Përkrahje për azil
asylum support
Azil kërkuesve nuk u takojnë shumica e ndihmave sociale. Megjithatë, ekzistojnë disa përjashtime kështu që ju duhet të shikoni se a ju përfshinë. Ndihmat sociale paguhen me të holla më shumë se llojet e tjera të ndihmave për azil të cilat përshkruhen në këtë fletushkë.
Ju mund të merrni ndihma të azilit nëse:
- Ju keni bërë kërkesën për azil, apo ju jeni i varur nga personi i cili ka bere kërkesën për azil, dhe nuk ju ka refuzuar apo apelimi kundër refuzimit ende nuk është vendosur. Ju jeni të përfshirë në këtë kategori nëse keni apo personi prej të cilit ju jeni të varur, ka bërë kërkesë të qëndroj në Britani të Madhe nën Artikullin 3 të Marrëveshjes së të Drejtave tëNjeriut; dhe
- ju jeni të apo mbi moshën 18 vjeqare; dhe
- ju jeni pranuar te keni nevojë të madhe apo do të keni nevojë për ndihmë brenda 14 ditëve .
Kjo do të thotë ose:
- Ju (familja juaj) nuk keni strehim të duhur që është e përshtatshme për ju të banoni, apo nuk keni asnjë mënyre të gjeni strehim të përshtatshëm; apo
- Ju nuk mund t’i plotësoni nevojat tuaja jetësore elementare. Parasysh do të merren të gjitha të ardhurat dhe kursimet tuaja, të ardhurat dhe pagesat që ndoshta keni të drejtë t’i merrni.
Megjithatë, nuk do të ju takojnë ndihmat e azilit nëse:
- Nëse ju konsideroheni nevojtar sepse e keni sjell vetën në atë pozitë; apo
- Ju keni drejtë për ndihma sociale si Ndihma me të Holla (Income Support), Pagesat për Punë-kërkuesit të bazuara në të ardhurat e tyre (Income Based Job Seekers Allowance), Ndihme me Qirra dhe për Taksa Komunale; apo
- Ju nuk e keni plotësuar formën për NASS (Shërbimi Kombëtar i Ndihmave për Azil) apo nuk keni bashkëpunuar me pyetjet e mëtutjeshme nga ata; apo
- ( nuk aplikohet për juve nëse keni fëmijë që jetojnë me juve) Ju nuk keni kërkuar azil menjëherë pasë arritjes tuaj në Britaninë e madhe dhe nëse duke mos ju japur ndihma sociale nuk i shkelin të drejtat e njeriut. Kërkoni ndihmë menjëherë nëse ju kanë thënë që nuk keni drejtë për ndihma në këto baza; apo
- ju jeni Shtetas të Zonës Ekonomike Evropiane (përveq Britanisë së madhe) ju jeni pranuar si refugjatë në ndonjë shtet nga zona ekonomike evropiane.
Shënim: Ju nuk do të merrni kurrfarë ndihma për shembull bashkëshortin/en tuaj të cilët nuk janë të përfshirë në kërkesën tuaj nëse janë kombëtar nga zona ekonomike evropiane (përveq Britanisë së madhe), apo ata kanë stausin e refugjatit në njërën prej këtyre shteteve, apo ata janë refuzuar azil dhe nuk largohen nga shteti, apo nuk janë azil kërkues por janë imigrant ilegal dhe janë duke i shkelur ligjet e imigrimit në Britani të madhe.
Ku mund të shkoni për ndihma?
Ekzistojnë dy sisteme te ndihmave për azil kërkuesit. Njëra nga Autoritetet Lokale dhe tjetra nga NASS. Mund tëaplikone për njëren nga këto ndihma dhe kjo varet nga vendi dhe koha kurrë keni kërkuar azil.
Ju mund ta bëni kërkesën nga autoritetet lokale nëse:
- Ju nuk keni kërkuar azil në hyrje të portit para datës së rëndsishme për atë regjion në të cilin keni pas qëllim të kërkoni ndihmë. Këto janë: 17.04.00 (në Kent dhe Medway), 24.07.00 (Londër), 31.7.00 (Uells,Veri-Lindje, Jorkshire dhe Humerside), 14.8.00 (Veri-Perëndim, East midlands, Eastern, Jug- Perëndim dhe South central), 29.8.00 (West Midlands dhe Sussex); apo
- Ju kanë ndaluar ndihmat me të holla (Income Support) sepse u eshtë refuzuar azili dhe vendimi është marrë para 29.9.00 (17.4.00 nëse në Kent apo Medway).
