multikulti

Punonjësit shtëpiak

Domestic workers

Kjo fletushkë spjegon çka ju nevojitet të dini nëse vini në Britani të Madhe me një familje që ju ju punëson si punëtor/e shtëpiak. Informatat në këtë fletushkë janë vetëm si udhëzim dhe përgjegje të pyetjeve më të shpeshta personave që janë të interesuar në këtë lloj punësimi.

Për sa kohë mund të qëndroj në Britani të Madhe?

Kur e bëni kërkesën për hyrje në Britani të Madhe si punëtor/e shtëpiake, zakonisht ju ipet 6 muaj leje qëndrimi nëse edhe punëdhësi juaj vjen në Britani të Madhe si vizitor. Nëse punëdhënsi juaj planifikon të jetojë në Britani të Madhe për një periudhë më të gjatë atehere juve do të ipet leja qëndrimit për një vit.

Para se të ju kryhet afati i lejes së qëndrimit ju duhet të:

  • Filloni të planifikoni ta lëshoni Britaninë e madhe; apo
  • Aplikoni për ta vazhduar lejen e qëndrimin nga ministria e punëve të brendshme (Home Office)

Vula e lejes së qëndrimit që është e shtypur në pasaportin tuaj nuk duhet ta përmbaj emrin e punëdhënsit tuaj. Nëse në vule është i shënuar emri i punëdhënsit tuaj, kontaktoni ministrin e punëve të brendshme (Home Office) apo kërkoni këshilla nga avokati. Ju poashtu duhet të kërkoni këshilla nëse nuk jeni të sigurt kur leja e qëndrimit ju përfundon.

A mund të ndërroj punën kur gjendem në Britani të Madhe?

Po ju mund ta ndërroni punën përderisa, puna tjeter është si punëtor/e shtëpiake në një familje private dhe puna përfshin të njejtat detyra si në punën e mëparshme. Këto detyra përfshijnë mbikëqyrës i fëmijëve, buxhetin shtëpiak etj. Ju nuk mund të punoni si pastruese.

Heren e parë kur e ndërroni punën pasi që keni qenë në Britani të Madhe ju duhet ta lajmroni ministrinë e punëve të brendshme (Home Office) me shkrim:

Ju duhet të ju tregoni këto gjëra:

  • Emrin tuaj të plotë dhe datën e lindjes sikurse janë të shënuara në pasaportin tuaj
  • Ku dhe kur e keni marrë lejen për hyrje nëë Britani të Madhe
  • Hollësirat përreth punëdhënsit tuaj të parë dhe punëdhënsit e ri; dhe
  • Arsyet pse e keni ndruarr vendin e punës

Ju nuk keni nevojë të bëni kërkesë formale vetëm atëhere kur ju duhet të aplikoni për ta vazhduar lejen e qëndrimit.

Nëse ju keni punuar në Britani të Madhe për 4 vite dhe keni leje qëndrimi të përhershëm ju mund të punoni çka të dëshironi dhe nuk keni nevojë të kërkoni leje.

Si duhet të aplikoj për ta vazhdoj lejen e qëndrimit?

Ju duhet ta komletoni një formular. Formularët përveq atyre për leje pune për azil kërkuesit dhe leje pune për personat nga bashkimi Europian nuk do të pranohen përveq nëse janë kompletuar në formularët e duhur.

Për të aplikuar për vazhdim të qëndrimit ju duhet ta kompletoni formularin FLR(O)

Për të aplikuar për qëndrim të përhershëm ju duhet ta kompletoni formularin SET(O).

Nëse ju duhet ndonjëri prej këtyre formularve kontaktoni Coventry Law Centre në këtë numër 02476223053.

Formularin e kompletuar duhet ta dërgoni me leter në ministri të punëve të brendshme (Home Office) para se të ju del afati i qëndrimit. Në formular i gjeni të gjitha hollësirat se cilat dokumenta ju duhet ti dërgoni.

Ju poashtu duhet ti dërgoni këto dokumenta:

  • Pasaportin
  • Një leter nga punëdhënsi juaj duke deklaruar që ata dëshirojnë të vazhdojnë të ju punësojnë juve
  • Një letër nga punëdhënsi juaj duke përshkruar kushtet e punësimit duke përfshirë hollësira si detyrat tuaja, shumën e pagesës dhe orarin e punës; këtë letër duhet ta nënshkruani ju dhe punëdhënsi juaj
  • Një letër nga punëdhënsi juaj në të cilën ata duhet të pohojnë që do ti zbatohen ligjit të Britanisë së Madhe sa i përket pagesave mirëpo kërkesa nuk mund të ju refozohet nëse punëdhënsi refuzon të i përmbahet këtij ligji
  • Vërtetim që ju keni mundësi ta përkrahni vetëveten në mënyrë financiare pa ndihmë nga fondet publike.

Nëse ju keni nevojë të udhëtoni urgjent ju mund të aplikoni në zyret publike të ministrisë së punëve të bendshme (Home Office).

