Depresioni Post-Natal
Post Natal Depression
‘Tërë koha më shkon duke qarë. Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që më duhet t’i kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht si nënë.’
‘Më duket se nuk mund të vendosi për asnjë gjë. Mendja ime është e turbulluar me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdokujt çdoherë. Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq’.
‘Foshnja qanë vazhdimisht e unë nuk mund ta rehatoj. Ndjehem që kam dështuar por edhe e zemëruar. Është faji im, nuk është faji i foshnjes.’
‘Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin. Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.’
Si mund të më ndihmojnë ky udhëzues?
Depresionipost-natal është një gjendje shumë e vështirë të cilen e përjeton të paktën çdo e dhjeta femër pas lindjes së foshnjes. Shembujt e lartë përmendur janë mendimet dhe ndjenjat tipike të cilat femrat me depresion post-natal i përjetojnë.
Kjofletushkë është për femrat me depresion post-natal dhe për familjet dhe shoqërin e tyre.
Kjo fletushkë ka për qëllim të:
- Ju ndihmojë të identifikoni se a vuani nga depresioni post-natal
- Sqaroj çka mund të shkaktojë depresionin post-natal
- Të ju ndihmojë të konsideroni se cila është mënyra më e mirë t’i ndihmoni vetes
- Dhe ju sygjeron disa vende të tjera që mund të gjeni ndihmë dhe përkrahje
Çka nëse jam e depresionuar sa që nuk mund të lexoj?
Nësejeni të depresionuar me siguri se e keni vështirë të koncentroheni dhe ta lexoni këtë fletushkë. Ndoshta ju duket shumë e gjatë dhe e vështirë? Mos u brengosni ju lutem.Këtu ka mjaft informata, lexoni ngapak disa herë. Nëse e keni vështire të kuptoni, mund të bisedoni për këto me mjekun tuaj të përgjithshëm (GP) apo me infermieren për shëndet (Health Visitor), apo mund ta lexoni kur ndjeheni pak më mirë. Nëse terapisti ju ka dhënë këtë fletushkë ndoshta ata mund të ju ndihmojnë ta kuptoni.
Çkaështë Depresioni Post-Natal?
Depresionipost-natal është lloj depresioni I cili shfaqet pas lindjes së foshnjes. Depresioni ndonjëherë mund të fillon gjatë shtatëzanisë, por quhet depresion post-natal vetëm nëse vazhdon pasi që keni lindur.
Depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ështe e ditur se dhjetë deri pesëmbëdhjetë femra nga njëqind që lindin foshnje do ta përjetojnë. Numri i vërtet mund të jetë më i madh sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.
Sidallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshëm?
Simptomete depresionit post-natal janë të njejta si të çdo depresioni. Ato përfshijnë mërzitjen dhe mos interesim në gjërat që zakonisht janë në rregull. I vetmi ndryshim është se këto ndjenja zakonisht fillojnë brenda tre muajve pasë lindjes së foshnjes. Poashtu është e mundur që depresioni post-natal të fillojë më vonë mirëpo, nëse simptomet ia fillojnë një vit më vonë apo më shumë se një vit pasë lindjes ka pak mundësi që të quhet depresion post-natal.
Pasiqë depresioni post-natal është shumë i ngjajshëm me depresionin e zakonshëm, fletushkat tona ‘Depresioni udhëzues për vetë-ndihmë’ dhe ‘Depresioni, fletushkë informative’ mund të jenë të dobishme për ju. Kërkoni këto nga mjeku apo terapisti.
Lajm i mirë është se si çdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal është shëruese me tretmane, dhe numer i madh i femrave shërohen plotësisht.
A ka probleme tjera post-natale me të cilat ballafaqohen gratë?
Janë edhe dy gjendje tjera të vështira emocionale te cilat femrat i përjetojnë pas lindjes së fëmiut.
E para është shumë e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo është lloj i lehtë i depresionit i cili paraqitet në çdo tetë nga dhjetë nëna gjatë ditëve të para të lehonisë. Kur nënat vuajnë nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumë emocionale dhe qajnë pa ndonjë shkas të veqantë. Nënat pasë lindjes së foshnjes shpesh ndjejnë ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund ta kenë problem me gjumë.
