Refugjatët
Refugees
Kush mund ta bëj kërkesën?
Çdokush që ka nevojë për mbrojtje internacionale mund të ta bëj kërkesën për azil në Britani të Madhe.
Refugjatë Fjala "Refugjatë" është fjalë e marrur nga Kuvendi i Gjenevës të vitit 1951 dhe të protokolit të vitit 1967. Rregullat e imigracionit në Britani të Madhe shtron se strehimi mund të ju ofrohet, nëse në të gjitha rastet përkatëse, personi që kërkon strehim duhet të shkojë në shtetin ku ai/ajo kundërshton të shkoj, nga frika që janë të ndjekur për shkak të disa shkaqeve të racës, religjionit, nacionalitetit, anëtarsisë në ndonjë grup social të veçantë ose opinioni politik.
Kur mund ta bëni kërkesën?
Kërkesa për azil në Britani të Madhe duhet të bëhet te shërbimet e imigracionit (Immigration Services) ose në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Home Office) sa më shpejt, pas lëshimit të shtetit prej të cilit ju duhet mbrojtje. Kjo duhet të bëhet në shtetin parë që mbërrini ose bile në shtetin e parë i cili nuk ju kthen në shtetin tuaj.
Nëse keni hy në Britani të Madhe ilegalisht ose pa leje, ju jeni "kandidat ilegal". Kandidati ilegal mund ti nënshtrohet arrestimit, mund të mbahet në pendesë, të gjykohet dhe të largohet së më shpejt por zakonisht ka të drejtë të bëj ankesë para se ta largojnë. Nëse keni hyrë në Britani të Madhe në mënyrë joligjore por jeni të frikësuar të shkoni në shtetin ku jeni të ndjekur, kërkesa për azil duhet të bëhet sa më shpejt që mundeni, patjetër para se të ju mbaron leja për qëndrim.
Çertifikata jo themeluese (Without Foundation Certificate (S1):
Sekretari i Punëve të Brendshme mund t'i vërtetoj disa raste pa i konsideruar detalisht dëshmitë, me dukëshmri të pagjetura kështu që apelimi kundër refuzimit për azil merrë pjesë në procedurë të shpejt speciale. Ky lloj apeli konsiderohet me kufizim nga gjykatësi i posaqëm pa kurrëfarë të drejte për apelim të mëtejshëm te Gjykata për Apel të Imigracionit (Immigration Appeal Tribunal).
Çertifikata nga shteti i tretë (Third Country Certificate (S2):
Sekretari i Punëve të Brendshme mund t'i vërtetoj rastet në të cilat apeli kundër refuzimit të azilit mund të bëhet vetëm pasi që kërkuesi është larguar nga Britania e Madhe në shtetin në të cilin ai/ajo ka udhëtuar për në Britani të Madhe.
Dëshmia: Puna jonë është të ju përfaqësojm në emër tuaj, me qëllim ta bindim Ministrinë e Punëve të Brendshme (Home Office) që frika juaj nga të ndjekurit është e vërtetë dhe me baza të vërteta. Ne do të ju ndihmojmë që të paraqitni kërkesën hollësisht, do të bisedojmë me ju dhe gjejmë ndonjë dëshmi dokumentare ose kontradiktat e paspjegueshme dhe dëshmitar që mund të jetë në dispozicion. Ne poashtu do të kërkojmë dëshmi të pavarur nga ndonjë burim të besueshëm.
Kërkesat për azil zakonisht varen në fakte të thëna të pa dëshmuara. E vërteta për njoftime personale të arrestimit, mbajtjes, shqetësimeve dhe keqpërdorimit, mund të kundërshtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme me shkaqe të vonesës së kërkesës për azil, ose me dhënjen detale të fakteve. Është shumë e rëndësishme të na ndihmoni me dhënjen e informatave të plota dhe sqarimet në fillim.
Çka ndodh kurrë bëni kërkesën për azil?
Ministria e Punëve të Brendshme do të ju ftoj për intervistë ekzaminuese shpejt pasi kërkoni azil në Britani të Madhe. Kjo i ndihmon Ministrisë së Punëve të Brendshme te regjistrojne ju dhe kërkesën për azil. Juve do të ju marrin shenjat e gishtave të sigurojnë se askush nuk mund të kërkojë azil në emër tuaj.
