Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Çka është skicofrenia?

Sa i përket diagnozës psikiatrike të skicofrenisë ka shumë mosmarrëveshje. Kjo fletushkë i prezenton disa teori dhe ide të ndryshme për diagnozën, shkaqet dhe tretmanet. Poashtu ofron këshilla praktike për çdo kend që e ka këtë problem dhe për familjet dhe të afërmit e tyre.

Fjala skicofreni përdoret gjërësisht në sistemin e shëndetit mental.

Psikiatërt e klasifikojnë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas mendimit të tyre, një person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveq këtyre simptomeve, personi mund të dëgjoj zëra, apo besojnë që njerëzit e tjerë mund të ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.

Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptome si çrregullim psikiatrik. Për t’i trajtuar këto simptome ata zakonisht u japin pacientëve barna të forta për qetësim (tranquillisers). Meghithatë çdokush nuk i beson këto mendime të këtyre epizodave psikologjike. Ide alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike përshkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë, me fjalë të tjera nga ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skicofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çka do të thojnë këto përvoja për atë individ.

Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër.

Si e bëjnë diagnozën psikiatërt?

Problemet a këtilla fillojnë me hutim apo me ndyshime drastike në sjellje. Është me rëndësi të eliminohen shkaqet e tjera të mundshme.

Këto simptome mund të jenë të njejta me sëmundjet tjera mentale siq janë çrregullimi bipolar dhe çrregullim skicoafektive apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik.

Psikiatërt e bëjnë diagnozën e skicofrenisë në bazë të disa sipmtomeve pozitive dhe negative.

Simptomet pozitive përfshijnë:

  • Mendime të çrregulluara
  • Halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
  • iluzionet

Simptomet negative përfshijnë:

  • kur ndjehen të pa interesuar dhe pa emocionalisht të zbrazët
  • pamundësi për t’u koncentruar
  • dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
  • nevojë për te u ndjerë të mbrojtur

Mendime të çrregulluara

Një person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë.

Halucinimet

Disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët përreth tyre nuk i dëgjojnë. Këto zëra mund të jenë të njohura, miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë. Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik.

Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jo-miqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t’i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta.

Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave.

Iluzionet

Iluzionet definohen si besime apo përvoja që nuk mund të ndahen me të tjerët. Për shembull dikush mund të besoj që ata janë të ndjekur nga agjentët sekret apo janë të kontrolluar nga faktorët e jashtëm dhe të cilët janë duke ju mbushur mendjen me mendime.

Simptomet negative

Simptomet e tjera si tërheqja nga shoqëria, humbja e interesimit, moskoncentrimi përshkruhen si simptome negative në vend se pozitive sepse janë më pak të qarta. Mund të jetë shumë vështirë që të përcaktohet se a janë këto pjesë e skizofrenisë apo vetëm personi është duke reaguar në simptome të tjera të cilat për atë janë shqetësuese dhe frikësuese. Për shembull varet nga përvoja mirëpo dikush mund të jetë i palëvizshëm dhe shumë i qetë me orë të tëra përderisa dikush tjetër lëviz vazhdimisht. Këto simptome mund të jenë rezultat i sjelljeve të njerëzve të tjerë ndaj tyre. Shpesh ndodh që njerëzit që kanë probleme me shëndet mental diskriminohen apo injorohen, që mund të shkaktojë ndenja të izolimit, depresionit apo t’i lë pashpresa.

A është e mundshme që disa njerëz të ju jipet diagnoza më shumë se të tjerëve?

Diku përreth një në njëqind njerëz ju jipet diagnoza e skicofrenisë në ndonjë fazë të jetës së tyre - dhe zakonisht në moshë të re. Përafërsisht këto figura janë të njejta për të dy gjinitë, por te meshkujt diagnoza bëhet më shumë në moshë më të re. Nëse dikush nga familja juaj e ka scicofreninë atëherë anëtarët e tjerë të familjes me këto simptome më lehtë ju jipet diagnoza.

Është vlerësuar që përreth një e treta e popullsisë që ju japet diagnoza e skicofrenisë e përjetojnë vetëm një epizod. Një e treta tjetër mund të ketë epizoda të herë pas hershme, përderisa pjesa e tretë e fundit mund të jetojë me skicofreni si problem të përhershëm.