Mjekët mendojnë se ndyshimet e papritura në nivelin e hormoneve rreth kohës së lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund të jenë shkaqet tjera, si traumat nga vetë lindja dhe shqetësimet që foshnja sjell. Është koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshëm për tu forcuar por është koha më e vështirë që mund të pushoni.
‘Baby Blues’ zakonisht zgjat një ose dy ditë dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojë për brengosje përveq nëse ndjenjat vazhdojnë të keqësohen, në këtë rast mund të jetë fillimi i depresionit post-natal.
Psikozat e Lehonisë
Problemi i dytë i cili lajmërohet ndonjëherë te femrat pas lindjes së foshnjes është më pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet në një nënë nga çdo njëmijë dhe është më serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatë dy javëve të para të lehonisë,me çrregullim të thellë të gjendjes shpirtërore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozë të Lehonisë mund të bëhen shumë të nevrikosura dhe të hutuara dhe shpesh kanë besime të pazakonshme dhe tronditëse për veten dhe foshnjen e tyre.
Kjo fletushkë nuk i synon femrat me këtë lloj problemi. Atyre ju duhet ndihmë specialiste nga psikiatri dhe duhet të kërkojnë ndihmë nga mjeku menjëherë. Tretman i zakonshëm për këtë gjendje janë ilaqet dhe qëndrim i shkurtër në repartin për nëna dhe foshnje. Është me rëndësi të mbani në mend se edhe pse Psikozat e Lehonisë mund të jetë gjendje e frikshme dhe e brengosur për nënën dhe familjen e saj, tretmani është shumë efektiv dhe gratë shërohen plotësisht.
Cilat janë simptomet e depresionit post-natal?
Femrat i përshkruajnë një numër të simptomeve, shumë prej tyre janë të përmendura më poshtë. Këto simptome mund të jenë të tejkalueshme në kohën kur foshnjës tuaj i duhet shumë kujdes dhe vëmendje.
Këto janë disa nga shenjat e simptomeve që ju mund t’i përjetoni nëse vuani nga depresioni post-natal.
Ndjenjat apo emocionet
- Pikëllim, shqetësim, dëshprim
- Qani shumë apo nuk mund të qani
- Ndjeheni të pavlefshme
- Gjendja shpirtërore ndryshon shpesh
- Ndjeheni fajtore
- Nuk ndjeheni të interesuara
- Humbje të kënaqësisë
- Ndjeheni të shqetësuara apo me panik dhe brenga
- Ndjeheni të nevrikosura dhe të zemruara
- Nuk ndjeheni ashtu si dëshironi për foshnjen tuaj
Shenjat trupore dhe fizike
- Mungesë të energjisë dhe rraskapitje
- Shqetësime gjatë gjumit
- Çdo gjë e bëni në mënyrë të ngadalësuar, apo
- Të shpejtuar, jeni të nevrikosura dhe nuk mund të relaksoheni
- Mos intersim në marrëdhënie seksuale
- Ndryshim në oreks – hani shumë apo nuk hani sa duhet
Mendimet – kur njerëzit janë në depresion, ata bëhen ‘ekspertë’ në mënyrën si mendojnë, gjithmonë në mënyrë negative dhe të zymtë.
- Kritikoni vetëveten – si ‘unë jam nënë e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj këtë fletushkë unë jam budallaqe!’
- Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirë’
- Fajsoni vetën si – ‘unë i kam fajet’
- Paramendoni më të këqijat si – ‘Çdo gjë do të bëhet keq – asgjë nuk do të ndryshojë kurrë’
- Mendime pa shpresë si – ‘Çdo gjë më shtë pa shpresë. Ndonjherë mendoj që të gjithë do të kishin kaluar më mirë pa mua’
- Mendimet për të tjerët si – ‘Çdokush kalon mirë. Askush nuk kujdeset për mua’
- Dhe bota – ‘Vend i tmershëm për të rritur fëmijët...’
Mendja – poashtu nga depresioni ndikon në mënyra të tjera.
