Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Ndihmë për adaptimin e shtëpisë tuaj
Getting Help to Adapt Your Home

Personi që ju kujdeseni ndoshta ka nëvoja të posaqme që do të thotë se shtëpia e tyre duhet të përshtatet për nevojat e tyre ose shtëpia juaj duhet të përshtatet nëse ata jetojnë me ju. Shtëpisë poashtu i duhen disa meremetime ose ndreqje të ndryshme (p.sh. meremetim të lagështisë ose riparim të kulmit).

Nëse ju nuk keni të holla që të i bëni këto meremetime ju ndoshta mund të merrni të hollat për harxhimet e meremetimit, ndreqje ose përshtatje të shtëpisë. Në disa raste kjo do të kushtojë me mijëra funta.

Varet se ku jetoni në Angli, Irlandën Veriore, Skotland ose Wales planet janë të ndryshme për këtë lloj burse.

Nëse ju nuk kualifikoheni për këtë bursë ose nëse të hollat nuk e mbulojnë çmimin e të gjitha meremetimeve ka mënyra tjera se si mund të i mbledhni të hollat për meremetime dhe përshtatje.

Si ta bëni kërkesën për bursë nëse jetoni në Angli ose Wales

Janë tri lloje të bursës në Angli dhe Wales nëse ju duhet ndihmë për harxhimet e meremetimeve, ndreqjeve dhe përshtatjeve të shtëpisë:

  • Bursë për renovim (Renovation Grant) - për riparime të mëdhaja, ndreqjeve dhe përshtatjeve të shtëpisë
  • Bursë për mjete për të paaftë (Disabled Facilities Grant) - të ju ndihmojë njerëzve të paaftë me rregullimin e kushteve në shtëpi
  • Ndihmë me ndreqje (Home Repair Assistance) - për riparime të vogla por të nevojshme, ndreqje ose përshtatje

Nëse ju nuk kualifikoheni për bursë ose bursa nuk i mbulon të gjitha harxhimet për riparim, ka mënyra tjera për ti mbledh të hollat për riparime dhe përshtatje.

Bursë për renovim (Renovation Grant)

Ju ndoshta mund të merni bursën për renovim për riparime të mëdhaja, ndreqjeve dhe përshtatjeve të shtëpisë.

Kush mund ta merrë bursën për renovim?

Ta merrni bursën për renovim ju duhet:

  • Të jeni pronar dhe jetoni në shtëpinë tuaj ose të jeni banore në shtëpi me pronar privat - shtëpia duhet të jetë bile dhjetë vjetë e vjetër kurrë e bëni kërkesën.
  • Të keni jetuar bile tri vjet në shtëpi para se ta bëni kërkesën për bursë përveq:
    • shtëpia është në pjesë të ripërtrirje
    • këshilli juaj lokal ju lejon që ta bëni kërkesën më herët
    • riparimet që duhen të bëhen për të marrë masa të duhura të sigurimit përshkak të zjarrit
    • puna të bëhet përshkak rindërrtimit

Për çka mund ta merrni bursën për renovim?

Ju mund ta merrni bursën për renovim për arsye të ndryshme, duke përfshirë:

  • Ta sjellni ndërtesën në standard ligjor për dikend të jetojë aty. Kjo do të thotë të siguroheni që shtëpia:
    • është stabile në themel
    • është pa shkatërime të mëdhaja
    • është pa lagështi që mund të shkaktojë dëme në shëndetin e personit
    • ka pajisje të duhura për dritë, ngrohtësi dhe ventilim
    • ka pajisje të duhura për të zier dhe pregadit ushqim
    • ka toalet të përshtatshëm dhe pajisje për pastrim për të përdorura për njerëzit në shtëpi
    • që ka sistem efektive për ujësjellje
  • Të bëni gjëra tjera ta përmisoni shtëpinë tuaj si p.sh të keni dalje në rast zjarri ose ta insuloni plafonin/tavanin ose ta ndërroni kështu që mund ta përdorni si shtëpi.

Si vendos këshilli lokal për lejimin e bursës dhe sa të holla ju do t'i merrni?

Bursat për renovim janë vendimtare dhe çdo këshill lokal ka përparsi të ndryshme se cilit I takon bursë (disa komuna lokale nuk japin bursa) - kjo informatë mund të gjindet nga departamenti për banim i këshillit lokal.

Këshilli vendos se të holla të dhurohen duke marrë përsiper:

  • Rrogën e kërkuesit dhe se sa shumë të holla të kursyera i kanë
  • Rrogën dhe të hollat e kursyera të dikujt që jeton në shtëpi dhe a kanë të drejtë të bëjnë kërkesën për burse

Nëse kërkesa është bërë për fëmijë nën moshën 18 vjeqare shuma e të hollave varet nga të ardhurat dhe kursimet e prindve.

Me ligj nuk ka kufizim maksimal se të holla mund të lejohen për çdo projekt, por autoritetet lokale mund ta kufizojnë shumën e të hollave të cilën ata e pagujnë.

Çfarë kushte mund të kërkohen prej këshillit lokal nëse ju e merrni bursën?

Puna nuk mund të fillojë para se të miaratohet bursa. Kur miratohet bursa shumica e këshillave lokal presin që puna të fillon brenda 12 muajve. Puna duhet të bëhet nga ata kontraktor nga të cilët është kërkuar çmimin për riparime.

