multikulti

Të drejtat e juaja në arestim

Your Rights In Detention

A mund të më arrestojnë?

Po, autoritetet e imigrimit në Britani të Madhe kanë fuqi të madhe t’i arrestojnë njerëzit për shkaqe të imigrimit. Ju mund të arestoheni për shkak se Ministria e Brendshme (Home Office):

  • dëshiron ta vërtetoj identitetin tuaj apo se në çka bazohet kërkesa juaj për azil;
  • besojnë se ju nuk ju keni permbajtur regullave të pranimt të përkoheshëm
  • mendojnë të ju largojnë nga Britania e madhe
  • besojnë që kërkesa juaj për azil është pa komplikime dhe mund të marrin vendim shumë shpejt.

-Është me rëndësi të mbani në mend edhe pse në fillim ata ju kanë arrestuar legalisht, mund të jetë jo ligjore të vazhdojnë të ju mbajnë në arrest. Arrestimi juaj duhet të rishqyrtohet pas 24 orë dhe pastaj çdo muaj, megjithatë kjo shpesh nuk ndodh.

-A mund ta dijë shkakun e arrestimit?

Po, juve duhet të ju jipen arsyet e arrestimit me shkrim. Fillimisht kjo duhet të ju jipet në mënyrë të listës me arsye përkatëse të arrestimit.

-Çka mund të bëjë nëse më arrestojnë?

Është shumë me rëndësi që të gjeni avokat i/e cili/a mund të ju jap këshilla rreth arrestimit tuaj dhe imigrim.

-Si mund të gjejë avokat?

-Ju mund t’i pyetni njerëzit e tjerë në arrestim që të ju rekomondojnë një avokat apo ju mund te kontaktoni ndonjëorganizatë e formuar që ti ndihmojëë njerzve në arestim. Lista e organizatave që japin këshilla ligjore falas janë të shënuara në fund të kësaj fletushke. Disa nga këto organizata mund të ju përfaqësojne dhe –ose të ju referojnë te ndonjë reprezentues afër vendit ku jeni të arrestuar. Nëse ju nuk keni të ardhura apo të holla të kursyera ju keni të drejtë për reprezentim falas nën shërbimet ligjore (Legal Services Commission) që quhet ’plani për ndihmë ligjore’ (Legal Help Scheme) kjo përfshin edhe reprezentimin në gjyq.

­-Me çka mund të më ndihmojë avokati?

Përfaqsuesi juaj mund të provoj të ju liroj nga arrestimi. Ata poashtu mund ta ndalojnë largimin tuaj nga Britania e Madhe, apo të ju ndihmojnë ta bëni kërkesën për qëndrim në Britani të Madhe:

  • përfaqsuesi juaj duhet të bëjë kërkesë me shkrim për lirimin tuaj nga shërbimet e imigrimit që të ju lirojnë në baza të përkohshme, nëse kjo vetëm nuk është bërë. Nëse kjo kërkesë ju refuzohet, duhen të kërkohen arsyet me shkrim nga shërbimet e imigrimit, se cili ka qenë shkaku që ata ju kanë refuzuar kërkesën;
  • nëse lirimi i përkohshëm ju refuzohet, atëherë përfaqsuesi juaj ligjor mund ta bëjë kërkesën te zyrtari kryesor për imigrim (Chief immigration Officer (CIO) për nxjerrje nga burgu. Zakonisht ju duhet ta japni një adresë të sigurtë ku do të jetoni nëse ata do të ju lirojnë dhe hollësirat e personave që garantojnë për ju dhe janë të gatshëm të japin të holla në mënyrë që të ju lirojnë juve.
  • Nëse kërkesa nga zyrtari kryesor për imigrim ju refuzohet, hapi tjetër për përfaqsuesin tuaj është që të bëjë kërkesë për lirim nga autoritetet apeluese për imigrim (Immigration Appellate Authority (IAA);
  • Nëse nxjerrja nga burgu ju refuzohet, atëherë mund të bëhet edhe një kërkesë apo është e mundshme që vendimi për refuzim të nxjerrjes nga burgu të rishqyrtohet paanshëm nga gjyqi i lartë.

-Si mund t’i ndihmojë përfaqësuesit që të më siguroj lirim?

