë kur ju pritni që të lëshoheni nga spitali, shtëpia për përkujdesje apo burgu etj., dhe pastaj mund të bëni kërkesë për ndihma me të holla (Income Support).

Ju mund të konsideroheni për këtë pagesë në njërën prej këtyre rrethanave:-

  • Të ju ndihmojë juve, apo një anëtari të familjes, apo ndonjë personi tjetër për të cilin ju ose një anëtar nga familja juaj që do të përkujdeset, për ta ri-vendosur vetëveten në komunitet pasi qëndrimit tuaj në përkujdesje rezidenciale apo institucionale.
  • Të ju ndihmojë juve, apo një anëtar të familjes, apo ndonjë personi tjetër për të cilin ju ose një anëtar nga familja juaj që do të përkujdeset, për të qëndruar në komunitet në vend se të jetoni në nën kujdes rezidencial apo institucional.
  • Për të ju lehtësuar presionet e jashtëzakonshme juve dhe familjes tuaj.
  • Për të ju lejuar juve apo partnerit tuaj, për të u kujdesur për dikend që është i burgosur apo një person të moshës së re që ka shkelur ligjin dhe që janë lëshuar përkohësisht.
  • Për të ju ndihmuar juve apo një apo më shumë anëtarëve të familjes tuaj me shpenzime të udhëtimit brenda Britanisë së madhe në rrethana të posaqme.

Shpenzimet e udhëtimeve për:-

  1. Të vizituar ndonjë të afërm të sëmurë, partnerin apo, në disa raste, edhe ndonjë shok/shoqe të ngushtë.
  2. Për të shkuar në varrim të ndonjë të afërmi
  3. Për të lehtësuar ndonjë vështirësi shtëpiake.
  4. Biletat për t’u larguar në ndonjë shtëpi më të përshtatshme.
  5. Për të shkuar në gjyq për vendimin se cili prind do të fitojë të drejtën për përkujdesjen e femijës tuaj

Të hollat e kursyera deri në 500 funta nuk janë problem nëse bëni kërkesë për pagesë nga përkujdesja për komunitet apo kredi për buxhet (Budgeting Loan). Nëse ju dhe partneri juaj jeni të moshës 60 vjeqare apo më shumë kursimet deri në 1000 funta nuk janë problem.

Shënim

Pagesat për këto fonde sociale japen sipas nevojave. Megjithëatë ju mund të mos merrni pagesa edhe pse rasti juaj është nën kategoritë të shënuara më lartë. Ky buxhet është i kufizuar dhe Sektori për Fonde Sociale nuk mund të shpenzoi më shumë.

Si ta bëni kërkesën

Duhet ta kompletoni formën SF300 nga zyret e Departamentit për sigurim Social. Mos i nën vlerësoni çmimet e gjërave që ju duhen; përdoreni ndonjë katallog të dyqaneve lokale.

Ju nuk mund ta bëni kërkesën për të njejtin send apo shërbim brenda 26 javëve përveq nëse është bërë ndonjë ndryshim i rëndësishëm në rrethana tuaja.

Si merren vendimet dhe përparsitë

Nëpunësit për fonde sociale duhet të i konsiderojnë rrethanat e çdo rasti.

Kjo përfshin:

  • urgjencen e rastit
  • nëse nevojat tuaja mund të plotëson në mënyrë tjetër
  • sa të holla kanë mbetur në buxhet

Shembuj të cilët mund të ndikoj në përparsitë janë:

  • pa-aftësitë fizike apo mentale
  • sëmundjet apo plogështia
  • dhunim fizik apo social apo moskujdesi
  • periudhë e gjatë që jeni pa strehim
  • rrethana jostabile familjare
  • probleme me sjellje p.sh. nga droga apo alkooli

Nëse ju keni marrë të holla borxh për të blerë ndonjë send apo shërbim, edhe nëse ai send është jashtë drejtimit ju mund të bëni kërkesë për të holla nga përkujdesja për komunitet (Community Care Grant) për ta paguar borxhin.

Nëse jeni të pakënaqur me shumën që ju kanë dhuruar ju mund të kërkoni rishikim të rastit.