Kur psikiatri ka përvoja të ndryshme kulturore, fetare dhe sociale nga pacienti i tyre, aty ka rrezik për diagnozë të gabueshme. Për shembull, në Britani të Madhe një numër i madhe i meshkujve afro-karibian të moshës së re iu ka dhënë diagnoza e skicofrenisë. Kjo i ka disa ekspert që të pyesin se a është e mundsheme që ideja e skicofrenisë është e bazuar në racizëm. Disa njerëz debatojnë që nëse ekspertët psikiatrik nuk pajtohen me përcaktimin e skicofrenisë, kjo nuk duhet të përdoret si kategori diagnostike.

A janë të rrezikshëm njerëzit me diagnozë të skicofrenisë?

Ka shumë dizinformata për skicofreninë nga mediat, më shumë se sa cilado sëmundje psikiatrike. Një mit i popullarizaur është që skocofrenia do të thotë ’personalitet dyfish’ dhe që dikush që e ka skicofreninë luhatet prej një personi të qetë në atë jashtë kontrollit.

Shpesh nëpër gazeta apo televizion skicofrenët shfaqen si të rrezikshëm nëse nuk mbahen me barrna dhe në institucione. Faktikisht, numri i vrasjeve të kryra nga personat me sëmundje mentale ka mbetur në të njejtin nivel të ulët për dhjetë vjet, përderisa numri i plotë i vrasjeve të kryera në Britani të Madhe është shtuar.

Shumica e njerëzve me skicofreni nuk kryejnë krime të dhunshme, dhe krimet më të dhunshme nuk kryhen nga njerëzit me skicofreni. Nga hulumtimet mësojmë që njerëzit me probleme të drogës dhe alkoholit janë në gjendje dy herë më shumë të kryejnë krime të dhunshme se dikush me skicofreni.

Evidenca e korrelacionit ndërmjet skicofrenisë dhe krimit serioz ështe aq e pasigurtë sa që parashikimet për dhunë konsiderohen pothuaj të pamundhsme. Njerëzit zakonisht frigohen shumë nga personat që dëgjojnë zëra. Është me rëndsi të mbani në mend se njerëzit që dëgjojnë zëra, ata vendosin se a të veprojnë sikurse çdokush tjetër, nëse dikush e pyet të bëjë diçka. Duket që zërat që njerëzit me skicofreni i dëgjojnë janë më shpesh për të bërë vetëvrasje në vend se ta vrasin dikend tjetër. Shumica marrin vendim të vetëdijshëm çdo ditë që të mbesin gjallë pa marrë parasysh zërat që i dëgjojnë.

Çka e shkakton skicofreninë?

Përshkak të besimeve të ndryshme për skicofreni nuk është lehtë të identifikohet se prej nga vjen, mirëpo janë disa ideja të ndryshme.

Trashëgimia

Hulumtuesit që kanë shikuar posaqrisht për ’gjenin skicofrenik’ nuk kanë gjetur asnjë. Megjithëatë, është thënë që disa gjene të veqanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomet, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen.

Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol, sikurse edhe faktorët psikologjik.

Kimia Trupore

Hulumtimet biokemikale janë të përqëndruara në neurotransmetuesin dopamine, i cili është njëri nga kemikalet që i përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Teoria tregon që kemikale dopamine me shumë të madhe mund të jetë e shkak i skicofrenisë, por ende nuk është e qartë se a luan rol në zhvillimin e skicofrenisë.

Megjithatë, ilaqet qetësuese më të përdorura janë të bëra në mënyrë që të punojnë në sistemin dopamin.

Përvojat familjare

Ekzistojnë teori të ndryshme se ka familje të një lloji të posaqëm që mund të kontriboj në shkaktimin e skicofrenisë, por kjo nuk mund të vërtetohet. Përvojat e jetës familjare në moshën e re kanë efekt në zhvillimin e personalëitetit, kjo teori pranohet në përgjithësi.

Ngjarje jetësore shtresuese

Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë shtresuese mund ta shkaktojnë skicofreninë. Kjo përfshin nëse e humbni dikend të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme si varfëria, banimi në vend të përkohshëm, dhe ngacmimet racore apo seksuale, mund të kontribojnë në problem. Bazuar në një studim më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativ thojnë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. Gati një qerek prej tyre që janë ndjehur fajtor për veprimet e tyre kanë shkaktuar zëra negativ.