Ju duhet t’i jipni përfaqsuesit tuaj sa më shumë informata që është e mundshme. Disa nga këto informata mund të përdoren për të ju liruar nga paraburgimi.

Nëse keni rrethana të posaqme se pse ju nuk duhet të mbaheni në arestim këtë duhet t’ia tregoni përfaqsuesit tuaj menjëherë. Në rrethana të posaqme mund të përfshijë shtatëzania, sëmundje fizike apo mendore, apo nëse keni përjetuar tortura.

-Nëse ju kanë paraburguar në arritje:

  • Ju duhet t’i tregoni përfaqsuesit tuaj hollësisht çka ka ndodh kurrë keni arritur, duke përfshirë: arsyet pse keni ardhur në Britani të Madhe, cilën rrugë keni ardhur, çfarë dokumenta i keni përdor, a keni pasë kontakt me autoritetet e imigrimit (nëse po, atëherë çka ju kanë pyetur dhe çfarë përgjegje i keni dhënë), edhe a jeni vetëm apo me dikend.

Nëse ju kanë arestuar pasi që keni arritur:

  • Ju duhet ti tregoni përfaqsuesit tuaj se në cilën periudhë është, datat e kontakteve tuaja me autoritetet e imigrimit, ndonjë periudhë ju keni pasë në lirim të përkohshëm apo njerrja nga arestimi. Poashtu ndonjë tjetër lidhje në Britani të Madhe si adresë të përhershme, punësim, studime, familje, lidhje personale apo në komunitet.

Hollësira të tjera me rëndsi për lirim të përkohshëm apo deri në gjykim:

  • Ju duhet të keni adresë ku mund të qëndroni kur liroheni. Nëse nuk keni adresë, familje apo shok/qe ku mund të qëndroni, përfaqsuesi juaj mund të kontaktojë njërën prej qendrave që quhet One Stop Shop afër qendrës së arestimit të ju gjejë srehim urgjent.
  • Të keni familje apo shoqëri në Britani të Madhe do të thotë që ata mund të garantojnë për ju. Kjo do të thotë që ata mund të garantojnë për ju në gjyq që ju do të përmbaheni kushteve për lirim, nëse ju lirojnë. Zakonisht një shumë të hollash duhet të jipet si përkrahje e garantisë. Nëse ju nuk i përmbaheni kushteve personi që garanton për ju mund të humb të hollat. Nëse ju nuk keni familje apo shoqëri që mund të garantojnë për ju, përfaqsuesi juaj mund ta kontaktojë Bail Circle të cilët mund të gjejnë dikend që mund të garantojë për ju (shikoni listën e kontakteve në fund të kësaj fletushke).

-Si duhet të bëhet kërkesa për nxjerrje nga arestimi nga Autoritetet e imigrimit për apelim.

-Nëse kërkesa me shkrim për lirim të përkohshëm dhe dhe ajo nga zyrtari kryesor për imigrim ju refuzohet, është e mundshme të bëni kërkesë për nxjerrje nga arestimi para gjyqtarit të autoriteteve të imigrimit për apelim. Përfaqsuesi juaj mund të ju kësholloj për këtë proces.

-Së pari përfaqsuesi juaj duhet ta kompletoj formularin ta bëjë kërkesën për lirim nga arestimi të dal në gjyq. Atyre ju duhet adresa se ku do të qëndroni kur liroheni dhe hollësirat e dy personave që garantojnë për ju. Ndonjëherë është e mundshme që ta bëni kërkesën për lirim nga paraburgimi pa garantues, por në përgjithësi ju mund të keni më shumë sukses nëse e keni bile një garantues.

Atëherë gjyqi do të ju jap datën se kurrë do të dilni në gjyq, kjo ndodh zakonisht tre ditë nga dita kur bëhet kërkesa. Nëse keni nevojë për përkthyes ata do tu a sjellin . Përfaqsuesi juaj legal mund të ju përfaqësoj juve ose mund ta udhëzoj avokatin që të ju përfaqsoj në gjykim. Nëse keni garantues ata zakonisht duhet të jenë prezent në gjyq dhe përfaqsuesi juaj duhet të bëjë kërkesë që edhe ju të jeni prezent. Nëse nuk keni kurfar të ardhura apo të holla të kursyera, ju duheni të merni ndihmë ligjore falas nën ’përfaqsues ligjor nën rregullore’ nga autoritetet e shërbimeve ligjore (Legal Services Commission) t’i mbulojë shpenzimet për avokatin tuaj.

