Ligji i të drejtave të njeriut: Protokolet
The Human rights Act: the Protocols
Protokolet në hollësi
Protokolet janë pjesë të reja të konventës, që janë shtuar që nga krijimi i knoventës.
Protokoli 1: Mbrojtja e pronës
‘Pronë’ ka kuptim shumë të gjërë. Mund të përfshijë pensionin, ndihmat financiare nga shteti apo aksionet e investuara që ju i keni kontribuar duke paguar sigurimin kombëtar (national insurance) apo të drejtën për për ta paditni dikend.
Ky nen thotë që shteti apo autoritetet publike nuk mund ta marrin pronën tuaj nga ju përveq nëse ligji thotë se është në interes të publikut të merret prona. Nëse prona juaj merret ju mund të kërkoni kompensim.
Ky nen poashtu thotë që shteti apo autoritetet publike nuk mund të ju kufizojnë se çka bëni me pronën tuaj, përveq nëse ekziston ndonjë ligj që i lejon dhe kanë arsye të mirë për ta bërë këtë. Megjithëatë ky nen nuk ka efekt për të drejtën që shteti apo autoritetet publike ta marrin apo ta mbajnë nën kontroll pronën tuaj apo të ju shtyejnë të paguani taksa apo dënime.
Protokoli 1 Neni 2: E drejta për edukim
Kjo i jap të drejtë të gjithëve për arsim dhe të drejtë për aplikim për fakultet apo kolegj por nuk i ndalon shkollat apo kolegjet për ti zgjedhur njerëzit të cilët shkollat i pranojnë. Ligji thotë që shteti duhet të sigurojë që arsimimi është i standardit mesatar. Kjo aplikohet në shkollat private dhe ato shtetërore.
Protokoli 1 Neni 3: E drejta për zgjedhje lira
Kjo thotë që shteti duhet të mbajë zgjidhje me intervale të arsyetushme dhe zgjidhjet duhet të mbahen me vota sekrete. Ky nen ju jap të drejtën njerëzve për votim apo të zgjidhen për votime edhepse ndodhin disa kufizime në këtë të drejtë. Nuk tregon se çfarë sistemi të zgjidhjeve shteti duhet të përdor. Për shembull një i burgosur është ankuar duke përdor këtë nen për ndalesën komplete për votime nga të burgosurit.
Protokoli 6 neni 1 dhe 2, Protokoli 13: Abolimi i denimit me vdekje
Protokoli 6 e ka aboluar denimin me vdekje në Britani, por origjinalisht ende e ka lejuar denimin me vdekje gjatë kohërave të luftës dhe nëse lufta ka për të shpërthyer. Megjithatë rishtazi Britania e ka nënshkruar nenin 1 të protokolit 13 e cila e ndalon denimin me vdekje krejtësisht, kështu që ky denim nuk mund të përdoret asnjëherë.
Ndihmë e mëtutjeshme
Organizata Liberty (Liria)
Për informata të përgjithëshme për ligjin e të drejtave të njeriut shikoni udhëzimin që quhet ‘Your Rights’ (Të drejtat tuaja) e cila gjindet në bibloteka publike apo në internet në uebfaqen e Liberty. Nëse ju duhet ndihmë me ndonjë të drejtë të posaqme ju mund ta kontaktoni linjen telefonike të organizatës Liberty. Kjo linjë është e hapur çdo të Hëne dhe Enjte prej orës 6.30 pasdite deri 8.30 dhe çdo të mërkure prej ores 12.30 deri 2.30 pasdite.
Email i Liberty [email protected]
Telefoni: 0845 123 2307
Uebfaqja http://www.yourrights.org.uk/
Kjo fletushkë ju jap një përmbledhje të drejtave tuaja ligjore. Kjo nuk është udhëzim i kompletuar i ligjit dhe nuk ju udhëzon në probleme ligjore individule. Këto fletushka rregullisht përmisohen me gjëra të reja që hyjnë në ligj mirëpo ligji mund të ndryshojë gjatë publikimit të fletushkave kështu që informatat në këto fletushka mund të jenë të gabueshme. Nëse ju keni problem ju duhet të merrni më shumë informata apo këshilla personale në mënyrë që ta zgjidhni problemin tuaj në mënyrë më të mirë.
This document was provided by Community Legal Service Direct, September 2006, www.clsdirect.org.uk
Document Links
- www.clsdirect.org.uk
-
clsdirect web site
http://www.clsdirect.org.uk
- www.clsdirect.org.uk
-
clsdirect web site
http://www.clsdirect.org.uk