Keqpërdorimi i drogës dhe alkoholit

Ende askush nuk e ka vërtetuar që zhvillimi i skicofrenisë është e lidhur me keqpërdorimin e drogës dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnë në këtë thashethëme që e bën këtë lidhje. Është e mundshme që njerëzit që ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisë mund të ketë reaksione të këqija me disa lloje të drogës.

Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skicofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaqme mund ta shkaktojnë fillimin e simptomeve.

Çfarë ndihme mund të ju ofrohet?

Nëse ju shkoni te mjeku i përgjithshëm (GP) ai apo ajo mund të ju japin barna apo mund të ju ofrojnë tretmane ku mund të bisedoni me dikend. Ai apo ajo mund të ju referojnë te psikiatri dhe ekipi për shëndet mental në komunitet për vlersim të mëtutjeshëm, tretmane dhe kujdes nëse keni nevojë.

Shumica e njerëzve me skicofreni jetojnë në komunitet por nëse simptomet tuaja paraqiten përnjëherë, dhe janë serioze ju ndoshta duhet të shkoni në spital.

Barnat

Barnat anti-psikotike që njihen si barna qetësuese apo neuroleptik, zakonish jipen për t’i kontrolluar simptomet pozitive. Këto mund të kenë efekte të pakënaqura, posaqërisht nëse konsumohen në sasi të mëdha, dhe mund të kenë veprim dehës, kështu që mund të keni vështërsi t’i përballoni efektet e padëshiruara, apo të keni përfitim nga tretmanet ku mund të bisedoni me dikend. Përveq gjërave tjera, efektet e padëshiruara përfshijnë, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-muskarinike(pamje të trubulltë, rrahje të shpejtë të zemrës, kapsllëkun dhe marramendje).

Barnat anti-psikotike të përparshme si chlorpromazine (që quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janë të shoqëruara me efekte të padishiruara, afatgjatë dhe serioze, duke përfshirë dëmtim të përhershëm të sistemit nervor (të njohur si tardive dyskinesia). Udhëzimet e tanishme sygjerojnë që njerëzit duhet të përdorin barnat antipsikotike në sasitë sa më të vogla. Ata, nëse është e mundshme duhet të ja fillojnë me barnat e reja antipsikotike ’jotipike’ si risperidone, olanzapine, quetiapine, amisulpiride dhe zotepine. Këto barna janë zhvilluar për t’i redukuar efektet e pakënaquara neuromuskulare. Përveq që këto barna janë më të sigurta, mund t’i përmirsojnë simptomet negative. Barnat antipsikotike mund të jenë në formë të tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund të mirren çdo ditë, javë, dy javë apo muaj.

Barnat nuk mund ta parandalojnë keqsimin në përgjithësi, por evidenca tregon që e zvoglon masën dhe seriozitetin. Mënyra më e mirë për t’i tejkaluar simptomet dhe për t’i zvogluar efektet e padëshiruara ëshë duke marrë sasi të vogla të barnave. Nëse jeni duke marrë këto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinë e tyre rregullisht me synim që ta mbani sasinë sa më të vogël. Individët reagojnë ndryshe në barna kështu që duhet të i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata që ju konvenon më së miri. Te shumë njerëz barnat bëjnë ndryshim në simptomet e tyre por disa pacientëve nuk ju ndihmojnë. Të tjerët nuk vazhdojnë të i marrin përshkak të efekteve të padëshiruara dhe disave nuk ju duhen fare.

Mbikëqyrja nga komuniteti

Çdokush që referohet për shërbime psikiatrike në Angli, nevojat e tyre duhen të shqyrtohen dhe të kenë përkujdesje brenda plan programit për përkujdesje (Care Programme Approach). Kjo duhet të përfshin me vlerësim të plotë për nevoja sociale dhe shëndetsore, plan për kujdes dhe shqyrtime të vazhdueshme. Koordinatori për mbikëqyrje duhet ta merrë rastin tuaj. Ju keni të drejtë të ju tregoni nevojat tuaja dhe keni të drejtë për një person mbrojtës me ju. Vlerësimi mund t’i përfshijë edhe mbikëqyrsit dhe të afërmit tuaj. (E njejta aplikohet edhe në Uells).