Nëse e shitni shtëpinë brenda 5 vjetëve që e keni marrë bursën ndoshta ju duhet t'i ktheni të hollat - megjithatë bursat normalisht nuk duhen të kthehen nëse personi që e ka marrë bursën vdes.

Si ta bëni kërkesën për bursën për renovim?

Kontaktoni departamentin për banim në komunen lokale ose departamentin për ambient të shëndosh dhe pyetni për formularin për bursën për renovim.

Kur e plotësoni këtë formular ju duhet ti përfshini informatat për shtëpi dhe se çfarë pune duhet të bëhet. Nëse jeni pronar i shtëpisë nga ju kerkohet të plotësoni çertifikatën që ju dhe ose ndonjë anëtar i familjes do të jetojë në atë shtëpi për pesë vjet e ardhshëm. Nëse jeni banor me qirra ju dhe pronari juaj duhet ta plotësoni çertifikatën e njëjtë. Këto çertifikata do tu jipen në të njejtën kohë kur e merrni formularin.

Agjensioni për riparime të shtëpive (Home Improvement Agency) mund të ju japin ndihmë specifike dhe këshilla për të bërë kërkesën për bursë dhe mund të rishikojnë punën në emër tuaj. Të gjeni se a ka Agjension për riparime të shtëpive në pjesën ku ju jetoni kontaktoni:

Foundations
Bleaklow House
Howood Town Road
Glossop SK13 8HT
Telefoni: 01457 891909

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet ju i keni marrur ose me vendimin që ata e kanë bërë ju mund të ankoheni.

Bursë për pajisje për të paaftë (Disabled Facilities Grant)

Bursa për pajisje për të paaftit ju jipet të ju ndihmojë njerëzve të paaftë që të jenë më të pavarur në shtëpi.

Kush mund të merrë Bursë për pajisje për të paaftit?

Ju ndoshta mund të bëni kërkesë për bursë për pajisje për të paaftit nëse ju ose dikend që jeton me ju është i paaftë. Që të merni bursën për pajisje për të paaftë ju duhet njëri prej këtyre:

Pronar i shtëpisë ku jetoni - kjo do të thotë ju jeni pronar i shtëpisë dhe jetoni në atë shtëpi

  • Qirragji - kjo do të thotë që ju jeni qirragji në shtëpinë ku jetoni
  • Pronar i shtëpisë të qirragjiut/ve të paaftë - kjo do të thotë që ju jeni pronar i shtëpisë që e keni lëshuar shtëpinë me qirra për personat me paaftësi
  • Banore komunal - kjo do të thotë që jetoni me qirra në shtëpi të komunës
  • Banore nga shoqatat për banim - kjo do të thotë që ju jetoni me qirra prej autoriteteve për banim

Këshilli do duhet të ju bëjë vizitë në shtëpinë tuaj të shikoj se a është shtëpia juaj e përshtatshme për punën e propozuar. Ata poashtu duhet të jenë të kënaqur se puna e propozuar është e nevojshme për personin e paaftë dhe do të konsultohen me departamentin lokal për shërbime sociale për këtë. Departameni lokal për shërbime sociale do të caktojë vizitë me dikend të bëjnë vlerësimin e nevojave të personit që e ka bërë kërkesën për bursë.

Për çka mund të merrni bursë për pajisje për të paaftë?

Në disa raste këshilli mund të ju jap bursën (kjo quhet 'bursë urdhëruese' (mandatory grant) dhe në të tjerat at vendosin per lejimin (kjo thirret 'vendimtar' (discrectionary). Për të u paguar puna për bursë për pajisje për të paaftë, terapistja për detyrë (Occupational Therapist) nga shërbimet sociale lokale duhet ta rekomandoj punën që është e nevojshme për personin e paaftë që të jetojë në shtëpi në komfort.

Ju mund ta merrni 'urdhërim' për bursë për pajisje për të paaftë për:

  • Të përmiësoni hyrjen dhe daljen nga shtëpia
  • Të bëni shtëpinë pa rrezik për personat e paaftë dhe të tjerët që jetojnë aty
  • Të përmirësoni hyrjen të përdorur ose të përdorshme si dhomë ndeje për familje
  • Të përmirësoni pajisjet për të paaftit të pregadisin ose zijnë ushqim
  • Të përmirësoni hyrje për të ose të bëni dhomë për përdorim ose të përdorshme për fjetje
  • Të përmirësoni hyrje dhe lëvizje përreth shtëpisë që personi i paaftë mund të kujdeset për dikend që ka nevojë për kujdesin e tyre (p.sh. fëmijët) dhe që jeton aty
  • Të përmirëson rrymën elektrike, dritat dhe ngrohjen - p.sh nëse personi i paaftë ka problem me pamje të syve ose sëmundje të cilën ka nevojë të jetë në ambient të ngohtë.

Shuma maksimale e të hollave që mund ti merrni për bursë urdhëruese është 20.000 mijë funta në Angli dhe 24.000 në Wales. Nëse puna kushton më shumë se figurat maksimale këshilli ndoshta mund të paguaj shtojcën si bursë vendimtare për pajisje për të paaftit (shihni më poshtë).

Ju lutem mos harroni se mund të ketë vonesë për lejimin e bursës- kjo mund të shkoj deri 12 muaj prej kërkesës.

Bursa për pajisje për të paaftë 'Vendimtare' jipen që ta bëni shtëpinë më të përshtatshme për personin e paaftë të punoj ose të jetojë aty. Kjo poashtu mund të jipet si shtojcë e bursës urdhëruese. Këshillat lokal të ndryshëm kanë përparsi të ndryshme se kujt të japin bursën - departamenti për banim lokal i juaj mund të ju tregojë më shumë për këtë.

