Më kanë kërkuar të largohem
I've been asked to leave
Kjo fletushkë spjegon detyrat e pronarit tuaj që të ju jap njoftim të duhur kurrë kërkon të largoheni nga banesa.
A më duhet të largohem menjëherë si të më japin njoftimin?
Jo. Shumica e qirragjinjëve mund të largohen vetëm atëherë kurrë pronari i përcjell procedurat korrekte dhe gjyqi pajtohet me urdhërin për largim. Nëse pronari i juaj mundohet të ju trazoj për tu larguar, i ndërron bravat ose i ndërpren gasin ose ujin, kjo mund të jetë si përpjekje për largim ilegal kështu që ju duhet të kërkoni këshilla.
Cilat janë të drejtat e mija?
Shumica e qirragjinjëve kanë të drjetë për njoftim me shkrim për tu larguar nga banesa edhe nëse nuk kanë kontratë me shkrim. Se sa kohë duhet të ju jap pronari varet nga lloji i kontratës që ju keni dhe në disa raste arsyet se pse ai/ajo dëshiron që ju të largoheni. Por në shumicën e kohës njoftimi duhet të jetë aq sa zgjat ose më gjatë se periudha e qirrasë. Kështu që nëse e paguani qirranë çdo muaj, njoftimi duhet të jetë një muaj.
Si rregull gjenerale, ju duhet të merrni njoftim me shkrim që të largoheni:
- nëse keni me qirra banesë ose shtëpi prej pronarit privat (i cili nuk jeton me ju) të dyjat nëse e keni me qirra vetëm ose bashkarisht me të tjerë
- nëse keni me qirra shtëpi ose banesë prej komunës ose shoqatës për banim
- në situata të posaqme kurrë pronari juaj është poashtu edhe punëdhënsi juaj
Nëse jeni të pasigurt se çfarë lloj kontrate keni, kërkoni këshilla. Te shumtën e rasteve njoftimi duhet të ju përshtatet rregullave speciale dhe duhet të jetë në formë speciale. Në disa raste duhet të përfshijë informata të posaqme, si përshembull arsyet se pse pronari juaj donë të ju largojë. Është me rëndsi të shikoni me këshilltar të siguroheni se a ju ka dhënë pronari njoftim korrekt. Nëse pronari nuk ju ka dhënë pastaj ai/ajo duhet të përsërit njoftimin prej fillimit.
Ju keni të drejtë për njoftim me kohë të arsyeshme e cila nuk ka nevojë të jetë me shkrim nëse ju:
- nuk paguani qirra, ose
- jetoni në banim të komunës, shoqatave për banim bujtinë, ose
- jetoni në vendbanim për pushimore, ose
- jeni duke jetuar në ndërtesë të zbrazët të paokupuar (squatter) dhe ju kanë lejuar të qëndroni aty në baza të përkohshme, ose
- e ndani ndërtesën me pronarin e juaj
Pronari juaj mund ti lejohet të ju largojë në mënyrë të qetë pa urdhër nga gjyqi kështu që merrni kërkoni këshilla.
Në çfardo situate, nëse pronari juaj ju ka kërkuar nga ju të largoheni kërkoni këshilla sa më shpejt.
Informata të mëtutjeshme
Kjo fletushkë përmban informata të thjeshta për detyrat e pronarit të ju jap njoftim të duhur kurrë donë të ju përfundojë kontratën tuaj. Për më shumë informata shkoni në website www.shelterline.org.uk. Ju poashtu mund ta telefononi Shelterline në 0808 800 4444 (24 orë thirrjet janë falas).
E publikuar në gusht 2002.
This document was provided by Shelter.