Për më shumë informata si ta bëni kërkesën për lirim nga arestimi ju mund të kontaktoni Bail for Immigration Detainess (Lirim nga arestimi për të arestuarit të Imigrimit) dhe kërkoni një kopje të fletushkës së tyre për lirim nga arestimi (Bail). Kjo fletushkë mund të ju ndihmojë:

  • t’i kuptoni të drejtat e tuaja dhe të merrni vendim për rastin tuaj
  • që të bisedoni më lehtësisht me përfaqsuesin tuaj ligjor për kërkesën tuaj për lirim;
  • më hollësisht të kuptoni arsyet për arestim nga shërbimet për imigrim;
  • të gjeni më shumë informata dhe dokumenta që do ta përkrahin kërkesën tuaj për lirim nga arestimi.
  • Hollësirat se si mund ta kontaktoni këtë organizatë gjinden në fund të kësaj fletushke.

-Çka ndodh nëse më lëshojnë përkohësisht apo lirim nga arestimi?

-Nëse ju lëshojnë kjo ndodh nën disa kushte. Përfaqsuesi juaj do të bisedojë me ju për këto. Kushtet që kërkohen nga ju zakonisht përfshijnë që të jetoni në adresë të specifikuar dhe që të lajmroheni te autoritetet e imigrimit rregullisht. Nëse nuk ju përbaheni këtyre kushteve ju mund ta humbni lejen e përkohshme apo lirimin nga arestimi dhe mund të ju arestojnë prapë.

-A kam të drejta të tjera përderisa jam në arestim?

Po - shikojeni listën më poshtë, por kjo nuk është lista e plotë e të drejtave tuaja përderisa jeni në arestim.

-Rishqyrtimi i arestimit

Shkaqet për arestimin tuaj duhet të ju jipen me shkrim në kohen kur ju arestoheni. Pastaj kjo duhet të vazhdojë për çdo muaj me të dhëna të reja për arestim.

-Të dhëna të reja në rastin tuaj

-Ju mund të kërkoni çdo kohë të dhënat më të reja në progresin e rastit tuaj për azil (për shembull në kërkesën për të drejtat tuaja humanitare, apelin, kërkesën për lirim nga arestimi, propozimi për largim, kërkesa për rishqyrtim gjyqësor). Ju keni të drejtë që të informoheni për progresin e rastit tuaj brenda një kohe të arsyeshme.

-Korespodenca

Ju keni të drejtë për materiale të shkrimit që të dërgoni letra. Ju mund të dërgoni dhe të pranoni sa do letra që dëshroni.Nëse nuk keni mundësi të paguani për pulla postale ju mund ta pyetni qendrën për arestim që t’i paguaj ato përderisa nuk keni shumë letra. ju megjithësesi duhet të kërkoni nga qendra për arestim që të paguaj për të gjitha letrat me rëndënsi që i’a dërgoni përfaqsuesit tuaj. Letrat që ju dërgohen nga përfaqsuesi juaj nuk duhen të hapen nga askush përveq juve.

Thirrjet telefonike

Ju keni të drejtë që ta përdorni telefonin publik dhe të pranoni thirrje telefonike. Nëse ju nuk mund të paguani thirrjet kërkoni nga qendra për arestim t’i paguaj ato, ata ndoshta i paguajnë. Qendra për arestim gjithësesi duhet t’i paguaj thirrjet me rëndsi kur flisni me përfaqsuesin tuaj ligjor.

Vizitat ligjore dhe sociale

ju keni të drejtë për sa do vizita që dëshironi, megjithatë vizitat mund të kufizohen në disa kohëra apo data të caktuara. Ju mund të takoheni me përfaqsuesin tuaj ligjor në vend privat.

Kujdesi shëndetsor

Çdo qender për arestim ka mjek dhe ekip për kujdes shëndetsor. Ju mund të kërkoni që t’i vizitoni ata, dhe çdo kërkesë duhet të shënohet dhe të dërgohet te mjeku apo ekipi për kujdes shendetsor. Ekipi për kujdes shëndetsor duhet t’i ndjekin udhëzimet profesionale që kanë lidhje me mirëbesim mjeksor në respekt me konsultimin tuaj. Ju keni të drejtë të kontrolloheni nga mjekët e gjinisë së njejtë me juve.