Si vendos këshilli lokal se çfarë shume ju do të merrni?

Këshilli vendos se çfarë shume të hollave ju do ta merrni duke shikuar të ardhurat dhe kursimet e personit të paaftë (dhe të bashkëshortit/es, partnerit nëse ata janë me dikend0 - kjo quhet kontrollim i pasurisë. Nëse personi i paaftë është nën moshën 18 vjeqare kontrollim i pasurisë do të thotë i bëhet prindërve të tij.

Çfarë kushte kërkohen nga këshilli lokal nëse ju japin bursën?

Puna në shtëpi nuk mund të fillojë para se të ju lejojnë bursën. Nëse kërkesa për bursë për pajisje aprovohet por situata ndryshon para se të ia fillojë puna mbaron (p.sh. personi i paaftë shkon të jetojë në shtëpi tjetër, vdes ose puna e duhur nuk është e nevojshme ose e papërshtatshme), këshilli duhet ta rishqyrtojë nëse bursa duhet të paguhet.

Si ta bëni kërkesën për Bursën e pajisjeve për të paaftë?

Kontaktoni departamentin e këshillit për banim ose departamentin për ambient të shëndosh dhe pyetni për formular për Bursë për pajisje për të paaftë. Ju poashtu duhet ta kontaktoni shërbimet e socialit lokal dhe pyetni për vlerësim nga terapistja për detyrë (Occupational Therapist) në të njejtën kohë. Departamenti për terapist/e në detyrë ndonjëherë ka rend në listë, kështu që e bëni këtë sa më parë që është e mundshme. Bursa për pajisje për të paaftë nuk mund të miratohet përderisa terapisti/ja në detyrë nuk e jap rekomandimin që puna të bëhet për personin e paaftë.

Kur e plotësoni këtë formular, ju duhet ti përfshini informatat për shtëpi dhe se çfarë pune duhet të bëhet. Nëse jeni pronar i shtëpisë nga ju poashtu kerkohet të plotësoni çertifikatën që ju dhe ose ndonjë anëtar i familjes do të jetojë në atë shtëpi për pesë vjet e ardhshëm duke marrë parasysh gjendjen shëndetsore. Nëse jeni banor me qirra ju dhe pronari juaj duhet ta plotësoni çertifikatën e njëjtë. Këto çertifikata do tu jipen në të njejtën kohë kur e merrni formularin.

Agjensioni për riparime të shtëpive (Home Improvement Agency) mund të ju japin ndihmë specifike dhe këshilla për të bërë kërkesën për bursë dhe mund të rishikojnë punën në emër tuaj. Të gjeni se a ka Agjension për riparime të shtëpive në pjesën ku ju jetoni kontaktoni:

Foundations
Bleaklow House
Howood Town Road
Glossop SK13 8HT
Telefoni: 01457 891909

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur me shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.

Ndihmë për riparime shtëpiake

Ndihma për riparime shtëpiake është bursë vendimtare e cila është në përdorim për riparime, përmisime dhe adaptime të vogla por të duhura. Autoritete lokale ndoshta mund të ju japin ndihmë me të holla dhe/ose material. Komunat e ndryshme lokale të ndryshëm kanë përparsi të ndryshme se kujt ti a japin bursën

Kush kush mund të merrë ndihmë për riparime shtëpiake?

Të merrni ndihmë për riparime shtëpiake ju duhet:

  • Jeni të moshës 18 vjeqare ose më shumë
  • Jetoni në shtëpi që ka nevojë për riparim (dhe duhet të jetë shtëpia juaj e vetme ose kryesore) ose mund ta bëni kërkesën në emër të personit që është 60 vjeqar ose më shumë, ose i paaftë ose shëndetligë
  • Pronar dhe që jetoni në shtëpinë që ka nevojë për riparim ose jeni qirragji në shtëpi ose keni të drejtë eksklusive (kjo do të thotë se pronari juaj nuk jeton me ju dhe ju nuk keni kontratë jetë-shkurt) të shtëpisë për bile 5 vjet
  • Keni fuqi ligjore ose detyrë të vazhdoni punën ndërtimtare
  • Të merrni njërën prej këtyre ndihmave:
    • Ndihma me para (Income Support)
    • Ndihma për taksa të komunale (Council Tax Benefit)
    • Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit)
    • Ndihma me qirra (Housing Benefit)
    • Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit)

Edhe nëse nuk keni të gjitha këto kushte ju prapë se prapë mund ta bëni kërkesën për ndihmë për riparim të shtëpisë nëse jeni 60 vjeq ose më të vjetër, të paaftë dhe shëndetligë ose nëse kujdeseni për dikend që është 60 vjeq ose më të vjetër, të paaftë ose shëndetligë dhe jetojnë në shtëpi me ju.

Nëse ju nuk jeni pronar i shtëpisë ose nuk jeni qirragji por keni të drejtë për të drejtë ekskluzive të banoni në shtëpi, ju duhet të keni jetuar për bile 3 vjet para se ta bëni kërkesën për ndihmë për riparime shtëpiake, përveq, nëse:

  • Puna është për përkujdesje nga zjarri.
  • Puna është për dikend që ti ndihmojë dikujt që është 60 veq ose më i vjetër, shëndetligë ose të paaftë që ka nevojë për kujdes

Nëse jetoni në shtëpi mobile ose shtëpi-anije ju ndoshta mund të merrni ndihmë për riparim të shtëpisë.