Të gjitha dokumetet duhen të jenë origjinale, jo kopje përveq nëse keni arsye të duhur që nuk mund të i përfshini me formular. Ministria e punëve të brendshme (Home Office) zakonisht nuk pranon fotokopje të dokumentave.

Nëse kërkesa juaj ka sukses juve do të ju lejohet 12 muaj leje qëndrimi në Britani të Madhe. Pasë 4 viteve me punësim të njejtë si punonjës shtëpiak ju mund të bëni kërkesë për leje qëndrimi të përhershëm në Britani të Madhe.

Nëse dikush bënë ndonjë krim kundër meje a kam mbrojtje nga ligji i Britanisë së Madhe?

Çdokush në Britani të Madhe ka mbrojtje të plotë nga ligji i kriminologjisë pa marrë parasysh prej nga janë dhe në çfarë kushte jetojnë këtu. Ligjet në Britani të madhe janë të rrepta kundër sulmeve. Për shembull është kundërligjore nëse dikush ju:

  • Mbajë mbyllur në shtëpi përkundër dëshirës tuaj
  • Bëjë seks me ju pa dëshirën tuaj; apo
  • Sillet në mënyrë të dhunshme kundër juve

Nëse dikush ju sulmon ju duhet ta lajmroni policin. Ju mund ta gjeni adresen dhe numrin e telefonit të policisë librin e posaqëm per adresa të ndryshme (telephone book) në pjesën ku jetoni. Në raste urgjente telefononi 999 dhe kërkoni policin. Ata do të ju ndihmojnë.

Nëse nuk jeni në gjendje ta kontaktoni policin direkt ju mund të kërkoni këshilla dhe përkrahje nga kjo organizatë:

Kalayaan

St Francis Centre

Pottery Lane

London W11 4NQ

Telefoni 020 7243 2942

Zakonisht në pasaportin tuaj keni vule vërtetimi që ju keni leje qëndrimi në Britani të Madhe. Pasaporti është dokument i rëndsishëm dhe ju duhet ta mbani në vend të sigurt. Punëdhënsi juaj nuk duhet ta mbajë pasaportin tuaj. Nëse punëdhënsi juaj e mban pasaportin tuaj pa dëshirën tuaj dhe refuzojnë të ju japin pasaportin ju duhet ta lajmroni policin apo ambasadën tuaj.

Çfarë drejta të punësimit kam?

Ju dhe punëdhëënsi juaj duhet të keni marrëveshje përreth kushteve të punësimit tuaj. Ju duhet ta mbani një kopje të kësaj marrëveshje.

Punëdhënsi juaj nuk mund të i ndryshoj këto kushte të punësimit përveq nëse ju pajtoheni. Për shembull, punëdhënsi juaj duhet të:

  • Ju paguaj rrogën që e keni caktuar së bashku
  • Ju paguaj pushimin që e keni caktuar; dhe
  • Dhe të ju jap të drejtën prë të jap njoftim e caktuar që ju takon nëse nuk dëshironi ta vazhdoni punësimin

Nëse punëdhënsi nuk ju përmbahet këtyre marrëveshjeve ju mund të merrni aksion ligjor nga tribunali për punësim apo industrial apo nga gjyqi civil.

Edhe nëse nuk keni kontrat të punësimit, ligji ju lejon të drejtat tuaja duke përfshirë pushime të shkurta gjatë ditës, pushime vjetore me pagesë, ligji ju mbron nga diskriminimi gjinor dhe seksual si dhe pushim të shtatëzanisë dhe pushim për babajt.

Sindikati i mbron të drejtat e punëtorve. Ju mund ta kontaktoni sindikatin Transport and General Workers Union për më shumë hollësira në këtë adresë:

Transport and General Workers Union

Transport House

16 Palace Street

London SW1E 5JD

A kam të drejta për mjekim nëse kam nevojë?

Ju keni të drejtë për mjekim pa pagesë nga shërbimet shëndetsore në Britani të Madhe sepse ju njiheni si banor i zakonshëm në Britani të Madhe. Kjo do të thotë që ju keni ardh në Britani të Madhe të punoni apo ju keni qëndruar në Britani të Madhe më shumë se 12 muaj. Për tu mjekuar ju duhet të regjistroheni me mjek të përgjithshëm (GP).

Ju mund të telefononi falas shërbimet për informata shëndetsore në numrin 0800 66 55 44.

A mund të qëndroj në Britani të Madhe nëse e humbi vendin e punës?

Po ju mund të vazhdoni të qëndroni në Britani të Madhe deri sa leje e qëndrimit tuaj përfundon përderisa keni mjaft të holla për ta përkrah veteveten pa ndihme nga fondet publike.

Nëse ju keni punuar për 4 vjet në Britani të Madhe dhe ju kanë jap leje qëndrimi të[ përhershëm ju keni të drejt të punësoheni kudo që të doni pa leje nga ministria e punëve të brendshme (Home Office).

