Të drejtat e barabarta
Equal opportunities
Si të veproni me diskriminim
Ka situata të ndryshme ku mund të diskriminoheni, për shembull ju mund të diskriminoheni përshkak të moshës tuaj apo gjinisë apo përshkak që jeni homoseksual. Kjo fletushkë ju shpjegon ligjet që ju mbrojnë nga diskriminimi dhe si të veproni nëse jeni diskriminuar.
- Kur mund të ndodhë diskriminimi
- Llojet e diskriminimit
- Diskriminimi gjinor
- Diskriminimi përshkak se jeni homoseksual
- Diskriminimi përshkak të fesë apo besimeve
- Çka mund të bëni për diskriminim
- Si të veproni me diskriminim në vend të punës
- Ankesat në tribunalin e punësimit
- Si të veproni me lloje të tjera të diskriminimit
- Ligji i të drejtave të njeriut
- Diskriminimi përshkak të moshës tuaj
Kjo fletushkë ju jap një përmbledhje të drejtave tuaja ligjore. Këto fletushka nuk janë udhëzime të kompletuara të ligjit dhe nuk janë kanë për qëllim të ju udhëzojnë se si ligji aplikohet për rastin tuaj apo për ndonjë situatë specifike. Fletushkat botohen rregullisht por ligji mund të jetë ndryshuar nga data kur kjo fletushkë është shtypur, kështu që informatat mund të jenë të pasakta apo të vjetruara.
Nëse keni ndonjë problem ju duhet të kërkoni më shumë informata apo këshilla personale për të vepruar se si më së miri të zgjidhni. Shikoni pjesën ‘ndihmë të mëtutjeshme’ për burimet e informatave dhe këshillave.
Kur mund të ndodhë diskriminimi
Diskriminimi ndodhë kur dikush trajtohet më keq se një person tjetër në situatë të njejtë. Diskriminimi mund të ndodhë në disa situata:
- Në vend të punës – për shembull, një zezak mund të i refuzohet një vend pune pa arsye të vlefshme, apo të ngacmohet nga punëtorët tjerë. Një femër mund të ketë problem me pagesë të barabartë, apo mënyra si trajtohet nëse është shtatëzanë apo kujdeset për fëmijë.
- Kur bleni apo përdorni pajisje apo shërbime – për shembull, një person me aftësi të kufizuara shkon nënjë restronat me karrigë më rrota, por nuk lejohet të hyj në restorant përshkak që karriga me rrota zënë shumë vend.
- Kur bleni apo merrni me qirra një shtëpi apo banesë – për shembull, një pronar refuzon të ia lëshon banesën një personi nga Azia.
- Në shkollë apo kolegj – për shembull një shkollë mund të trajtoj një fëmijë zezak ndryshe nga fëmija i bardhë kur merret vendimi për përjashtim nga shkolla.
Ju mund të pësoni nga diskriminimi për arsye të ndryshme. Po shpesh ndodhë përshkak:
- racës tuaj
- gjinisë tuaj
- fesë apo besimeve tuaja
- nëse keni aftësi të kufizuara
- jeni të moshës së vjetër
- jeni homoseksual apo lesbike
- jeni person që e keni ndryshuar gjininë.
Çfarë mbrojtje nga ligji keni mëvaret pse jeni diskriminuar. Në ratset e diskriminimit gjinor, për shembull egzistojnë lihgje specifike që thojnë është kundërligjore që dikush të diskriminoj kundër juve. Ligji ju lejon që të shkoni në tribunalin e punësimit apo në gjyq nëse jeni trajtuar me padrejtësi. ju mund të merrni kompensim për pagesat e humbura apo ju kanë shkaktuar dhimbje, mëvaret se çfarë diskriminimi ju keni pësuar. Poashtu nëse e dërgoni ankesën tuaj në tribunalin për punësim apo gjyq kjo mund të përmisojë sjelljet e organitazave drejt njrëzve të tjerë në të ardhmen.
Me llojet e tjera të diskriminimit, si ato të bazuara në moshë, nuk ka ligj specifik për këtë, por qeveria do ta paraqes legjislacionin për të mbrojtur kundër këtij diskriminimi në tetor të vitit 2006. Ndërkohë ka gjëra të tjera që mund të bëni për ta ndaluar diskriminimin.
