Strehime në raste urgjente
Emergency Housing
Kjo fletushkë shpjegon se çfarë zgjidhje keni nëse ju duhet strehim menjëherë.
Çfarë lloj vendesh ka atje?
Opcionet përfshijnë: banim nga komuna, të qëndroni me shok/qe, bujtinë, strehimore për femra, shtrat dhe mëngjez (bed and breakfast), të jetoni në ndërtesë të zbrazët që e gjeni dhe si mundësi e fundit të fleni në rrugë. Përmbajtja nga secila prej këtyre mundësive varet nga nevojat tuaja, preferencave, të ardhurave dhe se çka ka në dispozicion në pjesën tuaj.
Çka të bëni më së pari
Nëse jeni në rrezik të menjëhershëm mundohuni të gjeni vend të sigurt dhe pastaj të merrni këshilla për zgjidhje tjera. P.sh nëse jeni duke ikur nga dhuna dhe keqpërdorimet, ju duhet të shkoni te shokët/qet e juaja ose në familje, polici ose strehimore të posaqme.
Nëse ju jeni larguar ose ju kanë pyetur të largoheni nga banesa juaj por jeni në gjendje të ktheheni të kërkoni këshilla për të drejtat e juaja se si të ktheheni. Të drejtat e juaja varen nga lloji i kontratës se banesës që keni ose nëse ju jeni pronar i shtëpisë tuaj. Nëse nuk keni asnjë të drejtë ose nuk dëshironi të ktheheni, këshilltari do të ju tregojë opcionet tuaja.
Strehimi nga këshilli
Departamentet për banim nga komuna lokale duhet të jap disa grupeve të njerëzve të pastrehuar strehim urgjent. Kjo zakonisht është bujtinë ose shtrat dhe mëngjez (bed and breakfast). Nëse komuna ju ofron me strehim urgjent, kjo do të jetë derisa ata kanë kohë ta shikojnë situatën tuaj në detale.
Nëse nuk keni të drejtë për ndihmë dhe ju keni fëmijë ose jeni të moshës së re ose keni probleme me të meta fizike ose mentale, ju ndoshta prapë mund të merrni ndihmë të vendoseni diku tjetër nga shërbimet sociale (Social Services).
Të qëndroni me shokë/qe
Nëse keni ndonjë shok/qe ose të afërm me të cilin ju mund të rrini, ju mund ta gjeni këtë më pak të shqetësuar se strehimin urgjent dhe ju mund të ndjeheni më shumë të siguruar. Por shokët/qet ndoshta mund të ju ofrojnë strehim verëm për kohë të shkurtër kështu që ju duhet të merrni këshilla për strehim afatgjatë.
Bujtinat
Ka plotë lloje të ndryshme të bujtinave duke përfshirë strehimoret e natës (nightshelter), strehimoret e dimrit (gjatë kohës së ftohtë), bujtinat me hyrje direkte dhe bujtinat afatgjate. Juve ju duhet bujtinë që mund të hyni pa kaluar në listën e pritjes. Disa bujtina kanë kriterie të ndyshme për hyrje si përshembull të bazuar se çfarë moshe jeni ose jeni mashkull apo femër. Disa nga bujtinat mbushen shumë shpejt kështu që duhet ti kontaktoni sa më herët që mundeni të pyetni se a ka vend ose të pyetni a duhet të referoheni nga agjensionet për këshilla.
Strehimoret për femra
Nëse jeni femër e cila keni ikur nga dhuna dhe keqpërdorime të dhunës ju mund të qëndroni në këtë lloj strehimi. Këto zakonisht janë shtëpia të rëndomta që ndahen në mes të femrave dhe fëmijëve. Adresat e këtyre strehimoreve zakonisht mbahen sekret për ti mbrojtur femrat. Ato kanë punëtorë të cilët ndihmojnë për të kërkuat ndihma financiare dhe për të gjetur strehim të përhershëm.
Bujtinat me shtrat dhe mëngjez
Këto zakonisht janë hotele private. Ju mund të merrni dhomë në të njejtën ditë por zakonisht janë të shtrenjta dhe të hollat duhen të paguhen përpara. Ju duhet ta shikoni gjendjen e dhomës, çfarë shërbime përfshihen me dhomë dhe a ka kuzhinë ku mund të zieni.
Banimi në ndërtesë të zbrazët (Squatting)
Këto janë ndërtesa të zbrazëta zakonisht nuk është krim të jetoni aty por ju mund ta lejoni vetëvetën të kryeni kundërvajtje kriminale. Nëse jetoni në ndonjë ndërtesë të pa okupuar ju mund të dëboheni shpejt.
Të fleni jashtë në rrugë
Është më mirë që ti shmangeni jetesës në rrugë se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Ky është opcioni e vetëm i menjëhershëm, por është me rëndsi të qëndroni të ngrohtë. Mundohuni të gjeni vend të mbuluar dhe mos flini direkt në tokë. Zakonisht është më sigurt të fleni aty ku ka njerëz përreth. Pyetni ndonjë qendër për këshilla për informata përreth qendrave ditore, ekipeve që punojnë jashtë, kuzhina të supave dhe ata që shpërndajnë supa në rrugë.
Informata të mëtutjeshme
Kjo fletushkë përmban vetëm informata të thjeshta për opcione të strehimit urgjent. Për më shumë informata shkoni në website www.shelternet.org.uk ose merrni fletushkat falas nga Shelter që quhet: 'Finding a place to live' (si të gjeni vendbanim) nga Qendra lokale Shelter për ndihmë të banimit ose telefononi Shelterline në 0808 800 4444 (24 orë thirrja është falas).
E publikuar në Gusht 2002.
This document was provided by Shelter.
Document Links
- Shelter
-
Shelter
http://www.shelternet.org.uk/