Kërkesat dhe ankesat

Juve duhet të ju japin informatat sesi mund të bëni kërkesa dhe si të ankoheni nga punëtorët e qendrës për arestim në gjuhën që ju e kuptoni pas një kohe të shkurtër që keni arritur në qendër të arestimit. Nëse të drejtat tuaj nuk respektohen ju duhet të ankoheni duke i përcjelluar procedurat e qendrës. Ju mund të ankoheni gojaorisht apo me shkrim. Ankesat me shkrim duhet të mbahen në mirëbesim. Përveq që bëni ankesë te punëtorët në qendër, ju poashtu duhet t’i tregoni përfaqsuesit tuaj ligjor dhe/apo vizitorëve nga grupet përkrahëse për çfardo vështërsie që keni në arestim. Ata mund të ankohen në emër tuaj.

Organizatat që mund të ju ndihmojnë juve

Këto organizata janë të bazuara nëpër Angli dhe Skotlandë. Mundohuni ti kontaktoni ato organizata afër qendrës ku jeni. Ato organizata që janë të shënuara nën ’nacionale’ japin këshilla ligjore për rastin tuaj të imigrimit dhe paraburgimit.

Asylum Aid (National)

28 Commercial Street, London, E1 6LS

Telephone advice line: Mon & Tues 2-4.30pm, Thurs & Fri 10am-12.30pm

Tel: 020 7377 5123

Immigration Advisory Service - IAS (National, also regional offices)

2nd Floor, County House, 190 Great Dover Street, London SE1 4YB

Tel: 020 7967 1200

Freephone from detention: 0800 435 427

You can also phone the operator on 100 and ask for a reverse charge call to IAS.

Refugee Legal Centre – RLC (National)

Nelson House, 153-157 Commercial Road, London, E1 2EB

Tel. 020 7780 3200, Fax: 020 7780 3201

Freephone from detention: 0800 592 398 Mon, Tues, Wed & Fri 9.30 am - 1pm

You can phone the operator on 100 and ask for a reverse charge call to RLC

Organizatat që mund të ju ndihmojnë ta bëni kërkesën për lirim nga paraburgimi

Bail Circle (National)

28 Commercial Street, London, E1 6LS

Tel/Fax: 020 7377 9356

Bail for Immigration Detainees – BID (National)

28 Commercial Street, London, E1 6LS

Telephone advice: Mon – Fri, 1.30-4.30 pm

Tel: 020 7247 3590

Fax: 020 7247 3550

Bail for Immigration Detainees (BID Oxford -Campsfield House)

PO Box 1319, East Oxford DO, OX2 0ZN

Tel: 0845 330 4536 (Mon, Wed, Fri. 11am – 4 pm)

Fax: 0845 330 4537

Bail for Immigration Detainees South (BID South - Haslar)

247 Fratton Road, Portsmouth, PO1 8RB

Tel: 02392 291 916 (Tues, Weds, Thurs, Fri 1 – 4pm)

Fax: 02392 291 913

Këshilla, përkrahje dhe vizita

Asylum Welcome (Campsfield House)

276A Cowley Road, Oxford, OX4 1RU

Tel: 01865 722 082

Fax: 01865 792 532

AVID - Association of Visitors to Immigration Detainees

PO Box 7, Oxted RH8 0YT

Tel/Fax: 01883 717275

Detention Advice Service – DAS (National)

308 Seven Sisters Road, London, N4 2AG

Tel: 020 8802 3422

Fax: 020 8802 0684

Gatwick Detainees Welfare Group (Tinsley House)

225 Three Bridges Road, Crawley, West Sussex, RH10 1LG

Tel: 01293 434 350

Fax: 01293 434 351

Freephone from detention: 0800 389 4367

Greater Manchester Immigration Aid Unit (Manchester Airport)

400 Cheetham Hill Road, Manchester, M8 9LE

Tel: 0161 740 7722

Fax: 0161 740 5172

Kent Refugee Support Group (Canterbury Prison)

1 Cecil Street, Margate, Kent, CT9 1NX

Tel: 01843 225 549

Fax: 01843 280 225

London Detainee Support Group (Harmondsworth)