Për çka mund të merrni ndihmë për riparime shtëpiake?

Nuk ka kufizime në llojet e riparimeve,përmisime ose adaptime që mund të paguhet prej Bursës për Riparime Shtëpiake, por ju nuk mund të merrni të holla për punë nëse ato janë vetëm për dekorim (si p.sh ta dekoroni shtëpinë).

Ju lutem mos harroni që puna nuk mund të fillojë para se shuma e të hollave miratohet.

Si vendos këshilli lokal se a të ju japin ndihmën dhe sa të holla ju mund ti merrni?

Çdo këshill lokal ka përparsi të ndryshme se kujt I lejohet bursë, por çdo këshill duhet të publikoj përparsitë e tyre. Kontaktoni departamentin për banim në këshillin lokal ose departamentin për ambient të shëndosh për më shumë informata.

Ju ndoshta mund të merrni maksimum deri në 2000 funta për bursë dhe deri 4000 funta në periudhë tri vjeqare.

Si ta bëni kërkesën për ndihmë për riparime shtëpiake?

Kontaktoni departamentin për banim në këshillin lokal ose departamentin për ambient të shëndosh dhe pyetni për formular për ndihmë me riparime shtëpiake.

Kut ta plotësoni formularin ju duhet të bashkangjitni informata për shtëpinë tuaj dhe se çfarë pune ka nevojë të bëhet.

Agjensioni për riparime të shtëpive (Home Improvement Agency) mund të ju japin ndihmë specifike dhe këshilla për të bërë kërkesën për bursë dhe mund të rishikojnë punën në emër tuaj. Të gjeni se a ka Agjension për riparime të shtëpive në pjesën ku ju jetoni kontaktoni:

Foundations
Bleaklow House
Howood Town Road
Glossop SK13 8HT
Telefoni: 01457 891909

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur me sherbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.

Si ta bëni kërkesën për bursë nëse jetoni në Irlandën Veriore?

Janë tri lloj bursa që mund ti kërkoni në Irlandën Veriore nëse ju duhet ndihmë me të holla për riparime, ta përmisoni ose adaptoni shtëpinë:

  • Bursë për renovim - japet për përmisim të të shtëpive nën standarde
  • Bursë për pajisje për personat e paaftë - japet për ta bërë shtëpinë e personit të paaftë më të përshtatshme për nevojat e tyre
  • Ndihmë me punë të vogla - japet për riparime, përmisime dhe adaptime të vogla në shtëpi

Nëse ju nuk kualifikoheni për bursë ose bursa nuk i mbulon të gjitha harxhimet e punës ka mënyra tjera se si mund të mbledhni të hollat për riparime dhe adaptime.

Bursa për renovim

Bursat për renovim jipen nga nëpunësi për banim për përmisime të shtëpive nën standard.Varësisht nga nevoja, llojet të punëve mund të paguhen - tretmane për lagështi, ndrimin të kulmit, të oxhakëve, ulluqëve dhe murret.

Kush mund të merrë bursë për renovim?

Ju mund ta bëni kërkesën për bursë nëse jeni pronar shtëpie ose mendoni të bleni shtëpi/banesë, vetëm ose me të tjerë. Ju poashtu mund ta bëni kërkesën nëse jeni qirragji dhe jeni përgjegjës për riparim të shtëpisë.

Bursa për riparim mund të ju japet nëse shtëpia juaj:

  • është bile 10 vjet e vjetër
  • Nuk përfshihet në pjesën për rindërtim ose pastrim dhe nuk do të jetë e përfshirë bile për një vitë
  • Nuk është e përfshier si pjesë në plan të grupit për riparim (Group Repair Scheme) dhe nuk do të jetë e përfshirë bile për një vit

Për çka mund ta merrni bursën për renovim?

Në disa raste, Nëpunësi për Banim duhet të jap bursën (kjo quhet 'bursë urdhëruese' (mandatory grant) dhe në të tjerat at vendosin se me ju jap a jo (kjo thirret 'vendimtar' (discrectionary).

Bursa urdhëruese mund të miratohet nëse nëpunësi për banim mendon që shtëpia e papërshtatshme për njerëzit të jetojnë aty dhe ka probleme serioze (p.sh. nuk ka toalet brenda në shtëpi) në shtëpi.

Bursa urdhëruese miratohet nëse Nëpunësi për Banim mendon që shtëpia është e përshtatshme për banim por përmisimet ose riparimet nuk janë shumë urgjente janë të nevojshme ta sjellin në shtëpinë në standard të lartë p.sh. ta shëndroni ndërtesën në banesa të vetme.

Si vendos Nëpunësi për banim se sa të holla ju mund të merrni?

Nëpunësi do ta vlerësoj situatën e të ardhurave të pronarit/qirragjive të cilët jetojnë në shtëpi kur vendoset se sa të holla duhet të paguhen për punë - kjo procedurë thirret vlerësim i pasurisë. Nëpunësi pastaj do ta shikojë ndryshimin në mes të hollave që do të miratojnë dhe sa të holla ju mund ti paguani.

Sa kohë zgjatë që kërkesa të miratohet?

Nëpunësi do të ju lajmroj nëse kërkesa është miratuar apo jo brenda 6 muajve.

Kurrë do të ju paguhet bursa?

