multikulti

Njerëzit të cilët garantojnë për mysafirë

People who sponsor visitors

Kjo fletushkë spjegon rregullat e imigrimit dhe si mund të garantoni për një mysafir dhe se çfarë mund të bëni që ta përkrahni kërkesën.

Si mund të vijë një mysafirë i imi në Britani të Madhe?

Mysafiri juaj duhet të vërtetojë që ata:

  • dëshirojnë ta vizitojnë shtetin vetëm deri në gjashtë muaj;
  • planifikojnë të kthehen në fund të vizitës së tyre; dhe
  • kanë mjaft të holla ta përkrahin dhe strehojnë vetëveten pa punë dhe pa ndihma nga fondet publike.

Çka janë fondet publike?

Nëse ju vini të jetoni apo të qëndroni në Britani të Madhe ju duhet të jeni në gjendje ta përkrahni vetëveten dhe të keni strehim pa bërë kërkesë për disa ndihma nga shteti. Këto janë:

  • Ndihma me të holla (Income Support) dhe Pagesë për punë-kërkuesit (papunësuarit) (Jobseekers Allowance)
  • strehim
  • ndihmë për strehim dhe banim
  • Ndihma për strehim dhe për tatim të këshillit (Housing Benefit dhe Council tax)
  • Kredit për familjet që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Pagesë nga fondi social
  • Ndihma për fëmijë (Child benefit)
  • çdo ndihmë për personat me aftësi të kufizuara

A më duhet të jap ndonjë dokument që ta përkrahi kërkesën e mysafirit tim?

Dokumentet për zyrën vizave (Entry Clearance Office (ECO) varen nga rrethanat e rastit. Ata mund të kërkojnë që ju t’i dërgoni atyre:

  • vërtetim të statusit tuaj në Britaninë e Madhe; dhe
  • letër garancioni që spjegon marrëdhëniet me personin i cili apo e cila bën kërkesën, qëllimi i vizitës dhe ku do të qëndrojë mysafiri juaj.

Nëse ju jeni të pregaditur të kujdeseni për strehim dhe të holla dhe të ju paguani biletën për Britani të Madhe, ju duhet të dërgoni një vërtetim zyrës për viza që ju mund ta bëni këtë (p.sh. vërtetim të të ardhurave tuaja, letër nga banka apo një kopje të kursimeve tuaja nga banka). Nëse ju jeni duke marrë ndihma nga fondet publike zyra për viza apo oficeri i imigrimit (apo të dyjat) do ta konsiderojnë rastin tuaj, se a mund ta përkrahni dhe strehoni mysafirin. Ju nuk mund të merrni më shumë të holla nga fondet publike për ta përkrahur mysafirin.

A mund të bëjë mysafiri im tregti gjatë vizitës së tyre?

Mysafri juaj mund të bëjë tregti në Britani të Madhe në lidhje me punën e tyre apo tregti në shtete të tjera përderisa kjo nuk përfshin:

  • punë me pagesë apo pa pagesë, apo për të bërë tregti apo ndonjë aktivitet profesional; apo
  • të prodhojnë gjëra apo të furnizojnë me shërbime në Britani të Madhe duke përfshirë shitje të gjërave dhe shërbime të anëtarëve të popullit.

Nëse ju garantoni për një person për qëllime të tregtisë, zyra për viza mund të ju kërkoj që t’ia dërgoni Ministrisë së punëve të brendshme (Home Office) një letër nga organizata juaj e cila spjegon se çka do të bëjë mysafiri juaj dhe a do t’ia paguaj organizata juaj udhëtimin.

Mysafiri mund të qëndroj vetëm 6 muaj. Njerëzit të cilët e vizitojnë Britaninë e Madhe rregullisht për tregti mund të bëjnë kërkesë për vizë të shumëfishtë për vizitor që është e vlefshme për dy vjet.

A mund të vijë mysafiri im në Britani të Madhe për tretmane shëndetsore private?