- Koncentrim i dobët
- Mos mundësia për të marrë vendime
- mendime të koklavitura dhe të hutuara
Sjelljet
- Mos dëshira për tu takuar me njerëz tjerë dhe për të dal
- Moskënaqsi për gjërat që ju kanë pëlqyer
- Të bëni shumë gjëra gjatë ditës apo nuk bëni asgjë nga detyrat ditore
- Nuk merrni vendime të duhura me kohë
- Fjaloseni më shpesh, bërtisni, humbni kontrollin
Nëse i keni një numër të këtyre sjelljeve dhe mendimeve më lartë gjatë shumtën e kohës, gjatë dy javëve apo më gjatë, është e mundshme që ju vuani nga një form të depresionit. Nëse këto kanë filluar brenda disa javëve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atëhere është e mundshme që ju keni ndonjë form të depresionit post-natal.
A duhet të kërkoj ndihmë?
Nëse vuani nga depresioni post-natal është me rëndësi që ta pranoni dhe kërkoni ndihmë.
Njerëzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh në kohën kur shumë ndryshime ndodhin dhe nënat shpesh nuk e dinë çka është normal dhe çka pritet. Problemi mund të filloj ngadalë dhe shpesh nënat mendojnë se nuk mund të përballojnë në vend që ta njohin se ato janë duke vuajtur nga depresioni post-natal.
Poashtu, shumë femra me depresion post-natal ndjehen të turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga të tjerët.
Sa më herët aq më mirë është ta dalloni që e keni depresionin post-natal për të marrë hapa për ti ndihmuar vetëvetes dhe për tretmane efektive.
Mbajeni në mend depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ka mundësi që ndodh në një nga çdo pesë femrave. Kështu që ju lutemi bisedoni dhe kërkoni ndihmë nga anëtarët e familjes tuaj, infermieren e shëndetit apo mjekut.
Kush është e rrezikuar nga depresioni post-natal?
Çdokush që lind fëmijë mund të zhvillon depresionin post-natal. Mirëpo, ekzistojnë disa faktor të cilët do te ndikojnë më shumë. Këto janë:
- Nëse keni përjetuar depresion më parë
- Nëse lindja e fëmijut ka qenë posaqërisht e vështirë dhe traumatike për ju
- Nëse keni probleme me marrëdhenie
- Nëse jeni duke përjetuar ngjarje të tjera të vështira në jetën tuaj
- Nëse jeni e izoluar nga shoqëria, pa familje dhe shoqëri të cilët mund të ju ndihmojnë
- Nëse nëna juaj nuk është afër të ju përkrah dhe ndihmojë
Mirëpo, kjo sdo të thotë se çdokush që i përjeton këto vështërsi do të vuaj nga depresionin post-natal.
Çka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fëmijës është kohë kur bëhen ndryshime të mëdha. Nënat përjetojnë ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund të ndodhë se depresioni post-natal shkaktohet nga përzierja a tëgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitë tjera të vështira në të njejtën kohë mund të kontribojnë.
Ndryshimet biologjike
Lindja e fëmijës sjell ndyshime të hormoneve në trupin tuaj. Depresioni post-natal mund të jetë i lidhur me këto ndryshime. Por edhe pse kjo mund të jetë shkaku dëshmitë sygjerojnë se hormonet nuk janë shkaktar të vetëm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janë poashtu me rëndësi.
Megjithatë, ilaqet kundër depresionit dhe ilaqet e tjera mund të ju ndihmojnë. Bisedoni me mjekun për këto.
Ndryshimet fizike
Lindja e fëmiut është rraskapitëse dhe ndonjëhere mund të shkaktojë probleme fizike p.sh. nëse keni lindur fëmiun me operacion, dhëmbjet pas operacionit. Shërimi pas operacionit nuk është gjithmonë i lehtë. Kujdesi për foshnje e bënë të vështirë që ju të pushoni dhe të fleni sa duhet. Nëse keni fëmijë të tjerë ata mund të reagojnë duke kërkuar nga ju vemendje më të madhe. Kjo mund të ju bëjë më të lodhur.
Ndoshta ju nuk keni oreks të mirë dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh është shumë lehtë të lodheni pa masë. Disa femra poashhtu ndjehen të pa sigurta dhe jo-atraktive përshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanë kohë të kujdesen për veten. Në të njejtën kohë disa femra të cilat vuajnë nga depresioni post-natal kujdesen për veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht më shumë për të fshehur ndjenjat e dështimit që ndjejnë për shkak të depresionit. Kjo shkakton më shumë lodhje fizike.
Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i përjetojnë ndjenjat që i kanë paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin në duar foshnjen e tyre për të parën herë, një numër i madh i tyre nuk ndjenë atë emocione të nxituar të ‘dashurisë së nënës’. Ato vetëm ndjehen të lodhura dhe pak të shkëputura. Kjo është normale. Disa nëna e duan fëmijën në shikim të parë por disa mësohen ta duan fëmijën gradualisht.
Por kryesorja është që mos të brengoseni apo të zghënjeheni nëse lindja e fëmiut nuk është si e keni paramenduar. Dhe është e vërtet se shumë femra thonë se pas lindjes së fëmiut ndjehen më të emocionuara kështu që kur gjërat nuk shkojnë mirë atëhere duken shumë më keq se zakonisht.
Ndryshimet sociale
Lindja e fëmiut mund të shkaktojë shumë ndryshime. Nevojat e foshnjes vështërsojnë vazhdoni jetë aktive shoqërore. Poashtu mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet e prindit sepse është vështirë të kalojnë kohë së bashku si çift.
Për shkak se shumë njerëz nuk jetojnë afër anëtarëve të familjeve të tyre, prindët mund të ndjehen të izoluar dhe nënat nuk kanë ndihmë nga njerëzit e tjerë. Posaqërisht ato të cilat nuk i kanë nënat e tyre afër të ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe të vështirë. Edhe ato që kanë familjet afër mund të kenë vështërsi të kërkojnë ndihmë praktike.
Gazetat, revistat dhe programet televizive thonë se të lind fëmijë është përvojë e mrekullueshme por shpesh nuk përmendin pjesët e vështira. Për shkak se çka dëgjojmë nga mediat dhe se çka njerëzit tjerë tregojnë për lindjen e fëmiut, femrat ndonjëherë ndjehen se kjo kohë duhet të jetë e përkryer. Ato mendojnë që çdokush tjetër ia del mbanë të lind fëmiun në mënyrë natyrale dhe lehtë dhe menjëhere bëhet nënë e përkryer. Kjo ndikon të keni vështirë të kërkoni ndihmë.
Por ky mit për amësinë është larg nga e vërteta për shumë njerëz. Lindja e fëmiut mund të jetë shumë e vështirë dhe të bëheni nënë është rol i ri që mësohet në jetë.
Femrat këto ditë kanë më shumë kërkesa se nënat e të kaluarës. Ato ndoshta janë mësuar të dalin të punojnë dhe tani ndjehen të izoluara në shtëpi dhe i mungon takimi me kolegët e tyre. Por nëse vendosin të kthehen në punë ato mund të ballafaqohen me shumë mundime.
Ndodhitë e vështira jetësore
Ne gjithashtu njohim se njerëzit të cilët kanë përjetuar apo perjetojne jete me ndodhi të mundueshme mund të ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Për shembull, abortimet spontane në të kaluarën, vdekja e nënës, probleme financiare, vështërsi me banim. Përfundimisht është me rëndësi të mbani mend se njëra prej shkaqeve më të zakonshme të stresit janë ndryshimet në jetë, dhe asgjë më shumë se lindja e fëmiut nuk e ndryshon jeten.
Çka mund të ndihmon?
Mos harroni se ndihma ekziston dhe ka mënyra se si ju mund t’i ndihmoni vetës.
Hapat e parë
- Pranoni se diçka nuk është në rregull
- Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjë shok/shoqe apo ndonjë nga anëtarët e familjes për ndjenjat që i përjetoni
- Mos harroni se ju do të bëheni më mirë
- Bisedoni me mjekun apo infermjeren e shëndetit (Health Visitor)
...dhe tjetër
Siq po e shohim, mund të ketë shumë shkaqe të depresionit post-natal, dhe ka disa tretmane që ju ndihmojnë.
A ndihmojnë ilaqet?