Bursa zakonisht paguhet kurrë puna është kompletuar - nëpunësit i duhet faktura prej punëtorve para se ta paguajnë bursën. Ju mund të bëni kërkesë që bursa të paguhet në katër rata - kryepunëtori i bursave mandej vendos a të lejonë që puna të paguhet me rata.

Çfarë kushte kërkohen nga Nëpunësi për banim nëse ju miratohet bursa?

Çdokush kush merrë bursë për renovim duhet të:

  • Duhet të përdor punëtorët të cilt janë anëtar të Registred Warranted Builders Scheme
  • Të pajtohen që të jetojnë në shtëpi si vendbanimi kryesor ose i vetëm për një vjet, ose në rast të pronarit të shtëpisë ai ta lëshojë shtëpinë me qirra për pesë vjet
  • Mos me ja fillu punës derisa nëpunsi e ka aprovuar bursën.

Si ta bëni kërkesën për bursë për renovim?

Pyetni për zyrën lokale për bursa (Grants Office) për Formular Informativ Paraprak (Preliminary Enquiry Form) të cilën duhet ta kompletoni dhe ta dërgoni ofiçarit për bursa.

Ku mund të merrni këshilla për plan programin për bursa?

Nëse ju duhen më shumë informata për plan programin për bursa, kontaktoni ofiçarin për bursa - ata janë të kënaqur të ju përgjigjen pyetjeve tuaja dhe të ju japin informata për organizata të cilat ju ndihmojnë njerëzve me nevoja të posaqme ose personat e moshuar të cilët mund të kanë vështërsi me advokat, punëtorë,arkitekt, etj.

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.

Bursa për pajisje për të paaftit

Bursa për pajisje për të paaftë u jipet njerëzve të cilët duhet ta bëjnë shtëpinë e të paaftëve më të përshtatshme për nevojat e tyre. Rekomandimi për punën e cila duhet të bëhet duhet të vjen nga terapistja lokale në detyrë (Occupational Therapist).

Kush mund të merrë bursë për pajisje për të paaftët?

Nëse jeni pronar dhe jetoni në shtëpi tuaj, ose jeni pronar i qirragjiut ose keni shtëpi me qirra (jo për qirragjitë nga trupat zbatues për banim (Housing të Executive) dhe janë të paaftë ose keni person të paaftë që jeton me ju, ju mund ta bëni kërkesën për bursë për pajisje për të paaftë.

Nëpunësi për banim duhet të jetë i kënaqur që puna është e nevojshme dhe e duhur për nevojat e personit me paaftësi - mosha dhe kushtet e shtëpisë do të merren në konsiderim.

Çka mund të merrni për bursë për pajisje për të paaaftë?

Në disa raste, Nëpunësi për Banim duhet të jap bursën (kjo quhet 'bursë urdhëruese' (mandatory grant) dhe në të tjerat ata vendosin për lejim (kjo thirret 'vendimtar' (discrectionary).

Bursa urdhëruese do tu japet për punën që është rekomanduar nga terapistja lokale për detyrë. Llojet e punëve mund të përfshijnë:

  • Ta bëni hyrjen, daljen më lehtë nga banjoja, dhoma e ditës dhe dhoma e fjetjes
  • Ju japin pajisje për banjo
  • Ta bëni pregaditjen dhe zierjen e ushqimit më lehtë (p.sh. duke e zgjeruar kuzhinën ose ju japin pajisje me gjatësi të ulët)
  • Adaptimin e dritave dhe ngrohjes
  • Përmisimin e sistemit të ngrohjes

Bursa urdhëruese mund të përdoret për ta paguar punën e cila është e nevojshme të cilën bursa vendimtare nuk e mbulon.

Si vendos Nëpunësi për Banim se sa të holla ju mund të merrni?

Nëpunësi do ta vlerësoj situatën e të ardhurave të personit të paaftë dhe bashkëshortit/es, partnerit të tyre nëse e kanë dikend kur vendoset se sa të holla duhet të paguhen për punë - kjo procedurë thirret vlerësim i pasurisë. Nëpunësi pastaj do ta shikojë ndryshimin në mes të hollave të cilat do të miratojnë dhe sa të holla ju mund ti paguani.

Si ta bëni kërkesën për bursë për pajisje të të paaftëve?

Kërkoni nga zyrja lokale për bursa (Grants Office) për formular informativ paraprak (Preliminary Enquiry Form) të cilën duhet ta kompletoni dhe ta dërgoni ofiçarit për bursa.

Ku mund të merrni këshilla për plan programin për bursa?

Nëse ju duhen më shumë informata për plan programin për bursa, kontaktoni ofiçarin për bursa - ata janë të kënaqur të ju përgjigjen pyetjeve tuaja dhe të ju japin informata për organizata që ju ndihmojnë njerëzve me nevoja të posaqme ose personat e moshuar të cilët mund të kenë vështërsi me advokat, punëtorë,arkitekt, etj.

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur me sherbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.

Ndihmë me punë të vogla

Ndihma për punë të vogla jipet nga Nëpunësin për Banim të bëni riparime, përmisime dhe adaptime të vogla në shtëpi që të bënë personin që jeton aty më rahat.

Kush mund të merrë ndihmë me për punë të vogla?

Nëse jeni pronar i shtëpisë tuaj, ose jeni qirragji (jo për qirragjitë nga trupat zbatues për banim (Housing të Executive) dhe jeni duke marrur njërën prej këtyre ndihmave, ju mund ta bëni kërkesën:

  • Ndihma me para (Income Support)
  • Ndihma për taksa të këshillit (Council Tax Benefit)
  • Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Ndihma me qirra (Housing Benefit)
  • Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit)

Kush mund të merrë ndihmë për punë të vogla?