Përndryshe ju duhet të bëni kërkesë nga Shërbimi Kombëtar i Ndihmave për Azil (NASS).
Që të bëni kërkesën nga autoritetet lokale ju duhet të shkoni në departamentin lokal të shërbimeve sociale (Social services) në sektorin për azil. Ata mund të ju japin strehim të përkohshëm dhe ndihmë përderisa kërkesa juaj për ndihma shqyrtohet.
Procedura për kërkesë nga Shërbimi Kombëtar i Ndihmave për Azil (NASS) do të ndryshojë nga koha kur është shkruar kjo fletushkë (Prill 2003). Ju mund të bëni kërkesën direkt nga NASS duke e kompletuar ‘plotësisht’ dhe ‘saktë’ formën e duhur, përndryshe ju duhet të kërkoni këshilla të posaqme para se ta kompletoni formën. Nëse ju duhet strehim i përkohshëm dhe ndihma derisa rasti juaj shqyrtohet ju duhet të shkoni në qendrën e quajtur One Stop Service në arenë ku jetoni (hollësirat e këtyre qendrave mund të gjinden në fund të kësaj fletushke).
Nëse keni fëmijë dhe keni bërë kërkesë për ndihma nga NASS meqë nuk keni drejtë për ndihma sociale për shkak se kërkesa për azil është refuzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office) me apo pasë datës 25.9.00. Në këtë rast autoritetet lokale mund të ju ndihmojnë ta bëni kërkesën për NASS dhe mund të ju japin strehim të përkohshëm dhe ndihma derisa kërkesa juaj për ndihma nga NASS shqyrtohet.
Çfarë lloj ndihmash mund të marrë?
NASS mund të ju përkrah me strehim dhe ndihmë financiare. Ata poashtu mund të ju ndihmojnë vetëm me strehim apo vetëm me ndihmë financiare. Nëse për shembull ju mund të qëndroni me miq apo familje ju mund ta bëni kërkesën vetëm për ndihmë financiare. Nëse ju e bëni kërkesën nga autoritetet lokale ata do të japin vetëm ndihmë financiare (apo vetëm strehim) nëse keni fëmijë apo nëse autoritetet lokale ju pranojnë për shkaqe të posaqme.
Strehimin që ju ofrojnë do të jetë jashtë Londrës dhe në Jug-Lindje përveq nëse raste të posaqme që ju të jetoni në këto pjesë. Është rregull e NASS që mos t’i dërgojë njerëzit jashtë Londrës dhe Jug-Lindjes nëse i plotësojnë disa kushte të posaqme. Shembuj janë ato raste kur për shembull fëmija është duke vazhduar mësimet në të njejtën shkollë për 1 vjet, apo njerëzit janë nën tretmanin e Medical Foundation, (klinika për trajtimin e viktimave të torturuar). Megjithatë çdo kërkesë duhet të konsiderohet sipas meritave të tyre. Nëse ju keni arsye të strehoheni në një pjesë të posaqme është me rëndësi që ju t’i japni NASS (apo autoriteteve lokale) të gjitha hollësirat dhe vërtetime që e përkrah këtë. Rasti juaj për të ju strehuar në një pjesë të posaqme do të ketë më shumë sukses nëse kërkoni ndihmë për ta plotësuar formën nga ndonjë agjension për këshilla specialiste apo advokat.
Ndihmë për nevojat jetësore elementare
Nëse NASS ju jap ndihma ju do të merrni ndihma në të holla, por kjo do të redukohet nëse strehimi juaj përfshinë edhe ushqimin. Nëse ju keni qenë të përkrahur nga NASS për 6 muaj ju mund të kërkoni 50 funta për çdo anëtar të familjes. Nëse jeni shtatëzanë ju duhet të i tregoni NASS, ata do të ju shtojnë ndihmat kur e shohin vërtetimin e shtatëzanisë. Nëse do të lindni brenda një muaji apo nëse keni lindur më pak se dy javë (apo 3 muaj nëse ke lindur jashtë Britanisë së Madhe dhe keni vërtetim për këtë) ju mund të bëni kërkesë për 300 funta për pagesa të lindjes. Për të gjitha këto pagesa ju duhet ta bëni kërkesën me shkrim te NASS, ato nuk ju paguhen automatikisht.
Nëse jeni duke marrë ndihma nga autoritetet lokale ju mund të paguheni në mënyra të ndryshme me të holla apo me kupona. Ata vendosin se si të ju paguajnë.
