Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Dhuna në shtëpi
Domestic Violence

Kjo fletushkë shpjegon se çfarë zgjidhje të banimit ka kurrë ju jeni duke përjetuar ose jeni të kërcënuar me dhunë në shtëpi, prej partnerit (burrit) tuaj të tanishëm ose ish-partnerit (ish-burrit) ose dikujt tjetër që jeton me ju.

Çka duhet të bëni sëpari

Nëse jeni në rrezik të menjëhershëm ju ndoshta duhet të largoni nga shtëpia juaj. E kontaktoni policinë ata mund të ju ndihmojnë për të ju dërguar në një vend të sigurt dhe të flisni me dikend se çfarë zgjidhje ju keni.

Është e mundëshme që ju mund të qëndroni me dikend nga familja juaj ose ndonjë shoqe/shokë që mund të ju ofrojnë më shumë përkrahje.

Strehimoret (Refuges)

Këto janë shtëpia për femra që ofrojnë një vend të sigurt për të jetuar përderisa të vendosni për të ardhmen. Lokacionet e këtyre strehimeve janë të mbajtura në mënyre sekrete për të ju mbrojtur nga njerëzit që kanë qenë të dhunshëm ndaj juve. Këto strehimore gjenden në çdo pjesë të shtetit kështu që nëse ju nuk ndiheni të sigurt në pjesën e juaj ku jetoni ju mund të vendoseni në një që është larg prej shtëpisë tuaj.

Shumica e këtyre strehimoreve pranojnë femra dhe fëmijë. Disa prej tyre kanë pengesa me meshkuj të një moshe të caktuar. Meshkujt zakonisht nuk lejohen të vizitojnë. Ka strehimore të specializuara që ju ndihmojnë grupeve të posaqme p.sh femrave nga Asia. Punëtoret e këtyre strehimoreve mund të ju ofrojnë përkrahje emocionale dhe praktike dhe ndihmë se si të kërkoni ndihma financiare. Atë poashtu mund të diskutojnë me ju opcionet për banim afatgjatë. Këto lloje strehimoreve për meshkuj nuk egzistojnë, por ka linja telefonike nacionale për meshkuj të cilët kanë qenë viktima të dhunës, dhunë dhe sulm seksual. Ky numër është i shënuar në fund të kësaj fletushke.

Ndihma nga komuna

Do të ishte e mundur të merrni ndihmë nga komuna. Shkoni në Zyrën për Persona pa Strehim (Homeless Persons Unit) dhe tregoni situatën tuaj. Komuna duhet të ju vendos në strehim përkohshëm përderisa ata e shqyrtojnë situatën tuaj. Ju nuk duhet të vërtetoni se keni qenë të lënduar. Komuna poashtu duhet të ju ndihmojë nëse ju keni qenë të kërcënuar me dhunë por nuk jeni të lënduar ende.

Të qëndroni në shtëpinë tuaj

Nëse doni të qëndroni në shtëpinë tuaj ju ndoshta mund të merrni urdhër ndalimi për personin që është i dhunshëm ndaj juve, të ndalohet të ju afrohet. Urdhër ndalimi (injunction) është urdhër nga gjyqi që tregon personit çka mund të bëjnë ose mos të bëjnë. Është e mundshme të merrni urdhër ndalimi për kohë shumë të shkurt.

Ju nuk keni nevojë ta vërtetoni dhunën për të kërkuar urdhër ndalimi por ju ndoshta duhet të bisedoni me policinë që ta raportoni personin që ka qenë i dhunshëm ose ju është kërcënuar me dhunë.

Ju mund të merrni urdhër ndalimi që ta ndaloni personin e dhunshëm të hyjë në shtëpinë tuaj nëse:

  • jeni pronar i shtëpisë tuaj (edhe nëse jeni pronar të përbashkët)
  • kontrata është në emër tuaj (edhe nëse qirraja është në emër të përbashkët)
  • jeni të martuar me pronarin legal ose qirragjinë

Nëse asnjëra prej këtyre situatave nuk ju aplikohet, ju nuk mund ta ndaloni personin e dhunshëm të hyjë në shtëpinë tuaj, mund të merrni urdhër ndalimi që ta urdhëroni ate ta ndalojë dhunën ose keqpërdorimin. Edhe nëse ju mund të merrni urdhër ndalimi që ta ndaloni personin e dhunshëm të vijë afër juve, kjo nuk mund ta ndalojë komunën që të ju ndihmojë juve.

Ku mund të shkoni për ndihmë

Për këshilla, përkrahje dhe ndihmë për të gjetur vend të sigurt të qëndroni në Britani të Madhe ju mund të telefononi:

Strehim (Refuge) 24 orë linjë në kohë krize: 0870 599 5443

Federata për Ndihmë të Femrave (Women's Aid Federation): 0845 702 3468

Survivors UK (linjë telefoni për ndihmë të meshkujve): 020 7613 0808 (Të marteve prej 7 (mëngjez) - 10.00 në mbrëmje).

Informata të mëtutjeshme

Kjo fletushkë është vetëm paraqitje e thjeshtë të disa opcioneve për njerëzit që janë duke përjetuar dhunë. Për më shumë informata përreth urgjencës dhe për opcione afatgjate shkoni në webfaqen www.shelternet.org.uk ose telefononi Shelterline 0808 4444 (24 orë thirrjet janë falas)

E publikuar në Gusht 2002.

This document was provided by Shelter.