Janë pesë lloje të ndihmave që mund të ju ofrohen:

'Staying put': kjo ndihmë është për ata pronar dhe qirragji të moshës 60 veqare ose më të vjetër të cilët janë në njërën prej këtyre ndihmave:

  • Ndihma me para (Income Support)
  • Ndihma për taksa të këshillit (Council Tax Benefit)
  • Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Ndihma me qirra (Housing Benefit)
  • Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit)

Ndihma që ipet përfshin riparim për dritare, dyerë, ujësellësit dhe oxhakëve dhe adaptme të imëta si vendosje të mbështeteset për duar, rampa ose një banjo, toalet ose lavaman. Shtëpia duhet të jetë në përgjithësi në gjendje të mirë.

'Elderly resident adaptation': kjo ipet për adaptime ipet për ndryshime të imëta në shtëpi të dikujt që ka person të moshuar duke jetuar me ata, shok/qe që jeton me ju përherë. Kërkuesi duhet të jetë në njërën prej këtyre ndihmave:

  • Ndihma me para (Income Support)
  • Ndihma për taksa të këshillit (Council Tax Benefit)
  • Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Ndihma me qirra (Housing Benefit)
  • Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit)

Ndihma që jipet mund të përfshijë shtimin ose riparimin e mbështetëses për duar, rampat, lavamanin ose dushin.

'Patch and mend': kjo ipet për dikend shtëpia e së cilit/ës do të jetë së shpejti në pjesën ku shtëpitë do të jenë në rizhvillim ose pastrim. Është e përpiluar për ta bërë shtëpinë sa më të rrehatshme përderisa personi gjindet shtëpi tjetër. Kërkuesi duhet të jetë në njërën prej këtyre ndihmave:

  • Ndihma me para (Income Support)
  • Ndihma për taksa të këshillit (Council Tax Benefit)
  • Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Ndihma me qirra (Housing Benefit)
  • Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit)

'Disabled adaptation grant': Kjo u ipet njerëzve të cilët janë në njërën prej këtyre ndihmave:

  • Ndihma me para (Income Support)
  • Ndihma për taksa të këshillit (Council Tax Benefit)
  • Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit)
  • Ndihma me qirra (Housing Benefit)
  • Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit)

Rekomandimi për çdo punë duhet të bëhet nga terapistja në detyrë - Nëpunësi për banim mund ta kontaktoj terapisten në detyrë në emër tuaj nëse mendoni ju duhet ta merrni këtë bursë. Ndihma që jipet përfshin të përmisoj hyrjen-daljen rreth shtëpisë ta bëni pregaditjen dhe zierjen e ushqimit më lehtë, ose ta përmisoni përdorimin e ngrohjes ose të dritave, përshembull nëse personi i paaftë ka problem me pamje të syve ose ka nevojë të jetë ngrohtë.

'Lead pipes': njrëzit që marrin ndihma të bazuara në të ardhurat (p.sh. Ndihma me para, Taksa kreditore për familje që punojnë, etj) të cilët e kanë tubën kryesore për ujë prej burimit mund tu miratohet bursa të ndërrojnë tubën kryesore.

Si vendos Nëpunësi për banim se sa të holla të ju japin?

Shuma maksimale që mund të ju ipet zakonisht është 1,080 funta njëherë. Maksimum 3,240 funta mund të ju ipet për periudhë tri vjeqare.

Sa kohë zgjatë që kërkesa të miratohet?

Nëpunësi normalisht shpreson se mund te lejoje për fillimin e punës tre muaj prej paraqitjes së kërkesës.

Si ta bëni kërkesën për ndihmë me punë të vogla?

Pyetni për zyrën lokale për bursa (Grants Office) për formular informativ paraprak (Preliminary Enquiry Form) të cilën duhet ta kompletoni dhe ta dërgoni ofiçarit për bursa.

Ku mund të merrni këshilla për plan programin për bursa?

Nëse ju duhen më shumë informata për plan programin për bursa, kontaktoni ofiçarin për bursa - ata janë të kënaqur të ju përgjigjen pyetjeve tuaja dhe të ju japin informata për organizata që ju ndihmojnë njerëzve me nevoja të posaqme ose personat e moshuar të cilët mund të kenë vështërsi me advokat, punëtorë,arkitekt, etj.

Agjensioni për riparime të shtëpive (Home Improvement Agency) mund të ju japin ndihmë specifike dhe këshilla për të bërë kërkesën për bursë dhe mund të rishikojnë punën në emër tuaj. Të gjeni se a ka Agjension për riparime të shtëpive në pjesën ku ju jetoni kontaktoni:

Fold Housing Association
3 Redburn Square
Holywood BT18 9HT
Tel: 02890 428314

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.

