Diskriminimi racor – çka mund të bëni për diskriminim
Racial Discrimination - What you can do about discrimination
Nëse ju jeni diskriminuar, më së pari mendoni se çka ju dëshironi të bëhet. Varësisht se si jeni diskriminuar ju ndoshta dëshironi që:
- të ktheheni në vendin tuaj të punës
- të kompensoheni
- shfajësim (kërkesë për falje)
- vërtetim që organizata nuk do të diskriminoj në të njejtën mënyrë në të ardhmen.
Pa marrë parasysh çka dëshironi, zakonisht është më mirë ta zgjidhni problemin me personin apo organizatën që ju ka diskriminuar apo ngacmuar juve. Nëse jeni diskriminuar nga punëdhënsi juaj, ju duhet ti përdorni procedurat e organizatës për ankesa apo ta deklaroni diskriminimin me shkrim te punëdhësi juaj. Nëse problemi është me furnizues të shërbimeve ju duhet të ju shkruani atyre duke i spjeguar hollësirat e ankesës dhe çka dëshironi të bëhet duke e cekur edhe shumën e të hollave që dëshironi të kompensoheni.
Nëse kjo nuk sjell ata çka dëshironi ju mund ta dërgoni rastin tuaj te:
- tribunali për punësim nëse është në lidhje me organizatën ku punoni
- gjyq
Komisioni për Barazi Racore (The Commission for Racial Equality (CRE) është organizatë që është formuluar nga shteti për të nxitur barazi racore. Kjo organizatë mund të ju këshlloj dhe ndihmojë nëse ju jeni diskriminuar përshkak të racës tuaj. Ju poashtu mund të gjeni ndihmë nga:
- sindikati (nëse diskriminimi ndodh në vend të punës)
- qendra ligjore lokale
- qendra për këshilla (Citizens Advice Bureau)
- këshilli lokal për barazi racore; apo
- advokati apo këshilltar nga shërbimi ligjor për komunitet (Community Legal Service)
Shërbimet ligjore