Si të kërkoni strehim
Applying as Homeless
Kjo fletushkë shpjegon se si ta bëni kërkesën në komune (council) nëse jeni të pastrehuar ose do tëbëheni të pastrehuar.
A mund të më ndihmojë komuna?
Disa njerëz të pastrehuar mund të ju ofrohet strehim ose ndihmë për të gjetur banesë prej komunës kurrë ata janë të pastrehuar ose mund të jenë në katër javët e ardhshme.Por ju duhet poashtu t'i plotësoni rregullat tjera legale. Komuna mund të ju ndihmojë vetëm nëse i 'plotësoni kërkesat për ndihmë'
(eligible for assistance) ose jeni me 'nevoja parësore'. Ju ndoshta nuk do të pranoheni për ndihmë nëse keni jetuar jashtë Britanisë së Madhe. Kërkoni këshilla nëse jeni në këtë situatë.
Ju jeni me 'nevoja parësore' dhe të moshës;
- 16 ose 17 vjeqare dhe nuk keni qenë nën kujdes të dikujt tjetër
- 18, 19 ose 20 dhe keni qenë nën kujdes të dikujt tjetër
Ju poashtu jeni në 'nevoja parësore' nëse ju ose dikush tjetër në shtëpinë tuaj:
- kanë përgjegjësi për fëmijë
- janë shtatëzanë
- janë pa shtëpi përshkak të zjarrit, vërshimeve ose ndonjë fatkeqësi tjetër
- 'të dobët' për shkaqe të ndryshme si: mosha, me të meta fizike, sëmundje mentale ose jeni larguar nga dhuna fizike ose kërcnime të dhunës, keni qenë në burg, keni qenë në forcat ushtarake (ushtri), ju jeni 21 vjet ose më shumë dhe keni qenë nën kujdes ose keni jetuar nën kujdes te familjes tjetër (fostered) ose për shkaqe tjera speciale.
Nëse komuna mendon që ju ndoshta i plotësoni këto kërkesa ata duhet të:
- ju gjejnë diku banim të përkohshem përderisa ta shqyrtojnë situatën tuaj dhe pastaj
- të ju gjejnë banim të përhershëm që të jetoni nëse ju nuk e keni bërë vetëveten me qëllim pa banesë
Çka nëse unë nuk jam me nevoja parësore?
Nëse ju jeni pa shtëpi dhe pranoheni për ndihmë por nuk jeni me nevojë parësore, komuna duhet të ju ofron këshilla se si të gjeni banim (si p.sh informata se si të gjeni banesë private dhe kooperativat banesore (housing association). Komuna duhet të ju ofrojë këshilla të cilat janë të duhura sipas nevojave tuaja.
Komuna mund të ju ofrojë banesë në disa vende më pak to popullarizuara edhe nëse nuk keni nëvoja parësore.
Çka ndodh pas kësaj?
Nëse komuna vendos se ju i plotësoni kërkesat dhe ju nuk jeni bërë qëllimisht të pastrehuar, ata duhet të vendosin se si të ju ndihmojnë. Ata mund ta bëjnë këtë duke:
- duke ju gjetur banesë
- të ju ndihmojë të gjeni banesë
- ta pyesin ndonjë komunë tjetër lokale të ju ndihmojë. Kjo ndodhë vetëm nëse ju nuk keni nderlidhje me pjesën ku ju jeni dhe ju nuk e keni lënë komunen tjeter lokale për shkaqe të dhunës fizike ose kërcnimeve të dhunës.
Komuna duhet të ju jap strehim të përhershëm. Mirepo, fillimisht ndoshta duhet të jetoni në strehim te perkohshem, si p. sh strehimi që quhet shtrat dhe mëngjez (bed and breakfast) Nëse komuna ju sygjeron që ju duhet të gjeni banesë private me qirra për një kohë të shkurtër, para se te veproni kërkoni keshilla.
Kërkesa në komunë
Të bëni kërkesën si të pastrehuar, shkoni në njësinë për persona të pastrehuar të komunës (homeless persons unit). Kjo zakonisht është në departamentin për banim. Bëreni të kjarët se ju jeni pa strehim ose do të bëheni së shpejti. Ju duhet t'i merrni dokumentat me rëndsi si p.sh, dëshmi të cilat vërtetojnë se ju jeni të pastrehuar. Nëse ju nevojitet të shkoni pas orarit zyrtar të punës, duhet të ekzistojnë shërbimet urgjente. Nëse nuk jeni të kënaqur me shërbime kërkoni të bisedoni me peronelin në pozitë më të lartë ose kërkoni këshilla diku tjetër. Nëse komuna ju thotë se nuk mund të ju ndihmojë ata duhet ta japin këtë me shkrim duke cekur shkaqet.
Informata të mëtutjeshme
Kjo fletushkë është vetëm udhëzim i thjeshtë për të bërë kërkesë për strehim në Angli. Për informata të mëtutjeshme mund të shikoni në website
www. shelternet.org.uk Ju poashtu mund të merrni fletushkë falas nga "Shelter" e quajtur 'Pa Strehim?' (Homeless?) nga qendra për ndihma në banim Shelter (Shelter housing aid centre) ose duke telefonuar Shelterline në 0808 800 4444 (24 orë falas).
E publikuar në gusht 2002
This document was provided by Shelter.