Ilaqet kundër depresionit mund të jenë shumë të dobishme, mirëpo ju ndoshta nuk mund të merrni ilaqe përderisa jeni duke ushqyer foshnjen me gji. Bisedoni me mjekun për këtë. Ilaqet mund të jenë posaqrisht të dobishme nëse jeni duke përjetuar shumë simptome fizike të depresionit, si oreks të dobët, pagjumësi, mungesë të energjisë.
Nëse mjeku juaj ju udhëzon ilaqe kundër depresionit, mos harroni se ato fillojnë të kenë efekt pas dy javësh. Besohet se këto ilaqe zakonisht nuk janë zakon-formuese (adiktive), mirëpo si me çdo ilaq nuk duhet të ndërrpreni për njëhere. Është me rëndësi ta merrni dozën e plotë që zakonisht zgjat 6 muaj. Mjeku juaj do të bisedoj hollësisht me ju për këto çështje nëse mendon se ilaqet do të ju ndihmojnë.
A do të përjetojë efekte të padëshiruara nga ilaqet?
Disa njerëz përjetojnë efekte të padëshiruara si lodhshmëri dhe tharrje të gojës por këto simptome kalojnë pas dy javësh. Ndërkohë konsumoni i madh i ujit dhe thithja e ndonjë ëmbëlsirë mund të ju ndihmojë. Edhe pse këto efekte të padëshiruara mund të jenë jo te këndëshme dobia e ilaqeve e tejkalon këtë. Posaqërisht ndhmojnë me shumë nëse i merrni ilaqe kundër depresionit paralelisht me tretmanet e tjera biseduese për përjetimet tuaja me terapistin. Prap, mjeku do të ju informojë më hollësisht.
Po tretman tjetër?
Studimet vërtetojnë se terapija konsultuese është tretman shumë efektive për depresionin post-natal. Infermjerja e juaj e shëndetit është përsoni me të cilën mund të bisedoni, ajo mund të ketë trajnim në shkathtësi të konsultimit. Mjeku mund të ju drejtojë te një konsultues në klinikën lokale apo te psikologu, infermjerja psikiatër nga komuniteti. Konsultuesi juaj mund të shqyrtojë me ju çështjet nga e kaluara, të cilat ju mendoni se kanëlidhshmëri me ndjenjat që i përjetoni tani.
Si ta ndihmojë vetën?
Mund te merrni disa hapa praktike të cilat ju bëjnë të ndjeheni më mirë.
- Të bisedoni për ndjenjat tuaja është me rëndësi. Ndoshta ju duket vështirë të bisedoni me partnerin/burrin tuaj por nëse i mbani gjërat në vete tërë kohën ai mund të ndjehet i lënë anash. Kjo posaqërisht është e vërtet nëse nuk dëshironi të keni marrëdhënie seksuale, gjë që ndodh shpesh te njerëzit me depresion.
- Mundohuni të mos kaloni kohën vetëm çdo ditë. Bëni përkjekje që të takoheni me shoqe/shokë apo të takoheni me nëna tjera. Infermjerja e juaj e shëndetit mund të ju tregojë për grupet lokale ku mund të njoftoheni me femra të tjera. Ndonjëhere mund të ketë grupe ku japin përkrahje të cilat mund të ju ndihmojnë shumë. Poashtu ka edhe anëtarë nga organizatat vullnetare të cilt mund të ju ofrojnë përkrahje praktike dhe emocionale (Shikoni adresat në fund të kësaj fletushke).
- Çdoherëpranoni ofertat për ndihmë praktike. Mos të ju vjen keq të kërkoni ndihmë apo të ndiheni keq për ta pranuar ndihmën. Gratë të cilat përjetojnë depresion të rëndë është e mundur se kanë të drejtë për ndihmë me mbikëqyrje të fëmijve dhe punë shtëpiake.
- Mos u mundoni të bëheni amvise e përsosur. Nuk është me rëndësi a e keni shtëpinë e pastër apo të papastër. Bëni sa më pak punë që është e mundur.
- Pushoni sa më shumë sepse lodhja e keqëson depresionin.
- Hani ushqim të shëndoshë.
- Gjeni kohë për vetën. Kjo mund të jetë joreale por nëse p.sh. kaloni një kohë të gjatë në vaskë, bëni shetitje të shpejtë apo vetëm nëse e lexoni një revistë për gjysmë ore ju ndihmon të qetësoheni.