Ekipet e komunitetit për shëndet mental zakonisht e bëjnë vlrësimin për mbikëqyrje. Synimi i tyre është që të ju mundësojnë juve të jetoni pavarësisht. Ata mund të ju ndihmojnë me problemet praktike si p.sh. të merrni ndihma financiare dhe strehim, dhe shërbimet të tjera si qendra ditore dhe qendra ku mund të shkoni pa caktuar takim. Ata poashtu mund të rregulojnë që infermierja psikiatre në komunitet të ju vizitojë në shtëpi. Infermierja mund të ju jap injeksionet dhe të ju ndihmojë në mënyrë praktike. Ju mund të keni mundësi për sërbime të tjera si për terapist profesional, që mund të ju ndihmojë me zhvillimin e shkathtësive për aktivitet që dëshironi të bëni.

Si pjesë e plan programit për mbikëqyrje apo veqmas, ju mund ta bëni kërkesën që shërbimet e socialit ta bëjnë vlerësimin e nevojave tuaja për shërbimet e mbikëqyrjes në komunitet. Kjo përfshin çdo gjë prej shërbimeve të kujdesit ditor te nevojat tuaja për banim, me synim që të ju pajisin me shërbime në shtëpinë tuaj apo në banim të përkrahur dhe të përshtashëm.

Juve ndoshta ju duhen punëtorët për mbikëqyrj,dhe pasi që shumë lëmi kanë filluar të kërkojnë pagesa për këto shërbime, këto duhen të përfshihen kur bëhet vlerësimi për mbikëqyrje. Pasi të vertetohet nevoja për kujdes, ju mund të bëni kërkesë për pagesë të drejtëpërdrejtë që të punësoni punëtorin/en për mbikëqyje apo të paguani për qendrën ditore që ju e zgjedhni në vend se kujdesi të vjen nga shërbimet e socialit.

Ju mund të merrni informata për shërbimet loklae për shëndet mental nga mjeku juaj i përgjithshëm apo nga departamenti i shërbimeve sociale, nga shoqata lokale Mind, nga ekipi për shëndet mental, këshilli për shëndet të komunitetit apo nga këshilli për shërbime vullnetare. Hollësirat mund t’i gjeni në libër lokal të telefonit.

Pranimi në spital

Nëse ju ndjeheni posaqërisht në gjendje të vështirë, ju ndoshta dëshironi të gjindeni diku ku ndjeheni të sigurt dhe pa stres. Kjo zakonisht do të thotë që të shkoni në spital. Në spital mund të jetë vështirë të jeni përreth njerëve të tjerë të cilët janë në gjendje të vështirë dhe që nuk mund të jeni vetëm dhe pa përkrahje mund të jetë vështir ta përballoni. Megjithatë, përdorësit e shërbimeve dhe grupet e pacientve të bazuar në spital mund të jenë shumë përkrahës dhe të dobishëm. Para se të lëshoheni nga spitali nevojat tuaja duhen të vlerësohen kështu që të jeni në gjendje të jetoni pavëarsisht. Nëse ju nuk keni dëshirë të shkoni në spital, ju mund të jeni të detyruar nën ligjin për shëndet mental të vitit 1983. Kërkoni këshilla nga departamenti ligjor i Mind.

Shërbimet në kohë krizë

Në disa plëmi shërbimet në krizë janë zhvilluar si alternativë të spitalit. Disa nga këto ofrojnë strehim në kohë krize, të tjerët ofrojnë përkrahje njrëzve në shtëpitë e tyre. Shumica mundohen të ju ndihmojnë kështu që mos të ketë nevojë të shkoni në spital. Këto shërbime synojnë më shumë në drejtim të tretmanit me psikiatër dhe përkrahje joformale, në vend të barnave.

Punëtorët mbrojtës

Punëtorit mbrojtës janë punëtorë me përvojë dhe të trajnuar, roli i të cilëve është të ju ndihmojë njerëzve që të komunikojnë nevojat dhe dëshirat e tyre, të kenë informata të pa-anëshme dhe të i reprezentojnë mendimet e tyre njerëzve të tjerë.

Punëtorët mbrojtës të bazuar në spital, apo grupet lokale për shëndet mental, duke përfshirë Mind, mund të ju ofrojnë përkrahje dhe këshilla se si t’i përballoni barnat dhe tretmanet dhe si të keni alternativë për këto. Ata poashtu mund të ju ndihmojnë të ju mundsojnë të shkoni në shërbimet për mbikëqyrje në komunitet.