Detalet e kontaktit të zyreve për bursa

Belfast:
32-36 Great Victoria Street,
Belfast, BT2 7BA
Tel: 028 9031 7000

Newtownards:
Strangford House,
28 Court Street,
Newtownards, BT23 7NX
Tel: 028 9182 060

Lisburn:
4-6 Graham Gardens,
Lisburn, BT28 1XE
Tel: 028 9266 5222

Craigavon:
Marlborough House,
Central Way,
Craigavon, BT64 1AJ
Tel: 028 3834 1188

Newry:
35-45 Boat Street,
Newry, BT34 2DB
Tel: 01693 67331

Ballymena:
Twickenham House,
Mount Street
Tel: 028 2565 3399

Ballyclare:
141 Mill Road,
Ballyclare,
BT39 9DZ
Tel: 019603 52849

Londonderry:
Richmond Chambers,
The Diamond,
Londonderry, BT48 6QP
Tel: 028 7137 2000

Omagh:
McAllister House,
Woodside Avenue,
Omagh, BT79 7BP
Tel: 028 8224 6111

Fermanagh:
Riverview House,
Head Street,
Enniskillen, BT74 7DA
Tel: 01365 325770

Si ta bëni kërkesën për bursa nëse jetoni në Skotland

Janë tri lloje të bursave në dispozicion në Skotland nëse ju duhet ndihmë me harxhimet për riparim, përmirësim ose për adaptimin e shtëpisë:

  • Bursa për përmirësime - për përmirësime të mëdhaja ose për adaptimin e shtëpisë
  • Bursë për riparim - për riparime të vogla
  • Bursa për kujdes dhe riparime - u jipet personave të moshuar ose të paaftë të cilët janë pronar ose jetojnë në shtëpi të tyre

Nëse ju nuk kualifikoheni për bursë ose bursa nuk i mbulon të gjitha harxhimet, ka mënyra tjera se si mund ti mbledhni të hollat për riparime ose adaptime.

Bursa për përmirësime (Improvment Grants)

Bursat për përmisime miratohen për përmisime dhe adaptime të mëdhaja në shtëpi. Ato administrohen nga departamenti i këshillit lokal për banim.

Kush mund të merrë bursë për përmisime

Ju mund të merrni bursë për përmisim vetëm nëse jeni pronar i shtëpisë tuaj - nëse jeni qirragji nuk mund të merrni bursë.

Si vendos këshilli lokal se kush mund të merrë bursë për përmirësime?

Nuk ka sistem kombëtar për të vlerësuar kërkesat për bursa por disa këshilla e kanë rregulluar sistemin e tyre lokal që të sigurohen se bursat tu jipen atyre me nevoja më të mëdhaja. Ju mund të gjeni se këshillat e ndryshëm kanë përparsi të ndryshme për ti miratuar bursat.

Si vendos këshilli lokal se a të ju japin ndihmën dhe sa të holla ju mund ti merrni?

Kufizimi standard është 12.600 funta por këshilli lokal mund të ndërmjetsoj me zyrën e Skotlandës nëse donë të shkojë mbi kufi të shumës.

Të shumtën e rasteve, këshilli lokal do të paguaj deri 75% të çmimit për renovime, por mund ta shtojnë këtë deri 90% nëse mendojnë se personi i cili është pronar dhe jeton në shtëpi dhe do të ketë probleme financiare ai/ajo se do ta paguajnë harxhimet e tjera e punës.

Si ta bëni kërkesën e bursës për përmirësime?

Kontaktoni departamentin lokal të këshillit për banim (sektorin privat seksionin për bursa) për informata se si ta bëni kërkesën e bursës për renovim.

Si të ankoheni

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.

Bursa për riparime

Bursat për riparime miratohen për riparime të vogla. Bursa normalisht jipet deri në 50% të çmimin e riparimeve (Maksimum deri 2,750 funta).

Si mund ta bëni kërkesën e bursës për riparim?

Kontaktoni departamentin lokal të këshillit për banim (sektorin privat seksionin për bursa) për informata se si ta bëni kërkesën e bursës për riparime.

Bursat për kujdes dhe riparime

Bursat për kujdes dhe riparime jipen të ndihmojnë pleqëve dhe të paaftëve të cilët janë pronar - banues që jetojnë në shtëpi, përshembull ata mund të paguajnë për adaptime të vogla.

Të ardhurat dhe kursimet e kërkuesit do të vlerësohen kurrë vendoset se a do ta merrni bursën - kjo thirret vlerësim i pasurisë.

Si mund ta bëni kërkesën e bursës për kujdes dhe riparime?

Kontaktoni departamentin lokal të këshillit për banim (sektorin privat seksionin për bursa) për informata se si ta bëni kërkesën e bursës për kujdes dhe riparime.

Zyrja për kujdes dhe riparime e Skotlandës e dhe këta mund të ju japin këshilla. Këta mund të kontaktohen në:

Care and Repair Scotland
236 Clyde Street
Glasgow G1 4JH
Tel: 0141 221 9879

Mundësi tjera për bursa

Nëse nuk kualifikoheni për bursë ose bursa nuk i mbulon shpenzimet e plota për punë, ka mënyra tjera ti mbledhni të hollat për riparime dhe adaptime:

  • Ndihmë prej planit për aftësi për energji shtëpiake që quhet Home Energy Efficiency Scheme
  • Të merrni kredi duke e përdorur shtëpinë si sigurim
  • Të merrni ndihmë nga fondi shoqëror
  • Të bëni kërkesë për bursë ose kredi nga organizatat bëmirëse ose prej fondeve mirëdashëse

Ndihma nga Home Energy Efficiency Scheme

Në Angli dhe Wales ju mund të merrni ndihmë për insulime, ndërprerje të ajrit dhe sende të tjera të cilat përmirësojnë aftësinë e energjisë nga Home Energy Efficiency Scheme (shkurt HEES).