Ju duhet të pregaditeni për ta lëshuar shtetin para se lejes tuaj i kalon afati. Ministria e punëve të brendshme nuk do të ju jap leje qëndrimi nëse ju nuk jeni duke punuar si punëtor/e shtëpiak.

Nëse ju punoni diçka tjeter apo vazhdoni të qëndroni pa leje qëndrimi në Britani të Madhe kjo do të thotë që ju jeni duke e thyer ligjin.

Nëse ju nuk keni të holla apo bilet për tu kthyer në shtetin tuaj ju duhet ta kontaktoni ambasadën tuaj. Adresat dhe numrat e telefonit të ambasadave mund ti gjeni në librin Londres për numra të telefonit apo mund ta telefononi këtë numër 118 500.

Çka janë fondet publike?

Nëse ju vini të jetoni apo të qëndroni në Britani të Madhe ju duhet të jeni në gjendje ta përkrahni vetëveten dhe të keni strehim pa bërë kërkesë për disa ndihma nga shteti. Këto janë:

  • Ndihma me të holla (Income Support) dhe Pagesë për punë-kërkuesit (papunësuarit) (Jobseekers Allowance)
  • strehim
  • ndihmë për strehim dhe banim
  • Ndihma për strehim dhe për tatim të këshillit (Housing Benefit dhe Council tax)
  • Kredit për familjet që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Pagesë nga fondi social
  • Ndihma për fëmijë (Child benefit)
  • çdo ndihmë për personat me aftësi të kufizuara

Çka duhet të bëjë nëse punëdhësit e mijë largohen nga Britania e Madhe?

Nëse ju vini së bashku me punëdhënsin tuaj në vizit në Britani të Madhe, ju duhet të largoheni me familjen kur ata e lëshojnë shtetin. Nëse ju vazhdoni të qëndroni ju nuk mund të punoni përveq nëse ndonjë antëtar nga ajo familje vazhdon të qëndrojë këtu. Mirëpo ju duhet të largoheni nga shteti kur ju përfundon leja e qëndrimit.

Nëse familja ku punoni shkon në pushim jashtë Britanisë së Madhe ju nuk keni nevojë të shkoni me ata përderisa ata qendrojnë me banim këtu dhe do të kthehen nga udhëtimi tyre këtu. Nëse familja largohet nga shteti përgjithëmonë ju duhet të shkoni me ata. Nëse ju nuk shkoni me familjen ju duhet të pregaditeni të lëshoni shtetin para se të ju del afati lejes qëndrimit.

A duhet të regjistrohem me polici?

Nëse juve ju duhet të regjistroheni me polici ministria e punëve të brendshme (Home Office) do të ju qesë një vule në pasaportin tuaj. Ju duhet të regjistroheni brenda 7 ditëve.

Për tu regjistruar ju duhet ta keni pasaportin tuaj dhe dy fotografija tujat me madhësi për pasaport. Nëse jeni duke qëndruar me banim në pjesën e Metropolitan Police ju duhet të i dërgoni këto në këtë adresë:

The Overseas Visitors Record Office

Brandon House

180 Borough High Street

London SE1 1LH

Zyrja e tyre është e hapur brenda orës 9.00 deri 4.30 prej të hanës deri të premten. Ju mund të merrni më shumë informata për këtë zyre nëse telefononi këtë numer 020 7230 1208.

Nëse ju nuk banoni në pjesë të Metropolitan Police ju duhet ta kontaktoni stacionin lokal të policisë që të merrni më shumë inormata se ku duhet të regjistroheni. Ju duhet të bëni pagesë për regjistrim me polici.

A mund të ma mbajë punëdhënsi pasaportin tim?

Pasaporti juaj është vërtetim për lejen tuaj të qëndrimit në Britani të Madhe. Është dokument me rëndsi dhe ju duhet ta mbani në vend të sigurt. Punëdhënsi juaj nuk duhet ta mbajë pasaportin tuaj. Nëse punëdhënsi juaj është duke e mbajtur pasaportin tuaj pa dëshirën tuaj ju duhet ta kontaktoni policin apo ambasadën tuaj.

Apelet

Qendra ligjore (Law centre) mund të ju këshillojë dhe të ju reprezentoj në gjyq. Qendrat ligjore ofrojnë këshilla dhe reprezentim ligjor falas

Qendra ligjore ju këshillon se si të pregaditeni dhe ta bëni apelin dhe mund të ju reprezentoj gjatë reprezentimit të rastit. Ju mund ta kontaktoni Coventry Law Centre në telefon në linjen telefonike pa pagesë çdo të Marte dhe të enjte ne mes orës 10 dhe 12. Numri i telefonit është 02476253168.

The Coventry Law Centre

The Bridge

Broadgate

Coventry

CV1 1NG

Telefoni 024 76223053

This document was provided by Coventry law Centre, www.covlaw.org.uk

Document Links

www.covlaw.org.uk
coventray law centre website
http://www.covlaw.org.uk
www.multikulti.org.uk