Strehim me përkrahje

Strehimi me përkrahje është një vend ku ndihma është në dispozicion, nëse është e nevojshme nga punëtorët dhe banuesit e tjerë. Niveli i përkrahjes ndryshon prej një vendi në tjetrin, por roli i të gjithave është që të ju mundsojnë të jetoni sa më pavarësisht. Strehimi përkrahës vjen nga shërbimet e socialit lokal dhe projekteve për shëndet mental duke përfshirë disa nga shoqatat locale të Mind.

Trajnimi social dhe punësimi

Trajnimi mund të ju ndihmojë njerëzve të gjejnë punë, si ti shpenzojnë të hollat me vend, ta përdorin transportin publik, zgjedh problemet dhe t’i përballojnë situatat sociale. Kërkoni më shumë informata nga koordinatori/ja për mbikëqyrje për këtë.

Çka mund të bëjë tjetër që ta përmirësojë jetën time?

Tretmanet biseduese

Terapitë biseduese, siq janë psikoterapia, konsultimi, terapi për sjellje njohëse (kognitive), mund të ju ndihmojë njerëzve që të jetojnë me skicofreni, duke i njohur problemet e tyre, të merren me pasoja, zhvillojnë strategji përballuese dhe të mësojnë se si të ndalojnë zhvillimin e situatave kritike. Kjo i lejon të shqyrtoj domethëniet e simptomeve dhe se si të tejkalohen. Bëni kërkesën nga mjeku për terapi individuale apo familjare. Që t’i merrni këto tretmane mund të jetë vështirë nëse nuk mund t’i paguani. Disa projekte vullnetare lokale, duke përfshirë shoqatën Mind ofrojnë shërbime falas.

Vetë-ndihma

Grupet për vetë ndihmë ofrojnë mundësi me rëndësi për individët dhe familjet që t’i ndajnë përvojat dhe mënyrat përballuese, fushata për shërbime më të mira apo thjesht të përkrahin njëri -tjetrin.

Puna

Ju ndoshta duhet të i shmangeni situatave që i gjeni vështirë të i përballoni. Nëse jeni të punësuar, ju ndoshta mund të punoni me orar më të shkurtër apo të punoni me orar fleksibil që të i shmangeni situatave të vështira. Nën ligjin për diferencime të njerëzve me aftësi të kufizaura të vitit 1995, punëdhënësit me 20 apo më shumë punëtorë duhen të bëjnë përshtatje për të lehtësuar punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, duke përfshirë edhe ata me shëndet mental.

Terapitë alternative

Disa njerëzve me diagnozë të skicofrenisë shohin se terapitë plotësuese ju ndihmojnë me problemet e tyre. Këto mund të përfshijnë homeopathi dhe terapitë kreative të përqendruara në art dhe poezi.

Ushtrimet T’ai chi, joga dhe teknika të tjera relaksuese mund të kenë përfitim, mirëpo është ide e mirë të bisedoni këto mundësi me terapistët e kualifikuar.

Ushqimi

Studimet e tanishme kanë shikuar për përparësi të mundshme nga ushqimi i përmirësuar për personat me diagnozë të skicofrenisë. Disa studime sugjerojnë përfitimet nga vajrate e peshqëve që mund të gjenden në sardina, dhe që mund të merren në formë të suplementeve.

Si mund të ju ndihmojnë familja, të afërmit dhe shoqëria?

Mund të jetë shumë vështirë kur dikush që është i afërt për ju, i përjeton simptomet e skicofrenisë. Ju mund të jeni të pasigurt se si të veproni. Të mësoni realitetin e skicofrenisë mund të ju ndihmojë.

Kjo mund të përfshijë të mësoni për strategji të ndryshme përballuese,me të cilat mund ta inkurajoni partnerin, shokun/qen, të afërmin të provoj. Do të ju ndihmojë shumë nëse bisedoni me personin kur ata ndjehen mirë, se çka dëshirojnë ata prej juve kur janë duke përjetuar vështërsi. Është me rëndësi poashtu të ju tregoni atyre se çka mund të përballoni e çka nuk mundeni. Personi i cili përjeton simptomet e skicofrenisë dëshiron gjërat e njejta sikurse ne i dëshirojmë: të ndjehen që dikush kujdeset për ata, mos të ndjehen të vetmuar, dhe ta kenë dikënd që mund të bisedojnë ndjenjat dhe mundësitë e tyre. Është me rëndësi që mos ta fajsoni personin apo t’i thoni atyre të ’vijnë në vete’.