Kur do të ju ndalen ndihmat
Kur kërkesa juaj për azil dhe apelimi (nëse keni apeluar) është vendosur, ndihmat do të ju ndërprehen pas 21 ditëve nëse kërkesa juaj për azil është negativ dhe pas 28 ditëve nëse ështëpozitive. Megjithatë nëse ju keni marrë ndihmë për fëmijë, ndihmat mund të vazhdojnë derisa ju vazhdoni të qëndroni në Britani të Madhe dhe fëmija juaj është nën moshën 18 vjeqare.
Përndryshe nëse kërkesa juaj për azil është refuzuar ju keni të drejtë të bëni kërkesë për fond për raste të vështira nga NASS për strehim me ushqim të plotë. Kërkoni ndihmë që ta bëni këtë kërkesë.
Nëse ju keni marrë statusin e refugjatit (Indefinite Leave to Remain), ose Exceptional Leave to remain, Exceptional Leave Entry, Humanitarian Protection dhe Discretionary Leave, ju keni të drejtë të bëni kërkesë nga autoritetet lokale për banim dhe ndihma sociale. Mos vononi ta bëni kërkesën. Nëse keni marrë statusin e refugjatit (Indefinite Leave to Remain) ju poashtu mund ta bëni kërkesën për ndihma qysh nga dita kur keni kërkuar azil, kërkesën duhet ta bëni brenda 28 ditëve pasi që keni marrë letrën nga Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office).
Ndihmat poashtu mund të ju refuzohen më herët nëse pa kurrëfarë arsye nuk i zbatoni kushtet që ju kanë japur me shkrim kur ju kanë ofruar ndihmë.
Si të ankoheni për vendimet
Nëse ju kanë refuzuar ndihma të azilit kërkoni këshilla menjëherë. Ju keni të drejtë të apeloni kundër vendimit të NASS që të refuzojë të ju jap ndihma apo të ju ndalojë ndihmat. Ju duhet të apeloni brenda 2 ditë pasi që vendimi juaj është refuzuar, por ju koha për apelim mund të zgjatet nëse 2 ditë kanë kaluar pa faj tuajin. (Ju nuk mund të apeloni nëse rasti juaj është refuzuar përshkak se ju nuk jeni pranuar që keni kërkuar azil menjëherë pasi që keni ardhë në Britani të Madhe).
Burime të tjera për ndihmë
Ju ndoshta mund të keni të drejtë për strehim bashkë edhe ndihma të tjera nga autoritetet lokale nëse keni nevoja speciale për shembull jeni invalid, probleme shëndetsore apo jeni të moshës së vjetër, dhe ju keni nevoja përshkak se jeni në skamje të plotë. Kjo ndihmë do të ju japet nën Akti për Ndihmë Kombëtare (National Assistance Act) apo nga legjislacionet tjera për kujdes të komunitetit.
Ju ndoshta keni të drejtë për strehim dhe ndihmë nën Aktin për Fëmijë nëse jeni nën moshën 18 vjeqare, apo keni fëmijë nën moshën 18 vjeqare dhe nuk keni të drejtë për ndihma të azilit.
Nëse njëra prej këtyre aplikohet për ju, kërkoni këshilla nga specialistët.
ShënimInformatat në këtë fletushkë nuk e spjegojnë ligjin e plotë ose të drejtat tuaja: për këshilla më të hollësishme për rrethanat tuaja personale ju duhet ta kontaktoni këshilltar specialist apo advokat.
Për informata të mëtutjeshme kontaktoni njërën nga organizatat që janë në marrëveshje me Refugee Outreach:
Për këshilla në procesin e azilit kontaktoni:
Asylum Aid
28 Commercial Street
London E1 6LS
Telefoni: 020 7377 5123
Faksi: 020 7247 7789
Për këshilla në ndihma sociale dhe përkrahje të azilit kontaktoni:
Central London Advice Srvice (CLAS)
Derry House
Penfold Street
London NW8 8HJ
Telefoni: 020 7402 6750 ext.23
Faksi: 020 7224 8264
Për këshilla në arsim, trajnim dhe punësim kontaktoni:
Refugee Education & Training Advisory Service (RETAS)
14 Dufferin Street
London EC1Y 8PD
Telefoni: 020 7426 5837/5817
Faksi: 020 7251 1314
E publikuar në Prill 2003
This document was provided by ROAP www.asylumaid.org.uk
Document Links
- www.asylumaid.org.uk
-
The Asylum Aid website
http://www.asylumaid.org.uk