Diskriminimi në bazë të orientimit seksual (në vendin e punës)
DISCRIMINATION ON GROUNDS OF SEXUAL ORIENTATION (in the work place)
Që nga 1 dhjetori i vitit 2003 është kundërligjore të diskriminosh dikend në vend të punës në bazë të orientimitit të tyre seksual. Ky ligj i ri aplikohet në të gjitha punësimet dhe trajnimet profesionale dhe përfshin rekrutimin, kushtet dhe konditat, ngritje në pozitë, trasferimet, përjashtimi nga puna dhe trajnimet në vend të punës. Termi orientim seksual ka kuptim të gjërë dhe definohet si: orientimi seksual me persona të njejtës gjini si homoseksualët, orientimi seksual me personat e gjinisë së kundërt si heteroseksualët apo personat me orientim seksual me personat e gjinisë së kundërt dhe gjinisë së njejtë si bi-seksualët.
Cilat lloje të diskriminimit i përfshin ky ligj?
Diskriminimi direkt