- Ushtrimet fizike posaqrisht janë shumë të dobishme.
Çka mund mund të bëjë tjetër?
Ndoshta mund të jetë vështirë të bëni këto ndryshime për shkak se depresioni ndikon në mënyrën si mendojmë, ndjenjat tona dhe mënyrën se si sillemi. Mënyrat në vijim mund të ju ndihmojnë të i tejkaloni mendimet, sjelljet dhe ndjenjat depresive.
- 1.Planifikimi ditor
Kur njerëzit janë në depresion ata zakonisht nuk dëshirojnë të bëjnë asgjë. Për ata është vështirë të vendosin çka të bëjnë dhe mund të mbeten duke bërë pak gjëra.
Nëse kjo është problem për ty, mund të filloni të krijoni një listë me gjërat që ju deshironi pastaj planifikoni listën se si te veproni. Ia filloni me diçka të lehtë dhe mos synoni të bëni shumë gjëra. Shikoni listën dhe nënvizoni gjërat që i keni kryer. Në fund të ditës ju mund ta shikoni listën se çka keni bërë. Ushtrimet fizike dhe aktivitetet ju përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Mundohuni të shtoni diçka në plan çdo ditë. Vizitat e shoqërisë, familjen dhe fqinjëve mund të ju ndihmojë. Organizatat si Family Link (Shiqoni pjesën Ku mund të gjeni më shumë ndihmë) mund të ju ofrojë ndihmë të ia filloni të delni prapë me njerëz të tjerë.
Mbajeni në mend mos synoni shumë. Gjërat të cilat kanë qenë të lehta mund të jenë shumë të vështira tani. Filloni nga ku jeni tani dhe derisa arritni aty kur keni qenë mirë.
- 2.Kënaqsitë dhe sukseset
Kur njerëzit vuajnë nga depresioni ata shpesh harrojnë për sukseset e tyre dhe me çka kënaqen. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për sukseset e tyre.
Kur i shkruani të gjitha ngjarjet e ditës në planin tuaj aktiv, gjërat të cilat ju ofruan kënaqsi i shënoni me shkronjën K, dhe S për aktivitetet e suksesshme.
Mos u bëni shumë modest. Njerëzit të cilet vuajnë nga depresioni zakonisht nuk i pranojnë sukseset e tyre. Mos e krahasoni vetën me si keni qenë me parë, lavdojeni veten për çdo sukses. Kur jeni në depresion çdo gjë është vështirë kështu që kur arrini të bëni diçka ju duhet të pranoni dhe shpërbleni. Mundohuni të keni disa ngjarje të këndshme. E dhuroni vetën – kjo ju ndihmonë.
- 3.ABC-ja e ndryshimit te ndjenjave
Është e mundshme se personi i cili vuan nga depresioni post-natal të ketë mendime të zymta te cilat shkaktojne gjendje të ultë shpirtërore. Kjo është e vërtet për çdokend me çfardo lloj depresioni.
Mundohu të mendoni për ndonjë ndodhi të tanishme që ju ka zemëruar dhe kjo ju ka mërzitur. Mendoni për ngjarje në tri faza:
A. Ndodhia
B. Mendimet tuaja për te
C. Ndjenjat tuaja për te
Zakonisht njerëzit mbajnë në mend A-në dhe C-në. Ta shikojmë një shembull.
Po supozojmë se fëmiu juaj nuk ndalet së qari edhe pse ju keni bërë çdo gjë t’i ndihmoni.
A. Ndodhia – fëmiu nuk pushon së qari
B. Mendimet tuaja – ‘Nuk mund të duroj më’. ‘Do ta dridhi fëmiun’. ‘Jam nënë e padobishme’. ‘Nuke meritoj ta kam fëmijë.’
C. Ndjenjat- mërzitur, fajtore.
Sa e mërzitshme! Nuk më vjen çudi se ndjeheni keq! Është me rëndësi të jeni të vetëdijshëm për këto tri faza. Kjo është se nëse ne mund të ndryshojmë se çka mendojmë për një ngjarje mund të ndryshojmë si ndjehemi.
