Fqinjët e zhurmshëm
Noisy Neighbours
A keni ju fqinjë të zhurmshëm që ju bezdisin? Përveq se dëgjoni ndonjë zhurmë si televiziorin ose fëmijët duke luajtur është shumë normal, fqinjët e zhurmshëm mund të jenë problem. Kjo fletushkë tregon se çka mund të bëhet nëse jeni qirragji ose pronar i shtëpisë tuaj.
Ndihmë për ta ndalur zhurmën
Një njësi e zhurmës në rrethinë është e pranueshme, kështu që nëse diçka mund të bëhet varet nga situata e çdo individi. Për të vepruar diçka zhurma duhet të jetë shumë e lartë sa që nuk mund ta përdorni shtëpinë tuaj në mënyrë normale. Ky rast mund të jetë nëse zgjoheni nga gjumi prej zhurmës ose nuk mund ta dëgjoni televizorin tuaj prej zhurmës. Faktorë tjerë që mund të konsiderohen si përshembull:
- koha gjatë ditës ose natës kur zhurma ndodh
- sa shpesh ndodh
- sa zgjatë
- si i damton njerëzit
Kush mund të ndihmojë?
Në shumë raste komuna (council) ka fuqi të merret me probleme nga zhurma. Ju vetë poashtu mund të merrni aksion gjyqësor.
Komuna zakonisht e dërgon dikend në shtëpinë tuaj që ta kontrollojnë njësinë e zhurmës por mund të jetë vështirë për ata të marrin ndonjë aksion, përshembull nëse ata nuk dëgjojnë ndonjë zhurmë vetë. Disa prej komunave kanë punëtorë që punojnë në mbrëmje për ta kontrolluar zhurmën kur ndodhë. Pyetni ata se a kanë numër telefoni që ju mund ta thërrisni në raste urgjente.
Të merrni aksion
- Hapi i parë që mund ta merrni është të bisedoni. Bisedoni me personin që i përket, duke ju treguar problemin që e shkaktojnë dhe mundohuni të gjeni pajtim të përbashkët. Është më së miri ta bëni këtë para se problemi të bëhet më shumë serioz. Në disa pjesë ka shërbime për ndërmjetësues (Mediation service) që mund të ju ndihmojnë. Mediation UK (Tel 0117 904 6661) mund të ju jap detalet e shërbimeve lokale për ndërmjetësues.
- Nëse fqinjët tuaj janë qirragji ndoshta është e vlefshme të bisedoni me pronarin e tyre. Ata ndoshta janë duke i thyer rregullat e kontratës duke bërë shumë zhurmë.
- Nëse problemi vazhdon filloni të mbani ditar me shënime kur ndodh zhurma, duke shënuar sa kohë zgjat zhurma, sa e lartë (p.sh. i ka zgjuar fëmijët tuaj nga gjumi) nëse dikush tjetër e ka dëgjuar zhurmën etj. I shkruani këto sa më shpejt që mundeni pas incidentit.
- E kontaktoni departamentin për shëndet të ambientit (Environmental Health Department) nga komuna juaj. Punëtori për shëndet të ambientit ose ndonjëherë ndonjë punëtorë tjetër i përcaktuar për zhurmë do ta diskutojë problemin dhe do të ju këshillojë juve. Ata ndoshta do ta vëzhgojnë situatën dhe do të ju vizitojnë.
- Nëse problemi është mjaftë serioz punëtori nga komuna do ti shërben fqinjët me vërejtje legale që ata ta ndalin zhurmën (ju ishit duhur të vazhdoni të merrni shënime në ditar nëse ndodhin probleme të mëtutjeshme). Nëse kjo nuk bënë punë komuna do ta dërgoj rastin në gjyq në këtë rast gjyqi do ti denojë fqinjët tuaj. Juve ndoshta ju pyesin të japni deklaratë edhe ndoshta të delni në gjyq si dëshmitar.
Nëse vendosni të i dërgoni fqinjët në gjyq vetëvetiu ju duhet të kërkoni komuna nga këshilltari për banim ose advokati.
Informata të mëtutjeshme
Kjo fletushkë është vetëm me informata të thjeshta se çka mund të bëni për problemet të shkaktuara nga fqinjët e zhurmshëm. Për më shumë informata shikoni në website www.shelternet.org.uk Ju poashtu mund ta kontaktoni Shelterline në këtë numër 0808 800 4444 ( 24 orë falas).
E publikuar në gusht 2002.
This document was provided by Shelter.