Ka edhe bursa në përdorim për pronarët e shtëpive dhe qirragjive privat në Skotland dhe Irlandën Veriore edhepse rregullat ndryshojnë pak. Kujdestarët që janë në Skotlandë duhet të thërasin 0800 072 0150 dhe kujdestarët në Irlandën Veriore duhet të thërasin 0800 181 667.

Kush mund të merrë bursën nga HEES?

  • Ju mund tëa merrni bursën HEES nëse jetoni në Angli ose Wales.

Si ta bëni kërkesën për HEES ose HEES plus bursë?

Nëse jeni ndër moshën 60 vjeqare njëra prej këtyre ju përket juve:

  • Keni fëmijë ndër moshë 16 vjeqare në shtëpi dhe ju merrni dy prej këtyre ndihmave Shtesa për fëmijë (Child Benefit), ose njërën prej këtyre Ndihma me para (INcome Support), Ndihmë me Qirra (Housing Benefit), Taksa kreditore për familje që punojnë (Working Families Tax Credit) ose Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura (Income Based Job-Seekers Allowance).
  • Ju merrni Taksa kreditore për persona të paaftë (Disabled Persons Tax Credit), Fond për mbikqyrje (Attendence Allowance), Fond jetësor për të paaftë (Disability Living Allowance), Ndihma për të paaftit nga dëmtimet industriale (Industrial Injuries Disablement Benefit) (duke përfshirë Fondin për mbikqyrje të përhershme (Constant Attendance Allowance) ose Pension për të paaftit nga lufta (War Disablement Pension).
  • Ju jeni duke marrë një ose më shumë prej ndihmave që vijojnë duke përfshirë parapagesën për të paaftë (Disability Premium): Ndihma me para (Income Support) Ndihma për taksa të këshillit (Council Tax Benefit), Ndihma me qirra (Housing Benefit).

Për çka HEES jap bursat?

Në Angli dhe Wales ju mund të merrni ndihmë për insulime, ndërprerje të ajrit dhe sende të tjera që e përmisojnë aftësinë e energjisë në shtëpi tuaj. Ju poashtu mund të merrni ndihmë pjesërisht me sistemin e ngrohjes me gas dhe varet se ku jetoni mund të merrni ndihmë që të insataloni sistem sigurimi (alarm).

Si vendos HEES se çfarë shume të të hollave të merrni?

Shuma maksimale që ju mund të merrni është 2000 funta.

Si ta bëni kërkesën për HEES ose HEES plus?

Ta bëni kërkesën për bursën HEES thirni në këtë telefon 0800 181 667.

Nëse bëni kërkesë për HEES plus bursën ju duhet të jeni mbi moshën 60 vjeqare dhe që jeni duke marrur njërën prej këtyre ndihmave Ndihma me para (INcome Support), Ndihma me qirra (Housing Benefit), Ndihma me taksa të këshillit (Council Tax Benefit), ose Fond për punë-kërkuesit të bazuar në të ardhura (Income Based Job-Seekers Allowance).

Të merrni kredi duke e përdorur shtëpinë si sigurim

Nëse jeni pronar i shtëpisë tuaj, ju ndoshta mund të merrni kredi duke e përdorur shtëpinë tuaj si siguri. Megjithëatë ju lutem sigurohuni se ju mund ti paguani pagesat para se ta bëni kërkesën për kredi. Nëse nuk mund ti bëni pagesat e kredisë ju mund ta humbni shtëpinë.

Të bëni kërkesë për bursë ose kredi nga organizatat bëmirëse ose prej fondeve mirëdashëse

Organizatat bëmirëse dhe mirëdashëse ofrojnë disa lloj bursa dhe kredi të ju ndihmojnë të paguani sendet të cilat shteti nuk i paguan.

Shumica prej këtyre organizatave janë të shënuara në librin që thirret A Guide to Grants for Individual Need. Biblotekat dhe qendrat për këshilla zakonisht kanë kopje të tyre.

Si të ankoheni nëse jetoni në Angli ose Wales

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.Ankesën duhet ta bëni me shkrim.

Nëse ende jeni të pakënaqur ju mund ta bëni ankesën Funkcionarit për mbrojtjen e drejtave në Qeverinë Lokale (Local Goverment Ombudsmant) - zgjedhni njërën prej këtyre adresave:

London:
21 Queen Anne’s Gate,
London SW1H 9BU
Tel: 020 7915 3210

Coventry:
The Oaks No 2,
Westwood Way,
Westwood Business Park, Coventry, CV4 8JB
Tel: 024 7669 5999

York:
Beverley House,
17 Shipton Road,
York, Y03 6FZ
Tel: 01904 663200

Cardiff:
Derwen House,
Court Road,
Bridgend, CF31 1BN
Tel: 01656 661325

Si ta bëni ankesën nëse jetoni në Irlandën Veriore

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni në

Parliamentary Commissioner for Administration and Commissiener for Complaints në:

33 Wellington Place
Belfast BT1 6HN
Telefoni: 028 9023 3821

Si të ankoheni nëse jetoni në Skotlandë

Nëse bëni kërkesë për bursë dhe nuk jeni të kënaqur për shërbimet e ofruara ose me vendimin e tyre, ju mund të ankoheni.Ankesën duhet ta bëni me shkrim.

Nëse ende jeni të pakënaqur ju mund ta bëni ankesën Funkcionarit për mbrojtjen e drejtave në Qeverinë Lokale(Local Goverment Ombudsmant) në:

23 Walker Street
Edinburgh ED3 7HX
Telefoni: 0131 225 5300