- 4.Barazpeshimi
‘Barazpeshimi është teknikë e dobishme për ta provuar. Kur keni mendime negative, mendime kritike e barazpeshoni duke i thanë vetës gjëra pozitive. Për shembull:
Mendimi: ‘Unë nuk jam nënë e mirë’, mund të barazpeshohet me: ‘infermjerja ime e shëndetit më thotë se jam duke u kujdesur mirë dhe foshnja vazhdon të përparon.’
Qartësisht, kjo është lehtë të flitet por vështirë të bëhet. Kur keni mendime negative shpesh është vështirë të i largoni këto, por nëse praktikoni atëhere bëhet më lehtë.
- 5.Mënyra dy shtyllore
Një mënyrë tjetër që mund të ju ndihmojë është duke i shkruar mendimet negative në një rresht dhe në rreshtin tjetër mendimet më të barazpeshuara pozitive.
Si kështu:
Mendimet negative: |
Mendimet e barazpeshive: |
Nuk jam duke i përballuar gjërat – shtëpia ime është rrëmujë |
Gjërat mirë shkojnë. Është në rregull nëse shtëpia është pak më shumë rrëmujë se si zakonisht. |
Ju mund të vazhdoni dhe të mbani një ditar të ngjarjeve, ndjenjave dhe mendimeve. Mund të duket si grafiku i mëposhtëm. Përdorni mënyrat e shpjeguara që të ia filloni të mendoni në mënyrë më të barazpeshuar. Shiqoni për gabime në mendimet e shprehura më poshtë.
Ngjarja |
Ndjenjat apo emocionet |
Mendimet në mendjen tuaj |
Mendimet më pozitive |
Shembull: Sot në klinik një nënë nuk foli me mua |
Mërzitshëm dhe në depresion |
Unë nuk i pëlqej asaj, askush nuk më pëlqen mua. |
Ajo me siguri është e zënë me mendime të tjera – unë po konkludoj para kohe se a i pëlqej asaj. |
- 6. Mbani në mend hollësirat
- Hetimet sqarojnë se personat që vuajnë nga depresioni nuk i mbajnë në mend hollësirat e ngjarjeve dhe mendojnë në mënyrë të përgjithshme si ‘Unë kurrë nuk kam qenë e mirë për asgjë’. Provoni ta mësoni veten për t’i mbajtur në mend hollësirat kështu që të i kujtoni kohërat dhe përvojat e mira. Ditari mund të ju ndihmojë me këtë. Bëni një listë të sukseseve dhe aspekteve për veten si ‘Unë gjithëmonë i mbaj takimet me kohë’, ‘I kam ndihmuar një shoqes të martën’, Partneri im më uroj për punën time javën e kaluar’.
- Përmbledhja
Përdorimi i planit ditor, shënimet e kënaqësive dhe sukseseve dhe ditari me mendimet tuaja automatike dhe me mendimet më pozitive mund të ju ndihmojë të ballafaqoni depresionin dhe mendimet e zymta që keni kur jeni në depresion.
- 7. Zgjidhja e problemeve të vështira
Ndonjëherë ne ndjehemi të zhytur plotësisht nga gjërat e komplikuara dhe të vështira që duhet ti bëjmë. Një mënyrë e cila mund të ju ndihmojë është nëse shkruani hapat të cilët duhet t’i merrni për ta kompletuar një punë dhe mandej e bëni atë punë hap mbas hapi.
Kur jeni në depresion edhe problemet më të vogla mund të jenë vështirë të zgjidhen. Nëse keni ndonjë problem që është posaqërisht problem i vështirë, i përkujtoni kohën kur keni zgjedhur problemin të njejtë me sukses dhe përdorni të njejtën mënyrë. Apo mund ta pyetni ndonjë shoqe/shok se si kishin vepruar ata në të njejtën situatë. I shkruani të gjitha mundësitë edhe ato që ju duken pa kuptim. Jeni sa më kreative që është e mundshme. Sa më shumë mundësi që mund t’i mendoni aq më shumë keni mundësi të gjeni atë që do të bëjë punë. Pasi që i konsideroni të mirat dhe të këqijat e të gjitha mundësive e zgjedhni ate të cilën ju mendoni është zgjedhja më e mirë.
