multikulti

A është e mundshme të kualifikohem si refugjatë në bazë të persekutimit që mund të hasë përshkak të orientimit seksual?

Is it possible to qualify as a refugee on the grounds of my sexual orientation?

Çka është ‘refugjati’? Çka është ‘azil’?

Nëse ju jeni duke jetuar në Britani të Madhe dhe frigoheni të ktheheni në shtetin tuaj përshkak se nëse ktheheni atje ju mund të persekutoheni, atëhere ju mund të kualifikoheni si refugjatë . Nëse juve ju pranojnë statusin e refugjatit në Britani të Madhe, ju do të keni leje qëndrimi në Britani të Madhe për pesë vite. Nëse pas pesë viteve ju nevojitet mbrojtje atëhere do të ju jipet qëndrim i përhershëm në Britani të Madhe.

Në mënyrë që të kualifikoheni si refugjatë, ju duhet ta bindni autoritetet ,ju duhet ta përmbushni definicionin e refugjatit që është i nënshkruar nga konventa e kombeve të bashkuara në relacion me statusin e refugjatit. Nën ketë definim ju duhet të demostroni që ju jeni një person i cili/a jeni në rrezik të persekutimit përshkak të racës, religjionit, nacionalitetit, që jeni anëtar të ndonjë partie politike apo grupi social të posaqëm në shtetin nga vini apo nga shteti ku keni banuar më parë.

Siguria që ju jipet refugjatëve thirret azil. Azili do të thotë që Britania e Madhe pajtohet që të mos ju dërgoj në shtetin tuaj ku mund të persekutoheni për gjërat që i përmendem më lartë.

A është e mundshme të kualifikohem si refugjatë në bazë të persekutimit që mund të hasë përshkak të orientimit seksual?

Për një kohë të gjatë ministria e punëve të brendshme ka rezistuar idenë që homoseksualët (femra dhe mashkujt) i ballafaqohen persekutimit në shtetin e tyre përshkak të orientimit të tyre seksual dhe duhet të pranohen si refugjatë. Në mars të vitit 1999 është marrë vendimi që homoseksualët të cilët i ballafaqohen persekutimit në shtetin e tyre dhe të cilët kërkojnë azil duhet të ju pranohet. Tani ministria e punëve të brendshme pranon që nëse një person i ballafaqohet persekutimit përshkak se janë homoseksual dhe kjo vërtetohet atëhere ata mund të kualifikohen si refugjatë.

Ky vendim poashtu mund të interpretohet që edhe personat që janë HIV pozitiv dhe i ballafaqohen persekutimit përshkak të shëndetit të tyre ata mund të pranohen si refugjatë.

Çka më nevojitet të tregoj që të kualifikohem si refugjatë në bazë të orientimit tim seksual?

Ju duhet të tregoni që ka rrezik mjaft të arsytueshëm që nëse ju ktheheni në shtetin tuaj mund të ballafaqoheni me dëm serioz sepse ju jeni homoseksual, femër apo mashkull. Ky dëm serioz duhet të vjen nga autoritetet shtetërore apo nga pjesët e tjera të popullatës nga e cila shteti nuk mund të ju mbrojë apo nuk kanë dëshirë të ju mbrojnë.

Dëmtimi serioz mund të përfshijë