Mysafiri juaj mund të vijë në Britani të Madhe, apo të bëjë kërkesë për zgjatje të qëndrimit për tretmane shëndetsore private.

Mysafiri juaj duhet të vërtetoj që:

  • ata kanë bërë marrëveshje të kënaqshme për konsultim apo tretmane që ju nevojiten;
  • ata kanë mjaft të holla për ti paguar tretmanet, ta përkrahin dhe strehojë vetëveten pa punuar dhe pa ndihma nga fondet publike; dhe
  • planifikojnë të largohen nga Britania Madhe në fund të tretmaneve të tyre.

Nëse ju i paguani tretmanet për mysafirin tuaj, ju duhet të tregoni dhe duhet të dërgoni Ministrisë së punëve të brendshme vërtetim që ju jeni në gjendje ta bëni atë.

Tremanet shëndetsore nga Shërbimet për Shëndet Kombëtar (NHS)

Mysafirët nuk kanë të drejtë të hyjnë apo të qëndrojnë në Britani të Madhe që të marrin tretmane shëndetsore falas nga shërbimet për shëndet kombëtar (NHS). Ju duhet të paguani për çfarëdo tretmani që merrni. Ju lutem paguani për sigurim shëndetsor që ju mbulon gjatë tërë vizitës suaj.

A i duhet mysafirit viza për të ardhë në Britani të Madhe?

Njerëzit të cilët jetojnë në disa shtete ju nevojitet viza për të ardhë në Britani të Madhe.

Ju mund të merrni informata nga fletushkat për viza nga qendrat ligjore.

Personit që nuk i duhet viza poashtu nuk ju nevojitet leja për hyrje në shtet. Megjithatë, ata nëse dëshirojnë mund të bëjnë kërkesë për çertifikatë hyrje para se të udhtojnë. Nëse mysafiri juaj e ka lejen për hyrje (vizë apo çertifikatë për hyrje), ata do të lejohen të hyjnë në shtet, përveq nëse:

  • rrethanat e tyre janë ndryshuar;
  • ata kanë japur informata jo të sakta;
  • ata nuk i kanë treguar Ministrisë së punëve të brendshme fakte me rëndësi.

Çka ndodhë kur mysafiri im arrinë në Britani të Madhe?

Offiqari i imigrimit duhet të jetë i kënaqur që mysafiri juaj kualifikohet për hyrje si mysafir. Nësa ata janë nga shtetet që nuk ju nevojitet viza dhe nuk kanë leje për hyrje do të jetë mirë që ata të kenë:

  • biletë kthyese; dhe
  • letër garantuese,

Poashtu do të jetë mirë nëse ju mund të delni ta prisni mysafirin në aeroport me vërtetim të statusit tuaj dhe vërtetim nëse keni garantuar për pagesë të vizitës.

Çka ndodhë nëse mysafirit tim nuk i lejohet hyrja në Britani të Madhe?

Nëse ofiqari i imigrimit e refuzon kërkesën e mysafrit tuaj, ata do t’i tregojnë mysafirit. Refuzimi do të ju jipet në hollësi, me shkrim. Por ata nuk do t’i tregojnë garantuesit për vendimin e tyre.

A mundem unë apo mysafiri të ankohemi kundër refuzimit?

Prej 2 tetorit 2000, mysafiri juaj mund të ankohet kundër vendimit, por vetëm nëse janë duke vizituar anëtarët e afërm të familjes. Mysafiri juaj nuk mund të ankohet kundër vendimit nëse ai është bërë para 2 tetorit 2000.

Ekzistojnë rregullat të cilat spjegojnë cilët antarë të familjes kualifikohen për këtë të drejtë ankese. Ofiqari i imigrimit apo zyra për viza do t’i tregojë mysafrit tuaj se a kualifikohen për ankesë kundër vendimit.

A do të ndihmon nëse unë garantoj?

Ju nuk mund të garantoni që personi për të cilin keni garantuar do ta lëshojë shtetin në fund të vizitës.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Britani të Madhe.

www.multikulti.org.uk