Kjo fletushkë:
- spjegon se si ligji për të drejta të barabarta dhe kundër diskriminimit vepron dhe prej cilave lloje të diskriminimit ju jeni të mbrojtur.
- shikon në më shumë hollësira ligjin në diskriminimin gjinor, preferencave seksuale, fesë apo besimeve,
- spjegon se çka mund të bëni nëse jeni të diskriminuar.
Ndonjëherë një person mund të diskriminohet për më shumë se një arsye. Nëse mendoni që ju jeni në atë pozitë ju duhet të kërkoni këshilla se çka duhet të bëni. ju mund të merrni këshilla nga:
- nga sindikati (nëse jeni të regjistruar me një sindikatë)
- qendra ligjore
- nga buroja për këshilla të qytetarve (Citizens Advice Bureau) apo
- advokati
Llojet e diskriminimit
Ligji për barazi flet për dy lloje të diskriminimit:
- Diskriminimi direkt, e cila është kur ju trajtoheni më keq përshkak për shembull nëse jeni zezake apo femër.
- Diskriminimi indirekt e cila ndodhë ku ka rregulla apo kushte apo praktika në vend të punës, që aplikohen për të gjithë punëtorët por ndikojnë vetëm në një grup të njerëzve më shumë se të grupet tjera pa arsye të vlefshme. Për shembull një rregull e kompanisë është që thotë se të gjithë punëtorët duhet të punojnë në ndërrim të natës por nënat me fëmijë mund të përjashtohen nga kjo rregull.
Në disa raste diskriminimi lejohet. Për shembull në një bujtinë me femra që janë larguar nga burrat e dhunshëm, ligji lejon që këshilltaret që punojnë aty janë femra.
Përndjekja
Nëse ju dëshironi të ankoheni përshkak që jeni diskriminiuar (apo i ndihmoni një kolege të cilët ankohen) ju mund të keni frikë që punëdhënsi juaj mund të ju trajtoj më keq për këtë arsye. Nëse ata ju trajtojnë më keq kjo quhet përndjekje dhe kjo është kundërligjore në të njejtën mënyrë si diskriminimi.
Ndihmë të mëtutjeshe
Community Legal Service Direct
Ofroninformata, këshilla dhe ndihmë falas publikut direkt në disa lloj probleme ligjore.
Telefononi 0845 345 4 345
Bisedonime një këshilltar të kualifikuar përreth përfitimeve, borxhit, arsimimit, banimit apo punësimit apo gjeni qendra lokale këshilluese për probleme të tjera.
Nëkëtë uebfaqe mund të gjeni reprezentues ligjor lokal apo advokat dhe lidhje të tjera për informata dhe ndihmë.
Komisioni për të drejtat e barabarta
Telefoni: 08456 015 901
Advisory Centre for Education (ACE)
Për këshilla përreth diskriminimit në shkolla
Linja telefonike për ndihmë është e hapur prej të hënës deri të premten 14.00 –17.00
Telefoni: 0808 800 5793
The Advisory, Conciliation and Arbitration Service (ACAS)
Për të gjetur qendrën më të afërme
Telefononi: 08457 474747
Age Concern
Organizatë që punon me njerëz të moshuar për të drejtat e tyre në Britani të Madhe
Telefoni: 0800 00 99 66
Employment Tribunal Service
Shërbimet për tribunalin e punësimit
08457 95 9775
www.employmenttribunals.gov.uk
The Gender Trust
Për njerëzit me gjini të shëndruar
Telefoni: 0700 0790 347
Stonewall
Për homoseksualët dhe biseksualët (femra, meshkuj)
Telefoni: 020 7881 9440
Terrence Higgins Trust
Për njerëzit që vuajnë nga HIV dhe sida
phone: 0845 1221 200
Third Age Employment Network
Telefoni: 020 7843 1590
Përrregullat praktike për mosha të ndryshme në punësim, kontaktoni Age Positive Team nga departamenti për punë dhe punësim.
Telefononi: 08457 330 360
www.agepositive.gov.uk
Kjofletushkë është botuar nga Komisioni për shërbime ligjore (Legal Services Commission).
This document was provided by Community Legal Service Direct, December 2005, www.clsdirect.org.uk
Document Links
- www.clsdirect.org.uk
-
The Community Legal Service Direct
http://www.clsdirect.org.uk