77 Holloway Road, London, N7 8JZ

Tel: 020 7700 0606

Fax: 020 7700 4433

Freephone for Harmondsworth detainees only: 0800 587 2096

Përkrahje dhe vizita

Cambridge Oakington Concern (CAMOAK)

8 Geldart Street, Cambridge, CB1 2LX

Tel: 01223 31465

Cardiff Prison Visiting Group (Cardiff Prison)

Cardiff Law Centre, 41/42 Clifton Street, Cardiff, CR24 1LS

Tel: 02920 498 117

Fax: 02920 497 118

Detainees Support & Help Unit (Tinsley House, Harmondsworth, Holloway, Campsfield)

54 Camberwell Road, London, SE5 OEN

Tel: 020 7703 5435

Fax: 020 7252 6185

Freephone for detainees only: 0800 389 4367

Doncaster Association of Visitors to Immigration Detainees - DAVID

(Lindholme Prison)

39 Cusworth Lane, Doncaster, DN5 8JJ

Dover Visiting Group

Dowle Street Farm, Pluckley, Ashford, TN27 ORY

Tel: 01233 840 161

Haslar Visitors Group

All Saints Centre, Commercial Road, Portsmouth, PO1 4BT

Tel/Fax: 02392 839 222

Latin Americans – Vamos Juntos Praxis (National, visits Latin American detainees)

C/o Praxis, Pott Street, London, E2 OEF

Tel: 020 7729 2985

Lincoln Prison Visiting Group (Lincoln Prison)

Corner House, 1 Meeting House Lane, Lincoln, LN5 OSH

Tel: 01522 546 019

Manchester Immigration Detainee Support Team (Manchester Airport)

2 Cranbome Close, Lostock, Bolton, BL6 4JG

Tel: 01204 468564

Scottish Detainees Visiting Scheme (Dungavel)

C/o Scottish Refugee Council, 5 Cadogan Square, 170 Blythswood Court, Glasgow, G2 7PH

Tel: 0141 248 9799

Freephone: 0800 085 6087

Terrence Higgins Trust Oxfordshire (Campsfield House – visits people who are HIV+)

43 Pembroke Street, Oxford, OX1 1BP

Tel: 01865 243 389

Walton Visitors Group (Liverpool Prison - Walton)

Woolman House, 11 Beech Street, Liverpool, L7 OEU

Tel: 01512 815894

Wandsworth Detainee Visitors Group (Wandsworth Prison)

3 Upper Tooting Park, London SWl7 7SN

Tel: 020 8672 2887

Winchester Visitors Group (Winchester Prison)

24 West End Terrace, Winchester, SO22 5EN

Tel: 07815 688 708, 01962 853 637

Visitors Groups (Durham Prison, Holme House Prison, Lincoln Prison)

57 Castleton Road, Hartlepool, TS25 1EA

Tel: 01429 296 994

Yarl’s Wood Befriending

26 St Peters Street, Bedford, MK40 2NN

Tel: 01234 330836

Zimbabweans

The Zimbabwe Association

151 Bancroft Road, London El 4ET

Tel: 020 7702 7650 or 020 8691 3197 Fax: 020 7702 7617

Vërejtje: informatat në këtë fletushkë nuk janë shpjegime të plota të ligjit apo të drejtave tuaja: për informata të hollësishme për rrethanat tuaja ju duhet ta kontaktoni një këshilltar specialist apo advokat.

Për informata të mëtutjeshme kontaktoni njërën nga këto organizata:

Për këshilla në procesin e kërkesës tuaj për azil kontaktoni:

Asylum Aid

28 Commercial Street

London E1 6LS

Tel. 020 7377 5123

Fax. 020 7247 7789

Për këshilla në ndihma sociale dhe përkrahje për azil kontaktoni:

Central London Advice Service (CLAS)

Derry House

Penfold Street

London NW8 8HJ

Tel. 020 7402 6750 ext. 23

Fax. 020 7224 8264

Për këshilla në arsim për të rritur, trajnim dhe punësim kontaktoni:

Refugee Education & Training Advisory Service (RETAS)

14 Dufferin Street

London EC1Y 8PD

Tel. 020 7426 5837/5817

Fax. 020 7251 1314

This document was provided by ROAP www.asylumaid.org.uk

Document Links

www.asylumaid.org.uk
The Asylum Aid website
http://www.asylumaid.org.uk
www.multikulti.org.uk