Taktikat

  • Nëse keni të drejtë ju gjithëmonë duhet ta bëni kërkesën për të hollat nga kujdesja për komunitet (Community Care Grant) në vend të kreditit buxhetor (Budget Loan) apo kredi urgjence (Crisis Loan) të cilat duhet të i paguani nga ndihmat tuaja. Ju mund ta bëni kërkesën për çdogjë përveq nga disa gjërave që nuk përfshihen.
  • Kur e kompletoni formën (SF300), ju duhet të japni hollësira për gjitha gjërat që ju duhen. Mundohuni të jeni sa më të saktë që mundeni (p.sh. në vend se të shkruani orendi apo rroba, shënoni çdo artikull veç e veç.) poashtu i bashkangjitni çmimet e aktuale apo vlerësim të arsyeshëm për çdo artikull. Ju nuk mund të merrni pagesë nga përkujdesja për komunitet për gjërat që nuk përfshihen në këtë fond. Kërkoni këshilla nga punëtori për të drejtat e sigurimeve shoqërore (Welfare Rights) nëse është e nevojshme.
  • Kërkesa juaj duhet ta vërtetoi se juve ju nevojiten të hollat për kujdesje të komunitetit për njërën nga rrethanat e shënuara më lartë. Për shembull ju duhet të sqaroni se si do t’i ndihmojnë personit të hollat që ju i kërkoni për t’u vendosur apo për të qëndruar në komunitet, apo do të i ndihmojnë që t’i lehtësojë vështirësitë tuaja të jashtëzakonshme apo ato të familjes tuaj.
  • Ju poashtu duhet të tregoni se pse kërkesës tuaj duhet t’i jipet përparsi e madhe duke pasë parasysh udhëzimet për përparsitë dhe si përbëhet kërkesa me përparsi të madhe. Ju mund të merrni një kopje me udhëzime nga zyra lokale dhe e shqyrtoni nëse ju përket juve. Ju poashtu mund të dërgoni letra përkrahëse nga mjeku apo punëtori social.

Cilat kërkesa mund të ri-shqyrtohen

Ju mund ta pyetni Departamentin për Sigurim Social që ta ri-shqyrtojë vendimin nëse:

  1. Juve ju kanë refuzuar të hollat.
  2. ju keni bërë kërkesën për pagesë nga përkujdesja në komunitet dhe për kredi nga Departamenti për Sigurim Social dhe ju kanë dhuruar kredi.
  3. Ju nuk jeni të kënaqur me shumën të cilën ju kanë dhuruar. Ju duhet t’i pranoni të hollat, ndërkohë ju mund të kërkoni që shuma që ju kanë dhuruar të rishqyrtohet.

Si duhet të kërkoni ri-shqyrtim

Të gjitha kërkesat për rishqyrtim duhet të bëhem me shkrim te zyra lokale e departamentit për sigurim social (DWP), brenda 28 ditësh nga data e vendimit.

Ju duhet të i japni arsyet e plota për ri-shqyrtim. Sigurohuni që departamenti për sigurim social njoftohet me faktet e problemit tuaj. Tregojuni prapë pse ju nevojiten të hollat dhe çfarë vështirësish do të keni nëse ata nuk ju japin të hollat. Është e mundshme që mjeku, punëtori socialit, vizitorja shëndetit apo mbikqyrës gjyqësor të ua japin një letër përkrahëse. Punëtori për fonde sociale duhet ta ri-shqyrtoj vendimin nëse:

  1. Departamentit për pensione dhe punësim (Department for Work and Pensions) nuk e ka qenë i njoftuar me fakte të rëndsishme të kërkesës tuaj kur është marrë vendimi.
  2. Prej se e keni bërë kërkesën rrethanat tuaja janë ndryshuar.

Nëse departamenti për pensione dhe punësim (Department for Work and Pensions) pajtohet për ta ri-shqyrtuar kërkesën tuaj, ata do të ju njoftojnë me shkrim. Nëse ata nuk do ta ri-shqyrtojnë rastin ata do të ju thërrasin në zyrë në intervistë për të biseduar për këtë. Ju mund ta merrni dikend të afërm me veti apo ndonjë reprezentues. Nëse nuk jeni në gjendje të shkoni në zyrë, intervista mund të caktohet në shtëpinë tuaj. Poashtu është e mundshme që intervista të bëhet në telefon.

Ri-shqyrtimet e mëtutjeshme

Nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin e ri-shqyrtimit, ju mund të kërkoni nga inspektori për fonde sociale për rishqyrtim të mëtutjeshëm. Kjo kërkesë duhet të bëhet me shkrim në departamentin për pensione dhe punësim (Department for Work and Pensions), brenda 28 ditëve nga dita e vendimit të fundit.

Inspektori për fonde sociale do të kërkojë nga ju që të japni arsyet tuaj për ri-shqyrtim të mëtujeshëm me shkrim kur ata ju dërgojnë dokumentet e duhura brenda disa ditëve pasi keni bërë kërkesën. Qendra ligjore mund të ju jape këshilla apo ta shkruaj përgjigjen për zyrën e inspektorit. U lutem telefononi në numrin e mëposhtëm për të caktuar një takim. Inspektori për fonde sociale mund ta pranoj apo refuzojë kërkesën apo do ta referojë rastin prapë në zyrën e departamentit për pensione dhe punësim (Department for Work and Pensions). Nëse punëtori për fonde sociale e refuzon kërkesën tuaj ju mund të ri bëni kërkesë prapë te inspektori.

Nëse inspektori për fonde sociale refuzon ta ndryshoj vendimin, pasë kësaj është shumë vështirë ta ndërroni këtë. Zakonisht vetëm ri-shqyrtimi i mëtutjeshëm duhet të kaloj në ri-shqyrtim gjyqësor. Qendra Ligjore mund të ju këshilloj për këtë.

Shënim

Edhe nëse mendoni që vendimi i departamentit për pensione dhe punësim (Department for Work and Pensions) është i padrejtë ju nuk keni të drejtë për hetime nga tribunali i pamvarur.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Angli dhe Uells.