Regjistrimi me mjek
Registering with a GP
Secili person që jeton në Britaninë e Madhe ka të drejtë të regjistrohet me Mjek të Përgjithshëm (GP). Kjo e drejtë bazohet jo në kombësinë tuaj apo a paguani taksa, por se a jeni banorë në këtë shtet. Ju mund ta zgjedhni mjekun që ju dëshironi nëse kanë vend në lista të tyre dhe ju pranojnë.
Klinikat e Mjekëve të Përgjithshëm punojnë në bazë gjeokrafike. Ju zakonisht pranoheni nëse jetoni në afërsi të klinikës, kështu që nëse keni nevojë për vizitë urgjente në shtëpinë tuaj mjeku është afër. Disa klinika janë më të ashpra për arenë që e perfshijnë, kjo do të thotë se ata i pranojnë vetëm njerëzit që jetojnë në lagjet e aferta.
Që të identifikoni klinikat në arenë ku banoni kontaktoni NHS Direct – shërbim I sigurtë 24 orësh me informata dhe këshilla shëndetsore . I telefononi ata në këtë numër 0845 46 47.
Lista që ju dërgojnë mund të përfshijë informatat e klinikave, si numrat e telefonit dhe a ka mjek femra apo mashkuj.
Hollësirat e mjekëve dhe dentistëve lokal mund t’i gjeni edhe në internet në vebfaqen e NHS www.nhs.uk e shënoni qytetin tuaj apo kodin postal që t’i gjeni informatat.
Nëse në pjesën ku jetoni ju ka më shumë se një klinikë, i telefononi dhe pyetni a janë duke pranuar pacient të tjerë sepse atyre ju lejohen vetëm një numër i caktuar i pacientëve. Nëse njëra prej këtyre klinikave pranojnë pacient, shkoni në klinikë dhe merrni një kopje të fletushkës me informata për atë klinikë. Në fletushkë zakonisht janë të shënuara emrat e Mjekëve të Përgjithshëm, orari punës, si duhet të caktoni takimet, shpjegon se si mund të këshilloheni përmes telefonit, si mund të merrni reqetat për ilaqet e rregullta, si janë rregullat jashtë orarit të punës dhe vizitat në shtëpi. Fletushka poashtu mund të përfshijë informata për klinika të posaqme për njerëz me sëmundje kronike si për shembull diabetin. Klinika mund të ofrojë terapi falas si për shembull osteopati apo ndonje terapi tjetër.
Nëse e vizitoni klinikën ju mund të shihni pajisjet që i kanë dhe sa lehtë është të arrini aty për shembull me transport publik apo a mund të parkoni veturën afër. Ju mund të bisedoni për nevojat tuaja specifike. Kjo mund të përfshijë a kanë hyrje për karroca për invalid, apo mjekë që e flasin gjuhën tuaj, nëse gjuha angleze nuk është gjuha që e flisni.
Para se të pranoheni në klinikë ose si pjesë e procesit të regjistrimit, klinika do të ju ofrojë kontrollim të thjeshtë të bërë nga infermjerja.
Nëse keni vështërsi të gjeni klinikë që ju pranon kontaktoni NHS Direct. Ata kanë përgjegjësi të ju gjejnë Mjek të Përgjithshëm nëse ju nuk mund ta gjeni. NHS Direct do t’u spjegojë procesin.
Si të regjistroheni me Mjek të Përgjithshëm për banorët e shtëpive me mbikqyerje
Nëse vendoseni përhereshëm në shtëpi me mbikqyerje mjeku juaj i përgjithshëm mund të vazhdojë të kujdeset për ju. Nësekjo nuk mund të realizohet , disa nga mjekët lokal japin shërbime për banorët e disa prej këtyre shtepive . Ju keni të drejta të njejta për shërbimet e NHS që keni pasë kur keni jetuar në shtëpinë tuaj. Nuk duhet të kushtojnë më shumë shërbimet e mjekëve të përgjithshëm apo shërbimet e spitaleve ose NHS të propozuara nga mjeku juaj.
Si të caktoni takim
Shumica e klinikave punon me sistem të takimeve. Nëse mjeku që ju e preferoni është i/e lirë ju mund të caktoni takim me te. Ekziston mundësia e takimit me mjekun në rast urgjent. Në shumë klinika është e mundshme të bisedoni në telefon me mjekun apo me infermieren nëse e caktoni kohën.
Plani i Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare (NHS) për vitin 2004 ka caktuar disa caqe që iu mundëson pacientëve të vizitohen te Mjeku i Përgjithshëm brenda dy ditë pune apo me ndonjë punëtorë për kujdes primar brenda një ditë pune.
Vizitat Shtëpiake
Shumica e mjekëve të përgjithshëm vizitojne pacientet në shtëpi mirëpo vetem ata të sëmurë me shumë dhe të cilët nuk mund të shkojnë në klinikë. Kur kontaktoni klinikën për vizitë shtëpiake I spjegoni plotësisht gjendjen tuaj. Kjo mundëson mjekun të vendos nevojën e vizitës në shtëpi. Nëse keni mundësi telefononi klinikën në mëngjez kështu që mjeku të ju vizitojë të njejtën ditë.
Shërbimet jashtë orarit të punës
Shumë klinika përdorin shërbime të caktuara jashtë orarit tyre të punës ose bashkpunojnë me klinika tjera lokale.Nëse kontaktoni numrin e klinikes tuaj zakonisht ju informom për shërbimet tjera. Lexoni fletushken e klinikës për hollësira.
Nëse nuk mund ta gjeni numrin e telefonit të klinikes tuaj, telefononi NHS Direct. Ata mund të ju informojnë për shërbimet jashtë orarit të klinikës tuaj. Plani është që ne të ardhmen orët e jashtë orarit të punës se klinikave të koordinohen nga NHS Direct.
Si ta ndërroni mjekun e përgjithshëm
Nëse e ndërroni vendbanimin nga area ku jetoni dhe keni gjetur mjekun tjetër i/e cili/a ju pranon, nuk është e nevojshme te lajmeroni mjekun e përparshëm..
Kur mjeku i ri ju pranon, klinika do të kontaktojë mjekun e mëparshëm për dosjen tuaj shëndetsore. Megjithatë, si shenjë respekti ju mund t’i tregoni mjekut tuaj që ju keni plan ta ndërroni mjekun.
Shërbimet e Mjekëve të Përgjithshëm nëse jeni larg nga shtëpia apo në pushim
Nëse largoheni nga shtëpia deri në tre muaj, ju mund të bëni kërkesë të pranoheni përkohësisht në klinikë lokale. Nëse lista e tyre nuk është e plotësuar, ata gjithësesi do të ju pranojnë.
Nëse ju sëmureni derisa jeni në pushim mund ta pyetni sportelin e hotelit per marrëveshjet me klinikat lokale. Nëse jeni duke vizituar shokë/shoqe ju mund të shkoni në klinikën e tyre të shikoni nëse mund te kontrolloheni aty. Poashtu mund ta kontaktoni NHS Direct. Ata mund të ju këshillojnë për mundësitë e shërbimeve lokale.
This document was provided by Age Concern www.ageconcern.org.uk
Document Links
- www.ageconcern.org.uk
-
the Age Concern website
http://www.ageconcern.org.uk