Si ta përballoni mbikëqyrjen

Është me rëndësi që të keni përkrahje me përballimin e ndjenjave tuaja, të cilat mund të jenë zemrimi, frika, faji apo pengimi. Një numër i madh i organizatave vullnetare që japin ndihmë për mbikëqyrësit, dhe shërbimet e socialit janë të obliguar t’i vlerësojnë nevojat tuaja për përkrahje praktike dhe emocionale, nëse personi që ju kujdeseni ka pasur apo do të ketë vlerësim nga kujdesi për komunitet. (shikojini adresat mëposhtë)

Si ti përgjigjeni iluzioneve

Mund të jetë shumë vështirë të dini se si të veproni kur një shok/qe apo i afërm sheh diçka apo beson diçka që ju nuk mund ta shihni apo besoni. Në vend se ta vërtetoni apo ta mohoni përvojën e tyre, mund të ju ndihmojë atyre nëse ju thuani diçka njejtë si këtë, ’Une e pranoj që po dësjon zëra apo sheh gjërat në atë mënyrë por nuk është e njejtë për mua’. Zakonisht më konstruktive është që të përqendroheni në atë se si personi ndjehet, kjo mund të jetë më lehtë për të ju të dy të komunikoni në mënyrë më konstruktive.

Reprzentimi i pavarur

Ju ndoshta duhet të japni ndihmë praktike. Nëse ju veproni në emër të personit është me rëndsi të konsultoheni me ate në vend se të bëni çka ju dëshironi. Poashtu është e mundshme të gjeni reprezentues të pavarur që vepron në emër të tyre. Projektet lokale për shëndet mental edhe shoqatat e Mind mund të ju ndihmojnë.

Pranimi i detyrueshëm në spital

Nëse ndjeheni se ka rrezik të madh për personin apo për dikend tjetër, ndoshta është e nevojshme të mendoni për pranim të detyrueshëm në spital, si mundësi e fundit. Për t’i shikuar llojet e tretmaneve dhe a duhet ai person të pranohet në spital, personi më i afërm si përcaktohet nën ligjin për shëndet mental të vitit 1983, mund të bëjë kërkesë për vlerësim shëndetsor nga punëtorët social të aprovuar.

Mind është organizatë bamirëse e regjistruar Nr. 219830

Organizata të dobishme

Arbours Association
6 Church Lane, London N8 7BU
tel. 020 8340 7646, fax: 020 8342 5822
crisis centre: 020 8340 8125
email: [email protected]
web: www.arboursassociation.org
Ofron terapi alternative nga ato tradicionale, me psikoterpai intensivedhe shërbime rezidenciale.

Carers UK
20–25 Glasshouse Yard, London EC1A 4JT
tel. 020 7490 8818, carers line: 0808 808 7777
fax: 020 7490 8824, minicom: 020 7251 8969
email: [email protected]
web: www.carersonline.org.uk
Informata dhe këshilla për çfardo lloj ndihme të kujdesit

Hearing Voices Network
91 Oldham Street, Manchester M4 1LW
tel./fax: 0161 834 5768, helpline: 0161 834 3033
email: [email protected]
web: www.hearing-voices.org
Rrjet për përdoruesit, informata për strategjitë dhe grupet për përkrahje

Rethink Severe Mental Illness
(formerly the National Schizophrenia Fellowship)
28 Castle Street, Kingston-upon-Thames, Surrey KT1 1SS
tel. 0845 456 0455, advice line: 020 8974 6814
email: [email protected]
web: www.rethink.org
Punon që të ju ndihmon të gjithë atyre me sëmundje serioze, duke përfshirë skicofrenin, për të ju përmisuar kualitetin e jetës

United Kingdom Council for Psychotherapy
167–169 Great Portland Street, London W1W 5PF
tel. 020 7436 3002, fax: 020 7436 3013
email: [email protected]
web: www.psychotherapy.org.uk

New Mind Logo 3