multikulti

Kërkesa për azil: të drejtat tuaja përderisa pritni vendim

Claiming asylum: your right while you are waiting

Me çka të jetoj përderisa jam duke pritur?

Nëse nuk keni të holla ju mund të kërkoni ndihmë financiare përderisa rasti juaj konsiderohet. Ndihmë mund të kërkoni nga shërbimet kombëtare për përkrahje të azilantëve (National Asylum Support Service (NASS). Fëmijët të cilët janë pa prindër apo mbikëqyrës marrin ndihma nga këshilli lokal.

Ministria e punëve të brendshme (Home Office) mund të ju refuzojë ndihma nëse ata mendojnë që ju nuk keni kërkuar azil me kohë. Nëse ju refuzojnë për këtë arsye, ju mund të apeloni këtë vendim, por duhet të kërkoni këshilla sa më shpejtë.

Kërkesa për ndihma

Nëse ju lejohet të kërkoni ndiham, ju duhet ta plotësoni një formular mjaft të gjatë në gjuhën angleze. Ju mund të kërkoni ndihmë për ta plotësuar formularin pa marrë parasysh ku jetoni në Britani të Madhe. Ndihmë mund të kërkoni nga organizatat që shërbejnë me të gjitha lloj ndihma, këto quhen ‘One-stop shop’. Informatat për këto organizata mund të kërkoni nga Ministria e punëve të brendshme kur e merrni formularin apo agjensionet lokale për përkrahje të refugjatëve.

Ju mund të aplikoni për strehim apo ndihma financiare, por mund të aplikoni për të dyjat. Ndihma do të ju jipet vetëm nëse nuk keni të holla. Nëse keni të holla ose NASS mendon që ju mund të keni, ju duhet të jetoni me ato të holla para se të ju japin ndihma.

Nëse ju refuzohet ndihma, apo nëse ndihmat ju ndërprehen para se është marrë vendimi për rastin tuaj, ju mund të apeloni te gjykatësit e pamëvarur për përkrahje të azilantëve. Nëse refuzoheni për ndihma juve do tu jipet formulari për apel. Ju keni të drejtë për ndihmë me këshilla ligjore për tu pregaditur për apel, por ata nuk mund të ju reprezentojnë në gjyq. Ju ndoshta mund të gjeni reprezntues ligjor të tjerë që mund të ju ndihmojnë në gjyq, falas.

Çfarë ndihma mund të merrni

Ndihmat që ju takojnë do të ju japin në bona, të cilat mund ti ndrroni për të holla në post. Por nëse ju apo dikush nga familja juaj ka ndonjë problem mjekësor apo nevoja speciale të cilat kushtojnë shumë shtrenjtë dhe ju nuk keni të holla të paguani, ju mund të bëni kërkesë për këto shpenzime.

Ku do të strehoheni?

Nëse juve ju takojnë ndihmat dhe keni nevojë për strehim, më së pari do të ju strehojnë përkohësisht, zakonisht në ndonjë hotel në Londër apo Kent (Kent gjindet në jug të Londrës). Psë strehimit të përkohshëm juve do të ju dërgojnë në një pjesë tjetër të shtetit, përveq nëse keni arsye të forta për të jetuar në Londër – për shembull nëse keni nevoja speciale sepse keni qenë të torturuar. Poashtu nëse keni të afërm në Londër, por kjo shpesh nuk është arsye e mjaftueshme.

Nëse ju dërgoheni jashtë Londrës, ju nuk mund të keni zgjidhje se ku mund të dërgoheni. Çdo vend që ju dërgojnë do të ketë shërbime të ndryshme për juve dhe që mund të ju japin këshilla dhe ndihmë, dhe duhen të ju informojnë për këto vende.

Nëse ju nuk dëshironi të largoheni nga Londra, juve me siguri do të ju japin ndihma financiare mirëpo jo strehim. Ju duhet të gjeni strehim vetë, për shembull mund të qëndroni me miq.

Kur mund të ju ndërprejnë ndihmat

Ndihmat mund të ju ndërprehen në këto mënyra:

  • Juve ju pranohet statusi i refugjatit, jipet mbrojtje humanitariane apo ju japin -------- qëndrim. Brenda 28 ditëve ju duhet të largoheni nga strehimi i përkohshëm dhe duhet të gjeni ndihma dhe përkrahje diku tjetër. Shërbimet e përgjithëshme që quhen ‘one-stop service’ apo agjensionet tjera lokale për këshilla