multikulti

Nenet e ligjit për të drejtat e njeriut

The Articles of the Human Rights Act

Nenet e ligjit në hollësi

Këtu e spjegojmë domethënien çdo neni. Ne poashtu do të japim shembuj se si janë përdor në të kaluarën apo si mund të përdoren nën ligjin e të drejtave të njeriut. Por mos harroni këto janë vetëm shembuj dhe ligji i konventes mund të përdoret edhe në mënyra të tjera.

Neni 2: E drejta për jetë

Kjo do të thotë që shteti dhe autoritetet publike duhet ta mbrojnë të drejtën për jetesë. Kjo mund të thotë që policia duhet ta mbrojë dikend nëse jeta e tyre është në rrezik. Poashtu mund të përdoret në raste kur një pacient ka nevojë për tretman që ia shpëton jetën. Ky nen thotë që janë tri situata kur shteti apo autoritetet publike mund ta justifikojnë nëse ja marrin jeten dikujt. Këto situata janë:

  • ata e mbrojnë dikend nga dhuna joligjore
  • ata janë duke u munduar ta arrestojnë dikend apo ndalojnë një person që mundohet të ik nga burgu; apo
  • ata janë duke u munduar ta ndalojnë një demonstratë të dhunshme

Nëse dikush vdes në këto raste, shteti apo autoritetet publike (zakonisht policia) duhet të vërtetojnë se ata nuk kanë përdor më shumë forcë se ka qenë e nevojshme. Ata duhet ta vërtetojnë këtë përndryshe ata e kanë shkel ligjin nën nenin 2 të ligjit të drejtave të njeriut.

Neni 2 thotë që duhet të bëhen hetime të duhura kur policia apo ushtria e mbysin dikend apo kur dikush vdes në gjatë arrestimit apo kur dikush vdes përshkak të pakujdesjes nga autoritetet publike. Kur ndodh kjo fillojnë hetimet por ndonjherë shteti, policia apo ushtria duhet të mbajnë hetim publik. Nën nenin 2, familja e personit të vdekur duhet të merr ndihmë financiare ligjore në mënyrë që të marin pjesë plotësisht në hetime.

Dy situata të posaqme ku neni 2 nuk i mbulon janë:

  • nuk mund të përdoret për ta ndaluar një femër ta abortoj foshnjën
  • nuk i lejon njerëzit të i ndihmojnë të vdes një personi që vuan nga një sëmundje vdekjepruese

Neni 3: Ndalim i torturave

Ky nen thotë që askush nuk duhet të torturohet, poashtu ndalon denimin apo ti trajtoj njerëzit në mënyrë jo njerëzore apo degraduese. Gjyqi evropian i të drejtave të njeriut thotë që trajtimi degredus apo jo njerëzot duhet të jetë shumë serioz për ta thyer nenin 3, apo duhet të jetë teper poshtërues. Ky nen i parandalon njerëzit që të dëbohen nga shteti kur është mundësia që ata do të torturohen apo që do të ballafaqohen me denim kriminal në shtetin ku ata mund të denohen me vdekje. Ky nen poashtu është përdor:

  • në raste kur shërbimet e socialit kanë dështuar ta mbërrojnë një fëmijë nga dhuna serioze; dhe
  • për të u përpjekur me bind shtetin që mos ti ndalojnë ndihmat financiare për azil kërkuesit sepse kjo i len ata në varfëri.

Të burgosurit apo pacientët në spital mund ta përdorin nenin 3 nëse ata trajtohen në mënyrë shumë të keqe apo nëse kushtet në burg apo spital janë shumë të këqija.

Neni 4: Ndalesa e robëve dhe punësim i dhunshëm

Ky nen e ndalon robërinë; kjo do të thotë kur një person e mban në pronësi një person tjetër apo nëse dikush detyrohet të punoj një punë pa dëshirën e tyre.

Megjithatë neni skjaron që kjo nuk e përfshin punësimin përderisa janë në burg apo ndonjë punësim tjetër vullnetar.

Neni 5: E drejta për liri dhe sigurim

Ky nen i kufizon rrethanat në të cilat dikush është arrestuar. Kjo mbulon:

  • periudhat e gjata – për shembull nëse ju jeni në burg apo ju jeni të detyruar të qëndroni si pacient në spital psikiatrik
  • periudha të shkurta – për shembull nëse jeni burgosur

Në këtë nen skjarohet si dhe kur munden njerëzit të arrestohen. Poashtu thotë që njerëzit mund të arrestohen vetëm nëse:

  • nëse ata janë akuzuar për ndonjë veprim të paligjëshëm dhe janë denuar me burg.
  • Nëse nuk e kanë respektuar urdhërin gjyqësor për të bërë diçka që ligji ka kërkuar nga ata si për shembull nuk kanë paguar ndonjë denim apo pagesat e fëmijëve
  • Kanë arsye të nevojshme të besojnë që ju keni bërë ndonjë krim apo për ti ndaluar ata të bëjnë ndonjë krim apo për ti ndaluar ata të ikin pasi që kanë bërë ndonjë krim
  • Nëse ata kanë sëmundje mentale, janë alkoholiqar apo marrin drogë apo nuk kanë vend strehimi apo nëse është e nevojshme të i burgosin nëse ata kanë sëmundje infektive dhe mos të lejojnë përhapje të sëmundjes; apo
  • Të i ndalojnë ata të hyjnë në shtet në mënyrë joligjore; apo