multikulti

Pregaditja për vlerësim të mbikujdesit nga komuniteti

Preparing for a Community Care

Përmbledhje e shkurtër

Kjo fletushkë përmban disa informata që mund të ju ndihmojnë t’i pregaditni personat me aftësi të kufizuara dhe mbikëqyrësit e tyre kur shqyrtohet mbikujdesi nga komuniteti.

  • Kush mund të bëjë kërkesë për vlerësim?
  • Përgaditja para mbledhjes
  • Çka ndodh mbas mbledhjes

Përshkrim

Kush mund të bëjë kërkesë për vlerësim?

Nëse ju apo dikush që e njihni nuk është duke marrë përkrahje që ju nevojitet të jetojnë në komuniteti, atëherë shërbimet e socialit ndoshta mund të ju ofrojnë përkrahje apo shërbime.

Shërbimet e socialit duhet ta shikojnë rastin se çfarë lloj përkrahje i nevojitet personit.

Shërbimet e socialit shqyrtojne se qfarë përkrahje I duhet personit. Para se të vendosin se çfarë shërbime mund të ju ofrojnë ata duhen kompletojnë vlerësimin. Për personat e moshës 18 vjeqare apo më të vjetër kjo quhet vlerësim për mbikëqyrje nga komuniteti (Community Care Assessment).

Kur bëhet vlerësimi aty duhet të konsiderohen të gjitha nevojat e personit duke përfshirë:

  • Strehimi
  • Kujdesi shëndetsor
  • Kujdesi personal
  • Nevojat sociale
  • Punësimi
  • Arsimi
  • Financat

Vlerësimi mund të bëhet në shtëpi, qendër shëndetsore apo në qendrat e shërbimeve të socialit. Zakonisht vlerësimi bëhet nga punëtori/ja e socialit apo kryepunëtori për mbikëqyrje mirëpo edhe profesionalë të tjerë mund të jenë të inkuadrum si mjeku personal, infermjeret apo terapistët.

Përgaditja para mbledhjes

Shërbimet e socialit duhet të ju mundesojnë të jeni pranishëm në vlerësimin tuaj – megjithatë nuk është e domosdoshme të jeni. Mirëpo keni shansa më të larta te ju dedikohen sherbimet perkrahese nese jeni te pranishem.

  • I merrni me vete të gjitha detalet për shërbimet që ju nevojiten. Çdo dëshmi që mund të ju ndihmojë për ta përkrahur kërkesën tuaj, (për shembull letër nga mjeku përgjithshëm, terapistët, miqtë, nga anëtarët e familjes apo ndonjë punëtori që ju këshillon për të drejtat tuaja).

  • Nëse keni ndonjë pyetje, I shkruani që të mos I harroni.

  • Mund të shkoni vetëm në mbledhje mirëpo kishte qenë mirë të ju shoqërojë dikush si anëtar I familjes, mik apo këshilltari.

  • Nëse nuk e keni askend të ju shoqëroje por dëshironi që dikush të ju përkrah gjatë vlerësimit , kontaktoni ndonjë organizatë lokale vullnetare që të ju ndihmojë me të drejtat tuaja.

  • Nëse keni nevoja të posaqme me gjuhë apo komunikim, përshembull nese ju duhet përkthyes, ju duhet të i tregoni shërbimeve të socialit me kohë kështu që ata mund të ju caktojnë përkthyes.

Çka ndodh mbas mbledhjes

Kur kompletohet vlerësimi juaj kjo duhet të jetë në dispozicion me shkrim.

Ju duhet të:

  • Kërkoni një kopje të vlerësimit dhe planit për mbikëqyrje e cila tregon se çfarë përkrahje shërbimet e socialit do të ofrojnë juve. Nëse dëshironi kjo ju jap kohë që të mendoni dhe bisedoni me njerëzit e tjerë planin e përcaktuar nga shërbimet e socialit.

  • Mësoni të drejtat e juaja. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë gjë që është shkruar në vlerësim apo shërbimet e socilait ju refuzojnë ndonjë shërbim që ju e keni kërkuar ju mund të bëni ankesë. Kërkoni një kopje të procedurës të ankesave nga shërbimet e socialit dhe procedurës së vlerësimit për mbikëqyrja nga komuniteti.

  • Mos nënshkruani asgjë përveq nëse jeni të sigurt se ju kanë pranuar ato çka ju nevojiten. Nëse ju duhet të bisedoni me dikend para se ta pranoni vlerësimin, pritni derisa të bisedoni dhe atëherë e nënshkruani.

Projekti që quhet ‘Devon Total Communication Project’ e kanë publikuar një libër ‘Jeta ime – Plani im’ (My Life – My Plan’). Ky libër është shkruar për të ju ndihmuar njerëzve me aftësi të kufizuara më të rënda për tu përfshier në këtë proces.

  1. Vlerësim (Assessment) – kjo ndodh për të shqyrtuar nevojat më të mëdha për personat me aftësi të kufizuara dhe se çfarë shërbime mund të ju ofrohen për ti plotesuar këto nevoja.
  2. Advokat (Advocate) – është një person që i ndihmon dikujt me aftësi të kufizuara mentale apo fizike për të tu siguruar që ai person i merr shërbimet e duhura poashtu edhe të flet për të drejtat e atij personi.
  3. Kryepunëtor për mbikëqyrje (Care manager) – është personi i cili/a i shkruan dhe i implementon shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.

Më shumë informata në uebfaqe:

Projekti që quhet ‘Devon Total Communication Project’ e kanë publikuar një libër ‘Jeta ime – Plani im’ (My Life – My Plan’). Ky libër është shkruar për të ju ndihmuar njerëzve me aftësi të kufizuara më të rënda për tu përfshire në këtë proces.

http://www.learningdisabilitydevon.org.uk/symbols/easyto-readinfo.htm

This document was provided by Mencap, http://www.mencap.org.uk

Document Links

www.mencap.org.uk
This document belong to the Mencap site
http://www.mencap.org.uk
www.multikulti.org.uk