8. Besimet afatgjate
Ndonjëherë njerëzit kanë mendime nga e kaluara për veten të cilat janë vetë kritikuese – për shembull. ‘Unë nuk jam person shumë i menqur’ apo ‘Unë nuk jam person shumë i dashur’. Këto besime zakonisht janë nga përvojat në të kaluarën dhe mund që nuk janë të vërteta tani. Mundohuni të e shikoni këtë më gjerësisht, mos e mundoni veten dhe kërkoni për dëshmi që i mohon këto besime.
9. Ku mund tëkërkojëndihmëtjetër?
Ne shpresojmë se ju do t’i përdorni ushtrimet dhe këshillat në këtë fletushkë. Këto mund të ju ndihmojnë t’i tejkaloni vështërsitë e depresionit post-natal dhe prap të veni nën kontroll mendimet dhe jetën tuaj.
Megjithatë, nëse ju keni nevojë më shumë ndihmë, kërkoni ndihmë nga mjeku juaj apo infermjerja e shëndetit. Siq i përmendem më lartë ekzistojnë edhe tretmane të tjera që mund të ju ndihmojnë.
Nëse keni ndjenja të depresionit dhe mendoni të lendoni veten apo fëmiun tuaj ju duhet ta vizitoni mjekun sa më shpejt. Mos harroni që tretmanet për depresion post-natal ndihmojnë shumë dhe shumica e njerëzve shërohen shpejt.
A ka burime të tjera që ndihmojnë dhe përkrahin?
Organizatat në vijim mund t’i gjeni të dobishme:
Shoqata për Depresion Post-Natal – për femrat të cilat janë duke përjetuar depresionin pas lindjes së fëmiut:
Association for Post- Natal Illness
25 Jerdan Place
Fulham
London, SE6 1BE.
Tel: 0207-3860868
Mind – Organizata Vullnetare për Shëndet Mendor
15 - 19 Broadway,
London,
E15 4BQ
Tel: 0208 5192122
e-mail: [email protected]
Relate – ndihmë me probleme martesore dhe marrëdhënie në mes çifteve:
Relate,
Herbert Grey College,
Little Church Street,
Rugby,
Warwickshire
CV21 5AP
Tel: 0845-4561310
www.relate.org.uk
Samaritans:
Linkline(local rate). Tel: 0345-909090
Perkrahjee besuar per qdo njeri ne krizë.
Email: [email protected]
Family Link:
Është skemë e miqësisë që ofron përkrahje dhe ndihmë praktike për familjet me fëmijë të vegjël në veri-lindje të Anglisë.
Tel: 0191 232 3741
Organizatat lokale – Infermjerja juaj e shëndeti (Health vizitor) apo mjeku juaj i përgjithshëm (GP) mund të ju japin numrat telefonik kontaktues për organizatat lokale që mund të ju ndihmojnë.
Si shtesë
Masazha për foshnje është shumë qetësuese dhe ndihmon nënën dhe foshnjen. Kërkoni informatat nga infermjerja e shëndetit.
Në vijim janë disa tituj të librave që ju mund të i bleni apo huazoni nga bibloteka lokale. Të afërmit dhe familja të cilët dëshirojnë të ju ndihmojnë mund të jetë shumë e dobishme.
Cara Aike (2000). Surviving Post NatalDepression. Jessica Kingsley Publishers.
David Burns (1999). Feeling Good, The New Mood Therapy. Penguin. (2nd Edition)
Paul Gilbert (1997) Overcomming Depression. A self help guide using cognitive behavioural techniques. London, Robinson.
Kathy Nairne and Gerrilyn Smith (1994). Dealing with Depression. The Women’s Press.
Dorothy Rowe (1993). Depression: The Way Out of Your Prison. Routledge.
Christine Padesky and Dennis Greenberger. (1995) Mind over mood. London: Guildford Press.
This document was provided by Newcastle, North Tyneside and Northumberland Mental Health NHS Trust and written by Lorna Cameron and Lesley Maunder. www.nnt.nhs.uk/mh/
Document Links
- www.nnt.nhs.uk/mh/
-
The Newcastle, North Tyneside and Northumberland Mental Health NHS Trust web site
http://www.nnt.nhs.uk/mh/