Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Si të gjeni vend privat me qirra
Finding a Private Rented Place

Kjo fletushkë shpjegon se si të gjeni banesë private me qirra.

Çfarë lloj vendesh ka atje?

Banimet private me qirra përfshijnë banesat dhe shtëpitë, dhomë në ndonjë shtëpi ose banesë që duhet të ndahet me njerëz të tjerë, dhe studiot.

Ku të shikoni

Për shkak të mungesës të vendeve me qirra, ato zakonisht japen me qirra shumë shpejt. Edhe në pjesët ku ka plot ndërtesa private me qirra të gjeni vend me qirra mund të jetë vështirë.

Të mundoheni të gjeni diku tjetër:

  • Pyetni dikend nga familja juaj, shokët/qet dhe kolegët e punës - shumica e vendeve të lëshuara me qirra ndodhin duke ndëgjuar për ato nga njerëzit që njihen.
  • Shiko në vitrinat e dyqaneve dhe në qendrat lokale të komunitetit
  • Shiko në gazetat ditore dhe ato javore dhe në revista dhe gazetat lokale. I bleni sa të dalin në shitje dhe menjëherë i telefononi ato që jeni të interesuar. Ju poashtu mund të vendosni shpallje duke japur detalet se në çfarë vendi jeni të interesuar të merrni me qirra.
  • Shkoni në qendër të këshillave ose në komunen lokale - disa prej tyre kanë ndërtesa të regjistruara, listë të agjensioneve të ndryshme dhe listë të qirradhënsve për banesa me qirra.
  • Shkoni në agjension për banesa me qirra. Ata kanë ndërtesa për qirra dhe mund të ju gjejnë vendbanim më lehtë. Por ndoshta ju duhet të paguani për këtë shërbim.

Çka ju duhet

Gati të gjithë nga pronarët e banesave kërkojnë të hollat përpara. Juve ju nevojiten këto në vijim para se të baheni:

  • të holla për depozit (zakonisht shumën mujore të qirrasë)
  • të holla për ta paguar qirranë parapaguese Kjo zakonisht është qirra për një muaj por pronarët mund të kërkojnë legalisht sa të dojnë. Nëse jeni duke marrur ndihma nga shteti (Income Support) ose Fond të Bazuar në pune-kërkim agjensioni për ndihma mund të ju ndihmojë me këtë.
  • Karakteristikat e juaja nga pronari juaj i mëparshëm, nga puna nëse jeni duke punuar dhe nga banka.
  • disa nga pronarët mund të kërkojnë të holla që nuk ju kthehen ato quhen 'key money' (të holla për çelsa). Këshillohuni para se të i paguani këto të holla.

Çfarë lloj vendi?

Mendoni se çfarë lloj vendi ju mund ta paguani dhe jeni të pregaditur ta pranoni. Bëni një listë të të gjitha pjesëve ku dëshironi të jetoni. E konsideroni se a dëshironi të: ndani me dikend tjetër, me nxemje qëndrore, me kopsht, banesë në ndërtesë të madhe, sipër dyqaneve, vend afër transportit publik dhe dyqaneve. Megjithatë sa më shumë kërkesa që keni më vështirë është të gjeni vend diku.

Bëni pyetje në telefon që të vendosni se a ka vlerë të shkoni ta shikoni. Bisedoni me qirragjitë e tjerë, nëse është e mundshme. Shiko me kujdes kurrë shkoni të vizitoni atë vend. A punojnë nxemjet, dritat dhe ujësjellsi. A ka ndonjë prishje?

Kontrata e banesës

Kontratat e banesës mund të jenë me shkrim ose verbale. Kontratat e banesave me shkrim zakonisht kanë detale për vendbanim, shuma e qirrasë, kohëzgjatja e kontratës rregullat dhe obligimet për ju dhe nga pronari.

Para se të nënshkruani (firmosni) kontratën shiko:

  • çfarë lloj kontrate keni. Kjo cakton se çfarë sigurimi dhe mbrojtje keni nga largimi
  • a e përfshin qirraja gazin, rrymën, ujin, taksat e komunale ose a paguhen këto veqmas?
  • a ka ndonjë pagesë tjetër?
  • sa zgjat kontrata dhe a ju konvenon kjo kohë?
  • për banesat me orendi, a ka listë të saktë të të gjitha orendive?

Informata të mëtutjeshme

Kjo fletushkë është vetëm udhëzim i thjeshtë se si të gjeni vendbanim privat me qirra. Për informata të mëtutjeshme mund të shikoni në website www. shelternet.org.uk Ju poashtu mund të merrni fletushkë nga Shelter falas që quhet 'Finding a place to live' (si të gjeni vendbanim me qirra private) nga qendra për ndihma për banim Shelter (Shelter housing aid centre) ose duke telefonuar Shelteline në 0808 800 4444 (24 orë falas).

E publikuar në gusht 2002

This document was provided by Shelter.