multikulti

Si ta bëni kërkesën për Ndihmë me Qirra

How to Claim Housing Benefit

Kjo fletushkë jap informata të thjeshta për të bërë kërkesën për Ndihma me Qirra (Housing Benefit HB) për herë të parë.

Çka janë ndihmat për banim?

Ndihmat për qirra janë të holla të paguara nga komuna të cilat ndihmojnë njerëzve që janë duke marrur ndihma ose që kanë pagë të vogël për ta paguar qirranë. Ju mund ta bëni kërkesën për këto ndihma nëse ju jeni qirragji ose me leje banimi, të cilët paguani qirra komunës, shoqatës për banim (housing association), pronarit privat ose agjensionit për banesa.

Kush mund ta bëjë kërkesën?

Çdokush nuk mund të marrë Ndihmë për Qirra (HB). Ju ndoshta nuk mund të merrni këtë ndihmë nëse ju:

Nëse nuk jeni të sigurt se a keni të drejtë për të bërë kërkesë për Ndihmë për Qirra kërkoni këshilla.

Si ta bëni kërkesën

Ju mund ta bëni kërkesën për Ndihmë për Qirra nga komuna (council) e juaj lokale. Është me rëndsi që ta bëni kërkesën sa më shpejt sepse zakonisht ata ja fillojnë të ju paguajnë që nga data kurrë e ktheni formularin. Ju duhet ta plotësoni formularin sa më shpejt se që mendoni keni nevojë për ndihmë me qirra.

Formularët mund ti merrni nga departamenti për Ndihma për Qirra prej komunës. Ndoshta është e mundshme që ju mund ta merrni formularin nga:

Informatat që ju duhet t'i japni

Ju duhet të japni informatat për të ardhurat dhe/ose ndihmat, të hollat e kursyera ose pasurinë e patundur (pronë) dhe vërtetim që ju paguani qirra ( si p.sh kontratën e banesës ose librezën e qirrasë (rent book).

Çfarë shume të të hollave mund do ta marrë?

Shuma e ndihmave për qirra varet nga madhësia e shtëpisë ku ju jetoni, moshës tuaj, numrit të njerëzve që jetojnë në shtëpi me ju, të ardhurat tuaja dhe sa paguani qirra. Nëse jeni të pamartuar, nën moshën 25 vjeqare dhe jetoni në banesë nga pronari privat, ju me siguri do të merrni ndihma për banim të mjaftueshme që ta mbulojë qirranë për një dhomë në shtëpi ose banesë të ndarë me të tjerë.

Juve ndoshta do të ju paguajnë qirranë e plotë ose një pjesë të qirrasë ose departamenti për ndihmë me banim mund të vendos që ju nuk kualifikoheni për ndihma për banim nëse të ardhurat ose kursimet tuaja janë shumë të larta. Nëse qirraja juaj është shumë e lartë departamenti për ndihma për banim nuk do të ju paguaj aspak.

Nëse shërbime të tjera janë të përfshira në qirranë tuaj si rryma,gasi dhe shërbimet për ujësjellës, departamenti për ndihma me banim nuk i mbulon këto. Megjithëatë disa shërbime të posaqme paguhen nga ndihmat për banim, nëse pagesat për këto janë të përshkruara në kontratë ose leje të banimit.

Nëse jeni qirragji privat ose në shoqatën për banim ju mund të informoheni nga ndihmat për banim se a ka mundësi për pagesë para se të ja filloni të banoni aty. Kjo quhet vendosje para-banuese. Juve ju nevojitet ta plotësoni një formular të cilën mund ta gjeni në departamentet e ndihmave për banim.

Nëse komuna vendos ta kufizojë qirranë tuaj ose nëse mendoni që vlerësimi është i gabueshëm kërkoni këshilla.

Si paguhet ndihma juaj për banim

Komuna ishte duhur të ju paguaj ndihmat brenda 14 ditëve përderisa ata i kanë marrë të gjitha informatat e duhura, edhe pse praktikisht pagesa mund të zgjat më shumë se 14 ditë. Ndihmat për banim paguhen çdo katër javë në avans. Pagesa mund të ju dërgohet juve kështu që ju e paguani pronarin ose mund të paguhet drejtëpërdrejtë te pronari juaj. Nëse jeni banorë nga komuna qirraja do ti paguhet atyre drejtpërdrejtë.

Ndihma për Taksat Komunale

Nëse keni të drejtë për Ndihma për Qirra dhe ju duhet të paguani taksa komunale, ju poashtu mund të keni të drejtë për Ndihmë për Taksa Komunale (Council Tax CTB). Ndihmat për Taksa Komunale zakonisht kërkohet me të njejtin formular si Ndihmat për Qirra, por rregullat të cilat përdoren për të llogaritur shuma të cilën ju e merrni janë të ndryshme.

Informata të mëtutjeshme

Kjo fletushkë është vetëm udhëzim i thjeshtë për të bërë kërkesë për ndihma me qirra. Për informata të mëtutjeshme mund të shikoni në website www. shelternet.org.uk Ju poashtu mund të merrni fletushkë nga Shelter falas që quhet 'Housing Benefit' (ndihma me qirra) nga qendra për ndihma për banim Shelter (Shelter housing aid centre) ose duke telefonuar Shelteline në 0808 800 4444 (24 orë falas).

E publikuar në gusht 2002

This document was provided by Shelter.

Document Links

Shelter
Shelter
http://www.shelternet.org.uk/
www.multikulti.org.uk