Pasi që i deklaroni qëllimet tuaja për kërkesën e azilit në Britani të Madhe, juve ndoshta u jipet një formular me pyetje që ta kompletoni në përkrahje të kërkesës tuaj për azil. Ju duhet ta ktheni këtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme brenda dy javëve. Mandej, Ministria e Punëve të Brendshme mund të ju ftoj për intervistë plotësuese për azil. Intervista do të zgjatë një orë. Ju duhet të merrni me veti dëshmitë relavante për identitetin tuaj që nuk i keni dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme më para. Dëshmitë tjera duhet t'i mbani derisa ata ju kërkojnë.
Oficeri i imigracionit do të ju pyes për mundimet që ju i keni vuajtur dhe hollësira për përgjegjet që i japni. Për shembull:
- Pse duhet të kërkoni azil
- a keni qenë ndonjëherë i arrestuar ose i shqetësuar në shtetin tuaj
- Cilat janë datat dhe kohët e këtyre arrestimeve
Ju duhet të sjellni dëshmi për identitetin tuaj.Dëshmitë tjera sikurse urdhërat e arrestimit, informata për shtetin tuaj do të duhen më vonë.
Pas intervistës, ju duhet të prisni derisa Ministria e Punëve të Brendshme merrë vendim. Ata do të marrin parasysh çdogjë që ju keni thanë në intervistën tuaj dhe të gjitha dëshmitë e paraqitura nga ju. Gjërat tjera që ata do ti marrin parasysh:
- qe sa kohë qëndroni në Britani të Madhe (vetëm nëse keni qenë për 14-të vjet ose më shumë)
- Situatën në shtetin tuaj
- Informatat e dhëna në intervistë
- Rrethanat e posaqme ose të mëshirshme
Ju mund të qëndroni në Britani të Madhe derisa pritni për vendim, edhe nëse ju kalon leja e qëndrimit para se ta keni dorëzuar formularin.
Sa kohë shkon derisa ta merrni vendimin?
Është vështirë të parashikohet se kur Ministria e Punëve të Brendshme e merrë vendimin për kërkesën tuaj për azil. Mund të zgjat prej 3 muaj deri në 2 vjet deri sa të merret vendimi.Ndonjherë Ministria e Punëve të Brendshme mund të merrë vendim brenda disa javëve pasi që e keni bërë kërkesën.
Çka mund të bëni përderisa ju shqyrtohet kërkesa?
Derisa kërkesa juaj është e pazgjedhur ju nuk duhet të largoheni nga Britania e Madhe. Nëse largoheni nga Britania e Madhe vepron të ju tërheq kërkesën.
Ndihma: Nën ligjin e vitit 1999 për azil dhe imigracion sistemi ekzistues i ndihmave është zavendësuar me organizim të ri për ndihmë të drejtëpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme. Prej 3 Prillit të vitit 2000 azilantët të cilët e bëjnë kërkesën në portë, do të ketë përkrahje të drejtëpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme. Azilantët të cilët nuk kërkojnë azil në port, prej kësaj date do të përkrahen nga Departamenti i Shërbimeve Sociale nën rregullim të përkohshëm (Interim Arrangments) për përkrahje të azilantëve. Azilantët të cilët kanë kërkuar azil para kësaj 3 Prillit të vitit 2000 vazhdojnë të marrin ndihmë nga sistemi i përparshëm deri sa kërkesa e tyre vendoset, ose deri në atë kohë kur ata transferohen në organizimin e ri për përkrahje.
Informata plotësuese: Nëse qëndroni në Britani të madhe ilegalisht juve mund të ju mbajnë në arrestim por kjo ndodh vetëm nëse Ministria e Punëve të Brendshme dyshon që ju do të arratiseni. Për shembull, nëse jeni arratisur mëparë, nëse ju kanë zënë që ju keni hy në shtet ilegalisht ose nëse nuk keni dokumenta ka ma shumë shansa të ju mbajnë në arrestim.
Nëse kërkesa e juaj është e sukseshme dhe ju njiheni si refugjatë?
Nëse kërkesa juaj për azil është e sukseshme juve do të ju lejohet Qëndrimi të Përhershëm (Indefinite Leave to Remain) në Britani të Madhe. Çdo anëtar i familjes së personit do të lejohet të'i bashkangjitet atij/asaj pas lejes së qëndrimit.
Çka është leja e qëndrimit në raste të jashtëzakonshme (Exeptional Leave to Remain) në Britani të Madhe?
Nëse kërkesa juaj refuzohet juve mund të ju japin 'leje qëndrimi në rast të jashtëzakonshëm' kjo do të thotë pa ndonjë obligim ligjor ju lejojnë status në bazë të dhemshurisë.Nuk përmban kurrëfarë të drejta por ju lejohet për 12 muaj në fillim, mandej mund të vazhdohet më tutje deri në tri vjet. Në fund të vitit të katërt ju mund ta bëni kërkesën për leje Qëndrimi të Përhershëm (Indefinite Leave to Remain) në Britani të madhe. Prapë, kjo do të thotë në baza pa ndonjë obligim ligjor dhe kjo lloj kërkese duhet për rishqyrtim të mbahet për të drejtë për apelim në rast që ju refuzoheni nga Ministria e Punëve të Brendshme.Azilantët nuk kanë të drejtë t'i sjellin anëtarët e familjes të ju bashkangjiten derisa ata njihen formalisht si refugjatë ose në rast të leje qëndrimi në raste të jashtëzakonshme ju lejohet leje Qëndrimi i Përhershëm në Britani të Madhe. Zakonisht anëtarëve të familjes të personit me leje qëndrimi në raste të jashtëzakonshme ju lejohet të bashkangjiten pasë 4 vjetëve. Nëse ju duhet këshilla për dokument udhëtimi (Travel Document) ose hyrje e lejuar për të afërmit ju lutem pyetni.
Çka nëse kërkesa ju refuzohet?
Ju mund të apeloni brenda Britanisë së Madhe kundër refuzimit për azil. Nëse nuk e keni këtë të drejtë është e mundshme të kundershtoni me ankesë te gjygjëtari për rishikim (Judicial Review) në gjyq më të lartë (High Court). Në secilen prej këtyre rasteve juve ju duhet këshilla ligjore profesionale sa më shpejt që është e mundshme.
Në rast të apelimit, juve u japet mundësia që ta parashtroni rastin drejtëpërdrejt tek gjykatësi i posaqëm (Special Adjudicator). Oficeri që e prezenton Ministrinë e Punëve të Brendshme do të jetë prezent në gjyq dhe do t'i prezentoj rregullat e Ministrise së Punëve të Brendshme. Ai/ajo do të ju pyes pyetje të hollësuara para gjyqëtarit kështu që ju duhet të jeni të pregaditur mirë dhe të jani të kjartë se çka do të theni. Gjyqëtari do ta vlerësoj rastin tuaj në bazë se çka thëni ju dhe në dëshmitë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të vendosin brenda disa javëve se a do të ju lejohet azili, ai/ajo do të bëj rekomandim. Rekomandim do të thotë që gjyqëtari nuk lejon apel por këshillon që rasti meriton rishqyrtim të mëtejshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjyqtari do të jap leje për rishqyrtim kurrë ai/ajo beson që Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ka shqyrtuar shkaqet si përshembull gjendjen shëndetsore ose rrethanat fatkeqe të cilat mund të bajnë barrë në rastin tuaj.
Ankesat
Coventry Law Centre ju këshillon për ankesë dhe mund të ju përfaqësoj në gjyq. Law Centre ju ofron këshilla ligjore dhe përfaqësim falas.
Covetry Law Centre
The Bridge
Broadgate
Coventry CV1 1NG
Tel: 024 76223053
E regjistruar me komisionin vullnetar si Coventry Law Centre : 1087312
E regjistruar si kompani e kufizuar në Angli & Wales : 4149673
Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë janë të sakta dhe deri më sot, nuk mund të trajtohet komplet dhe si shpallje autoritative e ligjore dhe nuk është përmbajtje e këshillave ligjore - ne nuk mund të mbahemi labil për asnjë pasaktësi dhe konsekuencat e tyre. Informatat e shkruara në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që ju përket prej ligjeve vetëm në Angli dhe Uells.
This document was provided by Coventry Law Centre.
Document Links
- Coventry Law Centre
-
Coventry Law Centre
http://www.covlaw.org.uk